Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Arfenilla

Themelues i Forumit
Stacioni i autobusëve në Prishtinë, sot sërish ishte plotë. Nga aty shumë qytetarë po marrin rrugën për në Beograd, e për të vazhduar pastaj në Hungari e në shtetet tjera të Bashkimit Evropian.
Qytetarët kosovar nuk po i ndalojnë as lajmet e fundit se migrantët ilegalë po heqin të “zinjtë e ullirit” gjatë rrugës për në ndonjërin shtet të Evropës,

Ata, nuk po i ndalon madje as arrestimi i një numri të madh që ndodhi ditën e djeshme në Serbi.

Edhe sot rreth orës 21:30 u nisën katër autobusë, dhe dy të tjerë po presin të nisën në këtë moment.

Këto janë fotot që janë realizuar para pak minutash nga fotoreporteri i KosovaPress-it./KosovaPress/


ikja-3_8380.jpg



ikja-2_8464.jpg

ikja-4.jpg


ikja-6.jpg
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Më shumë se 1 mijë kosovarë ndalohen nëpër stacionet e Budapestit
hungari_7892.jpg


Stacionet e trenave në Budapest janë mbushur me kosovarë. Nga aty, emigrantët marrin një biletë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera të BE-së.
Por, policia u ka rënë në gjurmë. Gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar më shumë se 1 mijë persona. Udhëtimi i gjatë dhe maltretimet e policisë kanë bërë që shumë kosovarë të kërkojnë kthimin në atdhe por ka edhe të tjerë që këmbëngulin në rrugën që e kanë nisë.

Stacioni i trenit në Budapest për çdo ditë mbushet me qindra emigrantë ilegalë nga Kosova. Në mesin e tyre ka shumë fëmijë, gra shtatzëna madje edhe persona me nevoja të veçanta. Vetëm gjatë ditës së sotme janë ndaluar nga policia hungareze më shumë se 1 mijë shtetas të Kosovës.

Televizioni publik ka takuar disa prej tyre në stacionet e trenit në Hungari, të cilët kanë treguar për vështirësitë e udhëtimit deri në Budapest.

E situata e tyre vështirësohet pasi që ata të hyjnë në Hungari. Qytetarët të cilët ndalohen nga policia kufitare, pasi të paraqesin kërkesën për azil urdhërohen të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve, por ata nuk i përmbahen rregullave duke tentuar sërish të udhëtojnë në mënyrë ilegale drejt vendeve të tjera të BE-së.

Por edhe pas kësaj ata sërish përfundojnë në stacionet policore pasi masat e kontrollit në stacionet e trenit janë shtuar dukshëm nga policia hungareze, duke ua konfiskuar biletat e udhëtimit për linjat ndërkombëtare. Sipas policisë, qytetarët nuk duhet të refuzojnë të shkojnë në qendrat e azilkërkuesve për të tërhequr kërkesën për azil pasi nuk ekziston ndonjë formë tjetër ligjore për t`u kthyer në vendlindje.

E qytetarët të cilët nuk dëshirojnë të kthehen në qendrat e azilkërkuesve me ditë të tëra po sillen rrugëve të Budapestit duke i mbajtur fëmijët të uritur dhe në ambiente të ftohta, në pamundësi për të udhëtuar diku tjetër.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Ndalohen 61 kosovarë pa letra në trenin, Hungari-Gjermani
ndalohen.JPG

Policia gjermane ka ndaluar rreth 61 kosovarë në një tren, të cilët kanë hyrë pa dokumentacionin e nevojshëm dhe po udhëtonin nga Hungaria me një tren të relacioneve të gjata.

Ndalimi është bërë në Rosenheim, pas kontollit të bërë ku rezultoi se ato nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim dhe vizat për qëndrim në Gjermani.

Nga të ndaluarit, 49 prej tyre ishin të rritur dhe 12 fëmijë ose të mitur, të cilët gjatë procesit të marrjes bnë pyetje kanë deklaruar se kërkojnë azil.

Institucioni në Rosenheim i Policisë Federale konfirmon se numri i kosovarëve që hyjnë në Gjermani pa letra është shumë i madh prej disa muajsh, sipas albinfo. Gjithashtu gjatë fundjavës, Policia Federale e Rosenheimit ka kapur 150 persona që kanë hyrë pa Dokumente në Gjermani. Rreth 90 prej tyre ishin kosovarë.

Ndërsa nga 980 personat e hyrë pa letra gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, 330 kanë qenë kosovarë, ndërkohë që vetëm gjatë dhjetorit të vitit të kaluar janë regjistruar rreth 420 gra dhe burra kosovarë janë regjistruar si migrantë ilegalë vetëm në këtë regjion. /albeu.com/
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Mbi 1300 nxënës të larguar nga Prishtina dhe Podujeva
nxenes_prishtine.jpg

Largimi i nxënësve nga Prishtina duket se ka marr një rrjedhë serioze. Ky është një fakt që duket se po vjen gjithnjë e në rritje si pasojë e largimit të shumë familjeve kosovare në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Nëse javën e kaluar ky numër ishte 312 nxënës të larguar nga procesi mësimor nëpër shkollat e kryeqytetit, tashmë ai i ka kaluar shifrën prej 800.

Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka thënë për Telegrafin se “deri në fund të javës së kaluar, nga Prishtina, janë larguar 873 nxënës dhe 9 fëmijë nga çerdhet”.

Ndërkohë mësohet se largime të jenë bërë dhe nga rajoni i Podujevës, ku dyshohet se deri tash janë larguar mbi 10 mijë banorë. Nga ta janë afro 500 nxënës të ciklit fillor dhe të mesëm, të cilët janë larguar më familjet e tyre drejt vendeve të BE-së.

Ministri i Arsimit të Kosovës, Arsim Bajrami, gjatë javës së kaluar kishte sqaruar se deri tani nga shkollat e Kosovës janë larguar mbi pesë mijë nxënës, duke e quajtur alarmant fenomenin e largimit të nxënësve kosovarë nga shkollat.

Ndërkaq Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) ka raportuar se 50 mijë kosovarë tashmë janë larguar nga Kosova drejt Evropës
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

po ti arfenilla po merr vrull per tu nis ??
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

po ti arfenilla po merr vrull per tu nis ??

Un me kimset sa te blej nje pale kepuca te mira :D


Emigrantët e Kosovës në Hungari po i djegin edhe rrobat për t’u ngrohur

Qytetarët të cilët po largohen nga vendi, po kalojnë momente të vështira gjatë kalimeve kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë.
Gjendjen e disave prej tyre e tregojnë edhe këto fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Gjendja që tregohet përmes këtyre fotografive është e tmerrshme, qytetarët e Kosovës për tu ngrohur po djegin edhe mbathjet e gjera të tjera.

emigrantet1.jpg


tmerri-hun.jpg



tmerri-hun1.jpg
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në kamp azili

Një video që po qarkullon në internet shihen shqiptarët e Kosovës dhe algjerianët duke u konfrontuar fizikisht. Ata përplasur në mes vete.


Sipas videos, arsyeja e përplasjes ishte vjedhja e gjësendeve që bëhej nga algjerianët. Azilantë nga Kosova kanë treguar, po ashtu, se kanë pasur edhe ngacmime seksuale nga azilantë të shteteve tjera.


Lexojeni të plotë përshkrimin e videos

Me daten 08/02/2015, ne nje kamp azili te Gjermanise ne Frankfurt rreth ores se mesnates nje grup prej rreth 10 personave me nenshtetesi algjeriane kan tentuar te hyjn fshehurazi ne dhomat e kosovareve. Perkatesisht ne dhomat e nje grupi nga qyteti i Vushtrrise, e keta te fundit i kan degjuar levizjet dhe kan filluar perleshjet. Ne perleshje jane perdore mjete te forta si shufra hekuri. Pasojat e kesaj perleshje po i mbajne algjerianet prej te cileve 9 persona jane te shtruar ne spitale, te cilit gjate perlshjeve kane mbetur pavetedije. Vlene te ceket se sigurimi i kampit nuk ka pas guxim te nderhyje deri sa ka arrite policia pas 45minutave. Te arrestuar nuk ka per çudi por vlen te permendim edhe unitetin e shqiptarve te ciletishin te bashkuar. Arsyeja e perleshjes ishte tentimi i vjedhjes se gjesendeve personale nga algjerianet gje e cila ju kushtoi shtrenjte! Si e komentoni ju ngjarjen B ..info
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Nisja e autobuseve as qe perben lajm me. Lajm do te ishte nje atikull me titull "Sonte nuk u nis asnje autobus me emigrante".

Duhet te presim me gjate per kete titull, per fat te keq.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

]Nisja e autobuseve as qe perben lajm me. Lajm do te ishte nje atikull me titull "Sonte nuk u nis asnje autobus me emigrante"

Duhet te presim me gjate per kete titull, per fat te keq.



]Per jave tera ishte teme e dites Aver.. urojm te ndermarrin ndonje vendim keta qeveritaret tane se mjaft kane ik dhe problemi eshte se ku kan perfundu perveqe emrit te madhe Gjermanin tjeter.. kampe.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

...:( Endrra te trazuara neper sy te veshur me dhimbje pa gjume,ne kerkimin e nje endrre agimi..
Nje copez loti ne atdhe nje ne rruget e gjata mergimtare i fundit sdihet ku do jete neper rruget e botve te acarta..
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

rudina-hoti-4_7068.jpg
0.3 %, ose 37 nga mbi 12.500 është shifra e pranimit të kërkesave të azilit në Gjermani për kosovarët që prej janarit 2014. Shifrën e konfirmon zyrtarisht për KTV-në Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
Në një përgjigje me shkrim, Katrin Hirseland, zëdhënëse e kësaj zyre, ka shpjeguar numrat e azil-kërkuesve kosovarë dhe faktin që shumica dërmuese do të kthehen shumë shpejt në Kosovë. Muajt e fundit kanë shënuar rritje marramendëse të kërkesave për azil.

“Në janar 2015 nga Kosova kanë ardhur 3630 kërkesa për azil (3.034 aplikacione për herë të parë dhe 596 aplikacione për herë të dytë). Duke krahasuar numrin e aplikacioneve për herë të parë ndërmjet janarit 2015 dhe dhjetorit 2014, kur kishim 1461 aplikacione fillestare, ka një rritje prej 107.7 %. Nëse e krahasojmë janarin e 2015-s me janarin e 2014-s (451 aplikacione fillestare) kemi një rritje prej 527.7 %. Vitin e kaluar në përgjithësi kemi pasur 8923 kërkesa për azil nga Kosova (6908 kërkesa fillestare dhe 2015 për herë të dytë). Nga të gjitha këto kërkesa mund të konfirmojmë se azil kemi dhënë për 0.3 % të tyre”, ka thënë Hirseland për KTV.

Sipas Hirseland, për shkak të numrit shumë të madh të kërkesave nga Kosova, rastet e tyre tani shqyrtohen me urgjencë dhe shumë shpejt ata kthehen në Kosovë vullnetarisht ose nga autoritetet gjermane.

“Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë i ka ndërruar procedurat e veta. Tani u jep përparësi aplikacioneve nga Kosova. Kjo do të thotë se për to tani vendoset brenda 2 javësh. Meqë aplikuesit nga Kosova zakonisht nuk kanë asnjë bazë për t’i marrë nën mbrojtje, aplikacionet e tyre zakonisht refuzohen dhe ata duhet të kthehen në Kosovë. Nëse nuk kthehen vullnetarisht, kthehen nga autoritetet gjermane”, pohoi zytarja gjermane.

Zyrtarja gjermane ka shpjeguar se azil-kërkuesit paraqesin aplikacionet e tyre në një prej 24 degëve të kësaj zyre në Gjermani. Në pritje të një përgjigjeje ata vendosen fillimisht në qendra pritjeje që menaxhohen nga shtetet e veçanta federale dhe ku marrin strehim dhe ushqim dhe aty rrinë deri në marrjen e një përgjigjeje për kërkesën për azil, përcjell koha.net. Zyra Federale për Migracion e Gjermanisë ka thënë se sistemi i azilit i Hungarisë nuk ka deficite dhe se ky shtet nëse është e nevojshme i kthen kosovarët edhe aty. Në vitin 2014 në total Gjermania ka aprovuar 44 % të kërkesave për azil dhe këtu bëjnë pjesë më së shumti Siria e Afganistani.B koha
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

]Per jave tera ishte teme e dites Aver.. urojm te ndermarrin ndonje vendim keta qeveritaret tane se mjaft kane ik dhe problemi eshte se ku kan perfundu perveqe emrit te madhe Gjermanin tjeter.. kampe.

Po Arfenilla, e vertete. Me kedo qe takohem paraprakisht e di qe muhabeti i pare do te jete ky, per nja 10 minuta minimumi, per te vazhduar pastaj me muhabetet tjera. U katandisem keq, ne qe dikur rezultonim si populli me optimist ne bote neper sondazhe nderkombetare.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Po Arfenilla, e vertete. Me kedo qe takohem paraprakisht e di qe muhabeti i pare do te jete ky, per nja 10 minuta minimumi, per te vazhduar pastaj me muhabetet tjera. U katandisem keq, ne qe dikur rezultonim si populli me optimist ne bote neper sondazhe nderkombetare.
Jo per zote, na eshte bere koka daulle me kete teme ,Por tani jeta vazhdon dhe duhet te mendojm te ecim para, e keqja pas kesaj ikje eshte se do perfundojn pas disa muajve ketu ku ishin deri tani dhe me te zhgenjyer se me par.... shqetsues eshte se ne cdo lajme nga jasht edhe thene se nuk pranojm Azil dhe prap nuk kan jan ndale te ndegjojn per kete lajm shqiptaret.. kjo dhemb me shum .
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Jo per zote, na eshte bere koka daulle me kete teme ,Por tani jeta vazhdon dhe duhet te mendojm te ecim para, e keqja pas kesaj ikje eshte se do perfundojn pas disa muajve ketu ku ishin deri tani dhe me te zhgenjyer se me par.... shqetsues eshte se ne cdo lajme nga jasht edhe thene se nuk pranojm Azil dhe prap nuk kan jan ndale te ndegjojn per kete lajm shqiptaret.. kjo dhemb me shum .

Tani, pasi qe vetem ndodhi cka ndodhi, shpresoj qe te pakten ti mbajne per nje kohe atje sa te marrin veten. Po i kthyen menjehere, kur e kemi parasyshe qe i kane lene vendet e punes (te cilat jane plotesuar me te tjere) ose te tjere qe i kane shitur edhe shtepite, makinat, bagetite etj.,... Kosoven do te perfshinte nje anarki totale.
 
Titulli: Edhe sonte disa autobusë u nisën për Hungari

Tani, pasi qe vetem ndodhi cka ndodhi, shpresoj qe te pakten ti mbajne per nje kohe atje sa te marrin veten. Po i kthyen menjehere, kur e kemi parasyshe qe i kane lene vendet e punes (te cilat jane plotesuar me te tjere) ose te tjere qe i kane shitur edhe shtepite, makinat, bagetite etj.,... Kosoven do te perfshinte nje anarki totale.
Kjo eshte me e keqja ,se kthehen dhe agresiv me shum duke marr parasysh sa mundin ishte deri te kalojn hungarin, dhe cfar pastaj.
 
Back
Top