Elinda

Nëse Steve Jobs do të ishte ende gjallë, a do të ishte në burg? Kjo është pyetja provokuese e ”The New York Times”-it një prej gazetat më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta sjell hipotezën sipas së cilës themeluesi i ”Apple”-it ka qenë ideatori dhe promotori kryesor i kartelit ndërmjet të mëdhenjve të ”Silicon Valley”-t për të mbajtur të ulta pagat e punonjësve.

Një sipërmarrje për të cilën ”Apple”, ”Google”, ”Adobe” dhe ”Intel” vendosën ta negociojnë së bashku për të mënjanuar një veprim në masë nga 64 000 punonjësit që ata paguanin.

”Ndoshta Steve Jobs nuk e ka lexuar kurrë ose ka zgjedhur ta injorojë paragrafin e parë të ‘Sherman Antitrust Act’, ku thuhet se ‘çdo konspiracion që kërkon ngushtimin e konkurencës dhe të tregtisë është i paligjshëm’.

”اdokush që shkel këtë duhet të konsiderohet fajtor për kryerjen e një krimi dhe duhet të dënohet dhe sanksionohet me gjobë ose me burg jo më shumë se tre vjet ose me gjobë dhe me burg bashkë”, theksohet në këtë paragraf.

“Steve Jobs ishte një shkelës ambulant i antitrustit”, ironizon Herbert Hovenkamp, ekspert i normave antitrust dhe profesor në Universitetin Juridik të Iowas.

Kjo gjë vlen edhe për sektorin e e-book. Kundër gjeniut vizionar të ”Silicon Valley”-it është edhe biografi i tij, Walter Isaacson.

“Steve mendonte gjithmonë se rregullat që aplikoheshin te njerëzit e zakonshëm nuk duhej të aplikoheshin edhe te ai. Ky ishte gjenialiteti dhe origjinaliteti i tij. Këmbëngulte të sfidonte rregullat e fizikës dhe të falsifikonte realitetin. Kjo e bëri të zbulonte gjëra fantastike, por edhe të shtyhej përtej legjitimitetit”, thekson Isaacson.

Burimi - BalkanWeb
 
Back
Top