Dhuna seksuale martesore, tragjedia dhe zgjidhja

AnGeLiC

VIP
V.I.P
jashar-demiri.png
Dhuna seksuale bashkëshortore është një problem kompleks që përfshin më shumë se sa një akt në vete në marrëdhëniet mes burrit dhe gruas.

“’Mjafton të thyesh zemrën e brishtë të një femre, për të nisur ”plasaritjet’”, dhe të lëndosh krenarin e një mashkulli për t’i vënë vulën”, kjo është formula që çon shumë çifte drejtë ndarjes. Jashar Demiri, psikolog klinik, e quan tragjedi faktin që shumë çifte nuk gjejnë dot gjuhën e përbashkët në dhomën e gjumit, duke sjellë probleme të rënda tek partnerët, nga neveria deri në impotence fiktive.

Ndërkohë që në mes të kësaj ”tragjedie” ai liston edhe përdhunimet, ku deklaron se shumë partnerë abuzojnë me të drejtat bashkëshortore, ndërkohë që rastet e denoncuara janë shumë pak pasi i tremben vetëgjyqësisë dhe paragjykimeve.

اfarë është dhuna seksuale bashkëshortore?

Njihen disa lloje të dhunës. Kemi dhunë fizike, dhunë psikologjike dhe dhunë shpirtërore. Tek dhuna seksuale futen dhuna fizike dhe dhuna psikologjike, pasi dhe vetë jeta seksuale ka dy komponentë, ka komponentin fizik dhe komponentin psikologjik. Zakonisht kjo dhunë shoqërohet më një stres postraumatik, i cili vazhdon për një periudhë të gjatë. Bashkëshorti/ja mendon se e ka harruar, por në fakt qëndron i fshehur në vetëdije për t’u ‘zgjuar’ në momentet më të bukura. Një grua apo mashkull i dhunuar nuk mund të japë kurrsesi maksimumin tek partneri, sado që të përpiqet. Sidomos me njerëzit e ndjeshëm dhuna është e paimagjinueshme, e parikuperueshme dhe mbetet si një kockë e patretur në stomak.

Kurë quhet e dhunshme një jetë seksuale?

Në krevatin bashkëshortore quhet e pëlqyer çdo gjë e pëlqejnë të dy palët, ndaj dhunë quhet çdo veprim që bëhet në kundërshtim me dëshirat e tjetrit. Një kënaqësi e arritur kundër dëshirës së tjetrit, quhet kënaqësi egoiste. Dhuna seksuale nis me veprime të ashpra gjatë një marrëdhënie për të përfunduar tek përdhunimet. Më vjen keq ta them por rastet e përdhunimeve janë aq të shumta në shoqërinë tonë sa nuk imagjinohen.

Keni hasur ju raste të tilla?

Po, ne në punën tonë i hasim shpesh këto raste dhe mund të them që rastet e pa denoncuara janë aq të shumta në krahasim me ato që denoncojnë sa s’mund të imagjinohet. “Viktima” të tilla i tremben vetëgjyqësisë ose kanë turp. Vetëm para pak kohësh kam hasur me një rast të tillë, ku xhaxhai kishte përdhunuar mbesën, por nga turpi dhe frika se mos e merrnin vesh të tjerët, shtirej sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Unë i pyes këto raste nëse duan të denoncojnë, por përballem me përgjigje të tilla si: kam hallin e turpit, do ngelem pa martuar, vëllai im e vret etj. Përdhunimet i hasim shpesh edhe tek çiftet kur burri vepron kundër dëshirave të gruas duke keqpërdorur të drejtat bashkëshortore, edhe pse kjo është e dënueshme me ligj.

Njihet dhuna seksuale vetëm ndaj femrës por edhe ndaj mashkullit?

Ndaj meshkujve ka më shumë dhunë psikologjike. Mua më kanë ardhur çifte ku ka rezultuar se burri jeton i trembur nga gruaja e tij. Madje ka pasur edhe raste ku gruaja është bërë shkaktare që mashkulli të krijojë një impotencë fiktive. Mjafton t’i thotë ti s’më kënaq, organi yt s’ka përmasat e duhura, herën tjetër dua më shumë etje. Egoja mashkullore është shumë më e ndjeshme se egoja femërore, dhe kur egoja mashkullore “çahet” nuk ka gjë që ta “ngjis” më atë. Ana fizike edhe mund të kalohet, por ajo shpirtërore ngelet gozhdë.

Një femër mund të jetë ilaçi më i keq, por edhe më i mirë për impotencën mashkullore. Në një artikull unë kam shkruar se doktoresha më e mirë në këtë rast është femra e zgjuar, femra që di si ta trajtojë dhe inkurajojë mashkullin e saj.

Cilat janë pasojat më të rënda të një dhune të tillë ?

Kur gjërat përsëriten shpesh krijojnë një ngacmues psikologjik, sikur edhe diçka e mirë të jetë. Në këtë rast, duke u përsëritur shpesh një dhunë e tillë, tek femra apo mashkulli krijohet një revolt e brendshme. Në fillim personi e fsheh, pastaj shfaq padurim, i lodhen nervat, dhe shfaq neveri. Unë kam pasur një rast edhe pse burri ishte shumë simpatik, vetëm nga presioni dhe fjalët përçmuese që i thoshte të shoqes, erdhi një moment ku ajo jo vetëm nuk ndjente më kënaqësi, por dëshira ju kthye në neveri. Nga përbuzja dhe mungesa e dëshirës gjente justifikime nga më të ndryshmet për t’i “shpëtuar” marrëdhënieve seksuale, duke u shtirë ose si e sëmurë, ose flinte më herët.

Si i trajtoni ju këto raste?

Me këto raste në përdorim një formë terapie që njihet si psikoterapi konjutive, çka do të thotë që njohim problemin, e shfajësojmë, dhe hapi i tretë e izolojmë. Kjo lloj metode izolimi përbën një lloj harrese në vetvete duke përdorur hipnoterapi krijojmë afirmacione pozitive me qëllim që truri i femrës të jetë i drejtuar nga pozitivja dhe mendimet instruizive të mos kenë fuqi. Kjo gjë kërkon shumë seanca dhe janë raste që mund të trajtohen vetëm tek psikologu.

Sa ndikon një dhunë e tillë në rrugën drejt divorcit?

Jeta shpirtërore e një femre është jashtëzakonisht shumë e lidhur me komunikimin, mirëkuptimin, ndjenjat dhe dashurinë e bashkëshortit të saj, as sa thuhet dhe se femra dashuron më veshë. Shumica e ndarjeve të çiftet vjen pikërisht për shkak të kësaj ashpërsie, ku zakonisht çiftet zhvillojnë gara inati dhe presioni ndaj njëri-tjetrit. Zakonishtshekulli
 
Attachments

  • jashar-demiri.png
    jashar-demiri.png
    302 KB · Shikime: 0
Eh,kur them une kultura seksuale,njohja erotike e trupit njerzor, bota sensuale dhe te kuptuarit e saj.
Artikull kuptimplot.
Uroj qe cdo femer apo mashkull qe bie preh e nje dhune te tille apo keqtrajtimi te gjeje forcen ta ndaje partnerin/en.
Dhuna ne intimitet eshte gjeja me mostruoze per mendimin tim.
 
Kshu eshte kur shohim fifty shades e fetish things .....na e bojne jeten malore :p
 
...thote mamaja,,, po babaja c'thote babaja???

...thote nxenesi,,, po mesuesi c'thote mesuesi???

...thote shoka,,, po koka c'thote koka???

Dhuna seksuale martesore, tragjedia dhe zgjidhja

-Tema thote: Be rrethin e budallait!!!

...ndodh...perseritet...ndodh...perseritet...ndodh...perseritet...

-Cila eshte zgjidhja???
-Divorci???
...divorci eshte zgjidhja e fundit ne pike te hallit, po zgjidhja e pare???

-Pra kjo teme i shmanget zgjidhjes, me sa kuptoj!!!

...sepse, pas divorcit do te vije serish nje martese tjeter dhe pastaj???

"Si i trajtoni ju këto raste?

Me këto raste në përdorim një formë terapie që njihet si psikoterapi konjutive, çka do të thotë që njohim problemin, e shfajësojmë, dhe hapi i tretë e izolojmë. Kjo lloj metode izolimi përbën një lloj harrese në vetvete duke përdorur hipnoterapi krijojmë afirmacione pozitive me qëllim që truri i femrës të jetë i drejtuar nga pozitivja dhe mendimet instruizive të mos kenë fuqi. Kjo gjë kërkon shumë seanca dhe janë raste që mund të trajtohen vetëm tek psikologu."

...me nje fjale, ju thjeshte e cmendni njeriun se sa e sheroni!!!

-Pse?!
...qe, te mos kete zgjidhje problemi???
...sepse, zgjidhja e ketij problemi kerkon SHTET dhe nuk kerkon psikolog???

-Natyrisht qe eshte c'njerezore dhuna, por pa vene re aresyen dhe te kunderten e dhunes e cila eshte dashuria atehere si mund te flasim per zgjidhje problemi???

...edhe gjuhesisht po ta shikojme, fjala "dhune" vjen nga kuptimi thurres "vjedhune" (VJEDHJE) sepse si ashtu vertete "i vjedh" te drejten e lirise dhe jetes dikut tjetri.

-Atehere, cfare mungon???
...liria...
...jeta...

-Atehere, pse tallni menderen dhe nuk zgjidhni problemin si duhet?????????
 
Attachments

  • jashar-demiri.png
    jashar-demiri.png
    302 KB · Shikime: 0
  • jashar-demiri.png
    jashar-demiri.png
    302 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top