E kishte mbyllur Shtëpinë e Zotit

Lauri

Anunnak
Sodita Shtëpinë e Tij nga jashtë
Pastaj iu qasa kangjellave, vështrova oborrin
Pastaj shtyra portën e vjetër me llamarinë të ndryshkur
Dhe vështrova lulet gati të vyshkura

Pas shtatë hapave
U gjenda para derës së mbyllur me çelës
E kishte mbyllur Shtëpinë e Zotit
E kishte mbyllur ai që merr rrogë nga shteti pse beson Zotin

Por, një pusullë ngjitur në derë ndihmonte njerëzit:
Për varrime urgjente telefononi këtu: ...
اmimi: Varet nga dhembshuria Juaj
Për martesa urgjente, telefononi këtu: ...
اmimi: Varet nga gëzimi Juaj
Shërbime të shpejta, të lira dhe të mira
Nënshkrimi: Robi i Zotit...
PS: Na është ndaluar trajtimi i këtyre sëmundjeve:
I sterilitetit, paranojës, skizofrenisë dhe traumave!

Bëra shtatë hapa djathtas
Xhamat me pluhur
Bëra katërmbëdhjetë hapa majtas
Fshiva njërin më pak të pluhurosur
Dhe pash brenda:
Konturat e gjata të dritareve dhe drita të venitura
As Zot, as Engjëj...

E kishin kyçur Shtëpinë e Zotit me çelës:
Mund të kalojë natën ndonjë i pa kulm
Mund t’ i lutet Zotit ndonjë falas...

Pyetja që më mundonte mirëpo nuk ishte boshësia
Në shtëpinë e Zotit
Por përgjigjet e munguara në këto pyetje:
E kishin mbyllur Zotin brenda
E kishin lënë përjashta
E kishin dëbuar
Apo Zoti kishte ikur nga shtëpia e vet?

Sidoqoftë, i hutuar ika tutje
Dhe me ëndje
I bindur se pas atyre kangjellave
Nuk kishte besim
Dhe i bindur
Se nëpërmjet asaj porte të harruar hapur
Apo nëpërmjet asaj dere të mbyllur me qëllim
Mund të shkojë njeriu diku

Këtë e kanë kuptuar të parët ata që kanë mbyllur me çelës derën e Zotit
Por, për lekë, detyrohen ta hapin një herë në javë...
/zemrashqiptare

qielli_zpsdd9e4d1a.png
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top