Dialektet

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Dialektet

Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjalltazi të kuptueshme.

Gegnishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën (në ish Jugosllavi), dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.

Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e اamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.


Shqiperia.com
 
Fjale nga dialektet

Na tregoni pak ca fjale nga dialekti i zones juaj.

Ja ca nga ana ime:

Ani - Ok / po
Badihava - Falas
Sabah - Mengjes
çike - Vajze
Demek - Gjasme
Kallxu - Tregu
Gerdit - Shpif
Qetash - Tani
Shuj - Pusho
Ugju - Ulu
Oda - Dhoma
Bac - Lal
Sahat - Ore
 
Fjale nga dialekti i Elbasanit..

Ime(n) = tani
اun = djalë
Gocë = vajzë
Voj = vaj
Krypë = kripe
Tëlyn = gjalp
Shnet = shëndet
Kama = këmba
Dham-i = dhëmb-i
Kalem = laps (stilokalem = stilolaps) :D
Beleg/belege = budalla/budallaqe
Cys = ngacmoj (cys, cyt, cyt, cysim, cysni, cysin) :D

Kaq ime per ime se s'po me kujtohen te tjera...;) :p
 
Mos ngateroni dialektit me fjale te huaja.Kemi mengjes,kemi dhe saba.Koncepti i vjeter eshte mengjes.Fjala turke arabe eshte formim i mevonshem nga damari nene por i jep kodin "b,a,a".Benin te paren,ben fillimin e "dites".Sic ka te njeten gje gje italishtja"matina" qe do te thote "mat "i"-ne" ku kuptohet "i" eshte "i" e shqipes "dit","Vit".Por mos shikon "dialektet",perderisa nuk dihen kodet.Vijne nga kodet ku
"i"=1,"a"=1.Shqipja ka cdo fjale kod dhe duken pikerisht ne kundra ndodhit "Dit" dhe "nat".
 
zhdryp = zbrit
dugaj/shitore = dyqan
bajrak = flamur
tullusum = bajat
ja-a = jo
trenerka = tuta
shangarep = karot
patligjona = domate
kumpira = patate
sob = dhom
kimik = penna (spo di qysh i thoni standarqe veq osht ai sen me te cilin shkrun, e jo lapsi:D)
 
Redaktimi i fundit:
Ka shume fjale te huaja qe perdoren dhe sot ne dialekte..po te shohesh gjuhen e Tiranes apo Elbasanit ka plot te tilla, ama (por) jane fjale qe perdoren ne gjuhen e perditshme per te cilat fjale zevendesuese shqip mund te gjenden vetem ne gjuhen letrare..:)
Pra ne njefare menyre keto fjale jane pjese e dialektit..
 
Ne nga vlora flasim gjuhen letrare,ndoshta ka dhe fjalet e saj por tani spo me kujtohet azgje.
 
Mos ngateroni dialektit me fjale te huaja.Kemi mengjes,kemi dhe saba.Koncepti i vjeter eshte mengjes.Fjala turke arabe eshte formim i mevonshem nga damari nene por i jep kodin "b,a,a".Benin te paren,ben fillimin e "dites".Sic ka te njeten gje gje italishtja"matina" qe do te thote "mat "i"-ne" ku kuptohet "i" eshte "i" e shqipes "dit","Vit".Por mos shikon "dialektet",perderisa nuk dihen kodet.Vijne nga kodet ku
"i"=1,"a"=1.Shqipja ka cdo fjale kod dhe duken pikerisht ne kundra ndodhit "Dit" dhe "nat".

Orakulli un nuk besoj qe kam nje bagazh me te madh se ti per sa i perket ketij posti kshu qe marr per baze ca ke shkruajtur, puna eshte se un nuk hapa teme te kuptojme se nga vijne keto fjale, a jan apo nuk jane turke apo te huaja. Hapa teme e dialektit. Te shkosh ne shkoder thojne : "he maj tamarrsha" shprerje tipike shkodrane. Tani nga anet e mija shprerjet jane te tilla, pjese e veriut i thirr vajzat cike, ndersa tirana iu thot goce,korca lozonjare (nqs nuk gabohem), vashe vlora etj etj, thjeshte te shohim ca shprerje te ndryshme njeri me tjetrin dhe ti konfrontojme ato.

Se nga vjen fjala Sabah??? As qe me intereson ne kete teme, sepse perderisa turku na ka pushtuar ska se si te jete ndryshe!
Apo gabohem? thjeshte ju nga ana juaj, nga lagjia juaj:D si i thuani ca fjale!
 
Last edited by a moderator:
Lozonjare me sa di une eshte dicka e ngjashme me lazdrajke qe perdoret ne Kosove, dmth dikush qe "perkedhelet"..por ne kuptimin e mire.

اin? = kë? :D
اar? = çfarë?
 
Pse "tamarsha" eshte fjale turke?
Une habitem se sa shume nuk kuptoni gjuhen tuaj?
Ta marr ...
te marrte e mira te marrte,ta marsha synin...
 
Pse "tamarsha" eshte fjale turke?
Une habitem se sa shume nuk kuptoni gjuhen tuaj?
Ta marr ...
te marrte e mira te marrte,ta marsha synin...

:eek:hh:Me fal po kush tha qe eshte fjale turke??? :eek:hh:je i sigurte qe e lexove mire postin?
Une fola per Sabah si fjale turke;)


Te shkosh ne shkoder thojne : "he maj tamarrsha" shprerje tipike shkodrane.
 
"sabah" nuk eshte dialekt.Nese dini ndonje fjale tjeter per mengjesin e cila nuk eshte fjale e Huaj mund ta shkruani.Dhe mos kaloni temen eshte per dialektet.Nuk eshte per fjalet e huaja dhe aq me teper per deshiren e tepert e disave per ta theksuar kete deri ne ate pike qe ne cdo 10 fjale shqipe 5 jane Turke.Une do te thosha te kunderten ne 10 fjale turke 5 jane te pastra shqipe.Lexoni mire per histtorine e Turqise.Kush kane qene kryeminsitra,kush kane qene gjuhetare.Lexoni mire kush kane bere fjaloret e saj.Mos mendoni se ne i kemi marre.Mendoni dhe qe na kane marre.Bile me shume na kane marr.
 
"sabah" nuk eshte dialekt.Nese dini ndonje fjale tjeter per mengjesin e cila nuk eshte fjale e Huaj mund ta shkruani.


Po mor ja fill. Nadja - Mengjesi shkodra...
Kosova i thot sabah.
E morem vesh qe vjen nga turku po dialekti i kosoves dhe i pjese te veriut i tille eshte!!
 
Po " "nadja" vjen nga reshqitja e "nata" me ane te koncepti kodik te gjuhes shqipe te "i" ne levizje qe eshte "j".
 
Po " "nadja" vjen nga reshqitja e "nata" me ane te koncepti kodik te gjuhes shqipe te "i" ne levizje qe eshte "j".

Kundershtoj kush konceptin kodik te gjuhes shqipe???
Me duket qe muhabeti po devion si teper..
Debati ishte tek fjalet nga dialekti qe nuk jane "shqip" por jane turke.
Dhe dicka me ben shume pershtypje, si akoma pretendohet te mos jene turke, fjalet e dialektit tone!
kur turku qejf ka ber ne shqiperi! Shumicen e gjerave nga turku i kemi;) ndac pjese te emrave (Hasan) ndac pjese te dialektit, ndac fejen etj etj. Por sdua te dal as nga tema as skam nerva te shkruaj me gjate.
Tema titullohet fjale nga dialekti ose nqs nuk eshte mjaft e qarte me nje titull te tille mund te shtojme dhe "shprerje nga zona e juaj". Pra as mos pretendoni te mos gjeni fjale me perardhje nga turku!

p.s. Sme kanet (s'ma ka enda) - S'me teket
 
Patlixhan dhe jo patilxhan , i thone nga ana ime domates , shume i sigurt,
Apo nuk i themi ashtu , se ti e di ma mire ? Nga je ti orakull?
dhe me xhentil me vajzat ,te lutem !
 
Qenef---- nevojtore---w c

Divahane---korridor

she----perrua

kerrsh----shkemb

bojli------qershi

kofçek ---sirtar
 
Nuk njeh "a"-ne e psikologjise.Pseudokonflitet kane per menyre sjelljeje ate qe mendon ti.konfliktet e verteta njerezore shkojne drejt shtypjes psikologjike te injorances,ose ndonjehere ose ligesis.Ndonjehere kur palet jane shtete shkojne deri ne perdorimin e forces.Forca psikologjike ose fizike sot perdoret sepse njera pale eshte si puna e asaj qe une i jam drejtuar,e prapembetur,injorante,grisese,e lige deri ne peshtirosje..lkexo sa here eshte perseritur fjala turke,dhe theksuar psuhtimi i tuqise si dhe marrja nga kjo e fjaleve turke.Si dhe ndonje tjeter ketu ne sit para saj.Te cilet jane te ligj dhe me e keqja eshte kur keta jane edhe te,i(e) qellimshem antishqiptare.Para shume muajsh jepnin Wikedite kete variant per fjalet turke ne gjuhen shqipe.Kur e shkreta gjuha shqipe nuk ka 100 vjetet qe shkruhet.Nje nga menyrat sesi merren fjalet e huaja eshte kur pushtuesi te hap shkolla ne gjuhen e tij dhe te meson brez ps breze femijet e shqiptareve Ateher po mund te themi se kemi ndikim te gjuhes shqipe ne nje mase te konsiderueshme.Po shqiptaret e shkrete ishin analfabete jo ne ate kohe por deri me 1944.
kjo ishte fatkeqesia jone ,por dhe merita jone .Gjuha shqipja nga moshskruajtja ruajti strukturen e saj te vjeter e natyrore te pandryshueshme.Kjo isht nji fitore per te.Gjuha kaloi nga gjuha e popullit ashtu sic ishte percjelle brez pas brez bashke me qumeshtin e nenes tek femija ne gjuhe te shkruar.Dhe ju e dini qe shumica e popullit tone ka jetuar ne fasht deri me 1990.Me 1990,kemi 66% te popullsise akoma ne fshat.me thuaj ti se si mund te hynte gjuha e huaj ne keta njerez.Ne keta njerez qe ta prisnin me dyfekt nga frengjia nese i afroheshe kulles se tyre kur ishe i panjohur.E njeh ti historine e ketij kombi apo jo?Prandaj ne kemi edukate vetem per rastin e pseudokonflikteve.Ne rastin e konflikteve ne te tregojme vendin.kushdo qe te jete sado pushtues ose jo pushtues qe te jete.Sado i fuqishem qe te jete.E mira jone me e madhe ka qene e keqja jone me madhe njekohesisht.Ketu nuk diskutohet fare mundesia e kopjimit vetem ne menyre foljore te ndonje gjuhe nga keta banore qe kishin 2000 vjet qe strukeshin maleve per te mbrojtur nga shkelesit qe per fat te keq te tyre ishin njekohesisht dhe kusherinjte e largete te tyre.Qe pas romakeve ky komb e uli koken per te mos e ngritur deri ne pamvaresine e kosoves.
 
Redaktimi i fundit:
çurak- gjel deti

dangelli- verande

bostan - shalqi (karpuz i thone gjirokastritet :p)

toidhjo - fiks fare

ps: e tall nenen sa here perdor keto fjalet ketu siper :p!!
 
hahah sallator - i thone vlonjatet kastravecit ket di :)
 
Patillxhan -domate?.Ket se kisha degju ndoniher.Jeni i sigurte Hartin?

Patligjan dhe ate... sepse ne Kosove nuk behet dallimi shume mes xh dhe gj... te dyja theksohen si gj.

Mshele- Mbylle
Tamel (Tomel)- Qumesht
Kry- Koke
Kerr- Veture, Makine
Coj (Qoj)- Dergoj
Ndreq- Rregulloj
Qile (Qele)- Hape
Apet- Prape, Perseri
Masanej- Pastaj
Zhdryp- Zbrit

etj etj
 
orakulli ti shpjegoje historine e vendit se jo te gjithe e kane mesuar dhe e kane studjuar....dine aq sa dine dhe jo detaje....Mos hy ne te thella dhe kundershtime qe e kthejne temen ne debate jo te kendshem per tu lexuar.
Mund te kundershtosh duke thene ate qe di duke evituar vleresimet per antaret..:)


Sa per temen......ka fjale ne dialekte qe une vertet si di, kur i degjoj ndonjehere nga gjyshja ime cuditem....dhe behet fjale per dialektin e humbur.....Ndersa sot te rinjte flasin me dialeket, por eshte nje dialekt rruge jo i mirefillt mendoj une.
si p.sh...he mo ca ke ba ose hic ma asigja...:D....kjo eshte e diteve tona....Elbansallinjte.

karpuz i thone shalqinit Kolonjaret.


p.s postimet jashte teme te gjitha pa perjashtim do fshihen.
 
Titulli: Dialektet

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); أ?آ¢-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nأ?آ¢në ~ nënë).

Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ vënë).
Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Floart
 
Fjale nga dialekti i Elbasanit..

Ime(n) = tani
اun = djalë
Gocë = vajzë
Voj = vaj
Krypë = kripe
Tëlyn = gjalp
Shnet = shëndet
Kama = këmba
Dham-i = dhëmb-i
Kalem = laps (stilokalem = stilolaps) :D
Beleg/belege = budalla/budallaqe
Cys = ngacmoj (cys, cyt, cyt, cysim, cysni, cysin) :D

Kaq ime per ime se s'po me kujtohen te tjera...;) :p

Elbasanasit,ne vend te ë-se,vendosin a-ne..sa i lezecem eshte dialekti tyre:)
 
Bashkatunaret e mi flasin me ا. lol

Aty-اaty
Atje-اatje
Budalla/e-derdimen/e
Goc-cuc
Djal-mec
etj etj se spo mkujtohen :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top