Emërimet në administratë, PD kërkon komision hetimor. Halimi: Punojnë njerëz me vepra

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të gjitha emërimet e bëra në administratë nga 15 shtatori deri tani. Ky komision do të synojë të hetojë ligjshmërinë e emërimeve nga shtatori 2013 e deri në maj.


Halimi.jpg


Kërkesa në Kuvend është depozituar nga deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi, i cili në një deklaratë për mediet, ka akuzuar qeverinë për emërime të dyshimta në administratë.
“PD ka denoncuar disa herë raste të emërimeve në poste të larta të administratës dhe njerëz me vepra penale, – ka thënë Halimi. – Janë emëruar njerëz që kanë lidhje me politikën, kriminelë me precedentë penalë, apo me trafik droge në administratë.
Droga që kapet me tonelata dhe ajo që nuk kapet, kalon përmes këtyre njerëzve të emëruar në administratë. Me hetimin parlamentar synojmë të bëjnë transparente emërimet”, – përfundoi Halimi.

g.shqip
 
Back
Top