Edhe një shans! Po sikur Hillary Clinton të bëhet Presidentja e ardhshme e SHBA?

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
A do të jetë vërtetë Donald Trumpi presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara?! Situata duket mjaft absurde pasi çdo gjë mund të ndodh. Hillary Clinton akoma duket se ka shanse për t’u bërë presidentja e re e SHBA-ve, edhe pse rezultatet tregojnë të kundërtën.

Më datë 19 dhjetor, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. Nëse të gjithë do të shprehin mendim negativ ndaj Trumpit, atëherë do të jetë Clinton ajo që do ta marrë presidencën.

Hipoteza duket se ka pak gjasa të ndodh, megjithatë shpresojnë fort 4,7 milion firmëtarët e një peticioni online në faqen Change.org. Peticioni është më i votuari nga të gjitha peticionet e mëparshme dhe që kjo platformë ka ndërmarrë, e mbase edhe më i rëndësishmi.

Ideja për një peticion kundër Trump lindi nga Daniel Brezenoff, një ndihmës social, menjëherë pas ditëve të zgjedhjeve. Peticioni u bën thirrje 149 anëtarëve të Kolegjit që të injorojnë votat e shtetit që përfaqësojnë e të votojnë në favor të Hillary Clintonit, shkruan Tesheshi.

“Donald Trumpi përbën rrezik për Kushtetutën e vendit,” pohon Brezenoff. Peticioni mbështet idenë se duhet të jetë Hillary Clinton presidentja e ardhshme e Amerikës, pasi votat popullore e mbështesin këtë.
auto_auto_t1larg.hillary-clinton-red-happy.t1larg14810281871481224746.jpg
http://www.botasot.info
 
Titulli: Edhe një shans! Po sikur Hillary Clinton të bëhet Presidentja e ardhshme e S

Fjala e popullit ishte Trump.. Tani ta lene te shohim cdo beje nga ato qe tha....
 
Titulli: Edhe një shans! Po sikur Hillary Clinton të bëhet Presidentja e ardhshme e S

Pas te keqes fshehet e mira ,,te presin tani se cfar do beje Trump.
 
Back
Top