"Ekziston absolutizmi?!"

Jeta

Anëtar i Respektuar
Cdohere me ngacmon fakti se ne te vertete nuk kemi asgje te sigurte...
Para shume e shume kohesh Ajnshtajni ne formulen e njohur te tij tha: "Gjithcka eshte relative!"...
Perderisa nuk ekziston asgje absolute, a eshte dhe kjo formule e sakte?
Nuk iu duket se dhe ne te ka nota absolutizmi, perderisa thuhet se gjithcka eshte relative???
 
Une mund te them vetem per nje gje qe eshte absolute:
"Nuk ka asnje te vertete absolute dhe kjo eshte "absolutisht" e vertete..."
 
Dicka esht absolute ne nje menyre kendveshtrimi dhe relative ne nje menyre te pergjithesuar.... Medalja ka 2 ane.pra ketu kemi dicka relative nese e hedhim mund te dali ose njera ane,ose tjetra.....por esht dhe absolutizmi ktu kur esht nje gje e sigurt se njera nga 2 anet do dale......mund te thuhet se varen nga njera tjetra......se relativizmi..sjell absolutizmin edhe e anasjellta!
 
Kjo është shprehje e gabuar dhe nuk mund t'i referohet Gjithçkaje.
Duhet të jetë më e përcaktuar. Gjithmonë lindin pyetje përse është diçka
absolute ose relative. Secila fjalë në gjuhë e ka edhe një dmth-nje
dhe në bazë të asaj mund të gjendet lehtë nëse diçka është absolute apo
nuk është.

Nëse gjithçka është relative, atëherë shtrohet pyetja: Si erdhëm ne në këtë
botë? Apo si u krijua gjithëçka? Kjo do të ishte pyetja sa i përket asaj se a
është diçka e përhershme apo jo! Ekzistencë absolute e fuqisë krijuese!
 
Persa i perket relativitetit bota vazhdon te ekzistoje nga ky fakt. Vetem per faktin se cdo gje qe eshte ne levizje ben qe te kete jete. Persa i perket absolutizimit per mendimin tim mbetet thjesht nje epitet qe i vihet nje dickaje standarte.
Standarte vetem ne mendime ose vyrtyte. Per sa i perket materiales asgje nuk eshte absolute.
 
Pa marrë parasysh a lëvizim apo qëndrojmë në një vend: ne ekzistojmë
pamarrëparasysh formën!


Ne ( po mendoj ana materiale) ose jemi të krijuar nga "diçka" ose kemi qenë
gjithmonë. Nëse ai "diçka" ne na krijon nga "hiçi" apo asgjëja, atëherë
ai "diçka" është absolut dhe me siguri që ekziston përherë.

Nëse, kemi qenë gjithmonë, atëherë prap ne jemi absolut.

Sa i përket, lëvizjes, vetëm se si diçka si vështrohet është
relative, nga se çdokush nga këndvështrimi i vet e sheh një objekt
ndryshe.

Vetëm pse gjithçka lëvëz ( edhe pse nuk ka fakt se gjithçka lëviz)
ende nuk don të thot se gjithçka është relative, përkundrazi atëherë
lëvizja do të ishte absolute.

Kjo punë, është sikurse rasti: nëse nuk është këpucë, është "çizme"!
 
Redaktimi i fundit:
RICKY un pajtohna me ty sa i perket temes shum mir e ki spjegu pos nese dikush nuk don me kuptue ose gjithqka ne jet ka me i shku edhe kurr nuk ka me kuptue heheeh
 
Nje grua shtatezene eshte shtatezene ne cdo rrethane dhe kendveshtrim. Ky eshte nje pohim absolut qe hedh poshte formulen ku pretendohet qe gjithcka te jete relative.

Mes absoluteve, te rralla nuk jane relativet...

 
per mua cdo gje eshte relative
pervec vdekjes mbase por edhe ajo si dihet kur vjen e kur iken keshtuqe hipoteza bie
rrofte relativiteti
 
Absolutja nuk egziston kurse jeta eshte ndertuar mbi relativitet....A ka pasur te drejte anjshtajni dhe kjo eshte relative dhe jo absolute...
Nese cdo gje do ishte absolute sdi pse mendoj se bota do kishte ca probleme..
 
Per mendimin tim nuk egziston
 
nga vete kuptimi qe marrin shpjegimet e absolutes dhe relatives del dhe pergjigja.

Hipoteza e pare.

Nuk ka asnje te vertete absolute dhe kjo eshte absolutisht e vertete.

Hipoteza e dyte.
Gjithcka eshte absolute dhe kjo eshte absolutisht e vertete.
 
nga vete kuptimi qe marrin shpjegimet e absolutes dhe relatives del dhe pergjigja.

Hipoteza e pare.

Nuk ka asnje te vertete absolute dhe kjo eshte absolutisht e vertete.

Hipoteza e dyte.
Gjithcka eshte absolute dhe kjo eshte absolutisht e vertete.

Ke mundësi ta paraqitësh ndonjë shembull konkret nga hipoteza e parë?
 
Ke mundësi ta paraqitësh ndonjë shembull konkret nga hipoteza e parë?

Vete hipoteza eshte kondradiktore pasi edhe sikur te mos kishte asgje absolute atehere do ishte absolute vete mospasja e asgjeje absolute.

Kete desha te them dhe une qe absolutja egziston.
 
Vete hipoteza eshte kondradiktore pasi edhe sikur te mos kishte asgje absolute atehere do ishte absolute vete mospasja e asgjeje absolute.

Kete desha te them dhe une qe absolutja egziston.

Që është kontradiktore po e shoh, bile edhe thënjet i ke të kundërta:
Hipoteza e parë është në kundërshtim me të parën!
Për mua diçka e pamundur.

Sidoqoftë, kur të pyeta mua më interesoi më shumë mënyra se
si erdhe deri tek ky konkluzion, argumentet logjike.
 
Që është kontradiktore po e shoh, bile edhe thënjet i ke të kundërta:
Hipoteza e parë është në kundërshtim me të parën!
Për mua diçka e pamundur.

Sidoqoftë, kur të pyeta mua më interesoi më shumë mënyra se
si erdhe deri tek ky konkluzion, argumentet logjike.

Ok po te jap nje shembull edhe pse nuk u nisa nga shembujt kur thashe hipotezen.

Gjithesia eshte absolute.
 
Une mendoj se ekzistojne te dyja ...


:djalle:
 
Ok po te jap nje shembull edhe pse nuk u nisa nga shembujt kur thashe hipotezen.

Gjithesia eshte absolute.

Pse? Ke mundësi ta skjarosh pak?
Ose pse nuk është relative apo si do të duhej
të ishte në mënyrë që të konsiderohej
si relative?

Dhe e dyta: e the këtë sipas hipotezës së parë
apo të dytë?
 
Pse? Ke mundësi ta skjarosh pak?
Ose pse nuk është relative apo si do të duhej
të ishte në mënyrë që të konsiderohej
si relative?

Dhe e dyta: e the këtë sipas hipotezës së parë
apo të dytë?

E thashe sipas teorise se dyte qe gjithcka eshte absolute pasi gjithesia perfshin gjithcka.

Dhe gjithesia nuk mund te jete relative pasi qe te jete relative ajo duhet te veshtrohet si dicka e lidhur me dicka tjeter apo qe kushtezohet apo varet nga dicka tjeter e cila ne kete rast nuk egziston pasi ne po e marrim gjithesine ne kompleks.

Sa per relativen mendoj se nese dicka eshte relative ajo vjen si pasoje e absolutes apo e baza e saj eshte ne absoluten prandaj dhe nuk besoj shume ne relativen pasi edhe ky relativitet do te ishte absolut.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top