Dhunë fizike ndaj dy fëmijëve jetimë në fshatin SOS, kujdestarja nën hetim (EMRI)

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Dhunë fizike ndaj dy fëmijëve jetimë në fshatin SOS, kujdestarja nën hetim (EMRI)

1577551131154.png
Dy fëmijë që mbahen në fshatin Sos kanë regjistruar dhunën që ushtrohej nga njëra prej nënave kujdestare, gjë që ka sjellë nisjen e menjëhershme të hetimeve për veprën e keqtrajtimit të të miturve. Pasi kanë rregjistruar me telefon të qarat e një të mituri të moshës dhjetë vjeç që po dhunohej, si edhe nënën kujdestare, të dyja vajzat ja kanë lënë mbi tavolinë regjistrimin drejtoreshës Mimoza Manaj, e cila menjëherë i është drejtuar komisariatit numër një dhe ka bërë kallëzimin penal.

“Në dhomën ngjitur ku shërben nëna kujdestare dëgjoheshin zhurma dhe të qara fëmijësh. Zhurmat sa vinin dhe shtoheshin. Nga zëri njoha të qarat e Mustafait, dhjetë vjeç dhe zërin e nënë Blerinës që po e rrihte atë. Mora telefonin dhe incizova çfarë po ndodhte” – kanë pohuar vajzat që regjistruan dhunën.

Pas dhunës së zbuluar nga stafi, e dyshuara e vendosur nën hetim për keqtrajtim të të miturve është larguar nga detyra. Pas ekspertimit të videos së rregjistruar nga fëmijët policia thotë: “Personi që po bën videon duket që hap një derë dhe afrohet në një ambient tjetër. Dëgjohen të qarat e një fëmije dhe zëri i lartë duke bërtitur i një personi të rritur femër. Dëgjohen gjithashtu zhurma si ato të goditjeve me duar, që korrespondojnë me të qarat e fëmijës dhe të bërtiturat e të rriturit. E njëjta gjë konstatohet edhe në videon e dytë”. Sipas burimeve së shpejti shtetësja B. B e moshës 44 vjeçe, me detyrën e kujdestares do të përfundojë e pandehur në Gjykatën e Tiranës./Top Channel
©Copyright Gazeta SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top