Erdogan kërkon front të bashkuar të myslimanëve kundër ISIS-it

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje, të enjten, të gjitha vendeve myslimane që të ndërtojnë një front të bashkuar kundër grupit “Shteti Islam” (ISIS), për forcimin e të cilit përgjegjës ai e ka bërë presidentin sirian, Bashar al-Assad.

“I dënoj pa rezervë terroristët që besojnë në të njëjtin religjion si unë dhe u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve të vendeve myslimane që të ndërtojnë një front të bashkuar”, ka deklaruar z. Erdogan në një fjalim të mbajtur në Stamboll gjatë një forumi për energjinë.

“Nëse nuk e ndërtojmë, ata që kanë goditur në Ankara do të godasin gjetiu, siç vepruan në Paris”, ka shtuar ai.

“Ata do të godasin në dyer të tjera, prandaj duhet që bota të bashkëpunojë për të pasur një qëndrim, i cili do ta pengonte përsëritjen (e akteve që kanë ndodhur)”, ka vijuar presidenti Erdogan.

Turqia për kohë të gjatë është akuzuar se po sillet butë, madje edhe se po i ndihmon grupet radikale rebele, të cilat po luftojnë kundër regjimit të Damaskut.

Nën presionin e aleatëve dhe pas një varg atentatesh që i atribuohen xhihadistëve në territorin e tij, vendi gjatë verës ka bërë një kthesë dhe i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, i cili po bombardon grupin “Shteti Islam” (ISIS) në Siri dhe Irak.

Kundërshtar i madh i presidentit Assad, z. Erdogan e ka akuzuar se është shkaktari kryesor i rrëmujës në rajon.

“Arsyeja kryesore e krizës humanitare dhe e forcimit të terrorizmit në rajon sot është Assad, i cili ka vrarë 380.000 bashkëqytetarë të tij. Assad është një terrorist shtetëror”, ka theksuar presidenti turk.

“DAESH-i (akronimi në arabisht për ISIS-in) mbështetet nga Assadi. Ai e blen prej tyre naftën”, ka insistuar ai. “Duhesh të jesh i verbër që të mos e shohësh këtë”.auto_erdogan1444156812.jpg
 
Back
Top