Do i nenshtroheshit nje operacioni plastik?

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Sot eshte i madh numri i njerezve qe i nenshtrohen bisturise per te rregulluar paraqitjen e jashtme.Si vajzat ashtu edhe djemt.Kush fryen gjoksin,kush buzet,kush ngren vetullat,mollezat,terheq rrudhat etj etj...

Po ju do i nenshtroheshit nje operacioni plastik??

C'mendoni per ate qe e kane bere nje apo shume te tille??(kuptohet perveç atyre rasteve ku nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme,si djegjet,deformimet ne fytyre etj)

Shkrim te kendshem...:ciaoo:
 
Redaktimi i fundit:
Them qe jo pamja qe kam tani eshte e mire.Per ato qe e kane bere smund ti gjykoj sepse varet edhe nga rrethanat qe ndodheshin qe i ka shtyre te benin ate operacion.
 
Absulutisht Jo kur nuk do t`me shkonte mendja per Ket gjë
 
Ata qe e kane bere kete mesiguri kane pasur ndonje arsye...dikush edhe nga deshira per te ndryshuar sado pak...

Une jam e kenaqur keshtu si me ka fal Zoti dhe nuk deshiroj te ndryshoj...
 
Nuk e di sa e rrezikshme eshte por do doja te shkrutoja nje pjese te caktuar LOL
 
puna esht keshtu.nuk kam nevoje per operacion plastik e per rrjedhoje nuk do i nenshtrohesha.por me te bere zoti.psh: te thyesh hunden.e ajo te shtremberohet.po..do isha e detyruar.......operacion plastik sdo te thote vec molleza apo gjoks.prandaj kam votuar per ndoshta!
 
vetem nese jam "viktime" e nje aksidenti te rende dhe eshte i nevojshem

zgjedhja e tyre, dhe do te thosha se vleresojne bukurine dhe jane te gatshem te sakrifikojne per te qene te bukur.
 
Redaktimi i fundit:
Jo sic me ka bere mamaja dhe babi dua te rri :D
Cfare mendimi kam per ate qe e bejne ket lloj operacioni Hic asgje çdo njeri ka mendjen e vet :D
 
Last edited by a moderator:
nuk eshte se jam kundra ketyre lloj operacioneve te qefit mund ta them,por me shume me pengon frika ndaj tyre.
Nuk paragjykoj askend qe ka bere operacione te tilla,eshte zgjedhje e tyre!
 
Nqs do kisha difekte mazhore te cilat me prishnin pamjen dhe jeten po,,,,aq kohe sa je normal sbesoj se ke pse te hysh ne salle te operacionit....
 
Nuk e di sa e rrezikshme eshte por do doja te shkrutoja nje pjese te caktuar LOL
une them te ndryshoj ngjyren me me te erret qe te dukem me normal LOL LOL LOL LOL
 
Qyqa, largqofte...Jooooooooo, kam shume frike nga thika une...:(
 
Sot eshte i madh numri i njerezve qe i nenshtrohen bisturise per te rregulluar paraqitjen e jashtme.Si vajzat ashtu edhe djemt.Kush fryen gjoksin,kush buzet,kush ngren vetullat,mollezat,terheq rrudhat etj etj...

Po ju do i nenshtroheshit nje operacioni plastik??

C'mendoni per ate qe e kane bere nje apo shume te tille??(kuptohet perveç atyre rasteve ku nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme,si djegjet,deformimet ne fytyre etj)

Shkrim te kendshem...:ciaoo:



:lexim::lexim::lexim::lexim::lexim: ne ca ore behet kjo gje?? me thuj dhe vendin plz :lekund:
 
Jo, nese nuk e kam te nevojshme... vetem nese e kam patjeter, per arsye te ndryshme....
 
shumica e shoqerise time preferojn te bejn plastik (hunden) , dmth ta bejn te bukur.
motra ime e ka operuar hunden per faktin se e kishte te domosdoshme per ta bere, gjithashtu i beri dhe plastike, skishte gje me sikletshme sesa te operohesh, dhe te rrish me frik sesi do te marre operacioni. hyn per te dale e bukur dhe nderkohe te prish rende shendetin, ose ose te shemtohet dhe me keq.

personalisht kurr nuk do beja nje operim plastik, me mire te mbaj bukurin qe me ka dhene zoti, dhe jam me e qete nga ajo ane, sesa te bej nderhyrje.
 
Sot eshte i madh numri i njerezve qe i nenshtrohen bisturise per te rregulluar paraqitjen e jashtme.Si vajzat ashtu edhe djemt.Kush fryen gjoksin,kush buzet,kush ngren vetullat,mollezat,terheq rrudhat etj etj...

Po ju do i nenshtroheshit nje operacioni plastik??

C'mendoni per ate qe e kane bere nje apo shume te tille??(kuptohet perveç atyre rasteve ku nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme,si djegjet,deformimet ne fytyre etj)

Shkrim te kendshem...:ciaoo:


Do i nenshtrohesha vetem po te me benin ca modifikime ne mendje perndryshe jo. :D
Nuk mendoj x ata qe kan ber nje gje te tille, s'me interesson e nuk i gjykoj.
 
Vertet Zoti na ka bere sic na ka bere,por Ai mund te jete i kenaqur me krijesen e tij,por shpesh ne nuk ndihemi mire me trupin tone,ka difekte qe krijojne siklete edhe ne karakter por edhe ne shendet.......e keto te cojne ne pasoja te renda....mbyllesh ne vetvete dhe nuk ben dot nje jete te shendoshe shoqerore sepse kemi turp nga pamja jone.Ka vajza e djem por sidomos vajza e cila eshte per syte e meshkujve nje "objekt" kenaqesie dhe bukurie......pra ka vajza te cilat e fshehin femilitetin e tyre,arsyeja eshte psh.....gjoksi i vogel(hunde jo perfekte etj,pra difektet) se prototipet e vajzave te bukura dhe modelet qe jepen ne televizion jane vajzat sexsimbol me gjoks te madh.
Sic e shohim shembujt qe i jepen shoqerise jane ato te kukullave barbi dhe perfekte dhe jo ashtu sic i krijuar Zoti,natyra apo nena.

Por ne rradhe te pare nje operacion kozmetik .....behet per te rregulluar dicka ne trupin tend per veten tenden,per ti pelqyer vetes dhe per tu ndjere mire me vetveten.

p.s Se di por ndoshta hunden do ta kisha bere pak me majuck nese do mundesha .....por ska edhe nese nuk e bej,nuk eshte fundi i botes :p....thjesht se hunda me pak maje perpjete me pelqen...si psh Nikol Kidman :D
 
patjeter nese operacion plastik mund ti behej edhe zemres
 
per nje parakolp e nje prapakolp:D:D:D?!!! do e beja pa frike fare
ja sa te behem cike pavarur nga familja :p
 
Sot eshte i madh numri i njerezve qe i nenshtrohen bisturise per te rregulluar paraqitjen e jashtme.Si vajzat ashtu edhe djemt.Kush fryen gjoksin,kush buzet,kush ngren vetullat,mollezat,terheq rrudhat etj etj...

Po ju do i nenshtroheshit nje operacioni plastik??

C'mendoni per ate qe e kane bere nje apo shume te tille??(kuptohet perveç atyre rasteve ku nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme,si djegjet,deformimet ne fytyre etj)

Shkrim te kendshem...:ciaoo:



nese do e kisha te domosdoshme,pse jo???
po mendoj qe jam mire keshtu sic me ka falur zoti...si thua ti motra???
dhe nuk kam aspak paragjykime x te tj,as nuk mendoj keq..
secili ben ate qe don dhe qe eshte me e mire x te:kercim:
 
Operacione plastike ne Shqiperi (QSUT)


Sa kushtojnë “riparimet” në trup


Faturat e QSUT-së për operacionet plastike




Nuk ka dallime midis atyre që duan të bëjnë një operacion plastik për qejf dhe të tjerëve që e kanë atë të domosdoshëm. Fatura që duhet të paguhet është e njëjtë për të gjithë.

Edhe pse shërbimi në spital me ligj duhet të jetë falas, me anë të një rregulloreje të brendshme në repartin e plastikës në QSUT janë vendosur tarifa për operacionet plastike. Këtu përfshihen ndërhyrjet kirurgjikale në hundë, veshë, të cilat kanë vite që aplikohen, por edhe disa operacione që kanë filluar të kryhen vetëm këto vitet e fundit. Shumica e pacientëve që kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë kanë probleme me frymëmarrjen dhe e kanë të domosdoshëm këtë operacion, por ata duhet të paguajnë njësoj si personat tek të cilët kjo ndërhyrje është thjesht estetike. Fatura që duhet të paguhet për një ndërhyrje të tillë është 242 mijë lekë. Për personat që e kanë të nevojshëm një operacion të tillë kjo shumë mund të jetë e papërballueshme, ndërsa për ata që e konsiderojnë një dëshirë për të përmirësuar pamjen, kjo shumë mund të konsiderohet qesharake. Në repartin e plastikës pranë QSUT-së kanë filluar të kryhen edhe operacione plastike, të cilat si në klinikat private ashtu dhe jashtë vendit, kushtojnë disa herë më shumë. Këtu përfshihen operacionet plastike për zmadhimin e gjoksit, heqjen e rrudhave dhe dhjamërave të barkut. Secili nga këto operacione kushton vetëm 45 mijë lekë, shumë kjo që shumëkush do ta sakrifikonte për të pasur një paraqitje më të mirë. Më të lirat janë ndërhyrjet për zhdukjen e shenjave të vogla në fytyrë apo trup, të cilat kushtojnë vetëm 1300 lekë. Konkurrenca që spitali shtetëror po u bën klinikave private që kryejnë këto operacione është tepër e madhe, meqë numri i tyre është gjithnjë në rritje. Kostoja e tyre në këtë spital mbetet shumë më e vogël krahasuar me çmimin që kanë këto klinika për të njëjtin operacion. Madje edhe duke u dhënë nën dorë para mjekëve të këtij spitali për të mos pritur në radhë, kjo shumë kurrsesi nuk mund të barazohet. E kundërta ndodh në Spitalin Ushtarak, ku për asnjë nga këto operacione nuk paguhet para. Edhe pse ky spital është në proces rikonstruksioni, operacionet plastike në hundë dhe veshë kryhen falas, ndërsa kryerja e operacioneve të tjera plastike do të aplikohet vetëm pas rindërtimit. Për rastet e djegieve operacionet plastike kryhen vetëm në QSUT. Numri i tyre është tepër i madh, pasi është i vetmi spital në vend që ofron një shërbim të tillë. Rastet nga rrethet janë të shumta, ku nuk mungojnë dhe ato në gjendje të rëndë.
Këto operacione në QSUT kryhen falas edhe pse disa nga familjarët pranojnë se kanë dhënë para për to.



Flet otorinolaringologu Hekuran Braho
Plastika në moshë të re rrit shanset për t’u plakur

Sa vite ka që në Shqipëri kryen operacione plastike?
Që prej vitit 1985 në Shqipëri filluan të kryheshin operacionet e para plastike, natyrisht jo me këto aparatura dhe kushte që janë sot. Fillimisht nuk kryheshin operacione estetike, por vetëm ndërhyrje të nevojshme. Operacionet e hundës dhe të veshëve ishin operacionet e para që janë bërë në Shqipëri dhe më pas dalëngadalë edhe të tjerat.

Cilat janë rreziqet e operacioneve plastike? Mund të them që një operacion plastik, duke u kryer në kuadrin e një riparimi nuk përbën rrezik për jetën. Pra risqet janë më të vogla krahasuar me ndërhyrjet e tjera kirurgjikale. Një operacion plastik është i dëmshëm për pacientin, atëherë kur gabohet gjatë kryerjes së tij dhe shenjat që lë mund të jenë të pakorrigjueshme.

A ndikojnë në plakjen e fytyrës operacionet plastike?Kryerja e operacioneve plastike në moshë të re i rrit shanset për t’u plakur më shpejt. Njerëzit që kryejnë ndërhyrje në fytyrë janë të prirur që të bëhen vartës të operacioneve plastike. Këta njerëz, sidomos femrat, pas operacionit të parë priren për t’i ribërë ato.

Mendoni se në spitalet shtetërore duhet të paguhet për operacionet që përmirësojnë pamjen.Unë mendoj se duhet të paguhet për ato operacione, të cilat nuk janë të nevojshme. Por për sa kohë që nuk ka asnjë ligj që vendos dhe përcakton koston e tyre dhe pjesën që shteti rimburson, vendosja e faturave për këto operacione është një handikap i madh. Ne në Spitalin Ushtarak do të vazhdojmë t’i kryejmë falas këto operacione deri në daljen e ligjit.

A mendoni se operacionet plastike mund të kthehen në mani edhe për shqiptarët?Në të gjithë botën vihet një rritje e numrit të këtyre operacioneve, po ashtu edhe në Shqipëri. Mendoj se është ende herët për të folur për mani në vendin tonë, pasi këto operacione kushtojnë.
 
Operacionet dhe rikonstruksionet plastike me te sukseshme te historise


3 Operacionet dhe rikonstruksionet
plastike me te sukseshme te historise
Originally uploaded by selfmaderadio. 24 janar, Tirana - Te gjithe flasin per operacionet plastike, dhe te shume jane ata qe eksperimentojne me to. Artiste, politikane dhe njerez te thjeshte te rruges qe enderrojne te duken e te ndihen si VIPa. Po cilat jane operacionet plastike me te sukseshme te historise? Ndjekesit e Selfmade Radios kane kualifikuar si me te suksesshmet tre operacionet e meposhtme.


1. Shimpazeja Bubu shnderrohet ne nje Yunnan te arte

Historia e Bubuse, shimpazese melankonike, eshte e ngjashme me ate te rosakut te vogel te shemtuar qe u shnderrua ne mjellme. Vizitoreve te kopshtit zoologjik ne Honolulu nuk mund t'iu kishte shpetuar nga vemendja nje majmune e trishtuar: ndersa koleget e saj luanin me veten, njera-tjetren apo shoket e tyre majmune, Bubuja qante dhe mbulonte syte me duar. Gjendjen e saj mjeket veterinere e kishin kualifikuar si "e rrezikuar per vetevrasje". Kirurgu Tomas Scot, i famshem per operacionet e tij me organet publike te nje seri yjesh te Holliwoodid, nga hunda e Sarah Jessica Parker e deri tek gjoksi i Pamela Andersonit, nuk hezitoi por e futi Bubune nen thike. Rezultatet nuk kane nevoje per koment. Sot Bubuja eshte jo vetem primadona e kopshtit zoologjik, ajo eshte edhe pasaporta me e mire per te hyre ne deren e doktor Scotit.

2. Si u shnderrua Michael Jackson ne Peter Pan

Me uje te oksigjenuar mund te zbardhesh floket, kete e dime te gjithe, dhe e kemi bere dhe e bejme sa here qe duam te impresionojme vajzat. Por Michael Jackson nuk donte te impresiononte vajzat por te shnderroheshe ne Peter Pan dhe te gjente Neverlandin e te jetonte atje per jete. 10 vjete pune kirurgjike iu desh mjekeve ne Kalifornia per te zbardhur lekuren, e per te gdhendur kocka e forma te reja, dhe po kaq vite iu desh Jaksonit Jacko edhe per te ndertuar e kompletuar Neverlandin i tij tashme te shnderruar ne legjende. Vetem se te jesh Peter Pan ne keto kohet tona eshte e rrezikshme. Jako Pan po e provon kete me milionat qe ju paguan prinderve te femijeve qe i merr ne Neverland e me te cilet ndan si shok i ngushte krevatin, e me kalvarin e gjyqeve ku le kusurin e milionave te tjere. Shume me finok eshte treguar Johny Depp: e luajti Peter Pan si rol ne Filmin "Finding neverland". Por, sic e konfirmon edhe Marc Foster, Depp-it me shume se sa Peteri i ka pelqyer Kate Winslet.

3. Enver Hoxha updated

Historia perserit veteveten. Si shume ish-kolege diktatore (miq apo armiq) edhe E. Hoxha e ndjeu se me ate sistem qe kishte ndertuar po varroste veten dhe se nderrimi i pllakes do te tingellonte i pabesueshem. Ne loje hyri vdekja: ShIKu (sherbimi sekret) inskenoi vdekjen e tij. E ndersa shqiptaret kepusnin edhe lotin e fundit te shpirtit Hoxha ndryshonte identitetin ne nje klinike estetike ne Kube. Modeli i zgjedhur per t'u imituar ishte Fatos Nano, nje ekonomist paksa liberal, qe fliste romane pa funde e pinte gota xhini me fund. Ne prill te 1985 Nano, pas nje abuzimi tragjik me alkolin, vdiq nga ceroza, Enver Hoxha rihyn ne loje dhe mbetet atje edhe sot.


© Selfmade Radio
 
Ceshtje Hunde

Sekretet qe dalin nga klinikat e doktoreve te njohur te kirurgjise plastike. Kush jane pacientet
VIP qe kane zbukuruar hundet me bisturi. Qe nga Ledina Celo, Bleona Qereti,
Violeta Gjoka, Alketa Vjesiu e deri tek ata qe kane mbetur ende te pazbuluar:
nje politikan e nje gazetare televizive
Ledina Celo, pas operacionit plastik
Ne mesditen e lagesht te se merkures, nje vajze e strukur nen nje lekure te zeze, me ca hapa
te nxituar e me nje veshtrim disi te trembur, ecte neper koridoret e spitalit nr 1
Nene Tereza, ne kliniken ORL, drejt deres se drunjte mbi te cilen shkruhej:
Prof. Dr. Pjerin Radovani. Me nje shkathtesi te cuditshme, mundohej te cante turmen qe priste
para deres se doktorit. Mundohej po aq, qe asnjeri prej njerezve te rradhes se gjate, te mos e
njihte.
Nje mesogrua [ndoshta e ema e saj] po e ndihmonte me sa te mundej ne kete fshehje nga syte
kureshtare. Por jo te gjitheve arriten tu hidhnin hi syve. Edhe pse e strukur pas supeve te
gruas qe e shoqeronte, edhe pse pa syzet e zakonshme ne syte e saj, edhe pse me nje hunde
disi me te rregullt, disa sy e njohen Alketa Vejsiun, vajzen e
spektakleve televizive. Disa madje kishin lexuar diku, se ajo, pak dite me pare, i ishte
nenshtruar nje operacioni plastik ne hunde dhe e kuptuan
pse ajo ndodhej aty, krah tyre: te bente kontrollin e rekomanduar nga doktori. Ku nuk mundi ti
shpetonte dot objektivit te aparatit fotografik te revistes Klan.
Edhe Alketa Vejsiut, si dhe shume te tjereve, personazhe VIP, sekreti i hundes se rregulluar,
nuk i rezistoi shume gjate. Ne fillim, ishin miqte ata qe moren vesh ndryshimet ne hunden e saj.
Pastaj prej tyre lajmi mori dhene: Ne spektaklin e ri televiziv qe do te filloje se shpejti ne ekranin
e TV Klanit, Alketa Vjesiu do te shfaqet ndryshe, ose me sakte, me nje hunde ndryshe.
Vajza e kishte menduar, qe hunda do te komentohej pas shfaqjeve te para ne ekran. Por
ndryshe nga te tjerat, Vejsiu nuk e pati kete shans. Ndoshta pse nuk diti ta ruaje sekretin deri
ne fund. Sic kishin bere kohe me pare te tjerat qe i ishin nenshtruar te njejtit operacion. Madje
shume vite me pare, qe nga vitet 90 kur historia e dores se arte qe bente mbrekullira mbi
hunde, e doktoreshe Fitnete Shalarit sapo kishte nisur te rrefehej. E sapo kthyer ne ato kohe
nga nje specializim nga Franca, Shalari nuk hezitoi te zbatonte mbi fytyren e shqiptareve,
mesimet e marra jashte kufijve. Dhe specialiteti i saj ishin hundet. Sigurisht qe pacientet e saj
te pare do te ishin njerez qe kishin probleme shendetesore. Pastaj pak e nga pak ne deren e
saj nisen te afroheshin dhe personazhet VIP, qe kerkonin prej saj nje hunde me te bukur. E
para qe do te shenohej ne regjistrin e doktoreshe Shalarit do te ishte spikerja e dikurshme
simpatike e Televizionit Publik Shqiptar, Violeta Gjoka. E cila
ne syte e te tjereve nuk do e pranonte asnjehere nderhyrjen kirugjikale qe kishte bere ne
hunden e saj. Shume kohe me pas, Gjoka do te dorezohej duke zbuluar te verteten: kishte
shkuar tek Shalari pse kishte probleme me mishin e huaj ne hunde, e me kete rast i kishte
kerkuar ca rregullime estetike doktoreshes se saj. E jo vetem kaq. Doktoreshes i kishte
kerkuar dhe ruajten e kesaj te fshehte, e cila u zbulua deshi apo sdeshi ajo. Dhe u komentua
edhe me shume sec e kishte parashikuar.
Edhe Ledina Celo do futej pas Gjokes, ne vorbullen e
diskutimeve te gjata per ndryshimet jo vetem te gjoksit dhe buzeve te saj, por edhe per
hunden e bukur me te cilen ajo u shfaq ne ekran, ketu e shtate vite me pare. Sa here Ledina
do ngacmohej per operacionin plastik ne hunde, aq here ajo do e mohonte kete nderhyrje
kirurgjikale. Ndersa e verteta eshte se shate vite me pare, Ledina Celo i eshte drejtuar doktor
profesor Adnan Kellicit dhe i ka kerkuar atij ti beje nje hunde te bukur. Ka qene e shoqeruar
nga nje burre i moshuar kur ka troktiru ne deren e doktorit. Nuk ka treguar asnje shenje
ndrojtjeje dhe frike. Perkundrazi ka qene shume e sigurte ne ate qe kerkonte: mjaft qe te behej
e bukur dhe pengesat fshiheshin para saj. Aq me shume kur per nje operacion te tille do te
paguante shume me pak sesa shifrat marramendese qe kishte degjuar jashte Shqiperise, per
te tilla operacione. Vetem me 4 mije leke te reja, Ledina Celo arriti te dale nga duart e prof. dr
Kellicit me nje hunde perfekte, e cila tashme e ka humbur serish formen qe doktori i dha sepse
pacientja nuk eshte treguar e rregullt ne takimet me doktorin. Madje pas operacionit nuk eshte
paraqitur me kurre tek ai. Duke dashur, keshtu, te mbrohet nga syte kureshtare qe mund ta
zene mat ne deren e doktorit. E qe mund ta vertetonin se ajo, qe eshte thene lart e poshte,
eshte e vertete: pra Ledina Celo e ka rregulluar hunden e saj, dhe ka qene nder te parat qe i
eshte nenshtruar nje operacioni plastik ne Tiranes, dhe jo jashte kufijve sic mund te jete thene
ndonjehere.
Edhe Bleona Qereti i eshte neshtruar nje operacioni plastik ne
Tirane. Ka ndjekur shembullin e konkurentes se saj, ca kohe me pas. Nga te
tjera duar specialisti, e nga nje tjeter spital [nga Spitali Ushtarak], Qereti ka dale me nje hunde
pa defekte. Eshte perjekur te mos ia zbulojne kete te vertete por me kot, ka rene viktime e
komenteve si gjithe te tjeret. Por nuk eshte dorezuar ende. Nuk ka pohuar asnjehere se i
eshte nenshtruar operacionit ne hunden e saj. Dhe pse eshte komentuar per kete, nuk eshte
merzitur asnjehere. Eshte treguar po aq e qete sac mund te shfaqen dhe ata paciente VIP qe
nuk jane bere ende objekt thashethemesh per te tilla operacione, qe nuk jane tradhetuar ende
nga doktoret e tyre. Doktor Kellici i ruan me shume fanatizem emrat e rinj qe i
jane shtuar listes se pacienteve te tij ne keto kohet e fundit. Krahas shume te
tjereve eshte shkruar dhe emri i nje politikani shume te njohur qe eshte anetar ne keshillin e
ministrave. Eshte shkruar dhe emri i nje gazetareje shume te njohur televizive [e Top
Channel-it], edhe i disa vajzave bukuroshe qe pasi jane operuar tek doktori kane marre pjese
ne konkurset e bukurise. Por emrat e tyre doktori nuk deshiron ti beje te ditur, duke respketuar
keshtu deri ne fund mareveshjen e nenshkruar me pacientet: te mos zbuloje pacientet dhe te
verteten e hundes se tyre. Per hir te kesaj mareveshje, doktori mohon dhe operacionin qe i ka
bere dikur bukuroshes Ilda Reka, e vertete kjo qe eshte zbuluar shume kohe pas kryerjes se
ketij operacioni. Ashtu sic u zbuluan e shume te tjera.
Por ekzistojne dhe shume raste qe nuk jane zbuluar ende, qe ruhen me shume fanatizem nga
pacientet te cilet ende nuk e kane hedhur tutje tabune shumevjecare per operacionet
plastike. Qe ende ngurojne te pranojne se ti neshtrohesh nje operacioni plastik nuk eshte turp
dhe ta pranosh ate nuk eshte mekat.
Doktor Radovani dhe Kellici, jane te bindur kur pohojne se shume pak ka ndryshuar mentaliteti
i shqiptareve, nga vitet kur per here te pare nisen keto operacione. Tabuja ka mbetur po ajo e
kohes se prof. dr Besim Zymes, i cili ishte i pari qe kreu ne Shqiperi operacionet e pergjithshme
plastike. Ishin vitet 30
kur ai merrej me kirurgjine rikostruktive te fytyres, duke perdorur metodat e nje profesori
gjerman, Jozefit. Vit pas viti, profesoi filloi te bente dhe nderhyrje estetike ne hunde, por vetem
ne ato qe quheshin ne forme shale. Por pasientet e tij ishin te pakte. Ne nje vit mund te
regjistroheshin 10 deri ne 15 operacione, te cilat i perkisnin vetem qiellzes ose buzeve te cara.
Me shume se kaq, as qe mund te mendohej atehere.
Kohe me pas, ne prag te viteve 90, doktoresha Fitnete Shalari do te sillte prej Frances metoda
te reja per nderhyrjet plastike te hundes, qe do te njihej me emrin: kirurgji rinoplastike. Koleget
e saj sot tregojne [sepse ajo vete tani gjendet ne Kanada] se ne fillimet e saj Shalari e kishte
shume te veshtire te terhiqte paciente qe e kishin te nevojshme nderhyrjen estetike ne hunde.
Zbutjen e tyre, doktoresha e ndjeu pas vitit 1991, kur mesa duket hapja e kufijve dhe
udhetimet e shumta i binden njerezit se te rregulloje defektet ne hunde nuk ishte cmenduri.
Keshtu vit pas viti, numri i te tilla operacioneve erdhi gjithnje ne rritje, aq sa tashme brenda nje
viti mund te numerohen 30 deri ne 50 operacione te te gjitha llojeve. Duke pare njeri-tjetrin
njerezit filluan te besonin ne mrekullite e operacioneve plastike,-pohon dr Adnan Kellici,-
Keshtu qe shume shpejt u ndje boom-i ne kirurgjine estetike te hundes me se shumti. Shume
paciente u regjistruan ne listat tona, por duke kembengulur qe te mos zbuloheshin nga ne.
Gjithnje me ka ardhur cudi me kete kembengulje te tyre. Dhe jam ndjere shpesh here keq pse
ata vazhdojne te mbeten peng i nje tabuje qe mesa shohim nuk po zbutet. I te njejtin mendim
eshte dhe Prof. Dr Pjerin Radovani, i cili ka vite te tera qe ka merret me kirurgjine plastike. Te
interesuarit per nderhyrje plasitke jane te shumte, por terhiqen kur shohin kushtet ne spitalin e
Tiranes. Ata qe i kane kushtet financiare u drejtohej klinikave jashte Shqqiperise, e me te
shumtit nder ta, jane politikanet. Ndersa te tjeret e ruajne si nje deshire, rregullimin e defekteve
ne hunde, pa e pasur mundesine per te paguar nje nderhyrje te tille kirurgjikale. E megjithate, e
rendesishme per mjeket eshte se ne pergjithesi zhvillimi psikologjik dhe ai ekonomik i vendit ka
sjelle ndryshime te dukshme ne drejtim te kirurgjise plastike. Shifrat e operacioneve nga viti ne
vit kane rritje te ndjeshme. E me te kerkuarat vazhdojne te mbeten nderhyrjet e fshehta ne
hunde. Per te cilat pacientet nuk duan kurresi te rrefehen, edhe kur e verteta del duan apo
sduan ato.
Sa kushton nje hunde mesdhetare
Operacionet kryhen me amnestezi gjenerale ose te pjeshme. Pacienteve u intereson me
shume e para, ndersa doktoreve me shume e dyta sepse ka me pak rrjedhje gjaku, dhe me
lehtesi ne procedurat e nderhyrjes. Cmimet e nje operacioni variojne: ne qendren spitalore nje
nderhyrje kirurgjikale ne hunde kushton 200-300 mije leke [te vjetra], ne klinikat private 500
mije deri ne 1 milion lekte [te vjetra], ndersa ne klinikat italiane qe eshte hapaur pak kohe me
pare tek Shallvaret nje operacion i tille arrin deri dhe ne 5 mije euro.
Modelet e hundeve percaktohen gjithnje nga syri i specialistit qe kryen nderhyrjen kirurgjikale.
Doktor Radovani thekson se me se shumti perdoret forma e hundes mesdhetare sepse ajo u
shkon me per shtat tipareve te shqiptareve. Vit pas viti, qe nga koha e doktoreshe Shalarit
[kur karakteristike ishte hunda me majen perpjete, aq sa gjithe pacientet e atyre koheve kishin
thuajse te njejten hunde, e kuptoheshin menjehere qe e kishin bere hunden operacion]
specialistet kane synuar forma sa me te pranueshme per fytyren e pacientit, qe nderhyrjet te
mos kuptohen menjehere, por vetem nga nje sy i vemendshem ose i nje specialisti. Sic
shpjegojne dhe vete doktoret, tashme ne Shqiperi kryhen operacione septoplastike [ose thene
ndryshe korrigjim i perdes se hundes, e cila eshte baza e mbeshtjetjes se nje hunde te drejte]
dhe operacione rinoplastike [ose thene ndryshe korrigjime te formes se jashtme te hundes].


---nga KLAN--
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top