E djeshmja fisnike dhe e sotmja mjerane e unifomave shqiptare

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Auron Tare


E djeshmja fisnike dhe e sotmja mjerane e unifomave shqiptare



Diku nga viti xxx, Artan Lame hapi një ekspozitë në Tiranë me uniformat e ushtrisë shqiptare. Ishte një panoramë 100-vjeçare e lloj lloj xhaketash, rrypash, çizmesh dhe dyfeqesh që shqiptarët e pavarur kishin veshur dhe mbajtur nga 12 e tehu.
Sipas kohës apo ndryshimeve politike, uniformat kishin ndryshuar nga ato turke në austriake, pastaj italiane e deri tek periudha e Zogut që i dha njëfarë rëndësie uniformës. Për të vazhduar pastaj tek periudha komuniste që e filloi me uniforma parade me doreza të bardha e shpata dhe përfundoi tek uniformat e shpifura të modelit kinez.
277747877_10225806981537140_1854449443753909121_n-112x150.jpg
277807244_10225807013537940_1255806467435672571_n-114x150.jpg


Në akademine ushtarake ku unë studioja, qarkullonte një thënie e Mareshalit Zhukov kur kishte parë ushtrinë shqiptare të veshur me uniformë sovietike: “Shqiptarëve ju duhet uniforma e tyre kombëtare, jo rrobat ruse”, thuhej se Mareshali i famshëm i kishte thënë Enverit.
Fatkeqësisht, që prej asaj kohe uniformat erdhën duke u rrënuar më shumë, duke e kthyer ushtrinë kombëtare në një tufë rreckamane të veshur me lloj lloj uniformash të faluara nga cilado depo ushtarake që donte të zbraste vjetërsirat e saja.
Mjafton të shikosh rrobat që qarkullojnë për të kuptuar se nga cila ushtrinë vinë. Në një farë mënyre, ajo që shikojme rrugëve është një lloj përsëritje e ekspozitës së Lames në natyrë.
Diku nga 2012, Lame dhe unë kemi folur shpesh për një ëndërr të Artanit për të kompozuar dhe veshur të paktën Gardën Kombëtare me një uniformë që do të ishte tipike shqiptare. Si opozitarë të ngeshëm kishim kohë plot për kësi ëndrrash, të cilat dreqi e mori mbetën ëndrra. Të shpresojmë nëse Lame do ta hapë atë muzeumin që ka në mendje, ku të paktën të vendosë nja dy kukulla me uniformën që ka skicuar në letra. Kështu të paktën dëshirën për një uniformë kombëtare ta shikojmë në muzeumin e Lames.
277671689_10225806975896999_2822017202318293417_n-1-234x300.jpg


E gjitha kjo përsiatje më erdhi në mendje këtë javë kur në Muzeumin Metropolitan të New York-ut, personi që e kishin caktuar për të më shoqëruar ndaloi përpara një tablloje të piktorit romantik John Lewis. Ishte piktura e një djaloshi të veshur me kostumin kombëtar shqiptar dhe skllavin e tij Nubian në një sallon të Egjiptit. Sipas kuratorit, po vështroja Iskander beun, të birin e Sulejman Pasha al-Faransawi, një nga personalitetet e rëndësishme të Egjiptit modern në kohën e Mohamed Aliut.
Sulejman Pasha kishte qenë një freng i konvertuar në islam. Ushtarak karriere, pjesëmarrës i “Grande Armee de Orient”, Armatës se Orientit të Gjeneral Bonapartit. Kishte luftuar në beteja si ajo e Waterlosë dhe Trafalgarit. Pas syrgjunit të Bonapartit, ishte futur në shërbim të Muhamed Aliu të Egjiptit, i cili e kishte caktuar si komandat të Akademisë së tij ushtarake. Sulejman Pasha apo Kolonel Joseph Sève, veprimin e parë që bëri ishtekrijimi i një uniforme kombëtare për ushtrine egjiptiane. Zgjodhi veshjen e ushtarëve shqiptarë të Muhamed Aliut. Kjo jo vetëm si një tipar dallues i rëndësisë së tyre në ushtrinë e re, por edhe si një element i rrallë ku bukuria e veshjes dhe egërsia në betejë e atyre që e vishnin shkriheshin në një model unik, duke bërë kështu që kjo rrobë të shikohej si me admirim ashtu edhe me frikë.

277586005_10225806978457063_6970892678029110388_n-300x300.jpg


Dhe kështu, falë kolonelit francez, ushtria egjiptiane e kohës mbante veshur rrobat kombëtare të shqiptarëve. Me këtë uniformë, egjiptianët luftuan në shumë beteja nga provincat afrikane në Krime e deri në Meksikën e largët, ku një seri oficerësh shqiptarë drejtuan ushtrinë e Muhamed Aliut në mbështetje të Maximilianit.
Kurioz për këtë histori të jashtëzakonshme, gërmova pak më tej dhe ajo që më tregoi kuratori i Metropolitan Muzeum ishte në fakt një veçori dalluese e ushtrisë egjiptiane për mbi 100 vite. E treguar kjo edhe nga europianë të tjerë, si pikturat e hungarezit Arthur von Ferraris, nxënës i Leon Zheromit të famshëm, i cili në disa tablo të tija në mesin e 1800-ës ka kapur ende ushtarë në rrugët e Kajros të veshur me uniformën e modeluar nga koloneli francez.
Repartet egjiptaine që luftuan në Luftën e Krimesë kanë po ashtu të veshura uniformën e frymëzuar nga rrobat kombëtare shqiptare, tipar ky që lidhej jo vetëm më dinastinë shqiptare të Egjiptit, por me domethënien e madhe që kishte ajo uniformë si tipar dallues i luftëtarëve të famshëm shqiptarë.
E pra, në një kohë jo shumë të largët, veshjet shqiptare frymëzonin botën e Orientit apo sallonet e Europës. Pra, jo vetëm Lordi Bajroni vishej me to duke bredhur salloneve mondane me krenari te dukshme. Muzeumet i ruajnë dhe i mbajnë si vlera të rralla të mjeshtërisë së dikurshme, por dreqi e mori askush nuk i deshi dhe nuk i ringjalli për të hijeshuar Gardën tonë Kombëtare. Të shpresojmë që të paktën Artan Lame kur të dalë në pension të mos i harrojë në muzeumin e tij.
/tesheshi.com/
 
Ne kultura dhe trashigimia na eshte thermisur neper duart e kohes.
Sepse askush nuk i dha rendesine dhe perkushtimin e duhur.
Gjithesesi nuk eshte vone as tani, te krijojne nje uniforme ushtrie ku ne te te shkrihet identiteti dhe elementet kombetare .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top