Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
aleks_nika_homazh.jpg


Nga Mark Nika

Këtë letër e kam për Artur Zhejin, Grida Dumën dhe Arian اanin. Desha t’u çoj fjalë kur ju pashë në një emision televiziv ku u “revoltuat” shumë që një kolegu i juaj e quajti vrasjet e 21 Janarit ndërprerje të demokracisë. Nuk kisha parë në këtë jetë një tërbim aq haluçinant dhe të frikshëm nga tre njerëz me shkollë të lartë, të cilët në një debat ku flitej për vrasës dhe të vrarë, ishin si qen të tërbuar në anën e vrasësve.

Po ju çoj fjalë përmes gazetës, ngase e di që ato ekranet tuaja i keni kthyer në frëngji nga ku qëlloni pas shpine si shefi juaj më 21 Janar.

Dua t’u them së pari se gjyqi i 21 Janarit vërtet ka marrë rrugë të keqe, por nuk është mbyllur. Shumë nga çështjet e vrasjeve ende nuk janë gjykuar. Vrasja e nipit tim Aleks Nika, e cila dyshohet se është bërë nga një pistoletë si e Komandantit të Gardës, akoma nuk ka filluar të gjykohet. Nuk është se presim shumë tani prej drejtësisë, por qetësia për të pritur qoftë dhe gënjeshtër, në rastin e gjykimit të një vrasje, është vlerë e jona. Unë nuk e di ç’e keni atë turravrap për të mbrojtur me çdo kusht vrasjet dhe për t’i quajtur ato legjitime, por di të them që po bëni ndoshta më shumë se ç’u kanë kërkuar dhe çfarë u takon të bëni për këtë çështje.

Nuk e njoh mirë shtypin, por me aq sa di, nuk besoj se në botë ka ndonjë gazetar që hynë në polemikë për të zgjedhur mes të vrarit dhe vrasësit, dhe të jetë me shumë pasion në anën e vrasësit. Ju u kam parë në atë ekran dhe paçi faqen e zezë.

Dua t’u them së dyti se kur flisni për të vdekurit që t’u bëni qejfin të gjallëve që i kanë vrarë, kini parasysh se ata që kanë vdekur kanë lënë pas njerëz gjallë. Aleksi ka lënë dy vajza të vogla jetime, gruan dhe familjen. Ne ju shikojmë dhe ndjehemi shumë të fyer që flisni për djalin tonë si për dikë që s’ka kush ta mbrojë. Mund të jeni inkurajuar që opozita s’e përmend më shpesh, mund t’u duket se ata janë të vetëm nëntokë dhe s’u dëgjojnë, por e keni gabim.

Vëmendja me të cilën u dëgjojmë ne të gjallët kur doni të na përdhosni të vdekurit, është me e fortë edhe sikur të ndodhte t’u dëgjonin vetë të vdekurit. Ndoshta ju mendoni se ata nuk kanë më rëndësi për ju, por duhet ta dini se ata janë shumë të rëndësishëm për ne, sidomos tani që duket sikur janë vrarë kot, sipas jush. Bëni mirë mos të na i rivrisni para sysh në ekran, siç na i vrau Sali Berishën me Lulëzim Bashën. Mos zëvendësoni Ndrea Prendin, Agim Llupon dhe snajperët e tjerë të pushtetit. Sado t’u kenë paguar për këtë rol, nuk ka çmim që mund ta blejë jetën e një njeriu të vrarë në paqen e vet, në punën e vet dhe lirinë e vet për të protestuar. Bëni kujdes kur mendoni se po ribëhen “heronj të Berishës” duke rivrarë ata që vrau Sali Berisha.

Së fundmi, dua që përveç neverisë që kam ndjerë kur u pashë dhe dëgjova duke poshtëruar vdekjen e Aleksit, të shpreh dhe neverinë për çfarë po shikoj dhe dëgjoj përditë nga ju, duke dashur të shenjtëroni veprën e vrasësve. Unë kam një arsye të madhe të jem në luftë me pushtetin, por nuk kam arsye t’u mësoj ju me kë të jeni. Ju mund ta votoni dhe në heshtje Sali Berishën nëse e keni idhullin tuaj. Ju mund të flisni dhe për ndonjë të mirë të tij nëse gjeni. Por nëse ju keni vendosur të lartësoni Sali Berishën si vrasës dhe të na poshtëroni ne si të vrarët e tij, atëherë jeni duke ngritur kultin e 21 Janarit në politikën shqiptare. Jeni duke u thënë shqiptarëve se kush ngre kokën për të protestuar, vritet. E di se mund t’i trembni përkohësisht shqiptarët me këtë, se e kanë të freskët fotografinë e Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut. Por nuk mund t’i trembni gjatë dhe përgjithnjë. Një ditë ne do t’i japim të gjithë fund pritjes. Do t’i japim fund pritjes nga drejtësia, pritjes nga politika dhe pritjes nga opinioni publik. Po u çoj fjalë se një ditë do të pendoheni që po merrni anën e vrasësve. Dhe në mos u pendofshi si intelektualë, do të pendoheni si servila dhe të pafytyrë. Po mirë është mos t’u më dilni para as ashtu.//TemaOnline
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

shkrim i goditur mendoj , duket paksa nga dora e Dritëroit tone te madherishem . te cilin kushdo mund ta paguaj per nje shkrim te till. i cili merr vlera dhe ndez pak ate ndjenjen e urrejtjes tek lexuesi. ne si rrace , shqiptaret jemi shume te poshter . pasi fillimisht vizojm apo rrethojme zonen tone te sederlizmit duke hedhur poshte ndjenjen e ndergjegjsimit se cfare na rrethon jashte atij vizimi apo rrethi qe kemi formuluar.

kjo qe kerkon zoteria ne fjal , vertet qe do vij nje dite .

po kur?

ketej , degjojm njerez qe shesin veten per 2.000 lek ! ketej njerez qe servilosen per nje vend-pozixion pune 4 vjecare pa merita, njerez qe shesin familjet, njerez hakmarres , njerez spiun , njerez ne gjak mashtrues , gjakpires te ftohte qe mezi presin te na thithin gjakun .

a shuhen dot keta njerez , me nje gome? mendoj se jo.

athere le te presim ,

sepse te marrim pushken . nuk ka njeri Faqa. popull frikacak.
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

te tentoj te shkoj mbas maskarait te ofrohet te futet me dhune nekryeministri se do e lene ani deshmor ky garda odasht me masakru secilin qe ka kalu 200 metershi e ka tentu me hy brenda se fajtor so arian cani po ed rama qe tall Koken me viktimat e tij here i quan viktima e ne anen tjeter behet nje me ate qe e akuzoj per 21 janarin...

Grushti i shtetit paguhet me gjak per ate jam plotesisht me veprimin e gardes barem jan tregu ma tolerant se duhet
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

politika ket ka vëlla. sot je si ato tangat qe rrin fiks mbas disa vitheve , neser je si ato benevreket . kshuqe fli i qete nga ajo ane ti .

por dhe mos te denohen fajtoret . ket besoj e pagun , e tregoi 23 qershori . vota lire (apo e bler , çrendsi ka aq me keq akoma se tregon qe ka varferi) .

si ore , te vriten 3 burra . e mos te denohet askush . bangladeshi je ti (bangladeshi ja fus kot un, se ndoshta dhe ato kan ligje , qe tek ne fjala ligj duket akoma e panjohur per ata qe mbajne petkun e pushtetit)

nejse , muhabet i gjat .
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

More vlla ku ke pa te tentosh me hy ne institucione te shtetit si me leje te babes veq pse ka bertit shefi i opozites dilni ne protesta ,une ndaj mendimin 4 jan kon pak o dasht me shume per me qu nje leksion njehere e pergjithmon se kush kruhet me shtetin i ha brinat shpines ...
Nuk jam me vra shqiptar po ama diqysh duhet me u bo shteti kur njerezit tentojne me thy ligjin sikur te mos ishin kon krismat edhe vrasja e atyne 4 vetave qe po folet me shume per ta se ku me dit per kond ata e kishin perserit prape 97 edhe njehere e kish nis kjo mu bo tradit sa here sjemi te knaqun me zgjethje turru prish qdo institucion e kthe shqiperin 50 vjet prapa ....
Oshte kollaj me fol tash po o dasht shume me kon njeri me trimeri te madhe me i thon ngrehja komen duhet me kuptu pergjegjesin e bashes ne ate rast nese do te ishte rrezuar shteti edhe do kishim nje 97. te re ne vet kishim thon ku ke ministri qe nuk tha urdher ,edhe ishim ardhe ne perfundime se sali berisha me mbulu korrupsionin la te kallet kryeministria ishin saju nje milion legjenda...
Me vjen mire qe shteti shqiptar ka filluar me jep pak shenja jete edhe me marre vendime te gucimshme e kesaj plakes i kisha thon palou qaty se me kon shteti pak ma i keq ta kish shti kryet ne uje e kishin thon pesoj infrakt ne zemer...ketu nuk lojne as gazetari me bo pse e ka mbrojte ai mendimin e vet e ka gazetari edhe smundesh me ja imponu ti qka me fol ..
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

Ti mduket rrifke nga ana atij S.Ngjalës , kshu S.Ngjelës. 1000000000 tha le te vriten . Cili shtet je ti qe nuk njihke nje metode per te parandaluar 25 militane rrjepacake xhepshpuar te Partise Komuniste Shqiptare (PS-s) ? Si te dilka situata nga kontrolli ty si shtet?

imagjino te ishin 10.000 mije jo me shume? do kishim revolucion thua ti? dhe vrasje pa fund, luft civile? Po rri tani, mos bejm demagogji kot.

ka menyra , menyra per te parandalu ate akt vandalizmi te militanteve te deshperuar qe ishin apo nuk ishin 35 veta gjithsej.
 
Titulli: Dy fjalë për ata që mbrojnë vrasjen e Aleksit

Ti mduket rrifke nga ana atij S.Ngjalës , kshu S.Ngjelës. 1000000000 tha le te vriten . Cili shtet je ti qe nuk njihke nje metode per te parandaluar 25 militane rrjepacake xhepshpuar te Partise Komuniste Shqiptare (PS-s) ? Si te dilka situata nga kontrolli ty si shtet?

imagjino te ishin 10.000 mije jo me shume? do kishim revolucion thua ti? dhe vrasje pa fund, luft civile? Po rri tani, mos bejm demagogji kot.

ka menyra , menyra per te parandalu ate akt vandalizmi te militanteve te deshperuar qe ishin apo nuk ishin 35 veta gjithsej.


Dhuna ndaj institucioneve eshte dhune ndaj shtetit mendoj une ,sa i perket spartak ngjales qe po i thu ti ai eshte demagog qe shkon kah e qon era edhe shet kopalla per drejtesi .Po ama kjo gjyshja shifka enderra o dasht me i thone atij nipit te vet palou e mos u kruj me shtetin se kur shteti kruhet me ty o keq masanej ,me honger plumb per para e kisha bo diqysh veq me dek per nje thirrje per dhune se nuk ka fitu zgjethjet ai tipi qe sot i fitoj oshte budallallek.
Po ama te akuzosh gazetarin pse po mban anen e ketij apo te atij ata me ate pune jetojne duke u marre me ato gjera te kishte vdekur pa buke ose ne naj greve urie kisha thon me u nderu keta burra qe hongren plumbin kokes po keta deshten me marre ne dore me zor vullnetin e shqiptareve e sikur te ishte marre ate dite zyrja e kryeministris me nuk kish pas nevoj per zgjethje se ishin mbajt veq formalisht ...
 
Back
Top