• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Epokale: Zbulohet një specie e re njerëzore

Aver

VIP


“Mbahuni: Ky zbulim është epokal. Aq epokal sa implikimet e tij do të tundin bindjet mbi prejardhjen tonë.” Kështu ka shkruar sot organizata për kërkime shkencore “IFLScience” në sajtin e saj, ku ka publikuar zbulimin e species më të re të zbuluar së fundmi.
Universiteti i Witwatersrand-it në bashkëpunim me National Geographic-s, kanë prezentuar një paradhërs të hershëm të njeriut, që sipas tyre përshtatet shumë mirë me gjenet njerëzore Homo.
“Estetikisht prezentojmë para jush Homo naledi”, shkruhet në iflscience.com, transmeton Indeksonline.
Fosilet janë gjetur në Afrinë veriore, një specie e re që ka lidhje me prejardhjen njerëzore, kanë thënë shkenctarët. Megjithatë, disa nga shkencëtarët janë shprehur skeptikë mbi këtë zbulim.
Specia karakterizohet nga një kafkë, e cila është e ngjashme në madhësi me speciet e mëhershme hominin, që kanë jetuar 4 milionë deri në 2 milionë vjet më parë.
Shkencëtarët kanë zbuluar eshtrat e kësaj specie pas një kërkimi të gjatë në shpellën “Risin Star”, 50 kilometra largë Johanesburgut. /Indeksonline/



 
Top