Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Lauri

Anunnak
Shpërthen Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Mosmarrëveshja për praninë e diplomatëve të huaj si vëzhgues në procesin gjyqësor kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë në Turqi është ashpërsuar. Presidenti Erdogan ka shprehur zemërimin e tij.

Në një fjalim të mbajtur në Stamboll, Presidenti i Turqisë sulmoi veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner. Pa e përmendur Turnerin me emër, Recep Tayip Erdogani kritikoi që ai angazhohet për një gazetar, i cili ka dalë para gjyqit për shkak të akuzave për spiunazh. "Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai bën edhe një fotografi faqe më faqe me të dhe e nxjerr në internet", tha Recep Tayip Erdogan sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.

erdogan4_zpsjdbduepx.jpg

Gazetarë kritikë të qeverisë para gjyqit

Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül. Kryeredaktorin e gazetës "Cumhuriyet", Dündar dhe shefin e zyrës së gazetës për kryeqytetin i akuzojnë ndër të tjera për spiunazh, tradhëti të sekreteve shtetërore dhe mbështetje të një organizate terroriste. Në rast dënimi, të dy i pret burgim i përjetshëm.

Para se të shkonte për të ndjekur procesin gjyqësor, Turner publikoi disa fotografi në rrjetin e Twitterit, midis tyre një selfie me Dündarin dhe e komentoi seancën me fjalët: "Turqia vendos vetë se çfarë vendi dëshiron të jetë". Erdogani deklaroi se me këtë qe kapërcyer një kufi. "Nëse ky person mund ta kryejë edhe më tej shërbimin e tij në Turqi, kjo ka të bëjë me fisnikërinë dhe me mikpritjen tonë", tha Erdogani sipas agjencisë Anadolu. Sipas tij, në vende të tjera, diplomatët që manifestojnë sjellje të tilla nuk durohen për asnjë ditë.

Ministri i Drejtësisë: sjellja e diplomatëve është e papajtueshme

Anadolu raporton duke iu referuar qarqeve diplomatike se ministria e Jashtme Turke është ankuar zyrtarisht në disa përfaqësi të huaja diplomatike, për shkak të pjesëmarrjes së diplomatëve të tyre në proces. Se në ç'formë konkrete është bërë ankesa, kjo është e paqartë. Edhe një konfirmim të Ministrisë së Jashtme Gjermane për momentin nuk ka. Qeveria në Ankara zemërohet para së gjithash për shkak të publikimeve të diplomatëve në twitter, siç u shpreh një diplomat turk. Kjo mund të vlerësohet si përzierje në punën e pavarur të gjykatës dhe shkel "paanshmërinë" e diplomatëve, u tha.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag e quajti sjelljen e diplomatëve sipas medieve turke si "të papranueshme". Edhe kryeministri Ahmet Davotuglou e dënoi pjesëmarrjen në procesin gjyqësor të diplomatëve. Erdogani vetë u dërgoi që të shtunën një shpërthim zemërimi vëzhguesve të paftuar të procesit gjyqësor: "Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqia", u shpreh ai i revoltuar në vendin e tij. Diplomatët mund të kryejnë aktivitet në kuadër të përfaqësive të tyre, përndryshe nevojitet leje, tha Presidenti turk.

Kritika ndërkombëtare ndaj procesit gjyqësor

Shkak për procesin është raportimi i gazetës "Cumhyriet" vitin e kaluar, se Turqia ka furnizuar me armë ekstremistët islamikë në Siri. Erdogani, që i paditi vetë gazetarët në gjyq dhe Shërbimi i Fshehtë turk, MIT janë bashkuar si palë me akuzën e prokurorisë.

Kundër këtij procesi gjyqësor protestuan në një letër të hapur Këshilli i Evropës, organizata ndërkombëtare gazetarësh si dhe midis të tjerash më shumë se njëqind autorë në një letër të hapur, midis tyre edhe nobelisti i Letërsisë, Mario Vargas Llossa. Organizata Reporterë pa Kufij dhe organizata të të drejtave të njeriut kërkojnë ndalimin e procesit gjyqësor, që për mendimin e tyre është i motivuar politikisht. Procesi gjyqësor zhvillohet me dyer të mbyllura. Gjykatësit miratuan në fillim të procesit një kërkesë përkatëse të prokurorisë. Mbështetësit e të dy të akuzuarve në sallën e gjyqit reaguan me zemërim për përjashtimin e opinionit publik.
/Opinion
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Një këngë në Gjermani e titulluar “Erdowie, Erdowo, Erdogan” shkaktoi jo pak reagime në shtetin turk, aq sa u thirr për shpjegime edhe ambasadori gjerman në Ankara. Kënga prej dy minutave u transmetua në një televizion gjerman.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Ne thirrëm ambasadorin javën e kaluar për t’i komunikuar protestën tonë për transmetimin e këngës, duke e dënuar atë”, i tha një burim AFP-së. “Ne kërkojmë që kënga të hiqet nga transmetimi”, shtoi burimi.

Televizioni publik gjerman NDR ka transmetuar këngën më 17 mars, duke përqeshur presidentin turk për shpenzimet e tepruara, si dhe shtypjen e lirisë së medias.

“Një gazetar që shkruan diçka që Erdogan nuk e pëlqen / Ai nesër është në burg”, shkruhet në tekstin e këngës.

/G-e
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Ku mungon liri e shtypit sesht asgje me shume se nje popull me kaske ku kaska sherben te mbyll mendimin,te shtyp lirin e replikimit e te shprehurit dhe te mbetet i pashprehur... ne e dime shume mire cdo te thote mos te mund te flasesh apo te heshtesh..apo te mbetesh nje popull me histori te trilluar nga drejtuesit ..dikush ketu mos gaboj e ka shkruar qe nje popull pa histori eshte i destinuar te mbetet popull i zbrazet po ashtu edhe nje popull "me gjuhe te shkurtuar" pasi ajo copa e gjuhes funksionale ne disa raste eshte shprehur antinjerzore.. liria e fjales e medias e te drejtave te njeriut , te interesit per njerzit qe perfaqsojne ben diferencen mes popujve ; ne baz te sasise te saj emertohet civilizimi dhe zhvilimi i atij populli.
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Haha, kur perëndimi flet për liri të shtypit e demokraci?!

Më habit fakti si e bëjnë mizën bull?!?!?
Po gjithëkah gazetarët rrahen e u thyhen kamerat etj., etj..
Këta gjithë e gjejnë një dele të zezë....
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Mbase ricky_ch ishalla po e bejme buall.. por kur te djeg qumshti i fryn kosit! Nga ckam jetuar jap ate vleresim . .
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Mire ka bere se te huajt spo lene vend pa i futur hundet
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Na e paskan bërë me nerva këtë Erdoganin bre , ndodh .
E pikerish gjermani që me sa di i ka hal-le në sy kēta turqit.
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Mbase ricky_ch ishalla po e bejme buall.. por kur te djeg qumshti i fryn kosit! Nga ckam jetuar jap ate vleresim . .

Sinqerisht nuk e pata me fjalët e tua, unë e theksova "perëndimi",
për gjithë atë që flitet kohëve të fundit, si dhe jo vetem në temë.
Megjithatë, s'kuptova çfarë ka tomli edhe kosi të bëjë këtu?

Ne realitet, nuk them se njëri apo tjetri nuk shtypin demokracinë,
por nuk më pëlqen kur i pikën njërit, dhe harrojne veten...

Në fakt, krejt Bota është bërllog: këndej të flet për demokraci, e këndej ta djeg shpinën!
Mashtrohemi nëse mendojmë se ka liri të shtypit dikund, se fjalë të lirë të individit jo se jo.
ëse në Tueqi arin te shkosh në gjyq, në shtete tjera thjesht likuidohesh dhe të humbet çdo
fërkemë se ke ekzistuar..

اdo ditë, mos e ço më largë ke paditje në Zvicër për komentet në Facebook,
dhe gjërat kanë shkuar deri në gjyq..., dhe natyrisht janë ndarë gjobë...

Mos ta zgjas shumë: nuk ka njei në Botë që përpin aq lehtë, e lerë më një shtet...
 
Ajo e qumshtit eshte fjal e urte qe ne kete kontekst e mora si krahasim per te then qe kujt i ka munguar liria e fjales apo ka perjetuar mungesen e liris se shtypit qe individi thirret ne hetuesi per emrin e femijes pasi ishte marr nga letersia e ndaluar nga sistemi e ndjen me shume se dikush qe si ka munguar kurr..
Eshte njelloj sikur te pysesh nje femije nga ks sa e do atdheun dhe nje nga zvicrra ... me siguri femija nga ks do te mallengjente me pershkrimin dhe atdhetarizmin ndersa femija nga zv do kishte me pak fjale pasi nuk i ka djegur qumshti...
E bera pak lemsh uroj te me kuptoni iden.
 
Aha, ajo që ti don të thuash është ai qe ka ra prej magarit,
e ai që s'ka ra prej magarit nuk ia din rëndësinë.
Sidoqoftë, ky lloj gjykimi është sipas këndvështrimit,
dhe nuk është gjithmonë e saktë, e sidomos
kur përdoret si propagandë për qëllime të ndryshme
politke dhe brainwashin, dhe këtë e bëjnë shtetet që vetë
se respektojnë as demokracinë e as lirinë e shtypit.

Në fakt, liri absolute s'ka, dhe nuk ka shtet që toleron gjithëçka,
qoftë edhe ai shtet më demokratik në Botë.

Githashtu nuk dueht ngatërruar liria e përgjithëshme me atë të
shprehjes, ku për një fjalë të gojës edhe të kanë vrarë, apo ke përfunduar
në burg si armi i shtetit.
 
Titulli: Erdogan: Ky nuk është vendi juaj, kjo është Turqi

Pikerisht prapagande e pare ne kendveshtrime te ndryshme e bere ne aspekte spekulative, por qe mbart nje te vertet.. sado mungon liria ne cdo vend , sado thyhen telekamera etj nuk mendoj qe ne nje shtet jo diktaturjal denohet me burgim te perjetshem dikush qe i perket nje shteti qe flet per ate shtet apo qeveritar.....e di sa te burgosur do ishin sot ne shqiperi per si ofendonin s.berishen kur ishte predident..apo e.ramen sot ?? Ose vidiot qe qarkullonin te obames ? Apo vet tv prone te berluskonit si e klasifikojne? Apo skandalet per presidentin francez!!.. jeta e pergojuar e mbretiteris angleze..etj etj...
Mbase gaboj qe po paragonoj dhe uroj te gabohem per te mire te turqis apo te cdo vendi.

Ps. Edhe pse me then te verteten ai fakti qe slejon ambasadiret ne sall gjygji me pelqen.zot shtepie ne shtepin time jam vet ( edhe pse sjam dakort me gjygjin)
Sic me duket anormale qe ambasadori amerikan ne alb te ik ne parlament... cdo ai aty?!
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top