E tmerrshme: Isha robëresha e Arkanit, “tigrat” e tij më dhunuan për gjashtë muaj!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 21:23 / 18.11.2014


e-tmerrshme-isha-rob-euml-resha-e-arkanit-ldquo-tigrat-rdquo-e-tij-m-euml-dhunuan-p-euml-r-gjasht-euml-muaj_hd.jpg




Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen, poshtërimin dhe frikën që ndjej nga ata njerëz - nëse mund të quhen njerëz. I pari, i dyti, i treti... bëheshin rend për të kënaqur epshin e tyre pagan e mizor, ndonëse jo vonë lindur. Më dhunuan për herë të parë në shtëpinë time, pa vetëdije, para fëmijëve. Isha vetëm 20 vjeçe kur filloi ferri im, thotë boshnjakja M.M. nga Bjelina.

Traumat që i ka marrë më 1992 nga kriminelët serbë, po e ndjekin gjithë jetën. Dëshmia e saj është një nga më të tmerrshme dhe do të përmendet në konferencë ndërkombëtare që do të mbahet nesër në Sarajevë, ku të pranishëm do të jenë edhe William Hague dhe Angelina Jolie.

Sipas saj, mizoritë më të mëdha i kanë kryer rezervistët nga Serbia, nën komandën e kriminelit Zhelko Razhnatoviq Arkan.

“Kam jetuar me vjehrrën, me burrin tim dhe dy fëmijët. Në fillim të prillit të vitit 1992, shtëpia ishte bastisur nga arkanovët me mjekra. Burrin e goditën dhe ai e humbi vetëdijen. Pastaj më goditën mua. U zgjova krejtësisht e zhveshur dhe e mbuluar në gjak. Qëndroja e pafuqishme, e rrahur, e përdhunuar, e torturuar, e poshtëruar dhe çnderuar”, thotë ajo për Dnevni Avaz, transmeton Telegrafi.

Teksa mendoi se kaloi më të keqen, tmerri veçse e priste.

“Ndërroheshin çdo ditë, derisa kam rënë pa ndjenja. Burrin kurrë nuk e pash. Gjashtë muaj më mbajti Arkani. Isha robëresha e tij. Kërkonte t’i dërgohesha dhe më thoshte: ‘Je si ajo’ (fjalën e kishte për gruan, Svetllana Razhnatoviq - Ceca). Shfrenohej në mua derisa nuk bija, e pastaj më linte tek të tjerët. Një ditë mi shkuli flokët. Dorën e mbështolli me flokë. I shkulte derisa nuk mbeta tullace. Ai ma preu gjirin me bajonetë”, shton ajo.

Atë e dërguan edhe në linjat e fronit në Orash, ku e dorëzuan tek ushtarët për ta dhunuar.

“Jo vetëm se më dhunonin, por më rrihnin e më prisnin në trup. Kudo kam shenja. I digjnin cigaret në mua, në gjenitale... Dua ta harroj këtë, por si. Shenjat në qafë, në duar, në tërë trupin m’i kujtojnë ato ditë”, shton boshnjakja fatkeqe, transmeton Telegrafi.

“Shkova në Tuzëll, ku na vendosën në një kamp refugjatësh. Si 21 vjeçare kam qenë plotësisht e thinjur, krejtësisht e shkatërruar, veçanërisht kur mjeku tha se unë isha shtatzënë. Unë nuk doja të lindja atë fëmijë, nuk mundesha”, thotë e përlotur ajo.

“Nuk e kam lehtë të flas. Sot unë jam 100 për qind me aftësi të kufizuara. Nuk mund të gjej punë. Jetoj në Sarajevë me bashkëshortin e saj, i cili nuk punon. Ushqehemi në kuzhinën popullore. Rregullisht shkoj në psikoterapi. Gjatë luftës kam humbur 39 anëtarë të familjes. Tri herë kam tentuar të kryej vetëvrasje. Të lumtur më bëjnë fëmijët që mësojnë mirë. Edhe pse jetojmë në banesë të shkatërruar, ata u janë mirënjohës Perëndisë që më kanë mua”, thotë M.M. /Telegrafi/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E tmerrshme: Isha robëresha e Arkanit, “tigrat” e tij më dhunuan për gjashtë

Cfare tmerri...Mekat...
 
Titulli: E tmerrshme: Isha robëresha e Arkanit, “tigrat” e tij më dhunuan për gjashtë

Dhe kur e mendon qe shumica prej tyre sot jetojne te lire. Jo pak prej tyre i kemi vetem disa kilometra larg/afer, ne pjesen veriore te Mitrovices.. por ka edhe nga ata qe sot jane pjese e institucioneve te Serbise.

Rasti i saj qenka pak me ekstrem, por raste te peraferta kane ndodhur edhe gjate luftes ne Kosove.

Popull kriminel.
 
Titulli: E tmerrshme: Isha robëresha e Arkanit, “tigrat” e tij më dhunuan për gjashtë

Shume e vertete Aver, prandaj e solla kete shkrim qe ta diskutojme,,,mundesisht ne frymen e ngritjes se vetedijes sone kombetare!
 
Back
Top