Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

ida angel

:)
V.I.P
Më 11 prill është dita kur 27 vjet më parë vdiq Enver Hoxha, njeriu i cili për afro 41 vjet me radhë mbajti Shqipërinë nën një diktaturë të fortë komuniste, regjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vdekjes së tij.

Shumë nga lexuesit e këtyre radhëve nuk kishin lindur ende në vitin 1985 kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Por prindër dhe të afërm të tyre sigurisht që i kanë jetuar ato kohëra.

Ky shkrim që ju sjell noa.al shoqëruar me foto është një kujtesë për të gjithë, për të mos harruar kush ishte Enver Hoxha, një figurë tejet e diskutueshme, por në një pikë, e panegociueshme: Ai izoloi thuajse plotësisht Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës dhe e përballi popullin për shumë vite në kushte ekstreme varfërie, mungese të thellë të gjërave më të domosdoshme për të jetuar dhe mbi të gjitha me mungesën e skajshme të lirisë për të jetuar normalisht.
Enver-Hoxha-NOA.jpg

Sot, 27 vjet më pas, sigurisht që demokracia është arritur, por shumë njerëz disa gjëra që mbajnë mend nga Enver Hoxha, i cilësojnë si pozitive. Ky është fakt i pamohueshëm dhe disa ekspertë studimorë e shpjegojnë me avantazhet që çdo diktaturë ka.

Në fund të këtij raporti, fotove dhe videove që ju prezantojmë, ju mund të lini komentin tuaj mbi Enver Hoxhën. ثshtë e drejta e të gjithëve ne, të japim qëndrimin tonë për njeriun që për më shumë se katër dekada, qeverisi atdheun tonë, ndaj komentoni edhe ju.

Kuriozitet

Në filmin Hollivudian të vitit 2006 Inside man me regji të Spike Lee, një fjalim shumë i njohur i Enver Hoxhës mbajtur në Gjirokastër, është pjesë e këtij filmi thriller. Fjalimi i Hoxhës, me shumë zgjuarsi përdoret nga banditet për ti ndërlikuar punën identifikuese forcave të policisë. Gjatë momentit të kryerjes së arratisjes nga banka që kishin vjedhur, banditët kishin vënë regjistrimin e Hoxhës, për ti lënë ti kuptojë policisë që ata ishin ende brenda në bankë.

Më poshtë gjendet një informacion i detajuar se kush ishte Enver Hoxha dhe një jetëshkrim i tij, sipas Wkipedia.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi i Shqipërisë për 40 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të Mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të Punëve të Jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.
enver-hoxha-noa2.jpg

U lind më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër. Por për ditëlindjen e tij ekziston një certifikatë lindje e përdorur nga vet Enveri për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila shumë qartë tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë pas Beqirit, dhe vëllai i tre motrave Fahrie, Haxhos dhe Sanijes. Nëna Gjylihani qe një grua e fortë dhe ambicioze, babai Halili ishte një burrë i ndershëm por naiv i cili bënte punë të rëndomta. Hoxhajt ishin myslimanë dhe i kishin shërbyer Perandorisë Osmane brez pas brezi. Ata kishin ardhur nga Dropulli para 3 shekujsh. Enveri u edukua dhe u ndikua ne formimin e karakterit nga xhaxhai i tij të cilin e thërriste baba Ceni, ndërsa babait Halilit i cili kishte emigruar para lindjes së tij në SHBA, i thërriste xhaxha. Pas vdekjes së djalit të madh Beqirit nga TBC më 1921, i ati ka thënë -Më vdiq i miri më mbeti rezili, edhe shprehja tjetër e tij akoma më e fortë dhe e rënd të cilën i ati e thoshte publikisht -Enverin kush e njeh çoç u duket, por kush e ka çirret e nduket.


enver-hoxha2noa.jpg

Edukimi

Mësimet e para i mori në Gjirokastër 1917-1924 në shkollën Drita ku dallohet për vullnetin e tij por ka vështirësi sepse i merret goja. Liceun e nisi në vendlindje më 1924 por më pas e vijoi në Liceun e Korçës më 1927-1930 ku ndihmoj ekonomikisht nga baba Ceni. Vitet e qëndrimit në Korçë luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha.

Largimi nga Shqipëria për studime në Francë

Në tetor 1930 Enver Hoxha fiton të drejtën e studimit bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Montpeljesë, Francë. Por pikërisht kjo bursë ka lindur shumë dyshime sepse ai nuk qe student me rezultate të larta, ai kishte vështirësi të mëdha në lëndët ekzakte edhe provimet i merrte me nota kaluese. Këtë dyshim e shton edhe rekomandimi i një institucioni si ai Ministrisë së Brendshme për t'ia dekretuar me urdhër personal të prefektit. Të gjitha këto fakte lindin dyshimin që Enver Hoxha të ketë qenë agjent sekret i mbretit Zogu për të zbuluar shqiptarët anti-zogist në emigrim.
enver-dhe-nexhmije-hoxha-6-prill1985-noa.jpg

27 vjetori i vdekjes, një fjalim i Enver Hoxhës

Në mars të vitit 1934 i ndërpritet bursa nga Ministria e Arsimit sepse nuk kishte dhënë asnjë provim. Më pas shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parisianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite". Më pas arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë. Edhe ky tjetër fakt forcon dyshimet përsa i përket statusit së tij si agjent, sepse ai nuk kishte as përgatitjen e duhur, as shkollën e as eksperiencë pune si atashe për tu emëruar si nëpunës në konsullatë. Emërimet për çdo nëpunës firmoseshin nga vete mbreti Zog pasi studiohej kandidatura nga zyra sekrete e Ministrisë së Jashtme. Ndaj Enver Hoxha ka qenë vërtet agjent sekret i rekomanduar nga zyra sekrete e Ministrisë së Brendshme tek ajo e Jashtme për tu punësuar si nëpunës në konsullatën në Bruksel. Pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.
enver-dhe-nexhmije-noa.jpg


Zhdukja e çdo dokumenti të viteve 1927-1936

Pas ardhjes në pushtet të Hoxhës, çdo dokument që i përket jetës së tij gjatë viteve 1927-1936 nuk ekziston në asnjë arkiv shqiptare, as dokumenti i emërimit nga mbreti Zog si nëpunës në konsullatë.
Enveri1985vdekur-noa.jpg

Kthimi në Shqipëri

Në korrik të vitit 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit. Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topulli në Gjirokastër se ai dhe gjithë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

Puna si pedagog në Korçë

Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, në prill të vitit 1937 mundi të sigurojë një vend si profesor me orë në Liceun e Korçës. Prej faktit që ai nuk kishte një diplomë kualifikuese ai jepte vetëm disa orë mësim, këtë e vërteton edhe Abaz Ermenji ish-kolegu i tij në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me grupin komunist "Puna" të Korçës dhe bëhet simpatizant i kësaj lëvizjeje komuniste, gjë të cilën e thotë me gojën e tij në Kongresin e Beratit, -Shokët kujtojnë që unë kam qenë eksponent i komunistëve të Korçës,por unë kam qenë thjesht një simpatizant i tyre.

enver-hoxha-noa-varrimi.jpg


Aktiviteti i tij komunist para e gjatë luftës

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Në pragun e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939 Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, veproi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë. Më 12 dhjetor 1939 pushohet nga puna për shkak të aktivitetit të tij antiqeveritar e mos regjistrimin në partinë fashiste shqiptare. Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Hoxhën në krye, u kthye në një qendër të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet. Deri në tetor 1941 ai e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.
enveri-varrimi-2-noa.jpg

Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare

Merita më e madhe historike e Enver Hoxhës për këtë periudhë qëndron në faktin se ai kuptoi thellë domosdoshmërinë jetike të krijimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë si kusht vendimtar për mobilizimin, organizimin dhe udhëheqjen e popullit në luftën për çlirim kombëtar e shoqëror. Të gjitha forcat e përpjekjet e tij ai ia kushtoi realizimit të kësaj detyre themelore. Shumë shpejt krijoi lidhje të shëndosha me militantë të tillë komunistë si Qemal Stafa, Vasil Shanto etj, dhe së bashku me ta, luftoi e punoi për t’i dhënë fund situatës së grindjeve e përçarjeve që ekzistonin midis grupeve të atëhershme komuniste dhe për të krijuar në baza marksiste-leniniste Partinë Komuniste të Shqipërisë. Më 8 nëntor 1941, pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë, përfaqësuesit e të tre grupeve komuniste, të Korçës, të Shkodrës dhe të të rinjve themeluan Partinë Komuniste Shqiptare.
enveri-shtatorja-noa.jpg

Prezenca e Hoxhës në mbledhjen e themelimit të Partisë

Prezenca e Hoxhës në këtë mbledhje ishte thjesht si figurë, këtë e vërteton Todi Lubonja, Bedri Spahiu dhe Liri Belishova. Ai u ftua nga Koço Tashko për të balancuar disi numrin e besimtarëve ortodoksë të cilët ishin 4, ndaj duhej edhe një mysliman e për këtë arsye Tashko mori me vete Enverin. Në këtë mbledhje themeluese merrnin pjesë edhe 2 eksponentë komunist jugosllavë Miladin Popoviç, dhe Dushan Mungosha. Popoviç hyri në miqësi menjëherë me Enverin sepse të dy flisnin frëngjisht.

Zgjedhja e Enverit si lider i komunistëve

Mbledhja themeluese nga (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm. Më 23 nëntor 1941 Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare.

Enver Hoxha në ilegalitet

I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në ilegalitetit zhvillon një veprimtari të dendur anti-fashiste në Tiranë. Në krye të KQ të Partisë, Enver Hoxha përpunoi dhe udhëhoqi zbatimin e vijës ushtarake të PKSH për organizimin dhe zgjerimin e kryengritjes së armatosur në të gjitha anët e vendit dhe për krijimin, në luftë e sipër, të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare (korrik 1943) e më pas Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare (maj 1944), Enver Hoxha vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNاSH si një ushtri e popullit. Ai dha një kontribut të shquar për fitoren historike të LANا: çlirimin e atdheut me forcat e veta dhe vendosjen e mbrojtjen e rendit demokratik popullor. Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi i Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqiptar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti. Mbledhja e Dytë e KANا-it (tetor 1944), që u mbajt në Berat, vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër. Më 28 nëntor 1944, pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

Rrezimi_i_monumentit_te_enver_hoxhes.jpg


Marrëdhëniet e Hoxhës me anglo-amerikanët

Rreshtimi në krahun e Aleatëve ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë censurimet që u kryen. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar LANا dhe Hoxhën për hipjen në pushtet. Agjenti britanik David Smiley pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Winston Churchill për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Evropës Lindore, është parashutuar në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri klandestinisht në prill 1943. Kolonel David Smiley e ka faktuar misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpërmjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundërshtim me kundërshtim me rregullat zyrtare. Në qershor 1943 kolonel Smiley së bashku me kolegun Billy McLean janë takuar me Hoxhën. Pasi kanë vendosur marrëdhëniet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat parashutoheshin, ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmbathje etj, në këtë mënyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik.[14] Por pas çlirimit, Hoxha u rreshtua në kampin Stalinist kundër anglo-amerikanëve, në prishjen e marrëdhënieve midis Hoxhës dhe britanikëve ndikoi edhe incidenti i Korfuzit, ku disa anije britanike hasën në mina nënujore ndërsa lundronin në ujërat shqiptare duke shpërthyer, edhe duke humbur jetën shumë marinarë. Shumë foto ku paraqiteshin oficerët aleatë anglo-amerikanë në shoqëri të udhëheqjes së LANا u retushuan. Por në ditën e çlirimit të Tiranës shihet një foto e disa nga udhëheqësve të PKSH edhe një oficer i quajtur Tom Stefan i ndërlidhjes amerikane. Pasi Shqipëria përfundoi në duart e Hoxhës, misioni i Smiley ndryshoi karakter, ai nëpërmjet forcave antikomuniste që vepronin në Shqipëri ka tentuar disa herë gjatë viteve 1949-1950 për të realizuar kryengritje ndaj pushtetit të Hoxhës me qëllim rrëzimin e tij.

Aktivitetet politike

Sekretar i Përgjithshëm i KQ të PKSH 1943-1948.

Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së 1948-1985.


Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

Gjakmarrja në kohën e Hoxhës

Gjatë periudhës hoxhiste fenomeni i gjakmarrjes u shua në mënyrë totale, askush nuk i merrte jetën askujt në bazë të Kanunit. Në veri të Shqipërisë në ato kohë thuhej: -Gjakun ma merr Shteti. Sepse e dinin të gjithë që po vrave Shteti do të të vrasë. Në kohën e Hoxhës bëhej një edukim dhe propagande rrënjësore në popull për ta shuar e zhdukur këtë fenomen, më 1975 ndodhi që një djalë i ri të merrte gjak pas 60 vitesh pritje të familjes së tij, sipas ligjit në fuqi autori duhej dënuar me vdekje, por Hoxha i'a fali jetën duke thënë që Partia dhe personat e saj në atë vend nuk kanë punuar si duhet për të edukuar e ndalur këtë djalë që mos të mos kryente krimin. Për këtë shkak ai shkarkoi te gjithë drejtuesit e partisë dhe të komunës atje.



Plani i CIA-as për eliminimin fizik të Enver Hoxhës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Buenos Aires - Argjentinë Përkthimi i teletekstit nr. 321-40-60, nëntor 1975. Objekti: Për t'u vendosur në bibliotekën e ambasadës. Shumë sekret. Vetëm për njohje të zotit Ambasador. اështja e Shqipërisë Në shtatorin që porsa kaloi, në Nju Jork u zhvillua një mbledhje me një mik, po e quajmë M 008, udhëheqës i Qeverisë Shqiptare. Me atë u arritën një sërë përfundimesh: M 008 u zotua të marrë pushtetin, të zëvendësojë plotësisht Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij. Agjenti ynë ka një pjesë të pushtetit. Propozon të veprojë kështu: Të ftojë për darkë Hoxhën dhe t'i hedhë në pije helm me veprim të vonuar për të shkaktuar vdekjen e tij. Agjenti ynë na tha se kjo është e vetmja rrugë. Për më tepër, është e domosdoshme të bëhet, sepse Hoxha jeton duke pasur një dashuri të madhe nga masat, e njëjtë si ajo e Gandit. Miku ynë e konsideron plotësisht të mundshme se do të zgjidhet për të vazhduar Hoxhën dhe me kohë, afërsisht një vit, do të fillojë të zëvendësojë vazhduesit e Hoxhës, duke vendosur në vend të tyre njerëzit e tij të besuar. Në rast se do të fitojë lëvizja, kemi diskutuar një program minimum, i cili vazhdon si më poshtë

1. - Vendosjen e marrëdhënieve zyrtare me të gjitha vendet më të rëndësishme të Perëndimit: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konflikti i arit shqiptar do të zgjidhet nga Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës.

2. - Shqipëria do të bëhet anëtare e organizatës ndërkombëtare të ekonomisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe organizmave të tjera të krijuara për këtë qëllim.

3. - Të bëjë paqe me vendet fqinj (Jugosllavinë dhe Greqinë) për të zhdukur me të parën të gjitha kundërshtimet e ardhura nga lufta personale dhe ideologjike e Enver Hoxhës dhe grupit të tij dhe duke firmosur me të dytën një traktat të paqes, miqësisë dhe kooperimit që hap kufijtë e vendit.

4. - Qeveria do të jetë socialiste, nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm. Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por Shqipëria do të braktisë politikën e saj të izolimit ndërkombëtar.

5. - Qeveria e re do të zgjidhet brenda një kohe prej 3-5 vjetësh, duke pranuar rilindjen e të gjitha partive politike në formë të gjerë. Nëqoftëse do të dështojë në tentativën e tij, do të zbulohet, agjenti ka kërkuar dhe për këtë është siguruar se do t'i jepet strehim politik në SHBA, në mungesë të këtij, në ndonjë vend mik. Për këtë ai ka kërkuar dhe është siguruar se do t'i jepen 3 milionë dollarë amerikanë.

Me këtë rast është zotuar se do të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që u kryen në Shqipëri nga ana e Hoxhës dhe vazhduesve të tij. Po japim një shpjegim për agjentin për ta pasur në kujtesë në të ardhmen: Bëhet fjalë për një njeri shumë ambicioz, i tillë është edhe plani i tij. Ai vetëm na bashkohet me çështjen e bashkekzistencës me Perëndimin dhe fqinjët e tij. I kemi sugjeruar që deri sa të kryhen veprimet të jetë i bindur ndaj Hoxhës dhe vazhduesve të tij, në rast të kundërt mund të zbulohet plani. Kjo do të ishte fatale për suksesin e tij. Të gjitha këto duhen mbajtur parasysh në funksion të suksesit të planit. Duhet të përgatitemi të kemi marrëdhënie diplomatike të plota. Tema është e një karakteri shumë sekret. Nuk do t'u jepet ambasadave të tjera. Ambasadori i Buenos Airesit (për këtë do të njoftohemi prej vetë atij) do të jetë i caktuar ambasador në Tiranë në rast suksesi. Buenos Aires.

Si u vu në dijeni Sigurimi i Shtetit për komplotin ndaj Hoxhës

Rrëfimi i ambasadorit: Dokumenti në duart e Reis Maliles, Mehmeti do merrte azil politik dhe 3 milionë dollarë. Ky sinjalizim mjaftoi për të zgjuar ministrinë. Nisën telegramet rreth kësaj çështjeje. Kërkesa, udhëzime, sugjerime, urdhra deri në detaje, se si duhet të shtija në dorë, mundësisht me vulë dhe me stemë, origjinalin. Besnik ndaj çdo udhëzimi që merrja nga qendra, vura në lëvizje Farranin, i cili për disa javë u kthye në një ndërlidhës midis meje, nëpunësit të Ambasadës Amerikane, të cilit në fund i mësova vetëm emrin, që e kishte Mendes. Një pasdite, Farrani, me qetësinë e tij të zakonshme, hyri në ambasadë. Sapo kaloi derën e oborrit, ma bëri me shenjë, duke më dhëne të kuptoja "këtu e kam". E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA-n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë, duke i dhënë një drejtim të ngjashëm me atë të Jugosllavisë. Në dokument përshkruhej se si do të bëhej vrasja e Enver Hoxhës në tri mënyra: aksident automobilistik, përdorim medikamentesh, atentat me armë. Në rast se do të dështonte aksioni, Mehmeti do të merrej në mbrojtje nga SHBA dhe do t'i jepej një pension prej 3 milionë dollarësh. Pasi e lexova, me sy të etur nga kurioziteti dhe interesi, pa dyshim, shumë i gëzuar që e solla në ambasadë këtë dokument, falënderova Farranin dhe si për të qeshur i thashë: - Sot do të pimë verë shqiptare. I përgatita një paketë me pije karakteristike, shumica me shishe vere, e cila preferohej shumë nga vendasit. Pastaj së bashku shkuam për darkë në një lokal aty pranë. Të gjitha sa thamë në këtë shkrim i lamë në Përfaqësi. Në lokal isha unë dhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë. Dy miq të zakonshëm. Pasi u ktheva, kontrollova nëse informacioni ishte transmetuar i plotë informacioni. Rashë të flija. Gjumi atë natë ishte arratisur. Më shumë me shkonte mendja te ky lloj komploti, por edhe te besimi ynë fanatik në një udhëheqje, që e shikonim aq besnike dhe unike, në çështje të tilla themelore. Projektoja se si do të dorëzohej dokumenti në Atdhe. Shpresoja se mund të isha unë "korrieri" më i sigurt. Dy ditë më vonë, një telegram i mbyllur kërkonte që unë të nisesha për në atdhe, duke marrë me vete edhe postën diplomatike. Pas disa udhëtimesh që kisha bërë, këtë radhe m'u duk se mbaja një material që kishte jo vetëm rëndësi, por edhe shumë rrezik.

Në Ministri arrita pa asnjë problem. Dokumentin ia dorëzova vetë shokut Reiz. Ai, pa e hapur, më tha: - Tani ulu aty dhe përshkruaj hollësisht se si e sigurove këtë dokument. - Veprova ashtu si më kërkoi Ministri. Përshkrova në detaje tërë ecurinë, deri në momentin kur e shtiva në dorë. Me saktësi dhe vërtetësi kristiane, jo vetëm se këtë e kisha bindjen time, por çdo devijimi apo zbukurimi i trembesha për interpretime e qëndrime meskine të ndonjë kuadri, që kishte zënë vend në dikaster me miq dhe priste rastin si e si të më bënte keq. Pasi e shkrova me shkrimin tim, ia dorëzova Ministrit. Ai e lexoi, u ngrit në këmbë dhe më shikoi drejt e në sy. -Shumë mirë- tha. Më shtrëngoi dorën fort, pastaj shtoi: - Prapë do të flasim. Kështu mbaron historia e këtij dokumenti, i cili, me siguri, bashkë me korrespondencën ndodhet në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Do të më falë lexuesi se në të tilla raste, as që bëhej fjalë për të mbajtur ndonjë shënim si këto që radhitëm në faqet e këtij libri, prandaj edhe në riprodhimin e tyre, ajo që është e saktë, i referohet përmbajtjes, thelbit të problemit. Pasi qëndrova disa ditë në vendin tim, u ktheva në detyrë. Aty, në fund të botës, nuk merrnim vesh asgjë se ç'bëhej në vend, pa le të mësoje për vlerësimin e këtij dokumenti. Një a dy vjet më vonë, mora vesh se në një mbledhje të rëndësishme të Plenumit të KQ të PPSH, shoku Ramiz Alia kishte folur se "në një ambasadë kemi marrë një material interesant që hedh dritë për komplotin e Mehmet Shehut...". Vite më vonë, kjo çështje është trajtuar edhe në një gazetë të përditshme, duke ruajtur anonimatin. Pa dyshim, pyetja që mund të bëjnë shumë lexues, ashtu siç e kam bërë unë dhe shumë kolegë të mi, është kjo: Përse pikërisht në Argjentinë të dërgohet një dokument i tillë? Në radhë të parë, nuk dihet se në cilat vende është dërguar e ku, jo. Një gjë e tille dihet vetëm nga Qeveria Amerikane. Por për t'i dhënë përgjigje pyetjes së mësipërme, që në atë kohë unë ia kërkova një gjë të tillë Mendes, ai i tha Farranit se kjo është bërë për arsye se Ambasadori Amerikan në Argjentinë ishte caktuar të vinte në Shqipëri, në rast se do të triumfonte plani i Mehmet Shehut për likuidimin e Enver Hoxhës. Kishte kaluar më shumë se një vit, kur një grup nga ata që kontrollonin shifrën erdhi në Argjentinë. Ishin dy vetë. Të them të drejtën, ata vinin kot e nuk kishin se çfarë të kontrollonin, të gjitha telegramet që bëheshin me shifër vinin në Tiranë. Atje mbeteshin vetëm numrat, por meqenëse kjo punë i përkiste Ministrisë se Punëve të Brendshme, ishte vetëm ajo që mund ta ndryshonte. Nëpunësi hiqej nga ata që i "merrte vesh" të gjitha. Një pasdite, kur ndodheshim vetëm, duke shëtitur në një nga parqet e qytetit, më pyeti: - Sa pagove për atë shërbimin që të bëri ai amerikani? M'u bë qejfi që bëri një pyetje të tillë. Më kishte ndodhur që duke kaluar nga Roma dhe Parisi, shpesh të dëgjoja se punonjësit e sigurimit në lidhje me kundërzbulimin jepnin shuma të mëdha për të marrë informacione e të dhëna që i interesonin shtetit të asaj kohe. Kjo më linte të mendoja se shumë njerëzve do t'u lindte në kokë një pyetje e tillë. E pashë drejt e në sy bashkëfolësin dhe, si për të vërtetuar se një gjë e tille ishte bërë pa dhënë asnjë grosh, bashkova dy gishtërinjtë duke formuar një zero. Pastaj shqiptova: - Asnjë grosh. Të nxirrje para nga banka në atë kohë ishte jo vetëm e vështire, por e pamundur. اdo shpenzim duhej argumentuar me përgjegjësi. Neglizhencat dënoheshin.



Kundërshtarët politikë dhe krimet e komunizmit

Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqendrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë. Qëndrimi i Hoxhës për opozitë ishte i prerë gjë që shpie në eliminimin e më shumë se 600 udhëheqësve politikë.

Qeveria e tij gjatë sundimit 40 vjeçar burgosi, ekzekutoi ose shpërnguli mijëra udhëheqës, popull të thjesht , udhëheqës lokal për çështje jo madhore, predikues fetar myslimanë dhe krishterë, katundarë të cilët kundërshtuan kolektivizimin. Ka ekzistuar një paradoks në trajtimin armik i popullit e partisë edhe është abuzuar e janë kryer krime e tortura monstruoze ndaj atyre që konsideroheshin të tillë. Shumë patriotë e fshatarë të thjeshtë që ju bashkuan luftës ANا, pas përfundimit të saj u arrestuan e u dënuan me akuza fiktive e të krijuara në tavolinë. Shumë bashkëluftëtarë e miq të Hoxhës si i poshter Balluku, Kadri Hazbiu, Koçi Xoxe janë ekzekutuar si armiq të popullit. Edhe krahu i djathtë i Hoxhës Mehmet Shehu i cili u akuzua si agjent i shumëfishtë e komplotist që donte të eliminonte Hoxhën në bashkëpunim me CIA-n amerikane u vetëvra në kushte të çuditshme më 1981, por dyshohet të jetë ekzekutuar nga Sigurimi i Shtetit.

Politika fetare

Politika fetare e ndjekur nga Enver Hoxha dhe nga komunistët që ishin ateistë, kishte dy krah medaljeje. Përgjatë luftës nacional-çlirimtare 1939-1944 në të cilën luftuan e dhanë jetën mijëra të rinj e të reja, në mes tyre kanë ishin si partizan shumë klerik të lartë të të gjitha komuniteteve fetare mysliman-sunit, bektashi, ortodoks e katolik. Por komuniteti që e përkrahu më shumë luftën ishte ai bektashi, ndër figurat më të shquara ishte Baba Faja e Baba Fejzo. Komunisteve edhe Hoxhës ju interesonte që të kishin përkrahjen e gjithë popullit për LANا e të mos ishin të përçarë edhe nga feja. Pas çlirimit politika e Hoxhës ishte tolerante dhe nxitëse e predikimit të fesë ne gjuhën shqipe, por në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Për këtë fakt në vitin 1945 ai ju kërkoi të katra komuniteteve fetare që të krijonin Statutet e reja përkatëse. Të parët që u angazhuan ishin bektashinjtë e myslimanët të cilët e krijuan më 1945. Ndërsa dy komunitetet kristiane nuk dëshironin të hartonin një të tille.

Njohja e personit juridik të komuniteteve fetare

Në dekret-ligjin e vitit 1949 i aprovuar më 1950 mbi njohjen e personalitetit juridik të të drejtës civile për të gjitha komunitetet që njihen nga ligji përfshiheshin ndër të tjera:

1.Liria e ndërgjegjes dhe besimit për çdo shtetas shqiptarë.

2.Komunitetet fetare janë të ndara nga shteti.

3.Ndalohet përdorimi i fesë për qëllime politike.

Gjithashtu garantohej e sigurohej ndihma ekonomike në rast nevoje nga Shteti por komunitetet nuk duhet të merrnin financime nga jashtë shtetit. Menjëherë pas këtij dekret-ligji për tu ligjëruar e për tu njohur nga Shteti, komunitetet fetare hartuan Statutet e reja. Të parët edhe kësaj here ishin myslimanët pas tyre ishte radha e ortodoksëve. Lindi problemi me katolikët të cilët nuk e kishin hartuar kurrë një të tillë sepse këmbëngulnin që Bibla është statuti i tyre dhe që ata varen direkt nga Vatikani e jo nga shteti shqiptar. Këtë problem me katolikët e kishte hasur edhe Mbreti Zog sepse edhe gjatë qeverisjes së tij e gjithashtu gjatë mbretërimit të tij, katolikët nuk pranonin kurrsesi të hartonin Statut. Pas shumë diskutimeve midis dy palëve qeveritare dhe klerikale katolike duke e parë veten para ligjërimit dhe ilegalitetit këta të fundit pranuan të hartonin një Statut vetëm më 1951. Brenda komuniteteve kishte lindur fryma e re e Partisë e sidomos në komunitetin bektashian ishin krijuar dy grupe mendimesh, i të rinjve të cilët ishin simpatizant të Partisë dhe kërkonin një revolucion edhe në fe, ku baballarët të mund të martoheshin, gjë kjo e pa imagjinueshme nga të vjetrit. Këto debate çuan edhe në një vrasje në komunitetin bektashi midis dy grupeve.

Viti 1963 pranë vitit 1967

Pas viteve '50 filloi edhe kontrolli e çensura ndaj komuniteteve fetare, meshat apo liturgjitë nuk mund të thuheshin pa marrë aprovimin e organeve të qeverisë. Situata u bë delikate kur në vitin 1963 nëpërmjet një ligji mbi ndryshimin e personalitetit juridik të 1949 qeveria filloi morsën e saj ndaj komuniteteve fetare. Tani njohja e komunitetit mund të revokohet nqs ky i fundit ka shkelur ligjet, rendin publik apo zakonet e mira.

Viti 1967 pezullimi i të gjitha komuniteteve fetare

Ky është viti më i egër dhe në historinë e popullit tonë, me anë të këtij dekreti famëkeq u shkelën të gjitha të drejtat elementare të njeriut ajo e ndërgjegjes dhe e besimit fetar. Shumë klerik u përndoqën, u arrestuan, u dëbuan me akuza si spiun i armiqve të popullit shqiptar, komuniteti qe u godit më shumë ishte ai katolik, por edhe ai protestant i cili nuk u njoh kurrë nga Shteti, për shkak të rrënjave anglo-saksone të protestantëve si komunitet konsideroheshin si agjentë të britanikëve. Shumë xhami, teqe, e kisha u shkatërruan, disa të tjera i kthyen në qendra kulturore.

Ateizmi i vitit 1976

Por ditët e zeza nuk kishin përfunduar ende. Ishte viti 1976 kur Shqipëria ndryshon Kushtetutën e saj duke e shpallur veten jo më laike si çdo shtet tjetër por ateiste. Qysh atëherë Shqipëria është i vetmi vend në botë që kishte shpallur ateizmin e saj në Kushtetutë. Nisi një propagandë ateiste kudo në filmat që prodhonte kinostudioja Shqipëria e Re e kudo, me anë të një ligji ndaloheshin përdorimet e emrave fetarë për fëmijët e sapolindur, lista e emrave të lejuar ishte e caktuar në një listë pranë gjendjeve civile.

Vitet e fundit të jetës

Vitet e fundit të jetës ishin rënduar për Enverin për shkak të diabetit që i ishte diagnostikuar shumë vite më parë, ai pëson një infarkt në zemër në vitin 1972, më pas një tjetër në vitin 1973, këto dy infarkte e rënduan akoma shumë shëndetin e tij. Fillimi i prillit do të shënojë edhe fundin e jetës së tij, pasi i janë paralizuar këmbët edhe goja, pëson një ishemi më 9 prill 1985 vdes më 11 prill 1985.

Ceremonia e mortore

Në një ceremoni madhështore ku merrte pjesë e madhe e popullit shqiptarë për ti dhënë përshëndetjen e fundit Enver Hoxhës, ai u përcoll për në varrezat e dëshmorëve ku ju bënë nderimet e larta si për çdo udhëheqës. Por pas rënies së komunizmit varri i tij u zhvendos tek varrezat në Sharrë, ku ndodhet edhe sot.

Monumenti i Enver Hoxhës në Tiranë dhe vlerësimi i emrit të tij

Menjëherë pas vdekjes së Sekretarit të Parë të PPSH Enver Hoxha, lideri pasardhës i tij Ramiz Alia në mbledhjen e Byrosë Politike propozon që në qendër të Tiranës dhe të vendlindjes në Gjirokastër të ngrihet nga një shtatore në nder të tij, Universitetit të Tiranës i vihet emri Enver Hoxha, portit kryesor të Durrësit, e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij.[37] Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes së tij duke punuar me rendimente më të larta për të tejkaluar planin. Monumenti i Hoxhës u përurua në vitin 1988 dhe ishte 8 metra e lartë. Më 20 shkurt 1991 ai u rrëzua nga protestuesit, rrëzimi i tij simbolizonte edhe rënien e komunizmit.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Perjetimi i popullit shqiptar mbi vdekjen e tij

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

çfar do te tregosh me kete ti ?

...qe ato qe qajten per ty dje, sot te gjujn me gur dhe te shajn me fort se hasmi apo ça ? aty shikoj varferi shum varferi dhe jo vetem ajo varferi materialiste por mendore . imagjino tani te vdes sala dhe te qajme te gjithe , ta mendosh duket mendim komplet idiot ky i imi , por jaqe kur te mbyllin ne nje tenxhere pa kapak , truri te avullon çte ngelet tjeter te besh gjera qe me mbrapa i bie pishmanit si qeni.

gjithsesi nuk e di nese duhet te quhet turp , apo idiotsi te flitet per ket RR.K . *njeri i smure . gjithsesi...kuptoj dhe postimin tend , sepse si rrace ju nuk shuheni kurre shumoheni ashtu fshehurazisht dhe prisni momentin te shpertheni , por sa keq ngeleni si ato puçrrat e pubertetit , rriteni dhe plasni perbrenda .Gjynah qe ja dhjeu pak ky tjetri qe ngrejti kembet nga qielli...

hajt ..boji delete temes , tem vari lesht.
 
Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

çfar do te tregosh me kete ti ?

gjithsesi nuk e di nese duhet te quhet turp , apo idiotsi te flitet per ket RR.K . *njeri i smure . gjithsesi...kuptoj dhe postimin tend , sepse si rrace ju nuk shuheni kurre shumoheni ashtu fshehurazisht dhe prisni momentin te shpertheni , por sa keq ngeleni si ato puçrrat e pubertetit , rriteni dhe plasni perbrenda .Gjynah qe ja dhjeu pak ky tjetri qe ngrejti kembet nga qielli...

hajt ..boji delete temes , tem vari lesht.

O cun gushen si pellumb, mos deshmo rrjedhjen e qumeshtit ne buzet tua, se goca nuk beri ndonje mekat ne sjelljen e temes. As e lavderoi as e shau. Thjeshte solli nje histori te atyre viteve dhe qe eshte dhe do negelet e vertete ngase mbijetoi per 50 vite.

Nese ishte i mire apo i keq, kete munde ta diskutojme, por ta shash njeriun me nje rrugaqeri te pa soj pse solli nje teme, kam pershtypjen se eshte gabim.

Une besoj se nje dite, historia shqiptare, e pa ndikuar do jap vlersimin mbi te keqijat apo mirat e tij te mundshme, por qe ishte histori jona 50 vjecare kete nuk munde ta mohoje askush.
 
Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

çfar do te tregosh me kete ti ?

...qe ato qe qajten per ty dje, sot te gjujn me gur dhe te shajn me fort se hasmi apo ça ? aty shikoj varferi shum varferi dhe jo vetem ajo varferi materialiste por mendore . imagjino tani te vdes sala dhe te qajme te gjithe , ta mendosh duket mendim komplet idiot ky i imi , por jaqe kur te mbyllin ne nje tenxhere pa kapak , truri te avullon çte ngelet tjeter te besh gjera qe me mbrapa i bie pishmanit si qeni.

gjithsesi nuk e di nese duhet te quhet turp , apo idiotsi te flitet per ket RR.K . *njeri i smure . gjithsesi...kuptoj dhe postimin tend , sepse si rrace ju nuk shuheni kurre shumoheni ashtu fshehurazisht dhe prisni momentin te shpertheni , por sa keq ngeleni si ato puçrrat e pubertetit , rriteni dhe plasni perbrenda .Gjynah qe ja dhjeu pak ky tjetri qe ngrejti kembet nga qielli...

hajt ..boji delete temes , tem vari lesht.

Shiko tani, ky eshte nje forum qe nuk lidhet me bindjet tona politike ,fetare ,rraciste etj etj ....por ruajme nje tolerance politike te secilit bindje .
Te jete per bindje politike une jam ajo e para qe kte material jo vetem qe si hedh syte por e çoj direkt ne kosh ,por kur behet fjale per historine duhet te mbajme nje qendrim .
Historine duam s'duam do e kujtojme,rikujtojme edhe ne brezat e ardhshem ashtu siç eshte ...
Video e postuar nuk eshte gje tjeter veçse nje video komike ...ku shtirja ,hipokrizia ...te shkaktuara nga ndjenja e frikes s'jane gje tjeter veçse nje realitet ..''jo real'' i kohes.
Nejse ta mbeshtes mendimin totalisht persa i perket pjeses se gjykimit te materialit , por ja qe kjo eshte historia jone !
 
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kjo video e bere para ca muajsh ne Koren e Veriut eshte e njejta pak a shume ne shume elemente me videon e vdekjes se Vero-s.
Sisteme diktatoriale qe i bejne lavazh truri popullit. LOL LOL
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

E kemi perclelle tamam , nje zi perfekte .
 
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Me kujtohet kam qene ne fillore..dhe qanim me denese ,,,mesueset,meshkuj e femra....Dhe une qe s´arrija ti kuptoja cka ngjare...

Mamaja vjen nga puna...me lot ne sy ,,,,Une shoh mamin ,,,qaj edhe une...

Babi ,,,po ckeni mor aman ,,,ne tani shpetuam...!!!!!!!

Nje e dy u mbyll ne dhome ,,,degjonte Zerin e Amerikes....
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

çfar do te tregosh me kete ti ?

...qe ato qe qajten per ty dje, sot te gjujn me gur dhe te shajn me fort se hasmi apo ça ? aty shikoj varferi shum varferi dhe jo vetem ajo varferi materialiste por mendore . imagjino tani te vdes sala dhe te qajme te gjithe , ta mendosh duket mendim komplet idiot ky i imi , por jaqe kur te mbyllin ne nje tenxhere pa kapak , truri te avullon çte ngelet tjeter te besh gjera qe me mbrapa i bie pishmanit si qeni.

gjithsesi nuk e di nese duhet te quhet turp , apo idiotsi te flitet per ket RR.K . *njeri i smure . gjithsesi...kuptoj dhe postimin tend , sepse si rrace ju nuk shuheni kurre shumoheni ashtu fshehurazisht dhe prisni momentin te shpertheni , por sa keq ngeleni si ato puçrrat e pubertetit , rriteni dhe plasni perbrenda .Gjynah qe ja dhjeu pak ky tjetri qe ngrejti kembet nga qielli...

hajt ..boji delete temes , tem vari lesht.

Merre me te but he te keqen mos u nxito dhe mos u ngatrro si kembet e dhis o usta qimja .........

Mos vall kte postim e ka shkruajt vajza qe e solli>??? Qe i kundervihesh ne kte menyr apo mos voll do te na tregosh se cduhet te bejem...


Ne si rrac nuk u shuakemi po ti cfar rrace perfaqson zotri mund ta dim ????

Mos u bej vulgar me veten jo per gje pir i ul dhe ato pak vlera qe ke vetes he te keqen mere me te but...

Nese do te japsh mendimin tende shum bukur jepe por gjej formen dhe menyren per te dhen nje mendim pa cenuar antaret dhe pa ofenduar asnje antar .....Kte postim mund ta jell kush do ndaj dhe ti komento mbi ate cfar shkruhet ne artikull jo mbi aate qe e solli kte artikull ktu .....

Mos shif shum telenovale dil nje cik nga bota e tyre...
 
Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

çfar do te tregosh me kete ti ?

...qe ato qe qajten per ty dje, sot te gjujn me gur dhe te shajn me fort se hasmi apo ça ? aty shikoj varferi shum varferi dhe jo vetem ajo varferi materialiste por mendore . imagjino tani te vdes sala dhe te qajme te gjithe , ta mendosh duket mendim komplet idiot ky i imi , por jaqe kur te mbyllin ne nje tenxhere pa kapak , truri te avullon çte ngelet tjeter te besh gjera qe me mbrapa i bie pishmanit si qeni.

gjithsesi nuk e di nese duhet te quhet turp , apo idiotsi te flitet per ket RR.K . *njeri i smure . gjithsesi...kuptoj dhe postimin tend , sepse si rrace ju nuk shuheni kurre shumoheni ashtu fshehurazisht dhe prisni momentin te shpertheni , por sa keq ngeleni si ato puçrrat e pubertetit , rriteni dhe plasni perbrenda .Gjynah qe ja dhjeu pak ky tjetri qe ngrejti kembet nga qielli...

hajt ..boji delete temes , tem vari lesht.

Sa i acaruar paske qënë ti morre mik .Pse nuk të pëlqen ty një temë edhe duhet të mos i pëlqejë askujt?Pastaj ç'ke me ''rraca'' kur nuk di ''rracën'' e njerëzve? Në qofshin nga ato puçrat, nuk është për tu bërë merak, se si e the ti plasin vetë ;) Po ja tani do shkruajmë se sa i mirë ishte Esad Pasha me sorollopët e tij edhe me këta që e pasojnë.Njerëzit qajnë me hir apo me pahir,nga mos dija apo injoranca gjithsesi qajnë edhe kjo është pjesë e historisë na pëlqen ne apo jo.اfarë ka këtu për tu acaruar nuk e kuptoj. Ja nesër vdes Saliu edhe do e qajnë gjithë ata njerëz,nuk ka asgjë të çuditshme këtu. Gjithsesi, i paharruar qoftë kujtimi i njeriut që e bëri këtë vend të quhet shtet.
 
Pe: Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Gjithsesi, i paharruar qoftë kujtimi i njeriut që e bëri këtë vend të quhet shtet.

Nje njeri qe ishte aventurier. Qe vrau e preu kundershtaret e tij, ata qe e njifnin nga afer, miqte e ti deri te kunati i tij.
Ne Shqiperi vitet e fundit te luftes se dyte boterore nuk be lufte nacionalclirimtare po lufte civile e nje anshme. Sa e sa intelektual u zhduken ne ate kohe.
Shtetit diktatorial i thua shtet?? :)
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Nje njeri qe ishte aventurier. Qe vrau e preu kundershtaret e tij, ata qe e njifnin nga afer, miqte e ti deri te kunati i tij.
Ne Shqiperi vitet e fundit te luftes se dyte boterore nuk be lufte nacionalclirimtare po lufte civile e nje anshme. Sa e sa intelektual u zhduken ne ate kohe.
Shtetit diktatorial i thua shtet?? :)
Kunati i tij Bahri Omari kishte qënë ministër i qeverive kislinge,për këtë u vra. Ashtu si u vranë bashkëpuntorët e nazi-fashizmit në ç'do cep të Evropës.Ka qënë ministër i jashtëm i qeverive kukull.Kjo do të thotë të jesh idealist, të dënosh edhe një prej njerëzve që do më shumë për hir të atij vëndi që pretendon të drejtosh, edhe jo ta bësh kunatin ambasador apo diçka tjetër.Në atë kohë statistikisht intelektualë të formuar edhe me një shkollim të lartë nuk kanë qënë më shumë se 400 -njerëz prandaj nuk mbetej shumë për të vrarë. Ai vërtet vrau si të gjithë shokët e tij, në Greqi ndodhi e njëjta gjë, në Itali po ashtu , në Jugosllavi edhe kudo që të hapësh të lexosh diçka. Vrau sepse në përgjithësi ata që shesin edhe tradhëtojnë vendin e tyre ashtu vriten kudo.Shtetin varet si e percepton ç'do njeri, unë shoh që akoma jetoj në diktaturë madje kjo e sotmja akoma më e egër prandaj nuk kuptoj se çfarë ti mund të konsiderosh diktaturë.Kur forcat partizane hynin në Tiranë edhe trupat gjermane tërhiqeshin pjesa më e madhë e udhëheqësve të Ballit largoheshin bashkë me këto trupa, për këtë ke dokumenta sa të duash. Pra lufta ''civile'' që thua ti nuk ka ndodhur, thjesht janë sulmuar të gjithë ata që bashkëpunonin me forcat pushtuese.Njësoj si të pushtohet Shqipëria nga grekët edhe kur të çlirohet ata ''vorio-epiriotët'' që punojnë për grekët ne ti presim me lule, pse jo të ndajmë edhe pushtetin. Nëse ti këtë e quan luftë civile unë e quaj pa ndroje drejtësi.
 
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Kunati i tij Bahri Omari kishte qënë ministër i qeverive kislinge,për këtë u vra. Ashtu si u vranë bashkëpuntorët e nazi-fashizmit në ç'do cep të Evropës.Ka qënë ministër i jashtëm i qeverive kukull.Kjo do të thotë të jesh idealist, të dënosh edhe një prej njerëzve që do më shumë për hir të atij vëndi që pretendon të drejtosh, edhe jo ta bësh kunatin ambasador apo diçka tjetër.Në atë kohë statistikisht intelektualë të formuar edhe me një shkollim të lartë nuk kanë qënë më shumë se 400 -njerëz prandaj nuk mbetej shumë për të vrarë. Ai vërtet vrau si të gjithë shokët e tij, në Greqi ndodhi e njëjta gjë, në Itali po ashtu , në Jugosllavi edhe kudo që të hapësh të lexosh diçka. Vrau sepse në përgjithësi ata që shesin edhe tradhëtojnë vendin e tyre ashtu vriten kudo.Shtetin varet si e percepton ç'do njeri, unë shoh që akoma jetoj në diktaturë madje kjo e sotmja akoma më e egër prandaj nuk kuptoj se çfarë ti mund të konsiderosh diktaturë.Kur forcat partizane hynin në Tiranë edhe trupat gjermane tërhiqeshin pjesa më e madhë e udhëheqësve të Ballit largoheshin bashkë me këto trupa, për këtë ke dokumenta sa të duash. Pra lufta ''civile'' që thua ti nuk ka ndodhur, thjesht janë sulmuar të gjithë ata që bashkëpunonin me forcat pushtuese.Njësoj si të pushtohet Shqipëria nga grekët edhe kur të çlirohet ata ''vorio-epiriotët'' që punojnë për grekët ne ti presim me lule, pse jo të ndajmë edhe pushtetin. Nëse ti këtë e quan luftë civile unë e quaj pa ndroje drejtësi.

Po le ta fillojme cikez me miqte nga Jugosllavia qe si ndaheshin Enverit si keshilltar.
Kur ka qene M. Popovici në pozitën më të lartë politike në Kosovë ndodhën masakrat pothuaj në të gjitha qendrat e Kosovës, luftërat dhe masakrat në Ferizaj, Gjilan e Drenicë, largimi i brigadave shqiptare të Kosovës dhe i brigadave të Shqipërisë nga Kosova për të ardhur në vend të tyre brigadat serbomalazeze dhe famëkeqja brigadë kriminale e Bokës që bëri kërdinë nëpër Rrafshin e Dukagjinit, ploja e të rinjve të mobilizuar shqiptarë dhe masakrimi i tyre në rrugë për në Shkodër, Tivar, Dubrovnik e Trogir, vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë etj.

Ne ate periudhe kane qene tre forca politike ne Shqiperi; monarkiste, balliste edhe komuniste. Nga keto vetem komunistet ishin atdhetar, dy te tjerat shiten atdheun...kuptohet gjithmone sipas historise komuniste.
Nëse Balli Kombëtar ishte bashkëpuntor më fashizmin, atëhere si u bë me një organizatë të tillë kolaboracioniste marrëveshja Mukjes? Apo, menjëherë pas prishjes së marrëveshjes, të djathtët u kthyen brenda ditës në bashkëpuntorë të fashizmit?
Në letrën dërguar më 1 tetor 1943 KQ të PK të Gjirokastrës, E. Hoxha urdhëronte: "Bashkimi me Ballin Kombëtar tani është një punë e vdekur dhe s'bisedohet më për atë punë. Tani bisedohet shpartallimi i tij."
Lufta civile në Shqipëri nuk ishte as e rastit. Ishte e provokuar nga PKSH dhe e nxitur nga emisarët e PK Jugosllavë dhe drejtohej realialisht kundër të djathtës shqiptare. Por në propagandën komuniste u paraqit e kamufluar si "një luftë kundër okupatorëve dhe tradhëtarëve të vendit", ashtu siç ishte paravendosur.



Po le te themi qe te gjithe kane qene tradhetar edhe komunistet kane qene patriota te vertete...
Në fillim të muajit shkurt 1945 i ashtuquajturi Ministër i Punëve të Jashtme të qeverisë së drejtuar nga Enver Hoxha, Dr. Omer Nishani, në një bisedë me një kontakt amerikan, i shpjegoi atij se FNا ishte duke punuar mjaft ngushtë me administratën e Mareshalit Tito, si për sa i përket çështjeve ushtarake, ashtu edhe për çështjet politike. Kjo për kanalet diplomatike britanike, përbën herën e parë që një bashkëpunim i tillë pranohej, por që sigurisht ai bashkëpunim kishte kohë që ekzistonte.

"Në muajin mars 1945, regjimi i Enver Hoxhës dhe FNا që ai drejtonte, ende i pakonsoliduar, po ballafaqohej më vështirësi të brendshme. Mendohej se Enver Hoxha në këto muaj të parë, për të konsoliduar pozitat e tij të brendshme, do ta gjente mënyrën për të dalë nga situata duke pranuar një federatë të tillë." (PRO.FO.371. 48090/R 5367. FO to Mr. Stevenson, Belgrade, March 1945).

I bie pak a shume qe Shqiperia te behej pjese e Jugosllavise, por kuptohet qe kjo behej prej atdhedashurise e jo prej interesave per pushtet te Enverit..

Hajde Bahri Omari ka qene bashkepunetor po te gjithe komunistat e vjeter qe u burgosen, vrane nga rregjimi diktatorial komunist ata me ke ishin bashkepunetor??
Si eshte ajo shprehja e famshe e Bedri Spahiut kur u fut ne burg nga vete klika per te cilen kishte sherbyer (po e rikujtoj qe ky ka qene prokurori per Bahriun) .. "Ma beni hallall" :)
Kur te kesh kohe lexoje librin e tij..edhe mos degjo radio Koren e Veriut.. :)

Po e mbyll me nje thenie te Lasgush Poradecit " Komunistet jane fallse, mashtrues, spiune, te lajne e te lyejne para syve, po prapa te kallin gishtin ne..."
Gazeta Start: Lasgush Poradeci -raportet e poetit me diktaturën-
 
Re: Titulli: Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Sa i acaruar paske qënë ti morre mik .Pse nuk të pëlqen ty një temë edhe duhet të mos i pëlqejë askujt?Pastaj ç'ke me ''rraca'' kur nuk di ''rracën'' e njerëzve? Në qofshin nga ato puçrat, nuk është për tu bërë merak, se si e the ti plasin vetë ;) Po ja tani do shkruajmë se sa i mirë ishte Esad Pasha me sorollopët e tij edhe me këta që e pasojnë.Njerëzit qajnë me hir apo me pahir,nga mos dija apo injoranca gjithsesi qajnë edhe kjo është pjesë e historisë na pëlqen ne apo jo.اfarë ka këtu për tu acaruar nuk e kuptoj. Ja nesër vdes Saliu edhe do e qajnë gjithë ata njerëz,nuk ka asgjë të çuditshme këtu. Gjithsesi, i paharruar qoftë kujtimi i njeriut që e bëri këtë vend të quhet shtet.

Iron ,,mua personalisht ,,,po me duket me ofenduse ky kommenti yt se i personit ne fjale(qe jam e sigurte se ka pas me Ida Angel).
Ndoshta ke qene nga ana e atyre qe kane pas nje jete te rehatshme ne ate kohe (e per kete ske faj).
Por shumica e popullsise e kane vuajtuar ,jo vetem me varferi se te varfer kemi qene gjithmone si shtet ...por e kemi vujt me trup..interrnime,,,pushkatime ne 3 breza...Dhe per cfare?Per ate qe qua ti ,,,kemi qene idealiste...
Per nje bindje fetare hanje 10 vjet burg, per arratisje interrnohej gjith fisi ...konfiskoheshin pronat etj etj ...

Sa per shtet , cfare shteti pretendon qe kemi pas? As me vendet e tjera komuniste nuk ka qene ne gjendje te krahasohet..
Te besh pazare me fqinjet tu shesesh tokat ,grekeve si e si qe te rrije ne pushtet..Dhe te na ndaje Kosoven ,kur i ka pas te gjitha mundesite te bashkohej me ne..Cfare i thua ketij njeriu? Djalli vete dhe do ish qene me i meshirshem.

Aman o Iron ,,,po i del zot Ida Angel ( idel zot vetes vete ajo),,,e po na con ne pjedestal Enverin ...E njohur po me duket kjo propagande .......

Po ke te drejte ,,,ne fakt ,,,ka bere nje pune te paster me kundershtaret e tij ....i ka terrorizuar sistematikisht...
Aq sa dhe kur ra si shtet, kundershtaret nuk ishin ne gjendje te rreagonin psh si ne Rumani ...
Emer ka bere ,,,gjithsesi ...Te kisha ne dore dicka,do tja merrja eshtrat e tij dhe do tja groposja diku ,,,ne nje grope. Ashtu sic ka bere ai me njerezit e pafajshem qe sot e kesaj dite nuk ja u dime eshtrat...

Te kesh frige ,te flasesh ...te shkosh ne shkolle te jesh nxenes i shkelqyer ,po prap te perfundosh duke punuar ne bujqesi ,,,sepse ishe i prekur...
Te te lind foshnja,dhe te mos kesh qumesht per te ,e as mos te te jiepet e drejta per tollon...
Te jetosh ne vendin tend ,,,ama te mos kesh te drejte te vizitosh mamane....
Presioni psikologjik i gjithanshem ne ate kohe...po ta kishe perjetu ...do flisje me rende se Zhigoloja..ma beso kete.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Ah se desh harrova,per mendimin tim ,50 vjet komunizem...jane mesjeta e Shqiperise(dmth koha e inkuzicioneve)..

Eshte e padiskutushme ndikimi negativ mbi historine tone si komb,pasojat i ndjejme akoma edhe sot ........
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Tani une nuk kam jetuar ne kohen e Enverit por ndoshta me aq sa kujtoje dhe di do mundohem te jap nje pershkrim duke bere dy krahasime dhe duke terhequr paralele.

Megjithate para kesaj dua te terheqe vemendjen se ngjarjet historike duhet te diskutohen ne kontest te kohes qe kan ndodhur e jo te flasim per to duke kujtuar te sotmen.

Dua te citoje dicka qe kam cituar disa here. Tolstoi te ''Lufta dhe paqja'' ka shkruar per Napoleonin: ''Zhvillimi ngjarjeve te rendesishme ne histori eshte produkt i njerezve ne prapaskene qe kan dimensionuar ato ngjarje me tere dramaticitetin e tyre, ndersa njerezit sikur Napoleoni jane vetem sa per dukje''.

Nuk dua te them se edhe Enveri ishte dicka i tille, por rrjedhat kan treguar se edhe nuk bene perjashtim. Sa i perket shkollimit te tij dhe menyres se ardhjes se tj ne pushtet dua te them vetem ate se thuajse ne te njejten menyre erdhen ne pushtet te gjitha qeverite Komuniste (te cytura nga fuqia e madhe e asaj kohe Rusia). I tille ishte edhe Tito ne Jugosllavi. Kush ka degjuar per te ai nuk kishte te kryer as shkollen e mesme. Pra me zanat ishte farkatar. Ne daq besoni ne daq jo.

Me Ironin nuk pajtohem kur thote se Enveri vrau tradhetaret dhe se ne Shqiperi kishte lufte vellavrasese. Qe ta dime te gjithe ne tere vendet Europiane kishte qeveri pro fashiste dhe ato qe luftonin kunder tyre. Edhe ke finjet tane kishte te tille. Serbet kishin cetniket, kroatet kishin ustashet, ne kishim ballistet, por pas lufte ne asnje vend per rreth nesh nuk u vrane kundershtaret ndersa ne Shqiperi u eliminuan shume njerez madje edhe intelektual kundershtar (Kjo ishte e keqja e pare e Enverit mendoj une).
Ne vendet fqinje kundershtaret vendoseshin ne burg shtepiak nderkohe qe ne Shqiperi vriteshin. Pra thjeshte vritej njeriu pse mendonte ndryshe.

Por, Enveri kam pershtypjen se kishte merita ne kohen sa udheheqi Shqiperine. Perkunder te keqijave une ja atribuoje meriten e arsimimit dhe edukimit te popullit. Kam pershtypjen se ka kontribut te madhe ne arsimimin e gjeneratave. Madje kam pershtypjen se ai ka edhe meritat e tij ne inkulturimin e popullit duke brumosur kombformimin.

Po ngulfatja e vendit. Ngulfatjen e vendit them se duhet ta shikojme me shume ne ndarjen e botes ne sfera interesi. Ate kohe te gjithe e dime se bota ndahej ne dy sfera dhe asnjera nga sferat nuk guxonte te synonte interesat e sferes tjeter. Dhe Enveri duke mos dashur te jete ne asnjeren sfere kam pershtypjen se u izolua por nuk se ishte edhe vetem faji i tij.

Ne pergjithesi kam pershtypjen se me ceshtjen e tij duhet te merren historianet pa ndikime dhe duhet ta studiojne ate dhe veprimet e tij ne cdo kendveshtrim ngase deshem nuk deshem ne ate nuk munde ta harrojme sepse ishte histori jona 50 vjecare.

Por, cfare beme ne pas tij?! Duke analizuar situaten e dy dekadave te fundit, kam pershtypjen se Enver Hoxha nuk ishte asgje me pak e asgje me shume se sa nje shqiptar tipik me kapriciot, teket, bajraktarizmin qe zakonishte na karakterizon si komb. Pra thjeshte ishte nje shqiptar si ne me nje karizme te shprehur aqik. Bajraktar tipik provincial thuajse si cdo shqiptar tjeter.
 
Pe: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Sa per arsimin ke te drejte,,,,u hoqi te drejten e besimit,,,u beri popullit nje shperlarje trurit me parimet e Marxit e Engelsit.
Dhe i detyroj te shesin njeri tjetrin ...
Nuk jam per krahasim Kitrra,,,sepse po te shajme gjendjen e sotme ,,,sdo te thote se permiresohet e kaluara jone.
Prapaskenat qe jane luajtuar ne ate kohe,ja kane kalu dhe kohes se osmanllinjve...
Sado ta analizojme ne ate kohe ,e te mundohemi te shohim anet pozitive. E verteta ngelet ,qe komunizmi eshte nje teori e deshtuar,dhe e destinuar per shkaterrim individi.Per fat te keq kete e kemi provu ne kurriz ... E nese ai qenka qene i njejte me udheheqesit e tjere ...prap se prap me mbush dhe me shume me urrejtje...Ky mbetet nje qenje e lige,,,qe smund te krahasohet as me Hitlerin ,,,Ky ishte edhe me i keq...vrau trurin shqiptare,,,popullin e tij ...E vuri veten ne nje rang me Zotin ...Pra ka pas shume diktatore ne kete bote ,,,po ky ishte me i paafti per popullin e tij...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Fillojmë pak me ty flow edhe me këto ''shprehitë'' shabllon të tipit ''le të themi'' Historia nuk ka le të themi por ka fakte që kushdo në një perjudhë të mëvonshme i shikon me objektivitetin e tij.Më kundërshto nëse e kam gabim edhe them që pjesa më e madhe e udhëheqësve të ballit kombëtar u bashkuan në tërheqje me gjermanët për të shpëtuar kokën edhe familjen e tyre.E pra dikush që kishte luftuar armikun nuk mund të udhëtonte me armikun apo jo?Duke u hedhur nga marrshalli Tito dhe roli i tij në lëvizjen shqiptare. Duhet të themi që në kohën e luftimeve më të përgjakshme të gjitha misionet, më tepër ato angleze ''për vetë forcën luftarake që administronte Tito''përpiqeshin të bënin aleanca me këtë forcë. Vetë djali i Churchil ka qënë me mision në këtë vend. Jugosllavia ka qënë i vetmi vend që në këtë kohë përveç ndihmave ushqimore, vesh-mbathjeve, mobilizimit, ka pasur edhe një flotë ajrore luftarake prej 5-së avionësh (të dhuruar nga Anglezët). Të gjitha ndihmat ë vinin nga jashtë për të përballuar luftën shkonin në Greqi edhe Jugosllavi. Ishin shtetet e mëdha të cilat e lanë vendin tonë nën protektoriatin Jugosllav, pra në njëfarë mënyre të dërguarit e Tito përveç se lëvizjen Jugosllave përfaqësonin edhe fijen e lidhjes me forcat e mëdha.Ato pak ndihma që ne merrnim me materjale ushtarake edhe me ndihma ushqimore apo vesh-mbathje vinin nga ky vend.Nuk ishte pra Enveri ai që qe kapur nga forcat Jugosllave edhe bënte rolin e ''marjonetës'' por qe e gjithë lëvizja që në mënyrë të pashmangshme ishte e lidhur në mënyrë jetike në kohën e luftës me lëvizjen e Tito. Ne ishim protektoriat i kësaj lëvizje dhe kjo sepse e kishte vendosur ''perëndimi'' Kjo pak a shumë për raportimet e Omar Nishanit me përfaqësuesin Amerikan.ثshtë e turpshme që këtu sillni fragmente fjalish pa u dhënë kuptimin e vërtetë edhe ngrini tymnaja që mund të bëjnë efekt tek dikush që është akoma në AB-në e njohurive por jo tek të gjithë.

Për ta bërë pak më të qartë situatën po kujtoj vet-vrasjen e Nako Spiru. Kjo erdhi në vitin 49-të pasi Jugsllavia nuk miratoi paketën e ndihmave edhe planin 5-vjeçar për rrimëkëmbjen e vendit.Dua ta lidh sado pak me varësinë që ne si vend kishim ndaj këtij shteti i cili ''thithi'' të gjitha ndihmat e mundshme nga forcat e mëdha. Pra ''faji'' këtu nuk ishte i joni por i këtyre forcave që na lanë në dorë të Jugosllavëve.

Për eleminimin e bashkëpunëtorëve edhe komunistëve sigurisht që ka faj Enveri madje ka shumë faj. Por duhet edhe të kemi një rrjedhë llogjike të ngjarjeve sidomos për pjesën e pasardhësve direktë të Enverit , si Hysni Kapo, Mehmet Shehu edhe ndonjë tjetër.Për këta dyshoj që faji ishte i dikujt si ai që ishte mbreti. Në përgjitësi këto inskenime bëhen nga dikush i cili ka përfitim në shkallët hierarkike. Mund ta gjesh vetë se kush ka luajtur një goxha rol mbi vdekjen e këtyre njerëzve.Ka sjellë një video Endrra të cilën nuk e hapa ta shoh por besoj se është gjyqi i Kadri Azbiut.E pra në atë kohë Enveri ishte delirant edhe totalisht i pavetdijshëm,bënte thjesht ato që i këshillonin disa.Për ta forcuar pak po të sjell një ''ngjarje'' të jetuar më shumë se njëherë nga xhaxhai im.Si ushtar i gardës edhe shoqëruesi i diktatorit i kish rastisur në ato vite më shumë se njëherë që ta shihte Enverin duke i nxjerrë gjuhën edhe duke tallur ushtarët.Me pak fjalë ata që kanë qënë afër tij në ato kohë e kanë ditur shumë mirë që ai kishte ikur për shele dhe tjetër kush kujdesej që këta njerëz të dilnin tradëtarë edhe bashkëpuntorë.
Me ty flow po e mbyll duke të falemnderuar për këshillën që më jep mbi nevojën e dëgjimit të ''Zëri i Amerikës''

ثndrra, po të jap disa shpjegime edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj. Prindërit e mi kanë qënë njerëz të thjeshtë edhe punëtorë. Nuk kemi pasur ndonjë lidhje me rregjimin dhe nuk kemi qënë të privilegjuar ashtu si mund të të shkojë ty në mëndje.Dy xhaxhallërë të babait tim kanë vdekur në luftë edhe janë dëshmorë, edhe gjyshi im ka vdekur pas disa vitesh meqënse ishte plagosur në luftë dhe kish një plumb në një pjesë të trupit që në atë kohë nuk mund të bëhej operacion.Pra unë nuk mund të them që ballistët ishin patriota edhe luftuan kundër pushtuesve për gjëra që i di mirë thjesht sepse duhet të them. Për fatin tim të mirë kam pasur njerëz që kanë jetuar gjatë për të treguar se si udhëheqësit e ballit dilnin patrulla me pushtuesit edhe nëpër shtëpitë e atyre që mund të kishn djalë ose nip partizan bënin kontrrole të shpeshta etj etj. Historinë kushdo mund të përpiqet ta ndryshojë ashtu si ka oreksin por faktet nuk mund të tjetërsohen.Një shtet ka ligjet e tij edhe pse diktatoriale, respektoi këto ligje dhe ke për të qënë ok. Ne jemi një vend demokratik edhe përsëri vrasim njerëz sepse protestojnë, këtë e bëjmë në emër të ligjit.Ku është ndryshimi midis një ligji edhe një tjetri?Ndryshimi është në perceptimet tona.

Ke folur për shitje edhe kështu gjërash ndërkohë që nëse nga historia ke njohuritë minimale duhet të kuptoje edhe të pranoje që ka qënë e vetmja gjë që nuk ka ndodhur në atë kohë , pra nuk besoj se ke të drejtë të atribuosh gjëra të pa qënë në kurriz të askujt.Për Kosovën është folur gjatë edhe të paktën njëherë duhet të kuptoni që nuk e ksihte në dorë sepse ne nuk mund të bënim luftë me një shtet si Jugosllavia prandaj mos thoni gjëra thjesht sa për të thënë.

Po thua që i dal në mbrojtje Idës. Unë kam goxha vite në këtë forum edhe njoh bindjet politike edhe më tepër, për shumë anëtarë të vjetër këtu. Të siguroj që Ida është krahu i atij që e ka sharë edhe normalisht nuk ka nevojë për mbrojtje. Sigurisht që si ish edhe pjestar i stafit më duhet të kundërshtoj ato ''kërcënimet'' e atij anëtarit për të drejtën e postimit të ç'do anëtari.Prandaj ashtu si ç'do anëtar unë ruaj të drejtën e shfaqjes së bindjeve të mia fetare apo politike të cilitdo krahu të jenë ato.Ti mund ta kesh ''zamet'' por duhet ta respektosh mendimin tim duke pasur të drejtën të mos ndash të njëjtin mendim me mua.


Kitrra nëse shteti Jugosllav nuk mund të merret shëmbull atëherë mund të marrësh shëmbuj nga fqinji jonë Greqia e cila menjëherë pas lufte hyri në luftë civile.Ata pak grekë që mbetën në Korçë ishin pikërisht ardhjet e ish-komunistëve të cilët u sulmuan sistematikisht nga andartët të cilët patën mbështetjen e vendeve perëndimore. Edhe pse nuk ishin të njëjta situatat sepse të dy forcat në Greqi luftuan kundër pushtuesit , jo ashtu si tek ne.Po flisje për çetnikët, duhet të kujtojmë që ata përveç se ishin një forcë jo edhe aq e fortë ushtarakisht përsëri bënë diçka për të luftuar pushtuesin. Një akt i tyre i njohur nga historia është hedhja në erë e urës (të cilës nuk ja mbaj mënd emrin) për të penguar tërheqjen e forcave naziste në kohën që partizanët e Tito minonin hekurudhat.Pra edhe pse pak përsëri ata patën një qasje sado të papërfillshme në luftimet kundër pushtuesve.Tek ne ndodhi e kundërta dhe për këtë janë provë ata njerëz që jetojnë akoma sot.
 
Pe: Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Fillojmë pak me ty flow edhe me këto ''shprehitë'' shabllon të tipit ''le të themi'' Historia nuk ka le të themi por ka fakte që kushdo në një perjudhë të mëvonshme i shikon me objektivitetin e tij.
Po ngaterron ironin me historin..

Më kundërshto nëse e kam gabim edhe them që pjesa më e madhe e udhëheqësve të ballit kombëtar u bashkuan në tërheqje me gjermanët për të shpëtuar kokën edhe familjen e tyre.E pra dikush që kishte luftuar armikun nuk mund të udhëtonte me armikun apo jo?
Smu pergjigje pyetjes...si ka mundesi qe pas marrveshjes se Mukjes ballistat na dolen kolaborator??
Nje rifreskim i historise...
Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike.
Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica (edhe kete e perzune ne 47-ten nga PK), një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës.
Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar Vukmanoviç-Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Marrëveshja e Mukjes - Wikipedia
Sic ta kam permendur me lart me vone me 1 tetor 43, Enveri dergon urdhra per luften civile/vellavrasese..
Le te kthehem te pergjigjia jote..Balli ka dy vjet qe po goditet sistematikishte nga partizanet yllkuq...lufta po perfundon, a mendon qe ne kohen qe PKSH ishte e fuqishme edhe gati per te marre pushtetin ne dore do linte njeri pa vrare?? Po te isha edhe une do ikja pas perfundimit te luftes (largimit te gjermanve) eshte me se nje hap llogjik po te isha ballist. Kjo ama sdo te thote qe dolen krahe per krahe me gjermanet.

Me ty flow po e mbyll duke të falemnderuar për këshillën që më jep mbi nevojën e dëgjimit të ''Zëri i Amerikës''
Te keshillova lexo librin e Bedri Spahiut.. :)

Spo e zgjas me...se skam nerva te shikoj historin e Shqiperise me syrin e filmave te Kinostudios "Shqiperia e re"..
Te pershendes..Iron_Leon :)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Nuk ka asnje dyshim, per mendimin tim, se Enver Hoxhen as e pyeti kush per Kosoven, ngase rethanat e asaj kohe ishin krjuar te tilla saq Shqiperia ishte nen hijen Jugosllave (lexo serbe) dhe vetem per nje arsye ngase sfera ballkanike ishte sfere e ndikimit komunist dhe si rrjedhoje ne kete sfere dominimi majen e perbenin Ruset te cilet ne cdo aspekt ishin vllazeror me serbet.

Pra e thene shkurt dhe shqip, jo se serbet luftuan me shume se ne (ngase shume aradha shqiptare luftuan ne clirimin e Serbise), por ngase serbet (jugosllavet) kishin krahun e forte. Nje arsye tjeter ishte se Titoja lozi loje diplomatike te dyfisht (pra hante me dy luget e sferave te interesit).

Se sa ishte e polarizuar bota ne dy sfera dhe se asnjera pale nuk guxonin te nderhynin ne sferen e tjetres kemi shume shembuj.
Shembull tipik jane bombardimi i komunisteve greke, madje edhe me helme kimike, dhe mos berja ze e bllokut komunist.
Gjithashtu edhe sulmi i BRSS mbi Cekosllovakine dhe Hungarine (me shume deme dhe viktima) dhe mos nderhyrja e pjeses perendimore.

Ndoshta cetniket dhe ustashet kan sulmuar ndonjehere pushtuesin por qe luftonin shpeshe kunder partizaneve kjo nuk do koment. Andaj ketu mua me brengose ngase pas luftes ata bene pajtimin dhe vazhduan funksionimin e shtetit duke pervetsuar njerezit dhe intelektualet. Nderkohe qe ke ne ndodhi e kunderta. Kam pershtypjen se Enveri pas luftes shume me mire do ishte ti pervetsonte shtetasit e tij se sa ti ndeshkonte ne menyre masive ngase u krijua qarje shume e madhe. Por nuk dua ta paragjykoje ngase ai nuk ishte gje tjeter pos nje shqiptar si ne. Me sjelljet e dekadave te fundit, ne shumicen e rasteve ne kemi demonstruar se nuk kemi dallim shume te madhe nga ai.

Pra si perfundim nuk dua ta paragjykoje Enver HOXHEN por edhe lideret komuniste te Kosoves per sjelljet pas LUftes se Dyte Boterore ngase ata ishin ne sferen e ndikimit qe nuk na shkonte per shtati dhe ndoshta nuk munde te benin me shume.

Ajo qe me brengos me shume jane dekadat e fundit. Ne dekadat e fundit te gjithe jemi deshmitare se sferat e interesit kan ndryshuar dhe ne jemi ne pozicion shume me te mire, sidomos ndaj sllaveve por fatkeqesisht lidershipi yne nuk diti dhe as sot nuk po gjene rruge qe te perfitoje ne kete mundesi e cila nuk te jepet cdo here ne jete.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Rexhep Mitrovica,anëtar i Ballit Kombëtar në 1942.Nga nëntor i vitit 43 deri më qershor 44 ka qënë kryeminstri i Shqipërisë.Mitath Frashëri ,mirëpret ardhjen e princ Vidit edhe punon në ministrinë e jashtme.Hasan Dosti firmëtar i Ballit Kombëtar në marrëveshjen e Mukjes.Në vitin 41 ka qënë ministër i drejtësisë në qeverinë e Mustafa Krujës.Me përparimin e komunsitëve largohet me anije drejt Italisë,anije të cilën e vunë në dispozicion të tij forcat e inteligjencës ushtarake naziste, Abwehr.Këta janë ata të cilët do luftonin okupatorin në marrëveshjen e Mukjes .Prandaj leri ironizimet edhe etiketimet.Historinë unë e mësoj nga ato që ka lënë pas ,jo nga ato që dua të besoj unë apo dikush tjetër.Balli Kombëtar fillimisht duhet të luftonte për çlirimin e Shqipërisë, më pas të mendonte për Kosovën . Nga kush do e çlironin Shqipërinë, nga vetja? Përderisa ishin ministra edhe kryeminsitra nuk kishte shumë llogjikë apo jo? Unë po të them që firmëtari i marrëveshjes të Mukjes ikën me gjermanët nazistë, me shërbimin inteligjent ushtarak , ndërsa ti më thua ikën sepse do të vriteshin. Një njeri që luftonte gjermanët nuk ikte me ta morre trim.Ja kështu historia edhe marrëveshja e Mukjes, të thashë edhe njëherë të flasësh me ata të AB-së ''këshilltar'' Më thuaj nëse diçka nga këto që kam shkruar është gabim ;) Nuk ka nevojë për marrëveshjet për të kuptuar se ç'ka ndodhur në atë kohë sepse janë faktet edhe vetëm faktet ato që bindin një njeri , për më tepër një njeri totalisht skeptik si unë. Sa për dijeninë tënde unë filma të kinostudjos nuk besoj se kam parë më shumë se dy .
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Rexhep Mitrovica,anëtar i Ballit Kombëtar në 1942.Nga nëntor i vitit 43 deri më qershor 44 ka qënë kryeminstri i Shqipërisë.Mitath Frashëri ,mirëpret ardhjen e princ Vidit edhe punon në ministrinë e jashtme.Hasan Dosti firmëtar i Ballit Kombëtar në marrëveshjen e Mukjes.

Une jam kunder tendences tone te zakonshme popullore: ''Ke zuri mbremja patriot agu i mengjezit duhet ta zbardhe tradhetare'', se kam pershtypjen se mu kjo mosvazhdimesia e funksionimit te shtetit dhe mosnjohja e vlerave (sado te vogla te tjetrit) ka sjellur deme te pariparueshme. Madje edhe tema qe po diskutojme eshte e nje nuance te tille.

Une jam per te njohur kontributin e secilit, sado pak qe ka dhene ai, por jam per te vleresuar njeres pa ndikime dhe emocione. Shpresoje nje dite kete do ta beje ne menyre te mirefillte Akademia e Shkencave e Shqiperise.

E thashe kete duke pare lart emrin e Rexhep Mitrovices dhe kam pershtypjen se Rexhep Mitrovica nuk ishte figure dosido. Ndoshta edhe figurat tjera nuk ishin dosido por u mjegulluan hiq me pak se 50 vite per X apo Y arsyen.

Kam pershtypjen se shqiptaret, apo lideret tane ne njefare menyre, jo rralle ne tendence per te bere me te miren per popullin u ndane ne dy rruge por kjo ndarje asnjehere nuk do te thoshte se ishte tradhetare. Ndoshta nuk ishte e duhura por te akuzosh dike per tradhetar, qe ne shqipet e kemi zakon ta bejme per kedo, do njohuri te thella.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Une jam kunder tendences tone te zakonshme popullore: ''Ke zuri mbremja patriot agu i mengjezit duhet ta zbardhe tradhetare'', se kam pershtypjen se mu kjo mosvazhdimesia e funksionimit te shtetit dhe mosnjohja e vlerave (sado te vogla te tjetrit) ka sjellur deme te pariparueshme. Madje edhe tema qe po diskutojme eshte e nje nuance te tille.

Une jam per te njohur kontributin e secilit, sado pak qe ka dhene ai, por jam per te vleresuar njeres pa ndikime dhe emocione. Shpresoje nje dite kete do ta beje ne menyre te mirefillte Akademia e Shkencave e Shqiperise.

E thashe kete duke pare lart emrin e Rexhep Mitrovices dhe kam pershtypjen se Rexhep Mitrovica nuk ishte figure dosido. Ndoshta edhe figurat tjera nuk ishin dosido por u mjegulluan hiq me pak se 50 vite per X apo Y arsyen.

Kam pershtypjen se shqiptaret, apo lideret tane ne njefare menyre, jo rralle ne tendence per te bere me te miren per popullin u ndane ne dy rruge por kjo ndarje asnjehere nuk do te thoshte se ishte tradhetare. Ndoshta nuk ishte e duhura por te akuzosh dike per tradhetar, qe ne shqipet e kemi zakon ta bejme per kedo, do njohuri te thella.
Nuk jam kundër kësaj është e mirë që vlerat e individëve të vihen në vend. Nuk them asnjë gjë të pa-qënë kur them që Mitrovica ka qënë kryeministër i qeverive marjoneta ky është fakt.Nëse ishte tradhëtar nuk mund ta them unë pasi nuk e kam këtë tagër, unë po them ato që janë fakte edhe të vërteta , se si ka ndodhur që ai është bërë kryeministër edhe ç'ka bërë këtë nuk e di . ثshtë fakt edhe vetëm fakt, mbase është edhe hero ky zotëri.Se si unë i quaj, pjesë tjetër ,është një mendim personal.Për mua gjithkush që bashkëpunon në një farë mënyre apo tjetër me ata që të kanë okupuar vendin janë tradhëtarë.Qofshin komunistë, ballistë,legalistë edhe dreq me brirë, për mua janë vetëm tradhëtarë kjo nuk mund të ndryshohet në mendimet edhe perceptimet e mia.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Nuk jam kundër kësaj është e mirë që vlerat e individëve të vihen në vend. Nuk them asnjë gjë të pa-qënë kur them që Mitrovica ka qënë kryeministër i qeverive marjoneta ky është fakt.Nëse ishte tradhëtar nuk mund ta them unë pasi nuk e kam këtë tagër, unë po them ato që janë fakte edhe të vërteta , se si ka ndodhur që ai është bërë kryeministër edhe ç'ka bërë këtë nuk e di . ثshtë fakt edhe vetëm fakt, mbase është edhe hero ky zotëri.Se si unë i quaj, pjesë tjetër ,është një mendim personal.Për mua gjithkush që bashkëpunon në një farë mënyre apo tjetër me ata që të kanë okupuar vendin janë tradhëtarë.Qofshin komunistë, ballistë,legalistë edhe dreq me brirë, për mua janë vetëm tradhëtarë kjo nuk mund të ndryshohet në mendimet edhe perceptimet e mia.

Se kush ishte Rexhepi do e tregoje historia ashtu siq do ta tregoje per Enverin dhe une lutem qe kete ta tregoje pa paragjykime.
Nese nisemi nga ky parim juaj atehere na del puna edhe me keq. Keta komunistet bashkepunuan me armikun tradicional te shqipeve, serbet, per te perzene Gjermanet ne kohen e te cileve per here te pare ne historine shqiptare u krijua shteti shqiptar ne kufinje se paku deri diku racional.

Por mua nuk me pelqen ti analizoje gjerat ne kete fare menyre.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

lexova shumicen e argumeteve mesiper edhe jane me vend por jane shume per tu ndjekur ne drjetime te kunderta ...........doja te thoja qe kjo eshte pjsese e jona e mire apo e keqe nuk shitet tek dikush tjeter sepse me numrin e te persekutuarve qe moren para dolen me shume se 50% te popullsise pastaj keto 50% nderruan kombesine per nje pension grek tani jemi bere si kembet e dhise nuk e dime se nga shkojme .................tani ne politike dhe ne fe te kunderta nuk do pajtohemi kurre keshtu ta trajtojme si histori sa do e hidhur te jete nuk na e beri njeri e beme vete......
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Se kush ishte Rexhepi do e tregoje historia ashtu siq do ta tregoje per Enverin dhe une lutem qe kete ta tregoje pa paragjykime.
Nese nisemi nga ky parim juaj atehere na del puna edhe me keq. Keta komunistet bashkepunuan me armikun tradicional te shqipeve, serbet, per te perzene Gjermanet ne kohen e te cileve per here te pare ne historine shqiptare u krijua shteti shqiptar ne kufinje se paku deri diku racional
Por mua nuk me pelqen ti analizoje gjerat ne kete fare menyre.

Mund ti analizosh si të duash kitrra,mos prit që edhe unë ti analizoj po njësoj. Dihet politika e ndjekur e Hitlerit i cili ishte me vërtet strateg i mirë edhe dinte ku ta vinte dorën në plagë.Ashtu si bëri me tërësinë hipotetike të një vendi të cilin e kishte pushtuar me forca ushtarake pra Shqipërinë , ashtu bëri edhe me Rumunët edhe ndonjë tjetër që unë nuk e di. Duke i shpallur këto vende si të ''tëra'' siguronte kalimet edhe pushtimin e këtyre vendeve pa qënë nevojë të përdorte forcën.Nëse ti këtë e quan krijim i kufijve racionalë duke qënë i pushtuar kjo është një ide e jotja. Nëse do e quanim kështu, ''kufijtë'' më të mirë Shqipëria i ka pasur nën sundimin Osman përderisa në dorë të pashallarëve shqiptarë la më shumë se gjysmën e Ballkanit.''Për hir të vetes edhe djalli citon biblën'' kjo ndodhi edhe me bashkëpuntorët e armiqve tanë tradicionalë, me ndryshimin e vetëm që ata armiq nuk kishin cënuar tërësinë territoriale të një vendi të bërë fije -fije nga të tjerët.Këtu përjashtoj ato pjesë territori të dhuruar tek sërbët nga mbreti Zog edhe atë pjesë që me vendim të fuqive të mëdha ishte tashmë e shkëputur.ثshtë tjetër të bashkëpunosh me një armik për të mundur një armik më të fortë edhe tjetër gjë ti heqësh pantallonat armikut.Kushedi unë e shoh goxha gabim, mbase jam edhe komunsit ku i dihet.Rëndësi ka që nuk po gënjej edhe nuk po them ndonjë gjë të gënjeshtërt edhe nuk po flas për kufij imagjinarë kur ishe një vend i pushtuar . Unë personalisht nuk mund ta nxej një kufi i cili përcaktohet nga ata që të kanë pushtuar.
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Cfare humbje per Shtetin Shqipetar....
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Te mirat e Enverit jan te medha ne fushen e ndertimit beri katune te duken qytete :p
 
Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Nuk kam kerkuar asnjehere te imponoje mendimin tim. Thjeshte po bejme debate dhe mendimi im eshte qe kjo ceshtje te analizohet, studiohet dhe faktografohet nga njerez te paanshem dhe ta mesojme njehere e perfundimisht historine ashtu siq ishte e jo siq e shkroi fituesi.

Sa i perket Rexhep Mitrovices dhe qeverise se tij kam pershtypjen se deshironte te luante rolin e nje vendi neutral dhe per kete kishte shume arsye, por nuk e kuptoje se si PKSH dhe me cfare qellimi po bashkpunonte me Jugosllavet kur me shume se gjysma e teritorit shqiptare ishte veqse e pushtuar nga ta dhe kishte bere dhe po bente edhe gjate luftes masakrat me makabre ndaj popullit shqiptar (ndaj gjysmes se tij). Pra eshte e thuajse e njejte heqja e pantollonave si ndaj gjermonit si ndaj serbit, por kjo duhet te analizohet.

Une jam per te respektuar mundin dhe sakrificen qe dhane luftetaret e thjeshte (qofshin keta partizan, nacionalist apo balliste) ashtu sikur qe jam per te sqaruar njehere e pergjithmone Konferencen e Mukjes, rolin e saj, rendesin e saj dhe kush ishte fajtori ne prishjen e kesaj marreveshje historike.

Ajo qe dihet tashme eshte se kjo eshte e mjegulluar dhe une nuk dua ta shof kete konference ne prizmin e Enver Hoxhes ngase dihet roli i tij ne fallsifikimin e shume deshmive dhe historive.
Jam qe secili te merr vendin qe i takon por vrasje e intelektualve shqiptar (qofshin keta ballist, nacionalist, madje ai vrau edhe komunist) eshte nje gje shume e dyshimt qe tregon egon e semure te nje karrieristi qe vriste per pushtet.
 
Pe: Titulli: Enver Hoxha, 27 vjet nga vdekja e tij

Sa i acaruar paske qënë ti morre mik .Pse nuk të pëlqen ty një temë edhe duhet të mos i pëlqejë askujt?Pastaj ç'ke me ''rraca'' kur nuk di ''rracën'' e njerëzve? Në qofshin nga ato puçrat, nuk është për tu bërë merak, se si e the ti plasin vetë ;) Po ja tani do shkruajmë se sa i mirë ishte Esad Pasha me sorollopët e tij edhe me këta që e pasojnë.Njerëzit qajnë me hir apo me pahir,nga mos dija apo injoranca gjithsesi qajnë edhe kjo është pjesë e historisë na pëlqen ne apo jo.اfarë ka këtu për tu acaruar nuk e kuptoj. Ja nesër vdes Saliu edhe do e qajnë gjithë ata njerëz,nuk ka asgjë të çuditshme këtu. Gjithsesi, i paharruar qoftë kujtimi i njeriut që e bëri këtë vend të quhet shtet.
....

nqs e ke fjalen per shtet Rrugaçe , dakort jam me ty . edhe pse sot mund te quhemi nje shtet kurvicke , ndryshe nga e para qendrojme dhe shkojm perpara me hapa pa hapsir , dhe galopante duke u bazuar te ajo qe quhet " te rrjepin çte te dal perpara" ktheje koken pas ,, dhe do kuptosh qe kjo lloj rrace (komuniste) nuk ka ndryshuar shum stil ,, perkundrazi

jan po ato njerez ,, qe dikur benin politiken dhe sot po ashtu . pastaj besoj je dakort ku thuhet ku ka varferi populli esht ai qe gjithmon kenaqet me pak ...

Merre me te but he te keqen mos u nxito dhe mos u ngatrro si kembet e dhis o usta qimja .........

Mos vall kte postim e ka shkruajt vajza qe e solli>??? Qe i kundervihesh ne kte menyr apo mos voll do te na tregosh se cduhet te bejem...


Ne si rrac nuk u shuakemi po ti cfar rrace perfaqson zotri mund ta dim ????

Mos u bej vulgar me veten jo per gje pir i ul dhe ato pak vlera qe ke vetes he te keqen mere me te but...

Nese do te japsh mendimin tende shum bukur jepe por gjej formen dhe menyren per te dhen nje mendim pa cenuar antaret dhe pa ofenduar asnje antar .....Kte postim mund ta jell kush do ndaj dhe ti komento mbi ate cfar shkruhet ne artikull jo mbi aate qe e solli kte artikull ktu .....

Mos shif shum telenovale dil nje cik nga bota e tyre...

sigurisht o ambasador i paqes , ta jap fjalen time. faleminderit ty qe mendon kaq shum per mua dhe vlerat e mija , por po te them diçka n.q.s ,a lejon ,,

mos e kerko gjembin nen kemb me pahir , krruje kemben nqs te han dhe dil e boj nje xhiro rrotull , se dukesh si kot dhe i pavend , ket ta them qe kur nuk kupton (ose nuk do te kuptosh) ate qe them mos shkruj me kot dhe te na japesh mend , se çfar duhet te bejm sipas teje.

ishe mir , kur nuk flisje . un nuk kam asgjo personale me asnji ktu . thjesht shkrujta me irritim e siper , sipas tejet duhet te me varin me litar kshu ?

e sa per kuriozitetin tat , i kam lon telenovelat qe me kohen e çelestes , me erdhi keq per Frankon se vujti shum i shkreti . lol

ej pereni e modhe , na bone dhe amvise. mir , mir .

O cun gushen si pellumb, mos deshmo rrjedhjen e qumeshtit ne buzet tua, se goca nuk beri ndonje mekat ne sjelljen e temes. As e lavderoi as e shau. Thjeshte solli nje histori te atyre viteve dhe qe eshte dhe do negelet e vertete ngase mbijetoi per 50 vite.

Nese ishte i mire apo i keq, kete munde ta diskutojme, por ta shash njeriun me nje rrugaqeri te pa soj pse solli nje teme, kam pershtypjen se eshte gabim.

Une besoj se nje dite, historia shqiptare, e pa ndikuar do jap vlersimin mbi te keqijat apo mirat e tij te mundshme, por qe ishte histori jona 50 vjecare kete nuk munde ta mohoje askush.

o drejtor ,

me dukesh noiher sikur kerkon ta ferkosh sumen me hisëll, pa ja dit kuptimin ksaj te funit . po hajt thuj , ka nevoj dhe forumi per xhavahiret e tuja , shkruj dhe ti se me shton diten kshu .

Shiko tani, ky eshte nje forum qe nuk lidhet me bindjet tona politike ,fetare ,rraciste etj etj ....por ruajme nje tolerance politike te secilit bindje .
Te jete per bindje politike une jam ajo e para qe kte material jo vetem qe si hedh syte por e çoj direkt ne kosh ,por kur behet fjale per historine duhet te mbajme nje qendrim .
Historine duam s'duam do e kujtojme,rikujtojme edhe ne brezat e ardhshem ashtu siç eshte ...
Video e postuar nuk eshte gje tjeter veçse nje video komike ...ku shtirja ,hipokrizia ...te shkaktuara nga ndjenja e frikes s'jane gje tjeter veçse nje realitet ..''jo real'' i kohes.
Nejse ta mbeshtes mendimin totalisht persa i perket pjeses se gjykimit te materialit , por ja qe kjo eshte historia jone !

shiko zemer (kjo me keshillohet nga Reni, 1-shi forumit) duhet te flas me se sben keshtu se perndryshe humbas vlerat e mija ,,

nuk esht se te drejtohem ty si ida , se fundja as te njof , as te kam ftu per kafe as ta kam lyp e te me kesh refuzu qe te drejtohem ne ate menyr ty personalisht. un i drejtohem temes me shum , fundja cfar qellimi ka si tem ? besoj se kam pershtypjen dhe si tem (komunizmi) esht konsumu aq shum sa me nuk ka. ti besoj , ose me cfar shikoj me ke kuptuar dhe nuk dua te zgjatem.

gjithe te mirat te uroj ne jete dhe kudo , nqs e ke marr per ters postimin tim.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top