Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është bërë të premten rastësisht dëshmitar në një situatë tepër dramatike, por ka mundur t’i japë zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Një person kishte hipur mbi kangjella në urën e Bosforit që lidh Europën me Azinë dhe kërcënonte se do të hidhej nga ura. Eskorta e presidentit ishte duke kaluar në ato momente dhe është vërejtur personi mbi kangjella që po tentonte vetëvrasjen.

Sipas informacioneve të dhëna nga Presidenca e Turqisë, Erdogan ka ndaluar automjetin, ndërsa stafi i tij duket edhe nga pamjet e publikuara teksa i thonë personit se Presidenti kërkon të flasë me të. Pas pak çastesh, personi që po tentonte vetëvrasjen ka hequr dorë dhe është shoqëruar nga stafi i Presidentit.

Personi rreth 30 vjeç vuante nga depresioni për shkak të problemeve familjare, ndërsa mësohet se forcat e policisë ishin përpjekur për rreth dy orë që ta bindnin atë për të zbritur nga kangjellat.

Një zyrtar nga zyra e Presidentit mësohet të ketë thënë për “Associated Press” se Erdogan i kishte premtuar personit në fjalë se do ta ndihmonte.

/ Top Channel
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

I fort eshte Erdogani,duhet me u krenu me ket njeri,jemi me fat qe jetojm ne kohen e ti
Shembull ne qdo aspekt
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

Kushdo do e kishte bere por ky qelloi me fat se kalonte Erdogani ne ate ore dhe skish si mos perbehej lajm..Mua do me pelqente me shume te dilte nga makina e te vinte ti fliste vete jo ti dergonte rojet!
 
edhe popull shqiptare duhet te krenohet me erdoganin
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

Ju kane lene trute e kokes ju qe te jeni krenar per nje tuk. Ve bast qe eshte nje skene e pregaditur..
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

Rastesisht fare dmth:/
Por qe ta conte shown deri ne fund mqs e nisi qe e nsi tpakten te dilte dhe ta ofronte personalisht ndihmen lartmadheria e tij
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

Ju kane lene trute e kokes ju qe te jeni krenar per nje tuk. Ve bast qe eshte nje skene e pregaditur..

Per kete qe mund te jete e sajuar me vajti mendja e mua...

Legja eshte i vetmi qe i ka trute ne vend ne ket forum.. :p
 
Titulli: Erdogan, dëshmitar në një ngjarje dramatike, i shpëton jetën një qytetari

Haha edhe une them qe legjo eshte me ne rregull nder to.
Erdogani as qe luajti b...n nga vendi, se ishte ne tel me ata te isis kur ja sollen me force ate budallajne perpara. Mrekulli vertete..
 
Back
Top