Ekskluzive/25 mijë shqiptarët që emigruan në SHBA nga viti 1884-1945

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ekskluzive/25 mijë shqiptarët që emigruan në SHBA nga viti 1884-1945
emigrante.jpg

Lista e re nga arkivat amerikane. Historitë e shqiptarëve të Amerikës. Historia priftit korçar Kol Kristoforit, shqiptari i parë që shkeli në Amerikë. Si u prit Noli dhe puna e tij e parë në fabrikë

Gazeta “Tirana Observer” nga numri i sotëm do të nisë të botojë një raport ekskluziv mbi emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga viti 1884-1945. Gazeta pati botuar edhe para disa vitesh një listë të 4015 shqiptarëve që emigruan drejt SHBA-ve gjatë viteve 1900-1932. Por studiuesi i përkushtuar Viron Prodani ka botuar së fundmi një libër voluminoz mbi emigrimin e shqiptarëve në SHBA. Pas një punë të gjatë dhe të vështirë në arkivat amerikane dhe në gazetat e asaj kohe, Prodani ka sjellë emrat e 25 mijë shqiptarëve që emigruan në SHBA nga viti 1884-1945. Por Prodani, nuk është mjaftuar vetëm me emrat, ai ka sjellë edhe historitë e tyre. Pse emigruan, kush ishin të parët, martesat mes shqiptarëve në Amerikë. Si shkonte një emigrant në SHBA, ligjet që rregullonin emigracionin, marrëdhëniet politike-ekonomike mes SHBA-së dhe Shqipërisë, etj. Prodani ka sjellë edhe një album fotografik të rrallë të personaliteteve shqiptarë në Amerikë nga arkivi i Niko Kotheres. Studiuesi Kotherja thotë për këtë libër se “duhet pranuar, theksuar dhe pranuar me bindje se punimi i Prodanit është për nga volumi më i madhi botuar derimë sot për shqiptarët përtej Atlantikut, është vëllimi i vetëm që kemi deri më sot i pajisur me faksimile dokumentesh origjinale, burime arkivore e pamje fotografike”. Prodani shkruan se “këtë libër ja u kushtoj atyre mijëra emigrantëve, që me besim dhe guxim kaluan oqeanin për të realizuar ëndrrën amerikane për një jetë më të mirë se ajo që kishin lënë pas në vendin e tyre”.

***

Parathënia e librit e shkruar nga Niko Kotherja

Nga Niko Kotherja

Parafjalë e pakët për një punë dinjitoze.

vironiVetëm me pasionin, vrullin dhe studimin sistematik të Viron Prodanit mund të arrihej që të kishim në duar një punim skurpuloz mbi shqiptarët e Amerikës. Duhet pranuar, theksuar dhe pranuar me bindje se punimi i Prodanit është për nga volumi më i madhi botuar derimë sot për shqiptarët përtej Atlantikut, është vëllimi i vetëm që kemi deri më sot i pajisur me faksimile dokumentesh origjinale, burime arkivore e pamje fotografike. Të japësh një punim të tillë normalisht që nuk është e lehtë, por një punë tejet e vështirë, që kërkon studim e thellim në hulumtim të materialeve, në ndërtimin e literaturës, bibliografisë e shfrytëzimit të tyre, punë të cilën më së miri miku ynë i nderuar Prodani e ka arritur ta shohë sot në dritë të botimit. Në këto qindra faqe, që sot i paraqiten studiuesve, të interesuarve, gazetarëve, studentëve, mësuesve, etj., autori ka sjellë një studim serioz për aktivitetin e gjithanshëm të shqiptarëve në Amerikë. Duke filluar që me shqiptarin e parë që shkeli në tokën e premtuar, priftin e thjeshtë e patriot nga Katundi i zonës së Vakëfeve të Korçës, at Kol Kristoforin. Mbase, prifti që çeli këtë rrugë nuk ishte i ndërgjegjshëm për veprimin e tij, për atë çka i kishte rezervuar historia atdheut të tij dhe atyre mijëra e mijëra bashkatdhetarëve të tij, të cilët në Amerikë do të kishin një strehë të ngrohtë të punësimit të tyre si dhe të zhvillimit të aktiviteteve patriotike në shekullin XX. Sidoqoftë, Kristofori ishte i pari që udhëtoi drejt Amerikës, me bindje e ide të tjera, udhëtoi dhe kërkoi një vend më të mirë për të punuar e sigurisht duke i mbajtur sytë të kthyer nga era e vendlindjes, nga pragu i shtëpisë dhe nga motrat e tij, të cilat e kthyen shtëpinë në shkollë shqipe. Duke mos dashur që të ndalem te gjithçka nga ato që autori studioz ka dhënë në vëllimin e tij plot interes, po shtoj pak fjalë edhe për një tjetër ngjarje kulmore, midis shumë të tjerave që shqiptarët e Amerikës arritën të formëzonin. Dhe padiskutim që kjo ngjarje është themelimi i federatës panshqiptare VATRA, më 28 prill 1912. Shkrirja e gjithë shoqërive patriotike në një federatë të vetme tregon për nivelin e mirëkuptimit që shqiptarët kishin mes tyre në atë kohë. Duke mos i kthyer sytë nga interesa të vogla, meskine individuale, shqiptarët e Amerikës u bënë mburoja më e fortë politike, ekonomike e shoqërore e vendit të zhytur në terr, atdheut të tyre të cilin nuk e lanë të gremisej në qerren e obskurantistëve otomanë. Aktiviteti i federatës VATRA është i gjerë, i thellë, i shumanshëm, përfundimi logjik i aktivitetit ndër disa dekada të patriotëve tanë në Shtetet e Bashkuara. Sa e sa ngjarje ruan memoria historike, profile atdhetarësh të frymëzuar me “Idealet e shteteve të perëndimit”, siç shkruanin ata në devizën e gazetës “Shqiptari i Amerikës”, që botohej në vitet `20 në Korçë. Dhe kur i kthen sytë e mendjes dhe zemrës nga ai truall i lirisë dhe demokracisë, një mori’ indiciesh të vijnë në mendje, si shoqëritë e para patriotike të shqiptarëve në Amerikë “Pellazgu” dhe “Malli i mëmëdheut”, gazeta e parë e tyre “Kombi”, shtëpia e parë diskografike shqiptare “Albanian Phonograph record”, revista “Ylli i mëngjezit”, e mbi të gjitha veneracioni për figurën e presidentit të madh Uilson, mbështetësit të çështjes shqiptare. Vetëm me pasionin dhe këmbënguljen e Viron Prodanit mund të arrihej ndërtimi i listave emërore që janë vendosur në këtë libër, i familjeve të shqiptarëve të Amerikës, martesave mes tyre e sjelljen në jetë të pasardhësve, të cilët qëndruan në Amerikë, ose të mbrujtur nga dashuria për vendin e të parëve, u kthyen në Shqipëri. Lista me mijëra emra të qëmtuar disa herë për të mos i lënë mundësi gabimit që të ishte prezent në to. Të mahnit dhe të inspiron respekt e nderim, miku ynë Viron, që me punën sistematike arrin të sjellë vëllime të tilla, si ky që kemi sot në dorë. Mbase, shumë prej atyre që merren me lëmin historik, do t’u duhej më shumë kohë e mund për të arritur një punim të tillë. Duke besuar ndër vedi, se njohja me Vironin është një stoli e veçantë e jetës sime, i uroj që të na surprizojë edhe me punime të tjera, të cilat duke ndjekur traditën e botimeve të tij të mëparshme, i kanë rezervuar që tani përgëzimet.

****

EMIGRANTET SHQIPTARE NE SHBA

1884 – 1945

Kush ishin shqiptarët e parë që emigruan në SHBA dhe pse u vendosën në Boston

Viron Prodani

Shqipëria, si pasojë e pushtimit osman, e ka njohur që herët procesin e emigrimit. Gjatë sundimit otoman e deri në fund të shek.XIX-të, shqiptarët emigronin në Greqi, Itali, Rumani, Bullgari, Ukrainë dhe Misir. Në fillim të shek. XX-të, emigracioni u rrit në kontinentin Amerikan, sidomos në SH.B.A. Valë e madhe e emigranteve janë në vitet 1904-1905, dhe vitet 1909-1914. Në këto vite, shqiptarët vijonin të ishin shtetas të Perandorisë Osmane dhe shkonin në Sh.B.A. me pasaportë osmane. Në lista këta figuronin si shtetas osmanë. Një pjesë shkonin nga Greqia duke marrë një pasaportë greke për shkak të lidhjeve fetare me Patriarkanën e Stambollit. Kjo e bën të vështirë të gjesh se sa janë shqiptarët që kanë emigruar sipas dokumentave zyrtare.

Pionierët e parë shqiptarë në SH.B.A.

I pari shqiptar që erdhi në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi.

Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.

Costandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë. Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë: “Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka. Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës. Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve.”

Po kush ishte At Kolë Kristofori?

Sipas C.Demos “Lindi në fshatin Katund të Korçës më 1860. U dorëzua prift më 1917 dhe vdiq në Boston më 26 Korrik 1940, në moshën 80 vjeçare. Ishte i ndershëm, i drejtë, i sinqertë, gati kurdoherë të ndihmonte, i paepur në principet e tij dhe patriot i fortë. Në fillim të shekullit XX, në shtëpinë e At Kolës në Katund u hap shkolla e parë private për çupa, gratis. Motra e At Kolës, Sofia u jepte mësime pesë çupave, një prej të cilave ishte motra ime Sana. Nga librat e shkollës që sillte motra ime në shtëpi, unë mësova të këndoj shqip dhe e mbaj mend edhe sot akoma një vjershë që mësova për mendsh në atë kohë e quajtur “Fyelli i Bariut”. Ju të rinjtë kur të shkoni nën vështrim të shkuarën, si dhe të mirat që gëzoni, duhet të kujtoni me mirënjohje edhe emrin e këtij njeriu të thjeshtë nga Katundi, i cili hapi udhën për në Amerikë. Ky vend i bekuar ku kemi plotësuar dëshirat tona dhe kemi realizuar ëndrrat tona, këtu ku jetët tona lulëzuan”. Një tjetër emigrant, Thanas Viso Mborja, i lindur në Mborje të Korçës më 1876, në kujtimet e tija, ndër të tjera shkruan për fillimet e para të jetës në Amerikë: “Largimi ynë nga Rumania për në Amerikë, ndodhi në vitin 1901. Pasi arritëm në Amerikë, ne u drejtuam së pari në qytetin Filadelfia. Aty kishte pak shqiptarë dhe këta ishin të pa organizuar fare. Në të gjithë Amerikën, në vitin 1901 kishte rreth 200 shqiptarë, të cilët ishin mbledhur kryesisht në Xhemstoun, Boston dhe fshatrat e tij, si dhe në Neë-York e në Bufalo. Këta ishin pothuaj se të gjithë nga zona e Korçës. Pas Philadelfias shkuam në Bufalo, ku gjetëm shumë shqiptarë, të cilët nuk kishin më shumë se dy-tre vjet që kishin ardhur në Amerikë për të punuar. Midis tyre gjeta Kristo Poçin, të birin e Papa Kostës nga Korça. Ky ishte një burrë i mirë dhe i urtë. Ai ndihmonte shqiptarët, u gjente punë dhe kur merrte vesh se do të vinte ndonjë shqiptar në Bufalo, e mbyllte dyqanin dhe shkonte në stacionin e trenit për ta pritur. Edhe unë zura punë në Bufalo në një fabrikë, ku transportonja dërrasa nga një repart në tjetrin. Në atë fabrikë, punëtorët gjermanë, ishin më të kualifikuarit dhe kishin punëra të mira. Në vitin 1906, në Bufalo erdhi Fan Noli, të cilin vajta e prita në stacionin e trenit dhe e mora në konakun tim. Në fillim, Fan Noli ishte ngushtë nga ana ekonomike dhe deri sa gjeti punë, e mbajta me shpenzimet e mia. Puna në fabrikë për të ishte e rëndë dhe atje punoi vetëm disa muaj, deri sa patrioti Sotir Peci, filloi të botojë në Boston, gazetën “Kombi”. Në Bufalo filluan të vijnë shumë shqiptarë nga kolonitë e Rumanisë, Misirit, Bullgarisë, e në mënyrë të veçantë në Xhejmstoun.”

Mundësia e punësimit më shumë ishte në uzinat dhe fabrikat e shtetit Massachusetts. Fillimisht emigrantët jetonin 5-6 vetë në një apartament për të kursyer të holla që t’ja u dërgonin familjeve të tyre në Shqipëri.

Fillimisht në emigracion erdhën vetëm burrat. Më vonë, pasi u integruan në jetën amerikane dhe bënë pak para, u kthyen në Shqipëri për të marrë gratë e tyre ose për tu martuar duke krijuar shtëpinë dhe familjen e tyre në këtë vend të ri. Kishte emigrantë, që nuk u ambientuan me jetën amerikane, me punën e rëndë ose pas një farë kohe i këpuste malli për familjen dhe vendin ku ata kishin lindur e jetuar dhe u kthyen përsëri në Shqipëri. Emigranti Mitti S. Gilo nga Vithkuqi, i cili kishte ardhur që në vitin 1902 në Biddeford, boton në vitin 1912 një libër me 24 faqe nga të cilat 22 me poezi dhe 2 faqe me tregime ku tregon vështirësitë për të ardhur në Amerikë si dhe punët dhe jetën e vështirë në Amerikë që bën një emigrant.

Kam shkëputur një pjesë të vogël nga parathënia dhe fillimi i poezisë: “Duk më ndodhur në Amerikë prej 1902 e gjer më sot, sido që jam i paryrë në skule nga të vojturit që kam hequr anangasem të dëftenj. Vojtjen në Amerikë, jo se vuajnë të gjithë po më të shumtë ose më mirë të gjithë dëshirojnë bukurinë dhe lezenë e vendit të tyre dhe njerëzit e tyre sido që kam mpesim të pakë kam shpresë do mbetemi të kënaqur.

Shokë u hap Amerika

Do ti veç me njëzet lira

Kur dalim që nga shtëpia

Shkojmë që nga Italia

Ca shkonjën nga Gjermania

Po që kur dalim në portë Kastërganë e kujtonjmë

Vallë a do na lenë të shkojmë

E jemi pa mënt në kokë

E të ftohtë si dëborë

O zot na lënçin të shkojmë

Po si ikinjëm ndo një javë

E i qasemi detit mbanë

E harojmë kasterganë.

Vazhdon poezinë mbi jetën e vështirë në Amerikë.

Emigrantët e parë shqiptarë u vendosën në qytetin e Bostonit dhe më pas në qytete dhe qyteza të shtetit Massachusetts.

Shqiptarët e përkufizonin kështu këtë qytet:

Boston. Shqiptari ndjen kënaqësi të pa rrëfyer, se ngado që të vërtitesh gjen çdo gjë të nevojës: Hotele, Restorante, Furra, Frutari, Bakallë.

Boston. Qendra e gjithë të shquarve shqiptarë. Andej jepet çdo linjë politike për çështjen kombëtare, gazeta, kisha. Boston. ثshtë zemra e shqiptarëve të Amerikës ku lidhet e zgjidhet çdo punë. Boston. Këtu, në vitin 1907 për herë të parë gjatë sundimit otoman u ngrit Flamuri Kombëtar.
EMIGRANTET SHQIPTARE NE SHBA SIPAS PERIUDHAVE DHE RENDIT ALFABETIK

Emri Atësia Mbiemri Vendi
Argjir – Peto 1892

Ali – Madhi 1900

Avdulla – Muslli 1900

Andrea V. Adam 1898

Adam Trendo Treni 1899

Angelina – Kondili 1900

Aqif – Përmeti Boston

Anastas V. Adam Manchester

Angelo G. Stefenson Concord

Athanas Korçari Cleveland

Adem Teme اami Chikago

Ajdêr Felah Jamestoun

Ali Baba Qyteza Detroit

Adam D. Jonuzi Boston

Artur Tashko Boston

Andon Llazari Boston

Adam Sotir Sent-Louis

Andrea Mille Gary

Andrea Josif Kristo Lynn

Athanas Kristidh Marlboro

Aleks Kristo New-York

Aleks J. Osteca New-York

Aleks Bicolli Boston

Ali Brakulla Boston

Ali A. Kuçi Sent-Louis

Andro Thanas Marlboro

Ali Haredin Floqi Albany

Andrea Tërpini Maynard

Aleks Filip Lowell

Andon Prifti Brockton

Adem O. Kamenica Sent-Louis

Anastas V. Dori Concord

Athanas Mano Lowell

Aleksandri Koli Taunton

Asim Dino Worchester

Anastas Dardha Hudson

Andon Zografi Concord

Andrea Zisso Manchester

Andrea Katundi Sent-Louis

Andrea K. Face Albany

Aleks Zissi Mancester

Anastas Vasil Albany

Artur Liolin Jamestown

Aleks M. Opari Sent-Louis

Anastas Pandele Dufi Gary

Angjel Liaska Sent-Louis

Aleks J. Oshteca Syracusa

Andon Apostol Concord

Andro Thanas Boston

Andon Kristo Southbridge

Andrea G. Pani Boston

Argjir Vangjel Boston

Athanas Genicioti Hutson

Abaz Bej Kamenica Jamestoun

A. Kardo Boston

Asllan Dragoti Boston

Ahmet Mezhgorani Boston

Andrea Elia Hutson

Andrea Nache New-York

Andromaqi D. اipi Boston

A. Bradvica Detroit

Aleks Dhosi Boston

Anastas V. Kano Natick

Avram Theodhos Peabody

Adil Pulaha Sent-Louis

Abdulla T. Floqi Sent-Louis

Abdulla Ahmet Pulaha New-York

Andrea Petro New York

Apostol Kristo Sent-Louis

Aleks Naum New-York

Abdyl Resul Nivica Bridgeport

Angjelika N. Kotta Tilton

Andrea V. Lito Buffalo

Argjir N. Kondillari Buffalo

Anika Afezolli Augusta

Andon Dudo Massillon

Angelo S. Kotto Boston

Andon P. Dishnica Lonsdale

Andrea Garro Manchest

Argjir Millo Manchest

Apostol Luka Saco

Anastas Adam Mancester

Andrea S. Stefani Mancester

Aleks N. Koçi Springfield

A. K. Jusuf Boston

Andrea S. Gaqi Boston

Adem Sali New-York

Avdul Halit Lowell

tiranaobserver.al
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top