Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

[video=youtube;wS99g43D-l4]https://www.youtube.com/watch?v=wS99g43D-l4[/video]

Ndërsa sytë janë nga Brukseli ku pritet finalizimi i marrëveshjes BE-Turqi, Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk përmbahet e kalon në një shpërthim të hapur pakënaqësie ndaj Europës.

“Europianët -tha kreu i shtetit turk- bëjnë mirë t’i shohin me kujdes të dhënat e tyre të emigrantëve përpara se ti tregojnë Turqisë çfarë të bëjë e ta akuzojnë se ‘po shkel në tokë të minuar’ me mbështetjen për grupet terroriste”.

Komentet e tij plot tone luftarake erdhën në kohën kur kryeministri, Ahmet Davutoglu, takohej në Bruksel me liderët e bllokut në përpjekje për arritjen e paktit të shumëdiskutuar.

Por ndërsa qëndrimi i Davutoglusë në kryeqytetin belg ishte i qetë e i moderuar, Erdogan u shfaq mjaft i prerë kur tha se kritikat e jashtme ndaj raporteve mbi respektimin e të drejtave brenda kufijve të saj, Turqia do t’i dëgjojë vetëm kur të jenë të justifikuara.

“Në kohën kur Turqia është duke strehuar mbi 3 milionë refugjatë, ata që nuk e gjejnë dot hapësirën për një grusht emigrantësh dhe që në mesin e Europës i mbajnë këta njerëz të pafajshëm në kushte të turpshme, të shohin një herë veten pastaj të tjerët”, tha Erdogan.

Liderët europianë kanë shprehur së fundmi shqetësimin mbi humbjen e jetëve të civilëve në juglindjen e Turqisë gjatë operacionit ushtarak që synon goditjen e militantëve të PKK-së dhe i kanë bërë thirrje Ankarasë të përdorë një forcë proporcionale, siç e quajtën ata.

/ Top Channel
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Une ve baste qe sa te mbaroje kriza siriane, Erdogan do perfundoj si nje barbon. Deri ne kete moment te perfundimit te kesaj krize, Europes po i ben komod nje element i tille si erdogan ne ate zone. Me pas do marre nje shkelm by...ve. Le te leh qeni deri sa te marre shkopin brinjeve..
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Turqis i erdhi shanci ne dore,ndaj dhe e zgjat gjuhen ky.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Mire u ka thene. Hajd ardht dita kur tsundojne boten prap. Amin ya Rab! :p
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Edhe Haxhi Qamili bente te njejten thirrje per rikthimin e sulltanit... "Dum Baben" (Duam sulltanin)

Haxhi_Qamili_zpsmqwzb63g.png

Ju ka plase cipa e trurit robve e nuk kane pike turpi.
 
Attachments

  • Haxhi_Qamili_zpsmqwzb63g.png
    Haxhi_Qamili_zpsmqwzb63g.png
    369.3 KB · Shikime: 0
  • Haxhi_Qamili_zpsmqwzb63g.png
    Haxhi_Qamili_zpsmqwzb63g.png
    369.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Mire u ka thene. Hajd ardht dita kur tsundojne boten prap. Amin ya Rab! :p

Aman o soulmind pa sundime... njerez te lire ..me zgjedhje te lira cesht ky term sundimi..mahhh!!!
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

haha Jana, cfare ju ka zemra ju nxjerr goja.

kadare_zpsnlqcfsks.png
 
Attachments

  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

haha Jana, cfare ju ka zemra ju nxjerr goja.

kadare_zpsnlqcfsks.png

Për atë që jeni shumë zemërmirë Bota është një ferr i gjallë!

Hajd medet kush po na tregon turpin??????
 
Attachments

  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Kur degjoja ndonjehere turqit jane te pa shpirt,jane kshu jane ashtu thesha me vete flasin sipas interesit sepse turku ka qene armik.Mbrem duke pare lajmet tregonin ca plane me nje varke ku ishte mbushur me rrefugate nga Siria ne mes tyre edhe femije :( dhe dy anije Turke qe e kishin ven ne mes varken dhe nje turk qe godiste varken dmth ate makinen qe e ndez per ta prishur dhe pervec kesaj shkaktonin dallge te forta per ta permbysur komardaren .Sa e pa meshire kjo bote! :nerv:
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Turk te mire dhe m... te mire nuk ka, thote nje fjale popullore ngelur tek eksperjenca shqiptare me turqit.

Sa per refugjatet, kush nuk do nuk e kupton kete qe, Erdogan po pasuron trafikantet turq, disa kur mbushin xhepat ju perbysin edhe barkat ne mes te detit.
Erdogan i hap rrubinetat e fluksit te emigranteve drejte UE sipas situates politike qe ai po perdor. O me jepni $$$ perndryshe ju jap emigrant, o hapni rruget e integrimit te Turqise ne UE o ju dergoj miliona refugjat.
Kjo eshte politika e derrdoganit aktualisht.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Erdogani paska qa me lot krokodili per emigrantet!? Turqia po perdore emigrantet si mall kembimi duke i vene kushte Evropes.
Po perdore emigrantet ashtu siq perdoreshin sklleverit sikur, per treg per shitje :nerv:

Nga bregdeti Turk ne bregdetin grek ka me pak se dy ore rruge detare. Cdo emigrant, qe nga fillimi, ka paguar minimum 2000€ per te kaluar ate rruge. Perdorini logjiken njerez dhe beni ca matemtike: Qindra mijera emigrant shumezojini me 2000 €. Dhe paramendo e tera kjo ndodhe para hundeve te Erdoganit, pra ne nje vend ku po qe se shave Erdoganin ne facebook do hash burgun.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Ky Erdogani me kujton Sali Protopapen tek 1 film shqiptar.

Si ka mundesi qe e votojne Turqit ket diktator thuaj.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Ok Kitrra. pikerisht ashtu eshte!!
Kam krijuar bindjen qe Erdogan eshte krimineli me i madhe ne bote (si nje indivit) me nje elite kriminelesh ne qeveri. Po fut ne brug te gjithe rrymat opozitare, jane rreth 40-50 gazetar te burgosur per ca shkrime qe ne perendim kalon me nje qeshje, dhe jo me burgim.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Ke probleme me memorjen ti Ricky me sa duket :stelle: Ajo anije qe po ben fjale kjo deputetja italjane, eshte rasti i nje aksidenti ne dete me forcat detare italjane, te cilet po zbatonin urdherin e Sali Berishes..."Te kthehet mbrapsh ajo anije".
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Nuk me cudit nje personazh qe e quani ca kriminel apo ca po e bejne hero me cudisin idet tona.. si ka mundesi te i jap te drejte nje nga ne ne nje mosh nga adoleshenc deri ne 40 vjec krimit... te uroj pushtimin... ketu nuk eshte ceshtje besimi por politike.. perfitimi skllaverie dhe mbi te gjitha e njerezve qe shumica jan si vet besimi i turkut dhe po merr nje pozicion te tille... pra smerr parasysh njeriun..smerr parasysh besimin.. smerr parasysh se pse po largohen..as moshen qe mund te jen apo gjinit qe mund te jen ato njerez... thjesht "do i vras po nuk paguat qe te vin tek ju?"....bote e zymte.. mjer hallgjiu e ai qe eshte mes rrugeve tani zoti past meshire per to se ne njerzit qe jemi nder shtepia e ne rehat sduam ti kuptojm.. spo intetesohemi.. perkundrazi po i japim forc mendimeve te errta.. zot na fal!! Sdo doja te isha nje nga ato rrefugjat.. por do doja te dija a do kishit te njejtat ide ju qe jeni pro fjalve te erdogan sikur te ishit ju nje nga ato emigrante???? Do doja te pergjigjeshit me pasterti!
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Ke probleme me memorjen ti Ricky me sa duket :stelle: Ajo anije qe po ben fjale kjo deputetja italjane, eshte rasti i nje aksidenti ne dete me forcat detare italjane, te cilet po zbatonin urdherin e Sali Berishes..."Te kthehet mbrapsh ajo anije".

Po bjeri pak edhe ti me çekiç :cek: memories tënde që të kuptosh se ku e gjuajta,
e mos dil si mazi para pelës.

Sa për aksident, nuk po hy aty..., se janë shumë!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Sikur Nevi te mos me kishte vene Ban nje here te piset tani do thoja epo te na ruaje garin
por ce do se kjo Nevi mbi koke me rri.

Ia biiip biiiip pra , vlen keshtu?
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Nuk ja vlen jo.
Sikur ta moderoje pak fjalorin,do vlente shume cdo mendim i shprehur nga ty,se ke goxha aftesi komunikative,por e prish muhabetin me bipppp ;)

Erdogani eshte bere si putin,ik andej,ja ketej,vetem ky ne krye.
 
Ok ok babi.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Bravo Erdogan, i forte je !
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Aman o soulmind pa sundime... njerez te lire ..me zgjedhje te lira cesht ky term sundimi..mahhh!!!

Eh jana kur ta kuptosh ti pse e thash une iku lezeti :p.. Ja e sheh? U duk Lauri direkte :p. hahaha...

oaky okay serioze tani:

Ti mendon se Europa eshte me e mire? Qe po i japin mend Turqise e me gjere?? Po hiena jane te gjithe.
Pastaj sa per Ergogan, populli i tij e zgjodhi serish,dhe jo me kot besoj, keshtuqe ta gezojne. Ne na interesojne marredhenie te mira me te gjithe, se sa investime po ben turku ne shqiperi e sa pune ka hapur, .. Do thuash ti: Shohin interesin e tyre! Ta merr mendja, me gjej nje vend qe na e ka dashur te miren, nga keta perendimoret neve...

Ne s'po dime c'te bejme me keta palaco ne Shqiperi. Del kryetari e ben humor me nenat qe shesin qepe per buke te gojes ne portokalli. E ne gajasemi si cope mishi me dy sy qe jemi. Ja keta njerez me vlere 0 jemi ne, SHQIPTARET!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

haha Jana, cfare ju ka zemra ju nxjerr goja.

kadare_zpsnlqcfsks.png

haha, o lauri
Ka dhe nga ata shqiptar, qe punojne per shqiperi, e nderojne kudo qe shkojne,ruajne gjuhen, mbjellin edukukate dije dhe vlera, por ama bejne dhe humor me ca qe s'kane gje tjeter vec urrejtjes :p

p.s ne fund te fundit ai eshte Erdogan, ne nje Soul, Laur forumi mbetemi. lool
 
Attachments

  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • kadare_zpsnlqcfsks.png
    kadare_zpsnlqcfsks.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

C'me bere te qesh tani ne oren 4 te mengjezit..Lol
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Si po katandiset kjo bote,disa bejne si te forte,disa qe ta hane koken me te mira,por perfundimi eshte i njejte nga te gjitha anet,ku te gjithe shohin vetem interesat e veta edhe si mund te perfitojne nga keto vende.Mjere ato popuj qe preken nga luftera te tilla ,u duhet te paguajne me jete copat qe duan te marin keto hajenat.
 
Titulli: Erdogan paralajmëron Europën: Kujdes kur akuzoni Turqinë

Pazare me refugjatet.ky eshte humanizmi ...

Erdogan: BE po na mashtron qe 53 vite

Kryetari turk Rexhep Taip Erdogan thotë se Turqia e ka merituar kaherë Marrëveshjen e Schengenit dhe e ka akuzuar BE-në për, siç ka thënë ai, jo sinqeritet në procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE.
“Ne, në të vërtetë, e kemi merituar Marrëveshjen e Schengenit kaherë. Ne zyrtarisht e kemi dorëzuar kërkesën për anëtarësim në vitin 1963 dhe gjatë këtij procesi BE gjithmonë na ka mashtruari”, ka thënë Erdogan për televizionin shtetëror TRT.

“BE kurrë nuk ka qenë i sinqertë”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.

Turqia dhe BE kohë më parë arritur marrëveshjen për ndalimin e valës së migrantëve në Evropës sipas së cilës Ankaraja ka kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e vet deri në fund të qershorit, përshpejtimin e negociatave për anëtarësim si dhe ndihmë financiare.

Ankaraja, si kompensim do të pranojë migrantët ilegalë që kanë kaluar në Greqi.
 
Back
Top