Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Lauri

Anunnak
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi Moskën se Ankaraja do të mbyllë ngushticën e Bosforit për të anijeve ruse në qoftë se do të ketë dhunë ndaj Tatarëve në Krime .
“Nëse të vetëshpallurit e Autoritetet e Krimesë apo të ashtuquajturit luftëtarë të vetë mbrojtjes nëse do të kryejnë dhunë kundër Tatarëve që jetojnë në Gadishullin e Krimesë, Turqia do të jetë e detyruar të mbyllë kalimin nëpër ngushticën e Bosforit të anijeve ruse”, – u shpreh Kryeministri turk në një program televiziv.
Ai, ndër të tjera tha , se Turqia do të jetë gjithmonë pranë bashkëkombasëve të tyre në Krime, dhe se bisedimet me Rusinë do të vazhdojnë në të gjitha fushat për t’i mbrojtur të drejtat e Tatarëve të Krimesë .
Erdogan shtoi se, përveç diskutimeve me autoritetet ruse , dhe diskutimet do të mbahet me autoritetet gjermane , azerbajxhane dhe kazake, njoftoi agjencia Ukrinform .
Turqia dje u deklarua se nuk i njeh rezultatet e referendumit në Krime , i cili u mbajt të dielën , në të cili u vota për bashkimin e gadishullit ukrainas Rusisë , transmetojnë mediat botërore.
Ngushtica e Bosforit (Bogaziçi) është ngushticë detare e cila lidh Detin e Zi me detin Marmara. Bosfori ndodhet në mes Gadishullit Ballkanik dhe atij të Azisë së Vogël, dhe ndanë Evropën nga kontinenti i Azisë. Ngushtica e Bosforit , bashkë me Dardanelet bashkojnë detin Egje me Detin e Zi. Nëpër këto të dy ngushticat kalojnë rrugët e rëndësishme ndërkombëtare.
Ngushtica e Bosforit ka një gjatësi rreth 30 kilometra dhe gjerësi nga 0,7 deri 3,7 kilometra. Ndërsa thellësia është nga 30 dhe 120 metra.
Në Stamboll janë të ndërtuara dy ura të cilat lidhin dy brigjet e dy kontinenteve: „ Ura e Bosforit“, është ndërtuar 1973 dhe është i gjatë 1.074 metra, dhe „Ura e Mehmetit “, e cila është ndërtuar në vitin 1988 dhe është e gjatë 1.090 (etra.
/Ismet Azizi)
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Ky Erdogan do perfundoje si Caushesku me duket lol
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Nuk e din Erdogan qe sulltanet e dikurshem kane marre urdhera gjithmone nga ruset..:)
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Per fat te mire ky seshte sulltan por kryeminister...dhe nuk merr urdhra nga askushi,mepak nga rusi
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Nuk e din Erdogan qe sulltanet e dikurshem kane marre urdhera gjithmone nga ruset..:)

Sulltaneshe Hyrremi (Roxelana) rusja e hekurt. Cta ben krevati sta ben qeveria :p
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Hallall i koft kti njeri qe per popullin e vet njerzt e vet po edhe per muslimant ne pergjethsi me mundsit qe ka gjdo gje ben ! :D
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Per fat te mire ky seshte sulltan por kryeminister...dhe nuk merr urdhra nga askushi,mepak nga rusi

Kur cari rus kerciste dhembet nga te ftohtit, sulltanet turq dridheshin nga frika ne divanet e rrethuar nga konkubinet.
Sot Erdogan po leh si nje qen mes ulurimave te luaneve. S'ja ve veshin kush.
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Sulltaneshe Hyrremi (Roxelana) rusja e hekurt. Cta ben krevati sta ben qeveria :p

Duhet te kete pasur nje trup te bukur dhe te zhdervjellet, perdridhte belin bukur pa tjeter..;)

eehh "origjina e botes"..:)
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Per nje Erdogan te tille, kane nevoje shume shtete.
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Sa do te doja te ishte nje kryeminister shqiptar nje grime nacionalist si ky Erdogani po qka ti besh ne vetem llafe kemi,po keta tonet qellojne aq te mjere sa nenshkruajne qfare tju sjellin pertojne edhe te lexojne,.
 
= Qeveri Kukell si andej si ketej nga ne
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Si ja kane ber ruset para 1973 ?
 
Titulli: Erdogan kërcënon mbylljen e Bosforit për anijet ruse!

Ec aty Ergogan se shume mire e ke !
 
Back
Top