Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Darius

DENY IGNORANCE
Kryeministri turk fitoi bindshëm zgjedhjet komunale. Por menjëherë pas zgjedhjeve ai bëri të qartë se tensionet politike në vend nuk do të marrin fund.

0,,17531656_303,00.jpg

Fjala "fjalimi në ballkon" ka në një kuptim krejt të veçantë në fjalorin politik turk. Ai përshkruan fjalime pas zgjedhjeve, në të cilat evokohet e përbashkëta, ajo që bashkon përtej kufijve partiakë. Kryeministri Erdogan ka mbajtur shumë fjalime pajtuese ballkoni në dhjetë vitet e fundit. Këtë herë është ndryshe. Fjalimi i fitores pas zgjedhjeve komunale ishte një shpallje lufte ndaj kundërshtarëve politikë, përzier me shumë vetëlavdërim.

"Ne kemi demokracinë, të cilën perëndimi e ëndërron", tha Erdogan. Kritikët e tij i paralajmëroi. "Ne nuk do t'ia lëmë këtë vend Pensilvanisë", tha ai duke aluduar për armikun e tij personal, predikuesin islamik Fethullah Gülen, që jeton në këtë shtet të SHBA-së. "Një fjalim fitoreje dhe lufte", vuri në dukje kolumnisti Kadri Gürsel.
Me sytë te zgjedhjet presidenciale

Me rreth 43 për qind të votave në të gjithë vendin, këto janë rezultatet e pjesshme jozyrtare të mediave turke, partia islamike konservatore AKP e Erdoganit lë shumë pas konkurrencën në zgjedhjet lokale. Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2009, AKP fitoi edhe katër përqind të tjera. Partia sekulariste opozitare CHP sipas rezultateve jozyrtare mbetet nën 30 për qind. Të hënën (31.03.2014) nuk kishte ende rezultate zyrtare të autoriteteve zgjedhore turke. Në Stamboll, qytetin më të madh të vendit, AKP mundi CHP, ndërsa rezultatet në kryeqytetin Ankara ishin aq afër njëra-tjetrës, saqë fituesi nuk dihej akoma në mëngjesin pas zgjedhjeve.

Erdogani nuk humbi shumë kohë me hollësitë e rezultateve. "Pas zgjedhjeve është para zgjedhjeve", këtë e tregoi shumë qartë fjalimi i tij. Ai shpotiti opozitën, "e cila gjithmonë dështon në zgjedhje. Në Turqinë e re kemi nevojë për një opozitë të re", tha Erdogan, i cili i ka drejtuar sytë tek zgjedhjet presidenciale të gushtit, në të cilat ai mund të kandidojë.

Opozita në krizë

Në zgjedhjet lokale u dëshmua forca e AKP-së si parti, që është e përfaqësuar në të gjitha pjesët e vendit dhe është në gjendje të motivojë përkrahësit e saj. "Nuk ka alternativë tjetër ndërkohë përveç partisë së Erdoganit", tha Fuat Keyman nga Qendra e Stambollit për Politikë e universitetit Sabanci, në kanalin televiziv turk NTV. Ai krahasoi pozitën dominuesve të AKP-së me rolin e socialdemokratëve suedezë, që e udhëhqein këtë vend skandinav prej dekadash të tëra.

Por rezultati zgjedhor nuk flet vetëm për fuqinë e AKP-së, por edhe për dobësinë e opozitës. Nëse një parti mund të fitojë kaq qartë megjithë një skandal korrupsioni dhe ndalimin e Twitter-it dhe të Youtube, atëherë diçka nuk është në rregull me konkurrencën politike, tha Asli Aydintasbas, kolumnist i gazetës "Milliyet", në televizionin CNN-Türk. Partisë opozitare CHP i ishte sërvirur shansi si në një tabaka argjendi. "Dhe megjithatë nuk arritën. Ata me të vërtetë duhet të ulen njëherë dhe të mendojnë."

"Loja sapo ka filluar"

Shumë kohë për t'u menduar nuk mbetet. Levent Erden nga universiteti Bilgi i Stambollit, i ftuar në NTV, hodhi vështrimin në kalendarin politik. Zgjedhjet lokale të së dielës kanë qenë në radhë të parë të rëndësishme për të përcaktuar strategjinë për zgjedhjet presidenciale të gushtit, tha ai. Vendi lëviz nga një fushatë zgjedhore në tjetrën. Brenda 14 muajve të ardhshëm do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, vendi ndodhet para një fushate të pandërprerë zgjedhore dhe një periudhe të gjatë konfrontimesh politike. "Ne jemi vetëm në fillim të lojës," tha Erden.

Erdogani la të kuptohet se pas zgjedhjeve do të veprojë me ashpërsi kundër ithtarëve të Gülenit. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve komunale ai paraqiti një ankesë penale për shpifje kundër Bulent Kenes, kryeredaktorit të gazetës "Today'Zaman", të afërt me Gülenin. Ali Bulac, një intelektual udhëheqës në mesin e pasuesve të Gülenit, u citua me fjalët se larja e llogarive të Erdoganit me lëvizjen mund të fillojë në çdo moment.

Situata mbetet e tensionuar

Prandaj vëzhguesit nuk presin që gjendja në Turqi të qetësohet pas zgjedhjeve të së dielës. Lufta ndërmjet AKP dhe lëvizjes Gülen do të vazhdojë, tha për Deutsche Wellen politologu Murat Somer nga unviersiteti Koc i Stambollit. Somer pret tensione të reja, të shkaktuara edhe nga konfrontimi ndërmjet Erdoganit dhe Gülenit. "Kryeministri Erdogan do të vazhdojë ndoshta politikën e tij të përhershme autoritare, duke shfuqizuar shtetin ligjor dhe duke penguar shoqërinë e lirë", tha ai.

Data 31.03.2014
Autor Thomas Seibert / Angelina Verbica DW
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

U qun kunder tina te gjithe me europ/bote mercenar te ndryshem politikuaj te shitur turq etj etj te gjith kunder tina , po populli e ngriti hala ma nalt :D
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Ku iken fjalet e tyre...mirpo vota e popullit smund te fshihet
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Urime kryeministrit...vec perpara...
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

me Erdoganin, problemi eshte i thjeshte fare-fare: po ndryshoi kushtetuten (duke fuqizuar permes saj postin e presidentit) dhe pastaj te zgjidhet vete president, ehhhh
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Jo ne fakt do ndryshoje kushtetuten dhe ta shpalle veten sulltan.
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

ska nevoj ai per vet...populli e don,dhe do e zgjedh populli,edhe president edhe sulltan nese ka nevoj,por ai shtet do ec perpara...
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Se harrova: Rama do ta kete nisur letren pershendetese: urime per fitoren vella Erdogan!

Ehhhh
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Edhe saliu,.....se miq per koke jane po he...trust me!
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Po Normale, se armiq nuk jane! Nuk e lexoj historine vetem djathtas!
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Kan pas thone dikur katunaret e tirones: me kte rob sja vlen as 'te lehurat e qenit'

Te tille perceptim me krijon ti here pas here, sikurse opinionin tend une ndaj ate disa here!

Ketu eshte bukuria e FV tek shumellojshmeria e mendimeve!
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Shekulli 21 nuk njeh sot lider me te kompletuar ne te gjitha aspektet se sa Erdoganin . Nje Kryeminister i tille na nevojitet edhe ne shqiptareve , dhe jo sic i kemi Kryeministrat tane qe qajne per pushtet , e qe ne pike te dites i vizitojne motelet/restorantet e Maqedonis !
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

"Ne kemi demokracinë, të cilën perëndimi e ëndërron", tha Erdogan.

Për cilën demokraci ëndërrimtare, ta ketë fjalën dogani vallë??! :zinxh: :hmm:
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

I vodhi votat hajduti , dhe tani ben si cub . O ja degjojm krismen edhe ksaj historie .
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

I vodhi votat hajduti , dhe tani ben si cub . O ja degjojm krismen edhe ksaj historie .

E ke ngaterruar me Thaqin me duket ! Kuptohet Kryeminister e ke Thaqin dhe sigurisht qe e voton Thaqin !
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Kan pas thone dikur katunaret e tirones: me kte rob sja vlen as 'te lehurat e qenit'

Tironci ta kete thone kete?? e sigurt?

Tironci te mbaj ate caracinm pusin e budallin ne shpi ...:p

Sa per temen dhe larmishmerine e saj

Hajdut me keqardhje te them se tek ti kam pare nje ekstremiz te pashoq ne lidhje me bindjet e tua
ti thua Bej si them une...se ndryshe !!!!

Une kam nje ideal padiskutim , kam nje force politike ku shoh pozitivitetin e gjerave....por kjo nuk me ben aspak fanatike deri ne ate pike sa ty apo dikujt tjeter ti heq te drejten e te shprehurit lirshem.

ky eshte dallimi im dhe i joti

ti ekstremist, une paqeruajtese ...kalofsh bukur
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Shekulli 21 nuk njeh sot lider me te kompletuar ne te gjitha aspektet se sa Erdoganin . Nje Kryeminister i tille na nevojitet edhe ne shqiptareve , dhe jo sic i kemi Kryeministrat tane qe qajne per pushtet , e qe ne pike te dites i vizitojne motelet/restorantet e Maqedonis !

Megjithate kur fillojne te dalin afera korruptive ne shesh, mire shte te hapesh rrugen se vertet ka ardhur koha te ikesh me nder.

Menyra se me sa demokraci i ka fituar zgjedhjet, teme me vete! Nje shok qe jeton ne Turqi prej vitesh, me thote me qymyr dhe pako makaronash jane genjyer familje te varfera turke!
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Tironci ta kete thone kete?? e sigurt?

Tironci te mbaj ate caracinm pusin e budallin ne shpi ...:p

Sa per temen dhe larmishmerine e saj

Hajdut me keqardhje te them se tek ti kam pare nje ekstremiz te pashoq ne lidhje me bindjet e tua
ti thua Bej si them une...se ndryshe !!!!

Une kam nje ideal padiskutim , kam nje force politike ku shoh pozitivitetin e gjerave....por kjo nuk me ben aspak fanatike deri ne ate pike sa ty apo dikujt tjeter ti heq te drejten e te shprehurit lirshem.

ky eshte dallimi im dhe i joti

ti ekstremist, une paqeruajtese ...kalofsh bukur

Se e thua ti nuk eshte e thene qe duhet ta besoj! Gjithsesi, eshte kendveshtrimi yt, por i pervecem!
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Megjithate kur fillojne te dalin afera korruptive ne shesh, mire shte te hapesh rrugen se vertet ka ardhur koha te ikesh me nder.

Menyra se me sa demokraci i ka fituar zgjedhjet, teme me vete! Nje shok qe jeton ne Turqi prej vitesh, me thote me qymyr dhe pako makaronash jane genjyer familje te varfera turke!


Pse ne Shqiperi me cfare genjehen,.....
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Për cilën demokraci ëndërrimtare, ta ketë fjalën dogani vallë??! :zinxh: :hmm:

Ne fakt edhe une teksa po diskutoja me pare ne kafe, kjo ishte enigma me e madhe e bisedes se per cfar demokracie e ka fjalen?!
Por shume mire mund ta shtjellojne keta Erdoganet e vegjel te FV. Te cilet jane me dhembe jashte nga gezimi qe fitoi vellai zgjedhjet!?
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

hahahah se paku atje kan makarona e svdesin urie..por ne,,,ne Maqedoni dhe Shqiperi,nuk e shikon gjenden tone...ne do dalim ne Shkup,se kemi Statuja me shume se gjithe Evropa,do fillojm te ham ata sic duket,bilem edhe Car Dushanin e kemi...cfare deshirojm me shume...na ka ngel te gjykojm Turqin...vaj medet....
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Kerko ne google "zgjedjet lokale ne Korce" !

jo do shoh me mire zgjedhjet per kryetarin e PD..... ku edhe brenda llojit hane njeri tjetrin :)
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Megjithate kur fillojne te dalin afera korruptive ne shesh, mire shte te hapesh rrugen se vertet ka ardhur koha te ikesh me nder.

Menyra se me sa demokraci i ka fituar zgjedhjet, teme me vete! Nje shok qe jeton ne Turqi prej vitesh, me thote me qymyr dhe pako makaronash jane genjyer familje te varfera turke!

Hhahahhaha me bere te qesh , po Turqia i ka 70 milion njerez ! Spo ma merr mendja qe te gjithe me makarona jane mashtruar . Ata jane mashtru vetem me suksesin dhe punen e tij sa eshte ne pushtet !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Hhahahhaha me bere te qesh , po Turqia i ka 70 milion njerez ! Spo ma merr mendja qe te gjithe me makarona jane mashtruar . Ata jane mashtru vetem me suksesin dhe punen e tij sa eshte ne pushtet . Dhe populli permes votes se tij , po e deshmon me se miri per ato aferat e propaganduara . Po te kishte te vertete dicka ne to , populli do ta kishte ndeshkuar Erdoganin. Ne demokraci Sovrani eshte populli . Edhe ju keto parimet e demokracis i interpretoni si u bjene me mire juve ! Dhe tjetra me duket Erdogani nga propagandat npermjet rrjeteve sociale jo vetem se eshte demtuar por ka ndodhe e kuderta besimi te aytetaret eshte rritur akoma .


Ceni...mos harro "Ku ka zo' s'eshte pa gje"

Erdogani ka shume per te thene....por ne mbaruam se kritikuari keta qe na qeveriten e ata qe po na qeverisin e dolem tek diplomacia e huaj.
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Hhahahhaha me bere te qesh , po Turqia i ka 70 milion njerez ! Spo ma merr mendja qe te gjithe me makarona jane mashtruar . Ata jane mashtru vetem me suksesin dhe punen e tij sa eshte ne pushtet !

Se ckam nje pershtypje qe edhe po te hapim teme per Bin Laden ti do i dalesh ne mbrojtje.. si thua ta kem gabim valle?
 
Titulli: Erdogan fiton dhe paralajmëron ndëshkime

Erdogan nuk eshte votuar nga populli per punen e mire te tij (rritje ekonomike diplomaci te shkelqyer reforma ne arsim shendetesi ku di une tjeter etj etj) por sepse po perdor masa ekstremisht islamike per te drejtuar vendin dhe kjo gje ne 1 vend me popull mysliman do jete e panueshme prandaj dhe e kane votuar.
 
Back
Top