Diskutim i lire / A jane njerezit vertet si kosha plehrash?

Monique

With or Without u
E di qe do cuditeni me ate definicion qe kam bere ne krye te temes , por mora spunto nga video e mposhtme







Ndodh shpesh te nisim diten me nje eksperience negative qe na mbetet ne mendje dhe pse jo na ndikon ne ecurine e saj.
Situata ka nga me te ndryshmet , duke filluar nga hipja ne mjetet e transporteve publike , ku dikush kryen gjeste qe te japin siklet, bertitjet e te folurit pa kriter, perplasje qe mund te kesh vete me natyra te tilla sjelljeje.
Edhe pse shume nga ne e nisim diten duke menduar se nje eksperience e keqe nuk duhet te japi impakt per te kthyer diten tone ne me te keqen te mundshme. Eshte e vertet qe nuk kemi kontroll mbi cdo situate qe mund te paraqitet, por lind pyetja - A kemi mundesi zgjedhjeje per te vendosur si te sillemi , kur gjindemi ne nje situate te pakendshme?
A mundemi ne te marrim kontrollin e situates dhe mos lejojme negativitetin te kthehet ne nje menyre jetese?
Me pak fjale , mund te diskutojme mbi eksperiencat tuaja , dhe reagimet qe keni patur.

Jeni gati te ndajme bashke alternativat apo menyrat per te ndihmuar njeri tjetrin sesi te jemi me te kontrullueshem dhe mos perdorim ate klishen-

Sillu me te tjeret si do doje qe ata te silleshin me ju!
 
Sillu mirë sa të duash.
Por ka njerëz që edukatën e mirselljen ta marrin të mirqënë.
Unë di të them që njerëzit nuk janë objekte apo kafsh,që ti të sillesh me ta siç ta ka ënda ty.
Rrespektoji të gjithë,vlerësoji për atë çka janë.
Ama nëse dikush e tepron,mos ngurro tja vendosësh pikat mbi i.
Ky është parimi im.
 
Sillu mirë sa të duash.
Por ka njerëz që edukatën e mirselljen ta marrin të mirqënë.
Unë di të them që njerëzit nuk janë objekte apo kafsh,që ti të sillesh me ta siç ta ka ënda ty.
Rrespektoji të gjithë,vlerësoji për atë çka janë.
Ama nëse dikush e tepron,mos ngurro tja vendosësh pikat mbi i.
Ky është parimi im.
Mirë e thavi po kujt ja thavi 😒
Ps: 👍
 
Njerezit, nuk di te them si jane apo si duken, por rendesi ka si jam une me veten, ky eshte interesi dhe arsyeja e jetes sot.
Te njohesh nje " mik/e duhet te hash 15 thase kripe thote populli"
Kemi pare cdo dit si shiten e blihen, nje arsye me teper per te qene me veten.
Njeriu me besnik/e shikohu para pasqyres.
E sa per zemren e shpirtin ato i njeh vetem Zoti qe i ka gatuar, tjerat jane pallavra, keshtu thone.
Lexoj libra shume por shume, ama gjithmonë kam mesuar, se te jetosh eshte me e veshtire se te vdesesh sikur e thote dhe Ernest Hemingway.
Nuk kam interes te me thone si jam, e njoh veten, keshtu perditesoj jeten me gjerat qe vleresoj & ja vlen.
Sa per kosh, rralle por shume rralle here, kam afruar tek vetja ime, ndonje plehre, por prap ne kosh nuk e kam hedhur, sepse ishte pjese e jetes time me deshire.
Zoti e befte mire per te gjithe!
 
Per fat te keq po jetojme ne periudhen me te zymte qe njerezimi besoj ka hasur ne rrugetimin e tij.
Ndaj shtoni koshat se nuk dalin...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top