Emine Erdogan vlerëson haremin: Ishte si një shkollë

Gruaja e presidentit turk, Emine Erdogan, shkaktoi zemërim me deklaratat e saj për vlerat e haremit në Perandorinë Osmane.

“Haremi ishte si një shkollë për anëtarët e dinastisë osmane dhe një strukturë mësimore që e i përgatiste femrat për jetën”, tha gruaja e Recep Tayyip Erdogan.

Ajo i bëri këto komente gjatë një takimi zyrtar në Ankara.

Në harem sundonin rregulla shumë të rrepta, të cilave duhej t’iu përmbahej edhe vetë Sulltani.

Për më tepër kishte rregulla të qarta për përzgjedhjen dhe edukimin e femrave të haremit.

Ato trajnoheshin sipas talenteve, fjala bie në letërsi, muzikë, kaligrafi, gjuhë të huaja.

Gjithçka bëhej me një qëllim: argëtimin e Sulltanit.

Disa prej grave i ofronin atij edhe shërbim seksual.

Por komentet kanë shkaktuar zemërim në rrjetet sociale.

Ozlem Kurumlar nga Universiteti i Stambollit tha se gjatë Sulltan Muratit II, e vetmja gjë që nuk lejohej në harem ishin librat.

Edhe vetë presidenti Erdogan u kritikua për një deklaratë në ditën e 8 Marsit.

Ai tha se për të një femër në radhë të parë është një nënë.

Erdogan është kritikuar disa herë se kërkon që të forcojë vlerat islamike në shoqëri.

Në jo pak raste ai është shprehur se barazia mes burrit e gruas nuk është një ide e mirë.


(c)Mapo
 
Titulli: Emine Erdogan vlerëson haremin: Ishte si një shkollë

Burdello sultanesh hesapi.
ps, ta hapja une kete teme do ishin mbushur 2 faqe Lol.
 
Back
Top