Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

Arfenilla

Themelues i Forumit

auto_stop1-21481832496.jpg


Korçë – Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kushërirën, ku më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë.

Kasandra Senimllari denoncon në “STOP” faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato. Vajza e vogël tre muajshe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qyetin e Korçës.

Vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.

Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.

Sa vjeç jeni?

18 vjeçe.

ثshtë shumë e vështirë që të pyetet për këtë çfarë ty të ka ndodhur, por a mund të na tregosh?

Jam e abuzuar nga kushëriri im, emri i tij është Lisandër.

اfarë e ke?

Djali i tezes, e kisha si vëlla. Ai ka abuzuar me mua, më ka përdhunuar dhe më ka lënë shtatzënë. Nga ai përdhunim kam lindur një vajzë.

Sa vjeçe është vajza?

Dy muajshe dhe tani bën tre. Vajzën nuk e kam me vetë e kam në Shtëpinë e Fëmijës. Personi që ka abuzuar me mua gjendet akoma i lirë. Ka qenë Dhjetor, e kam marrë kushëririn në telefon dhe i kam thënë që mund të më ndihmosh, sepse më bezdis një djalë në Facebook. Ai më ka thënë që do vij, por pak më vonë, se kam njerëz tani. Ka ardhur në darkë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që hape derën.

Sa ishte ora?

Nuk e di orën sa ishte.

Po familjarët ku ishin?

Po flinin. Kam qenë nga dhoma tjetër, dera ishte e blinduar dhe nuk dëgjohet. Kur kam hapur derën jemi ulur në divan dhe i kam dhënë telefonin. Ai telefonin njëherë e hapte njëherë e mbyllte. I kam thënë që mere dhe thuaji që të më lerë rehat. Jo prit më thoshte mua. Filloi të më afrohej, njëherë më prekte nga flokët, njëherë nga këmbët, pastaj e imagjinoni vetë se çfarë më ka ndodhur. Më ka mbyllyr gojën që të mos flisja. Pasi ndodhi kjo, u mata të shkoja nga dhoma e mamit që t’i tregoja për atë që më ndodhi, por sërish kthehesha se kisha frikë. Kisha frikë që nuk do të më besonin për atë që do t’i tregoja.

Po pse e ka mbajtur kaq të fshehtë dhe nuk ia ke treguar familjes?

Ai më kërcënonte, më mbante thikën në fyt. N

Mamaja e Kasandrës tregon, se foshnjen e ardhur në jetë nuk di sesi ta thërrasë, si vajzën e vajzës apo mbesën e nipit?

Ju kur e morët vesh që vajza juaj ishte shtatzënë me nipin tuaj?

Unë e mora vesh në datën 24 Korrik. I tha vajza, ti më ke lënë shtatzënë dhe pres një fëmijë nga ty. Unë mbeta e shtangur në vënd. Ime motër thoshte, Kasandra të keqen tezja thuaj që nuk është e vërtetë.

Po fëmija ku është tani?

Në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Kam vajtur e kam parë. Nuk më vjen mirë, por edhe unë jam në disa kushte që nuk kam si të bëj, keq për atë më vjen (vajzën), por edhe për të (foshnjen). Burrin se shoh dot, atë po ashtu… Jam shumë e prekur. Si t’i them unë të keqen nëna, kujt t’i them? اupës së nipit? Deri dje unë i thoja atij të keqen tezja, tani t’i them çupës së nipit të keqen nëna? Nuk e bëj dot…”

Ndërkohë familjarët kanë kërkuar që të bëhen analizat e ADN -së, për të nxjerrë të vërtetën në dritë, por duket se do të vonojë ende. Prej 3 muajsh, foshnjes i është marrë analiza e ADN-së, por nuk rezulton kjo, edhe për babain e pretenduar.

اfarë iu është thënë në prokurori dhe polici?

Kemi shkuar disa herë në prokurori dhe i kam kërkuar të drejtën time. Prokurorja më ka thënë që pritet ADN – ja, që të dali e drejta.

Po pse po vonon?

Nuk e di! Njëherë më thanë që ADN – ja mund të vonojë edhe dy muaj apo tre, ose gjashtë muaj. I kam shkuar çdo javë për të pyetur për ADN – në. Herën e fundit ka shkuar babai im më vajzën dhe ata i kanë thënë që nuk ka lëng. Ky lëng vjen nga Italia i kanë thënë, por vonohet. Nuk e di nëse është e vërtetë apo gënjejnë e dinë ato.

Kasandra ka tentuar dy herë të vetëvritet gjatë shtatzënisë, duke pirë medikamente të ndryshme. Ajo është paraqitur pranë Spitalit të Korçës, në Urgjencë. Por çfarë është regjistruar në këtë spital? Në fakt nuk është regjistruar asgjë.

Ndërsa kushëriri Lisandër Lato është i lirë, pavarësisht marrëdhënies incestuale me të mitur. “STOP” arriti të gjejë Lisandrin dhe ky i fundit u detyrua të pranojë raportin intim me kushërirën e mitur, por sipas tij, gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës.

Si ndodhi?

Kam kryer marrëdhënie, por jo me dhunë.

Me vajzën e tezes?

Po ashtu erdhën rrethanat.

Pra ti pranon që fëmija është i yti?

Nuk e di, nuk jam i sigurt për këtë.

Prisni ADN – në?

Po.

Ju e pranoni që keni kryer marrëdhënie me të?

Po e kam pranuar që kur erdhi këtu në shtëpi me të atin. Ajo më 25 Korrik më tha mua që jam shtatzënë, se nuk dija gjë. Po të më kishte thënë që në muajin e parë mund të kisha bërë diçka, por tani çfarë ti bëj unë.

Po nëse dalin rezultatet e ADN -së që ti je babai, çfarë do të bësh?

اfarë do bëj, unë s’kam çfarë të bëj. Jam pa punë.

Ti je edhe i martuar?

Po.

Keni pasur probleme?

Po kemi pasur se babai i saj ka kërkuar ta ndajë me mua, por çfarë faji ka ajo nga ajo që ndodhi?/
Bota sot.
 
Titulli: Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

Pse femrat jane aq shushka sa problemet e tyre te fb me dashuricka qe gjejne vete, mos ti zgjidhin po vete ?

Nejse mo, kafsheri gjithandej.
 
Titulli: Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

ah familjet shqiptare,,,qe duan te ruajne `nderin`nga kusherinjt , e pastaj edhe vrasin vajzen e tyre per kete nder .......... me perzihet
 
Titulli: Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

Dhe ky te dashur miq eshte fundi i botes.
 
Titulli: Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

Dhe ky te dashur miq eshte fundi i botes.

jo jo , kesi rastesh ka pasur me siguri shume me shume edhe me pare , thjeshte si familje qe besojne me shume mashkullin se femren nuk jane bere kurre publike keto gjera.
Edhe vajza vete ska guxuar ti thoje prinderve se sdo ta besonin, ketu eshte zanafillja e se keqes.
 
Titulli: Dhunoi seksualisht kushërirën e mitur, vjen në jetë foshnja e incestit

Medet..medet....e kaq se skam fjale te them!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top