El Clasico vendoset nga Neymar e Sanchez. Reali në “tapet”

cent

...Lontano
El Clasico i Barcelonës, i Neymar dhe i Sanchez. Në “Camp Nou”, në sfidën e yjeve janë dy amerikano-jugor që bëjnë diferencën, , duke i dhënë katalanasve suksesin ndaj rivalëve kastijan në “shfaqen” më të ndjekur sportive të kësaj pjese të parë të këtij sezonit, që kurorzon katalanasit në derbi por dhe në krye të renditjes.
j5k5.jpg

Forca Tito është parrula që ‘Camp Nou” propozon në hyrjen e të dyja skuadrave në fushë, konfirmimi se Barcelona është vërtetë “Mes que un club”, ku beteja për jetën dhe në një fushë futbolli është po aq i rëndësishëm sa ekuacionet e lojës më magjike të globit.

Gjithsesi duke ju rikthyer spektalit të fushës, Anceloti mban premtimin kur propozon një 4-3-3 sulmues në shtëpinë e “cule” por me një surprizë brenda, Sergio Ramosin në qendër të mesfushës, që luhet si kartë e “kalit të trojës” nga ana e italianit. 4-3-3 është dhe përgjigja e Martinos në krahun tjetër, me Mesin e Nejmar të hapur nga krahët. Barcelona, që ka fituar vetëm 1 nga tetë përballjet e fundit me Realin, i hajnë këmbët për fitore dhe starti i takimit është një dialog i gjatë i tyre me topin. Gjithsesi Reali është i kujdesshëm mbrapa dhe nuk lë hapësira. Të paktën deri në minutën e 19-të kur Iniesta, çliron Neymar, i cili nga ana e tij nxjerr goditjen dhe topi në fundin e rrjetës çliron britmën e “Camp Nout”.

Goli i parë në debutim në El Clasico për Neymar, ashtu si dhe dy brazilianë të mëdhenj të së kaluarës blaugrana, Ronaldo dhe Romario. Barcelona e gjendur përpara kërkon ta mbyt sa më shpejt Realin, por Mesi në të 22-tën bën Mesian duke falur portën los blancos. Katalanasit janë dukshëm më superior dhe këmbët milionare të Bale dhe Ronaldos janë të varfra në ide. Gjithsesi Reali kërkon të shkojë në dhomat e zhveshjes në barazpeshë, por Sami Khedira nuk është sulmues dhe për pasojë në minutën e 44-tërt nuk gjen goditjen fituese. Gjermani pretendon madje dhe për 11-metërsh. Nga përsëritja kuptohet që topi është prekur me dorë, por a është penallti apo jo, gjykimin jua lëmë ju. 1-0 është rezultat që premton për skuadra të hapura, dhe në minutën e 54-tërt, Neymar ka shansin për të ngritur në këmbë gjithë Camp Noun, por Diego Lopez ndërhyn duke bërë të dëgjohen ata qindra zëra madrilèn. Reali smund të fle më mbi dafina ashtu si dhe Ronaldo që provon të gjejë fundin e rrjetës në minutën e 58-të. Ancelotti luan kartën Benzema, duke i besuar sulmuesit që është harruar nga goli, aq san ë minutën e 71-të, francezi lëshon një të djathtë që shkund nga vendi traversën e Valdez.

Ndërkohë që vetëm pak sekonda më parë Ronaldo kishte pretenduar për një 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë nga Mascherano, por Mallenco thotë që ska asgjë, duke irrituar dhe Bale në stol. Por irritimin e vërtetë madrilenët e marrin në minutën e 78-të, kur Neymar con përpara skuadrën duke gjetur këmbët e Sanchez, që ekzekuton magjinë e vitit. 2-0 blaugranat mendojnë se mbyllën gjithçka por një zbritje e madrilenëve me të riun Jese shkurton diferencën në 2-1 por janë minutat shtesë dhe asgjë nuk mund të ndryshojë më. Mbyllet 2-1 për Barcelonën. Në Madrid tetori është i ftohtë për Realin, që shikon të regjistuar -6 në termometrin e kreut të renditjes.

/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top