Erdogan: BE na luftoi për 53 vite, tani hapim një faqe të re me Rusinë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të udhëtojë të martën për një vizitë në Rusi dhe pritet që të bisedojë me presidentin Vladimir Putin për të hapur një “faqet të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve pasi siç tha ai “BE-ja luftoj me Turqinë për 53 vjet”.

“Kjo do të jetë vizitë historike, një fillim i ri. Unë besoj se biseda me mikun tim, Vladimir Putin do të hapin një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe. Vendet tona kanë shumë për të bërë së bashku”, tha Erdogan në një intervistë me agjencinë e lajmeve TASS.

Ai tha se BE-ja ka shmang përmbushjen e premtimit dhe “luftoj me Turqinë për 53 vjet”.

Erdogan po ashtu tha se pjesëmarrja e Rusisë është jetike për të gjetur një zgjidhje për Sirinë.

Përpjekjet e Turqisë për t’u bashkuar me BE filloi nga viti 1963, kur edhe u bë anëtare e asociuar e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (EEC), paraardhës i Bashkimit të sotëm.

Aplikimi për anëtarësim të atëhershëm EEC është dorëzuar në prill 1987.
erdogtan-620x330.jpg
http://www.tetovasot.com/
 
Titulli: Erdogan: BE na luftoi për 53 vite, tani hapim një faqe të re me Rusinë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, do të udhëtojë të martën [/IMG]://www.tetovasot.com/

Te marten! Cilen te marte?:gjuhe::gjuhe:

Ti legjend je si radio rrufeja :titanik:me i shpejt se sa vet lajmi :gjuhe: Te gjitha lajmet te vijn pas :habit:
 
Titulli: Erdogan: BE na luftoi për 53 vite, tani hapim një faqe të re me Rusinë

Te marten! Cilen te marte?:gjuhe::gjuhe:

Ti legjend je si radio rrufeja :titanik:me i shpejt se sa vet lajmi :gjuhe: Te gjitha lajmet te vijn pas :habit:

hahahahahahaah,Legjenda para e Erdogani pas :p
 
Rritet popullariteti i Erdoganit pas dështimit të puçit ushtarak

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka shënuar një rritje spektakolare të popullaritetit, ku gati dy turq në tre shprehen pro politikës së tij pas grushtit të shtetit të dështuar që synonte regjimin, sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Rreth 68% e personave të pyetur janë shprehur të kënaqur nga puna e bërë nga presidenti turk, që përfaqëson një rritje me 21 pikë në raport me qershorin”, sipas anketimit të kompanisë “Metropoll”.

Bëhet fjalë për nivelin e dytë më të mirë të popullaritetit të regjistruar për kryetarin turk që kur ka qenë kryeministër në vitin 2012.

Erdogani u zgjodh president në vitin 2014 pas tre mandatesh në krye të ekzekutivit duke shënuar njëkohësisht një rënie të popullaritetit.
recep-erdogan_1470848765-1843281.jpg
 
Titulli: Rritet popullariteti i Erdoganit pas dështimit të puçit ushtarak

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka shënuar një rritje spektakolare të popullaritetit, ku gati dy turq në tre shprehen pro politikës së tij pas grushtit të shtetit të dështuar që synonte regjimin, sipas një sondazhi të publikuar sot.

“Rreth 68% e personave të pyetur janë shprehur të kënaqur nga puna e bërë nga presidenti turk, që përfaqëson një rritje me 21 pikë në raport me qershorin”, sipas anketimit të kompanisë “Metropoll”.]

Vetem 68 perQin!:dylbi::dylbi: Une menova mos i ka hyp iQin perQin e ma shume:fiu::fiu:
 
Titulli: Erdogan: BE na luftoi për 53 vite, tani hapim një faqe të re me Rusinë

Matematika shkenc egzakte me llogaritma te drejte per te dhene zgjidhjen si gjithmone edhe ne abstraksionizem.
 
Back
Top