Djokoviç fiton “Australian Open”

cent

...Lontano
Numri një i botës në tenisin e meshkujve, Novak Djokoviç, nisi mbarë 2013-n, duke bërë të tijin titullin e parë “Grand Slam” të vitit, në Australi.

1ficsk.jpg

Në finalen e zhvilluar të Melburn, numri një i botës mposhti rivalin Andi Murray, në një ndeshje të dyluftuar vetëm në dy setet e saj të parë.

Pasi humbi setin e parë me “tie-break” dhe fitoi të dytin përsëri me “tie-break”, Djokoviç bëri diferencën në dy setet e tjerë, duke fituar 6-3, 6-2.

Në ndihmë të suksesit të serbit erdhi dhe përgatitja e dobët psikologjike e britanikut, që u duk gjithmonë e më i shqetësuar nga brohoritjet e publikut dhe i bëri disa herë thirrje gjyqtarit që të impononte qetësinë në fushë.

Djokoviç ka fituar në karrierën e tij tenistike gjashtë “Grand Slam”, katër herë “Australian Open”, nga një herë në “US Open” dhe “Wimbledon”, ndërsa në “Roland Garros” ka mbërritur deri në finale.

Nga sukseset e tij të deritanishme, i njohuri me shkurtimin “Nole” në shtypin botëror, ka grumbulluar një total prej 45 milionë dollarësh në formë shpërblimesh për rezultatin./Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top