Erdogan kërcënon se do të bllokojë Facebook-un dhe Youtube-n

Lauri

Anunnak
A do të arrijë Erdogan ta përmbushë misionin e tij qesharak për t'i ndalë Facebook'un dhe YouTube në vendin e tij.

Kryeministri turk është kërcënuar se do të marrë masa drastike për të censuruar internetin, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale si Facebook dhe kanalin e videove Youtube, ku jo zyrtarisht javët e kaluara ishin publikuar disa audio incizime me biseda të tij private ku aludohej për korrupsion, gjë që ishte një sulm i fortë ndaj tij para zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë muaj.

Në një intervistë dhënë televizionit ATV, Erdogan ka deklaruar se qeveria e tij insiston që të gjejë burimin e këtyre audiove për të cilat supozohet se i ka vendosur një imam i cili jeton në SHBA.

Ai i ka akuzuar simpatizantët e Fetullah Gulen se infiltrojnë në polici dhe gjykata dhe bëjnë spiunim.
Ndalimi i përdorimit të internetit muaj më parë solli protesta masive në Stamboll.
g.express
 
Titulli: Erdogan kërcënon se do të bllokojë Facebook-un dhe Youtube-n

Me sa di une utube nuk eshte i aksesushem ne Turqi.
 
Titulli: Erdogan kërcënon se do të bllokojë Facebook-un dhe Youtube-n

jan te akcesueshem te dyja por sipas nje ligji te kushtetutes ne turqi qeveria ka te drejt te bllokoje qdo web faqe qe e sheh si rrezik per popullsin e saj apo si propoganduese kunder turqis/
 
Titulli: Erdogan kërcënon se do të bllokojë Facebook-un dhe Youtube-n

Me sa di une utube nuk eshte i aksesushem ne Turqi.

Nga vera e vitit 2009 ka qene i bllokuar, por para disa muajsh qe e provova prap punonte...
 
Back
Top