Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

AnGeLiC

VIP
V.I.P
dosja-1912-2015-t-euml-gjitha-incidentet-mes-tiran-euml-s-dhe-athin-euml-s_hd-780x439-678x381.jpg


Nga Rudina Xhunga

Njoh një grua që ka qenë mësuese në Tiranë. Prej vitesh jeton në Greqi dhe pastron shtëpi. Tani që është moshuar, pastron shkallët e pallateve.

Herë herës, merr në telefon djalin dhe i thotë që komshia po i vjedh shtëpinë. Hyn fshehurazi dhe i merr vajin e djathin që ajo ka ruajtur për t’ua sjellë mbesave. Djali niset nga Tirana, shkon ta takojë dhe e siguron që komshia nuk ka nga hyn.

Gruaja ka shenjat e para të demencës, por ajo nuk do t’ia dijë të vizitohet. I vetmi shqetësim i saj, veç komshijes greke, është pensioni.

Megjithë lutjet e djalit, do të rrijë edhe tre muaj, pasi vetëm atëherë, plotëson kohën për pension dhe kur ta marrë, mund të vijë në Tiranë të kurohet, blejë ilaçet dhe mbyllë vitet e pleqërisë, me pensionin e një copë jete si pastruese në Greqi, që nuk ka të krahasuar me vitet e saj si mësuese në Shqipëri.

Tani ajo është trembur dhe pyet djalin, nëse do të ketë sherr mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ajo do të mbetet pa pension.

Njoh edhe një vajzë që u martua 18 vjeç në Greqi. Lindi një djalë dhe pasi u nda nga i shoqi, iku nga Athina dhe e la djalin të jetonte atje, me të atin.

Në Tiranë punon si manikyriste. Mendjen e ka te i biri, por nuk do ta heqë nga shkolla, as nga mundësitë që i jep Athina dhe jo dot Tirana. اdo ditë, kur është ora që djalit i mbaron mësimi, ajo e telefonon, të dijë a ka shkuar në shtëpi, apo është rrugëve. Dhe kështu pasdite, kështu në darkë, kështu në mëngjes, sepse nëna e djalit adoleshent punon në Tiranë, por jeton me orën e Greqisë. Dhe këto ditë ka frikë. Frikë mos nis sherri me Greqinë dhe i kthejnë djalin. Ku ta çoj, thotë. Ku?

Njoh shumë njerëz që kanë ikur nga Greqia, pasi humbën punën dhe presin me sytë andej, mos rregullohet gjendja, e kthehen sërish të punojnë.

Njoh të tjerë që shkojnë çdo verë dhe pushojnë në shtëpitë e grekëve. Njoh të tjerë që janë martuar me grekë. Të tjerë që kanë fëmijët e burrat në burgjet greke. Nuk njoh askënd që ndan jetën me Greqinë, të jetë ndjerë më krenar për kombësinë, pas deklaratave të Ramës dhe shpërthimit të sherreve patriotike shqiptaro-greke.

Shqiptarët duan të jetojnë, jo të gjithë duan të shesin mend në Facebook.

Ndaj duket komplet pa lidhje kjo zhurmnajë: Himara është jona, Greqinë e kemi bërë ne.

E vetmja mënyrë të bashkëjetosh me një fqinj, është të mos ndezësh sherre, por të pranosh kompleksitetin e një lidhjeje. E një lidhjeje të nevojshme, jetike dhe të mundshme.

Ndoshta Rama po përjeton kthim në rininë e hershme, kur ka qenë në Greqi dhe mbase ka menduar si shumëkush nga ne: Po këta ç’kanë që janë më të pasur? Nuk janë as më të zotë, as më të mençur.

Ndoshta Rama ndihet më i sigurt dhe i plotësuar matematikisht, pas aleancës me Idrizin.

Por, nëse është kështu, asgjë nga këto nuk është e mjaftueshme për t’u hedhur dorezën grekëve.

Me Idrizin mund t’i bëjë karshillëk Metës, por jo Ciprasit.

Dhe kujtimet e rinisë, nuk të ndihmojnë të zgjidhësh hallet e qeverisjes.

Shqiptarët kanë nevojë për grekët dhe grekët për shqiptarët, si dy fqinj. Të barabartë , apo jo, këtë e përcakton mënyra si komunikon.

Sepse një i barabartë, nuk ka nevojë të të tregojë sa i barabartë është. Kjo është e dukshme, kur është./dritare.net
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Ndaj do t'i jepte Detin kjo PD-ja Greqise?

Po me mire thojeni trroc mo, s'kemi Faqa ta quajm veten "Shqiptar" dhe me mire ta quajm ne emer te atij qe na i hyp...

Shum te peshtir behen disa...

Dhe me e forta, ndonjehere thone "ku eshte Skenderbeu t'i vij Shqiperise" dhe kur Skenderbeu vjen del Hamzai nga PD-ja dhe e shan...

O pika qe s'ju bie.

Ne cilen "fytyre te shqiptareve" po bie?... Te atyre qe nuk ju behet vone (matematikisht) nese rron a vdes Shqiperia?...

Se mos edhe ju qe jeni aty po ndrini dicka, dite per dite vetem lajme te shpifura shikojme...

As qe s'me intereson a eshte Edi Rama apo i sapolinduri udheheqesi i Shqiperise, ajo qe me intereson eshte te jete BURRE, po edhe GRRUA te jete te mos ja shese Faqen grekut, turkut e serbit, ate qe Edi Rama edhe sikur me dy fjale te pakten i tha historise se SHQIPERIA JU Q! RROPT KUR TE DOJE, NDAJ MOS E KRRUANI ME TE.

Hajde mbushuni se si shum u zbrazet...
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Ndaj do t'i jepte Detin kjo PD-ja Greqise?

Po me mire thojeni trroc mo, s'kemi Faqa ta quajm veten "Shqiptar" dhe me mire ta quajm ne emer te atij qe na i hyp...

Shum te peshtir behen disa...

Dhe me e forta, ndonjehere thone "ku eshte Skenderbeu t'i vij Shqiperise" dhe kur Skenderbeu vjen del Hamzai nga PD-ja dhe e shan...

O pika qe s'ju bie.

Ne cilen "fytyre te shqiptareve" po bie?... Te atyre qe nuk ju behet vone (matematikisht) nese rron a vdes Shqiperia?...

Se mos edhe ju qe jeni aty po ndrini dicka, dite per dite vetem lajme te shpifura shikojme...

As qe s'me intereson a eshte Edi Rama apo i sapolinduri udheheqesi i Shqiperise, ajo qe me intereson eshte te jete BURRE, po edhe GRRUA te jete te mos ja shese Faqen grekut, turkut e serbit, ate qe Edi Rama edhe sikur me dy fjale te pakten i tha historise se SHQIPERIA JU Q! RROPT KUR TE DOJE, NDAJ MOS E KRRUANI ME TE.

Hajde mbushuni se si shum u zbrazet...



Dakort per Redaktimin nga Hartini por duhej te qartesonte edhe per ku ishte, gje qe e vendosa ne blu per tu kuptuar!
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Hem,eshte tema pak problemtike te kapet ne koncesionin e duhur.
Nga njera ane me pelqen qe nje Kryminister "Psikopat" si ky i joni u"a tha te verteten e te vertetes.
Athina zyrtare duhet ta pranoje(jo se se nuk e dine) qe Athina eshte plot arvanitas,eshte plot shqiptar.
Une kam njohur para pak kohe nje kuheri te Aurela Gaces e po me fliste per jeten e ti dhe rrenjet Shqitpare ishte aq i emocionuar tek me tregonte nje burre tek 84-vjetet e ti.
E sa e sa ka Athina asimilime shqiptaresh ne token e saj.
Tani Krymistri jone ka zgjedhur rrugen e gabuar per te vene "bomben" eshte sa feminore (duke perdore rrjete sociale)aq dhe e pa takt dhe e pa rezultat politik.
I vetmi rezultat eshte qe ka ndezur carcet Greke ktej i ka terbuar kjo me pelqen jashte mase hahahahahahaha.
Por e keqja eshte qe keta derrat ktej gjeja e pare e acarimit te mardhenjeve i kepusin ne mes emigrantet Shqiptare qe jetojne ne Gr,nepermjet letrave e veshtersive qe u bejne.
Por Dhe emigrantet ketu mos te kene frike shume,se ka nje broshure ligj Evropian konvent nderkombtare dhe pse flet Rama andej ,nuk do munden te bejne raprezalje me si dikur,jo per gje por skane as anesin ekonomik me as ate politik.
Pastaj mos harorni Rama po hedh pak benzin qe ceshtja Came mori driten jeshile ne Be,dhe normalisht Rama tani ndihet pak shume i mbrojtur dhe ndjen si detyre te bej pak partiotin hahahah.
Nejse personalisht e kam shijuar qe dikush nga tribunat tona politike edhe pse ne ajer ,por ama flet te verteten,dhe ua perplasi turive.
E aq me teper nje Kryminister,nuk u"a ka bere keq.
Se boll me edhe ne si jevgjit,jo po kemi emigrantet atje na mbajne me buke,ajt se po mbajme veten tu mbledh ullinje e portokalle ,mos na heqni merzine shume hahahahahahahah
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

The more we do to you, the less you seem to believe we are doing it.

Thuhet qe dhe azilantet ekonimik thone per ramen qe po ben shtet kur shohin lajmet nga shqiperia.
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Dhe cfare na keshillon Rudina, qe shteti yne te rri memec per hater te x apo per y njeri?

I shkruajne keto fiks sikur te ishin kopje e ndonje reviste perendimore, ku roli i viktimes eshte bere si buka me djathe. Me gazetar te lodhur qe ka Shqiperia nuk besoj se ka ne rajon, mos te them ne mbare boten.


Kur nje vend eshte i copetuar nga fuqite e medha, kur kufiri yne eshte i rrethuar nga njerezit tane, dhe shtetet fqinje kane akoma pretendime territoriale ndaj vendit ame si mund te heshtes?
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Une nje gje nuk kuptoj sinqerisht
Rama tha - ne Himare do kendohet e do qahet shqip dhe ne kete citoi nje thenie te thene kahera.
Apo fakti qe beri me dije se ne himare nuk ka asnje diskriminim midis minoritetesh por po ndiqet e njejta platforme si gjithkund?
Apo qe sot athina e akropoli jane ato qe jane ne saje te nje shqiptari/ arvanitasi?
Po keto jane fakte historike ...une kuptoj pse nxefen grekqerit kaq keq?
Apo se i tha serbit tepcja eshte ne kosove cdo besh do e shkulesh qe aty?
Se di por kta gazetaret tane me habisin fare
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Armiku me i madh i shqiptareve eshte injoranca. Dhe forma me e keqe e injorances eshte kur nje nacionalist rruge (Edvini) mundohet te shesi urrejtjen ndaj fqinjeve per patriotizem.

Mireinformimi eshte si puna e asaj vaksines kunder propagandes qe shitet per "patriotizem" ne faqet e gazetave e televizioneve ne Shqiperi.

hajduti
 
Titulli: Doreza e Ramës për Greqinë, po bie në fytyrën e shqiptarëve

Miku me i madh i shqiptareve eshte dituria. Dhe forma me e bukur e diturise eshte kur te tregon idiotat te flasin per injorance.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top