Dita e Rinisë, me mijëra në rrugët e Rio-s

Didi

C'est la vie.

Qindra mijëra katolikë romanë janë mbledhur në plazhin e Copacabana-s, në qytetin brazilian të Rio de Janeiro-s, për ceremoninë hapëse të festivalit të Ditës Botërore të Rinisë.

Kulmi i këtij festivali do të shënohet kur Papa Françesku të vizitojë atë gjatë ditës së enjte. Papa zbriti të hënën në Brazil, në vizitën e tij të parë jashtë Vatikanit, që kur u emërua në krye të Kishës Katolike Romane.

Vizita e tij është shoqëruar me masa të rrepta sigurie, pas disa javësh protestash kundër qeverisë dhe korrupsionit në Brazil.

Turma, mbrëmjen e së martës, në “Copacabana Beach”, kryesohej nga kryepeshkopi i Rio-s, Orani Joao Tempesta. Ai mirëpriti pelegrinët në këtë festival 5-ditor, që pritet të mbledhë rreth 1,5 milionë njerëz nga e gjithë bota.

Vetëm pak çaste para eventit, ka pasur një kaos në transport, pasi sistemi i metrove në Rio u ndal për pak kohë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Papa, i cili është me origjinë argjentinase, nuk kishte asnjë event të planifikuar për të martën dhe kaloi kohën e tij në një rezidencë private.

Shumë veta patën mundësinë të ndalnin autokolonën e Papës, teksa udhëtonte përmes Rio-s, madje zgjatën edhe duart për ta prekur liderin e katolikëve në makinën e tij pa xhama.

“Sekretari i Papës më tha se ishte terrorizuar, por Papa vazhdonte të buzëqeshte”, bëri të ditur zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, për reporterët.

Papa u prit në këtë vizitë zyrtare në ndërtesën e guvernatorit shtetëror, nga presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, të hënën.





To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Papa Françesku ka kritikuar planet për legalizimin e drogës në Amerikën Latine, gjatë inaugurimit të një klinike për të varurit nga droga në Rio de Janeiro.

Rrënjët e abuzimit me drogën duhen luftuar, tha ai në ditën e tretë të vizitës së tij në Brazil. Uruguaji është shumë pranë lejimit të shitjes ligjore të marijuanës, teksa vendet e tjera janë duke shqyrtuar liberalizime të ngjashme.

Më herët, Papa i lindur në Argjentinë, festoi meshën e parë të udhëtimit të tij, në faltoren (mauzoleun) e Zonjës së Aparecida-s. Ai paralajmëroi dhjetra mijëra besimtarë kundër “kalimit të idhujve” për para, pushtet dhe kënaqësi. Pas vizitës në Aparecida, në shtetin brazilian të Sao Paulo-s, Papa u kthye sërish në Rio de Janeiro.

Gjatë inaugurimit të klinikës së rehabilitimit të të droguarve, në spitalin e Sao Francisco, ai përqafoi disa ish-të varur nga droga dhe dëgjoi historitë e tyre.

“ثshtë e domosdoshme të luftohen problemet, që janë në rrënjët e abuzimit me drogën, duke promovuar më shumë drejtësi, edukim ndaj të rinjve me vlerat e të jetuarit në shoqëri, duke i qëndruar pranë atyre që hasin vështirësi dhe duke u dhënë shpresa për të ardhmen”, tha ai.

Papa Françesku foli gjithashtu kundër planeve të legalizimit të drogave në Amerikën Latine, veçanërisht në Kolumbi, Bolivi, Ekuador, liderët e të cilëve kanë folur për qëndrime më të buta ndaj politikave kundër drogave.




/ Top Channel
 
Back
Top