E zë gjumi në mbledhje, ekzekutohet me kundërajror

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
E zë gjumi në mbledhje, ekzekutohet me kundërajror

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Koreja e veriut e ka kthyer në rrugë vrasjen e atyre që i konsideron si kërcënim për lidershipin e vendit. Armiqtë politikë të Kim Jong Un ekzekutohen, ndoshta për të krijuar edhe frikë tek elita se kush kundërshton qeverinë, do të përfundojë shumë shpejt si ata.

E përditshmja konservatore, JoongAng Ilbo, raportoi se Hwang Min, ish-ministër i Bujqësisë dhe Ri Yong-jin, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Arsimit, u ekzekutuan me kundër ajror në një akademi ushtarake në Phenian në fillim të muajit gusht.

Hwang thuhet se u vra pas propozimit të disa politikave që janë parë si kërcënim i drejtpërdrejtë për udhëheqjen e Kimit.

Ndërsa arsyeja qe mendohet se është ekzekutuar Ri është se atë e kishte zënë gjumi gjatë një mbledhjeje të drejtuar nga Kim Yong un.

Raporti citon burime anonime që kanë informacion të klasifikuar për regjimin. Por media shtetërore nuk ka bërë asnjë reagim pas lajmit.

Zyrtari më i lartë i ekzekutuar në vend është Jang Song Thaek , xhaxhai i Kim, i cili u shpall si tradhtar i kombit dhe u vra në dhjetor të vitit 2013.
Gazeta JoongAng Ilbo spekulon se ekzekutimet mund të shënojnë një raund të ri të spastrimeve, si një shfaqje e forcës nga Kim Yong Un për të forcuar akoma më shumë pushtetin në duart e tij, pas përçarjes që ka përfshirë elitën politike të Koresë së Veriut gjatë muajve të fundit.

/ Top Channel
 
Titulli: E zë gjumi në mbledhje, ekzekutohet me kundërajror

Monique ti deshe te fleje gjume ne karrige apo me bene syte mua?
 
i gjori popull thuaj... :(
 
Titulli: E zë gjumi në mbledhje, ekzekutohet me kundërajror

Monique ti deshe te fleje gjume ne karrige apo me bene syte mua?

leep-in-class-student-school-zach-king-fb__700-png.jpg

Jam natyre praktike kshu lol
 
Attachments

  • leep-in-class-student-school-zach-king-fb__700-png.jpg

    34.4 KB · Shikime: 0
  • leep-in-class-student-school-zach-king-fb__700-png.jpg
    leep-in-class-student-school-zach-king-fb__700-png.jpg
    34.4 KB · Shikime: 0
Titulli: E zë gjumi në mbledhje, ekzekutohet me kundërajror

leep-in-class-student-school-zach-king-fb__700-png.jpg

Jam natyre praktike kshu lol

lol gjeniii

dhe pse ta shohesh me kujdes ka sh mosperputhje njera foto me tj
gjeni mbetet
 
na na ...se tashi e ke fiks lol

Back
Top