Egjipti vret kreun e ISIS në provincën e Sinai dhe mbi 45 terroristë të tjerë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Egjipti vret kreun e ISIS në provincën e Sinai dhe mbi 45 terroristë të tjerë

egjipt.jpg


Ushtria egjiptiane ka bërë me dije se ka vrarë kreun e Shtetit Islamik në rajonin e Sinai së bashku me dhjetëra luftëtare të tij. Abu Duaa al-Ansari është vrarë pas një serie sulmesh ajrore kundër luftëtarëve të provincës Sinai ose i ashtuquajturi grupi i Ansar Beit al-Maqdis.

Sulmet ajrore kishin si objektiv vendqëndrimet e xhihadistëve pranë qytetit El-Arish. Grupi i terroristëve në provincën Sinai, në Egjipt kanë lidhje me sulmet vdekjeprurëse në Sinai dhe Kajro.

Sipas ushtrisë egjiptiane, më shumë se 45 terroristë u vranë, dhjetëra të tjerë u plagosën si dhe shumë depo armësh u shkatërruan.

g.shqip
 
Titulli: Egjipti vret kreun e ISIS në provincën e Sinai dhe mbi 45 terroristë të tjer

Qeveria egjyptiane i ka qefe keta.... nuk i ndrro me mish dashi. Perpara..!!
 
Back
Top