Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
luxury-restaurant.jpg


Menyja e restoranteve luksoze të kryeqytetit duket se nuk i shkon përshtat arkitekturës dhe pamjes së tyre të jashtme. Në kontrollin e fundit që Drejtoria e Shëndetit Publik ka kryer në restorantet e Tiranës dhe periferisë së saj, ka rezultuar se në 3 prej tyre (kryesisht në zonën e Saukut) ushqimi, sidomos mishi kishte ngarkesë bakteriale, i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Kontrolli Rezultatet e këtij kontrolli që është bërë në dy javët e fundit (gusht 2012) janë prezantuar dje para mediave nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Mhill Gecaj i cili ka bërë publike gjithashtu edhe monitorimet dhe kontrollet që janë bërë ndaj ujit të pijshëm, i cili ka rezultuar i pastër. Emrat e restoranteve që nuk kanë respektuar kushtet higjieno-sanitare sa i përket produktit të mishit, nuk janë bërë publike nga Drejtoria e Shëndetit Publik, por kjo drejtori në bazë të ligjit ka lëshuar fletë gjobe në vlerën 50 mijë lekë ndaj tyre, duke i paralajmëruar se do të rikthehet sërish për kontroll.
Gjobat ”Ka pasur raste edhe në subjekte që janë kontrolluar nga ana jonë, të cilat kanë dalë me ngarkesa bakteriale, edhe në restorante të ndryshme me emër, për të cilat është marrë vendimi me gjobë dhe masë administrative siç e parashikon ligji. Garantojmë qytetarët se inspektimi do të vazhdojë në të gjithë subjektet dhe njësitë e ndryshme tregtare, në mënyrë që ky sezon turistik të jetë i qetë dhe pa probleme deri në përfundimin e tij”, tha Mhill Gecaj, drejtor i drejtorisë së Shëndetit Publik. Dokumentacioni Sipas drejtorit Gecaj janë ushtruar kontrolle në lokale; bare; restorante dhe shërbime të tjera tregtare, ku janë konstatuar edhe mungesa të dokumentacionit apo mungesë të sigurimit shëndetësor për punonjësit. “Kontrolli ka konsistuar në disa pika. Në lidhje me kushtet higjieno-sanitare të subjekteve ku punohet, në lidhje me pajisjen e punonjësve me libreza shëndetësore me marrjen e mostrave për analizime laboratorike. Organet e inspektoriatit sanitar kanë bërë edhe kontrolle të tjera në lokale në Tiranës, në bashkinë Vorë dhe Kamëz. Brenda kësaj periudhe janë kontrolluar 454 objekte nga të cilat vetëm rikontroll është bërë në 159 prej tyre. Janë lënë 128 procesverbale me detyra dhe afate kohore të përcaktuara siç parashikon ligji për inspektoriatin sanitar dhe ligjin për shëndetin publik”, tha Gecaj. Masat Kreu i Drejtorisë së Shëndetit Publik deklaroi se do të vazhdojnë kontrollet për të eliminuar çdo abuzim që cenon shëndetin e konsumatorëve. Në rastet kur edhe pas gjobës subjektet kapen sërish me shkelje atëherë Drejtoria e Shëndetit Publik ka të drejtën e marrjes së vendimit deri në mbylljen e tij.

/Tiranapress/
 
Pe: DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Asgje e re ne fakt,ndaj bindem cdo dite e me shume qe si gatimi ne shtepi ska...
 
Titulli: DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Po ato qe do hash ne restorant,smund ti gatuash ne shtepi?
Shkruaj ne google receta "tav kosi" (shembull) s'di ke te zgjedhesh. Pse duhet te shkoi ne restorant kur mund ta gatuaj qetsisht ne shtepi? Esht pun tjeter kur ske kohe,puna...
Bile un edhe dasmat them t'fillojn ti bejn me klasike,jo me bankete si t'babzit,ushqim pa hesap a thu se do nxjerrin zi at dit.
 
Titulli: DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Bahhhh kur thuhet keshtu ngjallin te neveritshme vertete.
Tani edhe do dalesh nej nate hajt shendet te na behet
Jemi kocke e forte ne :P
 
Titulli: DSHP: Restorantet luksoze në Tiranë ‘gatuajnë’ mish me baktere

Bahhhh kur thuhet keshtu ngjallin te neveritshme vertete.
Tani edhe do dalesh nej nate hajt shendet te na behet
Jemi kocke e forte ne :P

Nuk eshte puna per nje nate, se naten nuk haet ushqim ( ca te kam mesuar?:P)... por nuk je perhere ne kondita shtepie qe te gatuash vete.
Pastaj, ka lezetin e vete dhe restoranti, dhe menyja, dhe menyra paraqitjes, etj.
Nuk ka asgje te keqe, te besh pushim nga tenxherja e shtepise, per te shijuar receta te reja ne qytet.

Se ca ndodh ne Tirane apo ne vende te tjera, nuk dmthn qe gjithandej eshte e njejta gje...Perndryshe sdo kishte me restorant hapur .... se kur iken nami i keq, behet dhe "reklama".

Sa per "kocke e forte"= menyre per te fituar imunitet:D
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top