E ardhmja e Hagia Sofias

Sweetie

Anëtar i Respektuar
10fak3l.jpg

Thirrja e një ministri të Turqisë për ta shndërruar përsëri në xhami Shën Sofinë e Stambollit, e cila tani është muze, ka provokuar kundërshtime mes grupeve fetare dhe diplomatike. Shën Sofia, e cila u ndërtua fillimisht si kishë, mbetet një simbol i rëndësishëm i Krishtërimit.

Statusi i monumentit të Stambollit, Shën Sofia ose Haghia Sofia, siç njihet gjerësisht, ka qenë gjithmonë i debatueshëm. Për 1 mijë vjet me radhë ajo ishte kisha më e rëndësishme e Krishtërimit, në qendër të Perandorisë Bizantine. Me rënien e Kostandinopojës, nën zgjedhën e turqve otomanë, ajo u shndërrua në xhami.

Pastaj, në vitin 1931, sundimtarët laikë të Turqisë e shndërruan atë në muze. Tani, zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc, gjatë një vizite tek Hagia Sofia, la të kuptohet se ajo mund të ndryshohet përsëri.

Dikur ish-xhamitë mund të funksiononin si muzeume, por tani është ndryshe, thotë ai. Hagia Sophia tani duket e dëshpëruar, por me vullnetin e zotit asaj do t'i kthehet përsëri buzëqeshja.

Profesoresha Istar Gozaydin në Univestitetin Dogus të Stambollit është eksperte për fenë dhe shtetin. Ajo thotë se prapa një vendimi të tillë mundet të fshihen zgjedhjet dhe politika.

"Për qeverinë pro-Islamike të Turqisë është e rëndësishme që monumenti të shndërrohet në xhami. Pra, përse po bëhen përpjekje për ta shndërruar muzeun përsëri në xhami? Kjo duhet të ketë lidhje me klimën e tanishme politike në vend; me afrimin e zgjedhjeve lokale kjo çështje do të ishte një burim i rëndësishëm për vota."

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tashmë e ka filluar fushatën elektorale, duke grumbulluar rreth vetes besimtarët, shpesh duke përdorur një retorikë fetare dhe nacionaliste.

Analistët theksojnë se kthimi përsëri i Shën Sophias në xhami do të ndikonte pozitivisht tek votuesit nacionalistë, të cilët e shohin atë si simbol të dikurshëm të madhështisë së Perandorisë Otomane.

Krahas me miliona turistë, Hagia Sofian e vizitojnë çdo vit edhe shumë turq.

Ky i ri nuk ka dyshime që monumenti duhet shndërruar në xhami.

"Ne nuk duam ta humbim kulturën tonë, duam të vijmë këtu për lutjet e së premtes, - thotë ai. Besoj se me ndihmën e kryeministrit dhe zëvendësit të tij ajo do të shndërrohet përsëri në xhami."

Stambolli është qendra e Patriarkanës Ekumenike të Kishës Ortodokse. Janë shtuar shqetësimet për shkak të shndërrimit tashmë të dy muzeumeve në xhami nga qeveria aktuale, të cilat më parë kanë qenë kisha me përmasa më të vogla, por që kanë të njëjtin emër me Hagia Sophian.

Shkëlqesia e tij Genadios i Sassima, kreu i Patriarkanës Orthodokse me seli në Stamboll, paralajmëron se kthimi i Hagia Sofias në xhami do të ishte një hap i tepruar.

"Ata duhet ta kuptojnë konkretisht se sa serioze do të jenë pasojat në mbarë botën për një veprim të tillë dhe si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar. Sepse ky monument historik vizitohet çdo vit nga miliona njerëz, të krishterë dhe jo të krishterë, të cilët e kuptojnë se ajo është imazhi dhe piktura e një feje: Krishtërimit."

Athina tashmë e ka dënuar edhe vetë sugjerimin për shndërrimin e Hagia Sofias në xhami. Por zëdhënësi Ministrisë së Jashtme turke Levant Gumrukcu thotë se Ankaraja nuk ka nevojë për leksione mbi lirinë fetare.

"Dihet nga të gjithë se historikisht Turqia e ka respektuar shenjtërinë e objekteve fetare. Kjo nuk ka nevojë aspak që të provohet."

Por vëzhguesit parashikojnë, se lufta e fjalëve mund të jetë thjesht një paralajmërim për ato që do të vijnë, në kushtet kur Kisha Orthodokse ka aleatë të fuqishëm si në Washington, edhe në Bruksel.

[SUB]/Dorian Jones, z.a.[/SUB]
 
اfarë do të ndodhë me Shën Sofinë e Stambollit

Kisha e famshme u kthye në xhami, kur Otomanët pushtuan Konstantinopojën (Stambollin e sotëm) – Në 1931, Ataturku e ktheu në muzeum – Tani qeveria e Erdoanit synon ta kthejë edhe njëherë në xhami, por jo të gjithë janë dakord

sofia_zps6d2b97fe.png

Thirrja e një ministri të Turqisë për ta shndërruar përsëri në xhami Shën Sofinë e Stambollit, e cila tani është muze, ka provokuar kundërshtime mes grupeve fetare dhe diplomatike. Shën Sofia, e cila u ndërtua fillimisht si kishë, mbetet një simbol i rëndësishëm i Krishtërimit.
Statusi i monumentit të Stambollit, Shën Sofia ose Haghia Sofia, siç njihet gjerësisht, ka qenë gjithmonë i debatueshëm. Për 1 mijë vjet me radhë ajo ishte kisha më e rëndësishme e Krishtërimit, në qendër të Perandorisë Bizantine. Me rënien e Kostandinopojës, nën zgjedhën e turqve otomanë, ajo u shndërrua në xhami.
Pastaj, në vitin 1931, sundimtarët laikë të Turqisë e shndërruan atë në muze. Tani, zëvendëskryeministri turk Bulent Arinc, gjatë një vizite tek Hagia Sofia, la të kuptohet se ajo mund të ndryshohet përsëri.
Dikur ish-xhamitë mund të funksiononin si muzeume, por tani është ndryshe, thotë ai. Hagia Sophia tani duket e dëshpëruar, por me vullnetin e zotit asaj do t’i kthehet përsëri buzëqeshja.
Profesoresha Istar Gozaydin në Univestitetin Dogus të Stambollit është eksperte për fenë dhe shtetin. Ajo thotë se prapa një vendimi të tillë mundet të fshihen zgjedhjet dhe politika.
“Për qeverinë pro-Islamike të Turqisë është e rëndësishme që monumenti të shndërrohet në xhami. Pra, përse po bëhen përpjekje për ta shndërruar muzeun përsëri në xhami? Kjo duhet të ketë lidhje me klimën e tanishme politike në vend; me afrimin e zgjedhjeve lokale kjo çështje do të ishte një burim i rëndësishëm për vota.”
Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan tashmë e ka filluar fushatën elektorale, duke grumbulluar rreth vetes besimtarët, shpesh duke përdorur një retorikë fetare dhe nacionaliste.
Analistët theksojnë se kthimi përsëri i Shën Sophias në xhami do të ndikonte pozitivisht tek votuesit nacionalistë, të cilët e shohin atë si simbol të dikurshëm të madhështisë së Perandorisë Otomane.
Krahas me miliona turistë, Hagia Sofian e vizitojnë çdo vit edhe shumë turq.
Ky i ri nuk ka dyshime që monumenti duhet shndërruar në xhami.
“Ne nuk duam ta humbim kulturën tonë, duam të vijmë këtu për lutjet e së premtes, – thotë ai. Besoj se me ndihmën e kryeministrit dhe zëvendësit të tij ajo do të shndërrohet përsëri në xhami.”
Stambolli është qendra e Patriarkanës Ekumenike të Kishës Ortodokse. Janë shtuar shqetësimet për shkak të shndërrimit tashmë të dy muzeumeve në xhami nga qeveria aktuale, të cilat më parë kanë qenë kisha me përmasa më të vogla, por që kanë të njëjtin emër me Hagia Sophian.
Shkëlqesia e tij Genadios i Sassima, kreu i Patriarkanës Orthodokse me seli në Stamboll, paralajmëron se kthimi i Hagia Sofias në xhami do të ishte një hap i tepruar.
“Ata duhet ta kuptojnë konkretisht se sa serioze do të jenë pasojat në mbarë botën për një veprim të tillë dhe si do të reagojë komuniteti ndërkombëtar. Sepse ky monument historik vizitohet çdo vit nga miliona njerëz, të krishterë dhe jo të krishterë, të cilët e kuptojnë se ajo është imazhi dhe piktura e një feje: Krishtërimit.”
Athina tashmë e ka dënuar edhe vetë sugjerimin për shndërrimin e Hagia Sofias në xhami. Por zëdhënësi Ministrisë së Jashtme turke Levant Gumrukcu thotë se Ankaraja nuk ka nevojë për leksione mbi lirinë fetare.
“Dihet nga të gjithë se historikisht Turqia e ka respektuar shenjtërinë e objekteve fetare. Kjo nuk ka nevojë aspak që të provohet.”
Por vëzhguesit parashikojnë, se lufta e fjalëve mund të jetë thjesht një paralajmërim për ato që do të vijnë, në kushtet kur Kisha Orthodokse ka aleatë të fuqishëm si në Washington, edhe në Bruksel.

/Dorian Jones, Zëri i Amerikës
 
Attachments

  • sofia_zps6d2b97fe.png
    sofia_zps6d2b97fe.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: اfarë do të ndodhë me Shën Sofinë e Stambollit

Behet fjale per kishen qe ndodhet ne te njetin oborr me xhamine Blu?

Une di qe ajo po restaurohet dhe mbetet kishe apo jam gabim
 
Titulli: اfarë do të ndodhë me Shën Sofinë e Stambollit

sofi2_zps685fe90f.png

sofi7_zps2764ee58.png

sofi3_zpsbff7d150.png

sofi5_zpsf0df404c.png

sofi6_zps805c4bea.png

sofi4_zps533e98dc.png
 
Attachments

  • sofi2_zps685fe90f.png
    sofi2_zps685fe90f.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sofi7_zps2764ee58.png
    sofi7_zps2764ee58.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sofi3_zpsbff7d150.png
    sofi3_zpsbff7d150.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sofi5_zpsf0df404c.png
    sofi5_zpsf0df404c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sofi6_zps805c4bea.png
    sofi6_zps805c4bea.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • sofi4_zps533e98dc.png
    sofi4_zps533e98dc.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

BUKURI E RRALLE FOLKLORISTIKE . UROJME TE MBETET JO VEC MUZE POR DHE muzè per SYRIN VEZHGUES.

KJO ESHTE NJE PERLE TURISTIKE .
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Besoj se s'ka shume rendesi ne do e kthejn nga muze ne xhami apo kishe!
Mbetet gjithmon nje arkitekture e mbrekullueshme do e vizitoja edhe te ishte xhami
vetem per shumellojshmerin e ngjyrave.
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Didi, shpresoj qe eshte nje ironi postimi yt. Nuk krahasohet dot nje muze me nje kult fetar. Ne kendevshrtimin tim duhet e kunderta, qe kulti te kthehet ne muze. Aq me keq, kur kjo ndertese eshte djepi i krishterimit ne kete qytet, te fuse hundet nje fe tjeter eshte mjaft provokuese. Te njejtin mendim do kisha edhe po te ishte e kunderta; nqs nje xhami te kthehej ne kishe.
Njeriu sot ka nevoje per kulture=muzeume, dhe jo kulte fetare qe po prishin njerzit nga koka.
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Shum kisha te vjetra qe nuk i viziton askush ne europ po kthehen ne Xhamia , keshtu qe kjo si "kish" ka perfundu moti asgje te nje kishe se ka qe nga koha e Perandoris Osmane ! keshtu qe i vetmi ndryshim qe do i behej kesaj eshte te shtrohen tepisonat mos te ulen njerezit ne pllaka se ftohet dhe te fillojn faljen :D hajde perhajr :D
 
Jo aspak! Une s'po flas per fen ketu, po flas per artin.
Respektoj mendimin tend, ama dhe ti respekto te timin.

Une personalisht si tani qe eshte muze dhe me tutje ne
kthehet xhami a kishe c'te doje, ne do me jepet rasti do
shkoj ta vizitoj. Pavarsisht fes!
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Me pelqen shume te vizitoj ndertesa te tilla . Perhere ngelem i mahnitur dhe i mallengjyer
kur vizitoj objekte te kesaj natyre . Perpara njerzit merrnin kohen e duhur per te ndertuar diçka te bukur per syrin ,
diçka terheqse per shpirtin , kurse ndertimet e sotme behen me aksjon dhe me nje qellim te vetem , rentabilizim ne max .

Sa bukur qe tuqit gjithe ai popull , biles edhe me temprament te nxeht dhe nuk i kan shkaterruar kisha te tilla , objekte te
tilla te kultit katolik , por i ka kthyer ne xhamia !!! Ndanjehere me ngjan qe ne shqipet jem te paret per te shkateruar .
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Jo aspak! Une s'po flas per fen ketu, po flas per artin.
Respektoj mendimin tend, ama dhe ti respekto te timin.

Une personalisht si tani qe eshte muze dhe me tutje ne
kthehet xhami a kishe c'te doje, ne do me jepet rasti do
shkoj ta vizitoj. Pavarsisht fes!

E mire, ti ke nevoje per fe me shume se per art e dije. kthej veprat e artit ne kulte fetare

Ado, keni lind dhe perhape duke marre nga te tjeret....qe nga librat dhe kultet.;) Islamit nuk i ngelet asgje origjinale perveq se rera e shkretetires dhe kamelet, e beduin si ti..
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Me pelqen shume te vizitoj ndertesa te tilla . Perhere ngelem i mahnitur dhe i mallengjyer
kur vizitoj objekte te kesaj natyre . Perpara njerzit merrnin kohen e duhur per te ndertuar diçka te bukur per syrin ,
diçka terheqse per shpirtin , kurse ndertimet e sotme behen me aksjon dhe me nje qellim te vetem , rentabilizim ne max .

Sa bukur qe tuqit gjithe ai popull , biles edhe me temprament te nxeht dhe nuk i kan shkaterruar kisha te tilla , objekte te
tilla te kultit katolik
, por i ka kthyer ne xhamia !!! Ndanjehere me ngjan qe ne shqipet jem te paret per te shkateruar .

haha c'do shkatrrim me te madhe se kete qe ti ktheje ne kult fetare katolike ne xhami. Po te donte ta tregonte islami veten tolerant, do ta linte katolikeve Shen Sofine, dhe te ndertonte nje tjeter kult per muslimanet. Atehere do ti mbyllte gojne kujdo. Por ky fakt te thote qe nuk jane tolerant ndaj fese tjeter.
 
Po mire mo Lauri , por te gjitha mundesit i ka pas edhe per ti shkaterruar fare , prandaj te jemi pak pozitiv altitude , me mire xhami ,
sesa te mos ekzistonte fare me si objekt . Pastaj toleranca e islamisteve dihet deru ku arrin .
E them kete se ne qytetin ku jeti une , ka qene nje katedrale me e bukur dhe me e madhe se Notre Damme de Paris
dhe para dy treqind vjetesh u rrebeluan populli me regjimin dhe kishen e i vune zjarrin katedrales , e bene shkrum e hi .
Thone qe nuk mbeti asgje nga gjithe ajo mrekulli , dhe ne fakt nuk ka asgje me aty . Tani ne perkujtim te saj ,
kan ndrtuar me metal vetem disa kollona te shemtuara dhe pa pike shije , vetem per te len si shenj qe dikur ketu ka qene
nje katedrale kryeveper .
Ti do me thuash qe kan prishur edhe turqit shume te tjera , por prap mire qe pasken lene kete te themi .
 
Titulli: E ardhmja e Hagia Sofias

Shum kisha te vjetra qe nuk i viziton askush ne europ po kthehen ne Xhamia , keshtu qe kjo si "kish" ka perfundu moti asgje te nje kishe se ka qe nga koha e Perandoris Osmane ! keshtu qe i vetmi ndryshim qe do i behej kesaj eshte te shtrohen tepisonat mos te ulen njerezit ne pllaka se ftohet dhe te fillojn faljen :D hajde perhajr :D
E thu me men ti ate qe e the apo kot per sportt ?? pastaj ke pa shtet tjeter pervec kosoves dhe turqis ti ?? .....
 
Back
Top