Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

cent

...Lontano
Për më shumë se një dekadë, Osama Bin Laden u shndërrua në sinonim të terrorizmit botëror.

Themeluesi i grupimit famëkeq të Al-Kaedës ndërtoi një reputacion të frikshëm pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, ndërsa arriti që të gruponte nën ombrellën e Al-Kaedës një tërësi fraksionesh terroriste, duke krijuar kështu strukturën më të rrezikshme të njohur ndonjëherë të ekstremizmit fetar.

I vrarë përpara dy vitesh në vendbanimin e tij të fshehtë në Abodabad, Pakistan, Bin Laden i ka lënë vendin drejtuesve të rinj të terrorizmit, shumë më pak të njohur, por jo më pak të rrezikshëm.

Kjo është lista e përditësuar e dhjetë terroristëve më të rrezikshëm të planetit, publikuar nga “CNN” këtë të mërkurë.
1. Ayman al-Zawahiri
9hm9th.jpg
Lideri aktual i aktual i Al-Kaedës konsiderohet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës si njeriu më i rrezikshëm në botë. Pasardhësi i Bin Ladenit besohet se është i përfshirë drejtëpërsëdrejti në planifikimin, drejtimin dhe realizimin e disa sulmeve terroriste në të gjithë globin. Shpërblimi për çdo informacion që do të dërgojë në kapjen e tij është fiksuar në të njëjtën vlerë me atë shpërblim që rëndonte mbi Bin Ladenin, 25 milionë dollarë.

2. Nasir al Wuhayshi
a1u6b7.jpg
Arkitekti i sulmit ndaj ambasadës amerikane në Jemen në vitin 2006, ka një CV jashtëzakonisht të pasur me aktivitete terroriste në krahasim me moshën e tij 36-vjeçare. Ai konsiderohet si “drejtori i përgjithshëm i Al-Kaedës”, një person me një influencë po aq të madhe sa edhe al-Zawahiri dhe drejton degën e Gjirit Persik të organizatës terroriste më famëkeqe të botës.

3. Ibrahim al Asiri
2uhwyu1.jpg
Konsideroi si “gjeniu” i Al-Kaedës, 31-vjeçari është një bombëbërës i shkëlqyer, që shqetëson shumë perëndimin për mënyrën se si mund të maskojë një bombë. Ai është njeriu që furnizoi një kamikaz me një bombë që kaloi skanerin e aeroporteve dhe për pak shkatërroi një avion në ajër në linjën Amsterdam-Detroit ne 2009-n, ndërsa bombat e tij i kanë shpërtuar më parë pikasjes edhe nga policia britanike apo saudite. Me shtetësi saudite, al-Asiri konsiderohet si përgjegjës për ndërtimin e shumë prej bombave që ka përdorur Al-Kaeda në sulmet e saj vetvrasëse.

4. Ahmed Abdi Godane
14kacf6.jpg
Godane, i njohur ndryshe si Mukhtar Abu Zubayr u shndërrua në lider të Al-Shababit, organizatës somaleze me lidhje të ngushta me Al-Kaedën në vitin 2008. Ndonëse Al-Shababi është fokusuar gjerësisht në ndërtimin e një shteti islamik në Somali, duket se Godane ka riorientuar strategjinë e grupit, duke vendosur në shënjestër edhe objektiva në SHBA e Europë, ndërsa ishte i përfshirë edhe në sulmin e fundit mbi qendrën tregtare në Kenia. Shpërblimi për kokën e tij ësht 7 milionë dollarë.

5. Moktar Belmoktar
2wpmcls.jpg
Organizatori i pengmarrjes së ndodhur më parë gjatë vitit në Algjeri në një kompleks industrial, ku disa dhjetëra shtetas të huaj e algjerianë mbetën të vrarë, Moktar Belmoktar është raportuar disa herë i vdekur, por ende nuk ka një konfirmim për këtë. i njohur ndryshe me nofkën “Malboro” për shkak të preferencës së tij për këtë lloj cigareje, Belmoktar është lideri i Al-Kaedës në Afrikën Veriore dhe për kokën e tij është vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.

6. Abu Muhammad al Julani (portreti i tij i panjohur)

Pak njihet për jetën e al-Julanit, përveç faktit që ai është drejtuesi i Frontit të Al-Nusrës në Siri. Komanduesi i 10 mijë luftëtarëve xhihadistë, me shumë ndikim në Siri dhe Irak, është përgjegjës për shumë vepra terrori në luftën kundër presidentit al-Assad, përfshi vrasjen e civilëve që vlerësohet se nuk kanë nivelin e duhur të besimit. Ishte një luftëtar i Al-Nusrës ai që bëri xhiron e botës, në një video të publikuar më parë gjatë vitit 2013, në të cilën ai shfaqej duke ngrënë zemrën e një ushtari të sapovrarë të ushtrisë siriane.

7. Abu Bakr al-Baghdadi
2v9tbpj.jpg
Në muajt e fundit, me qindra persona kanë mbetur të vrarë në sulmet terroriste të ndodhura në të gjithë Irakun. Al-Baghdadi është arkitekti i kësaj fushate terrori, të ndërmarrë nga kamikazët që është në gjendje të rekrutojë, me qëllim zhdukjen e shiitëve që përbëjnë 35% të popullsisë së Irakut. 10 milionë dollarë ofrohen nga SHBA për kapjen e tij.

8. Sirajudin Haqqani
2418p6d.jpg
Duke kaluar vazhdimisht midis Afganistanti dhe Pakistanit, disa grupe janë shndërruar në kërcënuese për SHBA-në dhe forcat e NATO-s në Afganistan. Ndër më të rrezikshmit prej këtyre grupeve është edhe “Rrjeti Haqqani”, emërtuar sipas mbiemrit të liderit, përgjegjës për dy sulme në hotelet ku qëndrojnë të huajt në Kabul, me një bilanc prej 18 të vdekurish. 5 milionë dollarë shpërblimi për kokën e tij.

9. Abubakar Shekau
34g7k9u.jpg
Përgjegjësi i “Boko Haramit”, një grupim terrorist në luftë të hapur me shtetin nigerian që po destabilizon të gjithë Afrikën Perëndimore, Abubakar Shekaut i takon merita e ngritjes shumë të shpejtë të fraksionit të tij periferik, në një kryeqendër të terrorizmit. Përgjegjës për mijëra të vdekur, edhe pse është raportuar disa herë i vrarë në luftime, Shekau vazhdon të jetë i vërtetuar nga burime të shumta drejtuesi i “Boko Haramit”. Shtatë milionë dollarë janë vënë për kokën e tij.

10. Doku Umarov
o5qec9.jpg
Drejtuesi i Emiratit të Kaukazit, Doku Umarov kërkohet prej më shumë se një dekade në mënyrë të përditshme prej Rusisë, e eshte njeriu më i shumëkërkuar në listën ruse. Përgjegjës për luftën separatiste të çeçenëve radikalë dhe shumë akte terrorizmi në krahinën jugore ruse, shpërblimi për gjetjen e Umarov është vendosur në pesë milionë dollarë, për këdo që do të ofrojë informacione që do të çojnë në kapjen e tij.
/Top Channel
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Te gjith shum simpatik:);)
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Po sikur Sh.B.A te terhiqte te gjithe trupat qe ka te shperndar neper baza ne Bote a do ekzistonte me "Terrorizmi Islamik"?

Po c'ka ber populli amerikan per te merituar bomba?

Vertet me vjen keq per to qe s'i len rehat te han Hamburger e te pin Cola ne rehati te vet...
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Ftyra te shpifura..... ishalla i varin per kembesh!
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Duhet te arrijne ti kapin ish agjent te cias asgje me te teper kete te fundit koka legend mbasi koka bo tmerri i ushtarve rus...
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Shakaja e dites
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Rriqna, si morrat e dhive.
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

sec e ndjeja prej kur e lexova titullin se ka te bej me islamin....halla,halla,po valle obama cfare eshte,ose ai qeni asadi,,,,upps jane te miret keta...eh njerez qe po ua verbon syt genjeshtra,veshtire shihni te verten...Allahu u dhent pak mend, e te shihni boten nga nje kendveshtrim tjeter...,
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Mashalla gjith musliman:jupi:
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Per terrorizëm ja duhet te denohen presidentat e ndryshem boteror ja askush tjeter, se ata po vjedhën vendet tjera..... Po ua marin pasuritë padrejt te tjerëve dhe po pasurohen vetë me pasurinë e huaj.

Pra, A thua cfare shkolle paskan kryer keta, qe nfund veprojnë kështu ?

Keta presidentat e "mëdhenjë" sjanë muslimanë, edhe as te vuajtur jo? Cka i shtyen ashtu te bejn edhe atë duke qene udheheqes populli?

Redaktimi i fundit:
Pe: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Nejse, kjo Laura ende ka sens për humor si duket:

The Insider - CIA created al-Qaeda and gave $3 BILLION to Osama bin Laden

Një përkthim shpejt e shpejt me google,
sa për ta kuptuar pëmbajtjen:

CIA krijoi al-Kaedën dhe i dha 3 miliard $ për Osama bin Laden

Qeveria e SHBA- trajnoi , armatosi, financoi dhe mbështetur Osama bin Laden
dhe pasuesit e tij në Afganistan, gjatë luftës së ftohtë . Me një investim të madh
prej $ 3000000000 (tre miliardë dollarë amerikanë) ,CIA krijoi në mënyrë
efektive dhe të ushqehen të al-Kaedës në rrjetin terrorist të Bin Ladenit amerikan
duke përdorur paratë e taksa- paguesve . Afganistani është një ndër vendet
më të varfra të botës , ku një shumë e pamasë Shuma e parave do të kishte
vlera të jashtëzakonshme.

BBC artikull gazete :
" ... Bin Laden u largua nga Arabia Saudite në vitin 1979 për të luftuar
kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit .
Afgan xhihadi u mbështetur me dollarë amerikanë
dhe kishte bekimin e qeverive të Arabisë
Saudite dhe Pakistani . Ai mori sigurinë
Trajnimi nga CIA vetë . "

http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/south_asia/155236.stm

Shërbimi Informativ Forbes biznesit artikull :
" ... [ Osama bin Laden ] mori ndihma ushtarake dhe
ndihma financiare nga shërbimet e inteligjencës
së Arabisë Saudite , Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara . "

Who Is Osama Bin Laden? - Forbes

ABC News artikull :
"Në vitin 1980 , bin Ladeni la rehat tij
Arabia shtëpi për në Afganistan për të marrë pjesë në
Afgan xhihadi , apo luftë e shenjtë , kundërpushtuesit
Forcat e Bashkimit Sovjetik - një shkak që ,
ironi ,Shtetet e Bashkuara financuar , derdhje
3000000000 $ në rezistencën afgane nëpërmjet të CIA-s . "

http://abcnews.go.com/sections/world/DailyNews/binladen_profile.html
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Mashalla gjith musliman:jupi:

Marshalla se kan vrar me qindra mijra njerez te pafajshem? Marshalla se kan hedhur bomba neper qendra tregtare ku mund te ishe dhe ti duke bler 1 bluze dhe te vdisje pa faj? pfff sa qesharake behesh
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Marshalla se kan vrar me qindra mijra njerez te pafajshem? Marshalla se kan hedhur bomba neper qendra tregtare ku mund te ishe dhe ti duke bler 1 bluze dhe te vdisje pa faj? pfff sa qesharake behesh

Kur krahason me njerezit e vrare ne Irak, Palestine etj, turp i vjen nje njeriu me mendje te shendoshe, te flet per keta
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Kur krahason me njerezit e vrare ne Irak, Palestine etj, turp i vjen nje njeriu me mendje te shendoshe, te flet per keta

Lufta ka dhe viktima sic ndoth ne irak apo palestine, por ne USA ,spanje etj disa shtete qe sjan ne luft, dhe ekstremist te till kan hedhur ne ere metro, kan hedhur ne ere me bomba te vendosura ne trupin e tyre mes qendrave tregare ateher esht gjynah. Te pakten mos mbroni terrorizmin se lat nam, sic po lini ;)
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Marshalla se kan vrar me qindra mijra njerez te pafajshem? Marshalla se kan hedhur bomba neper qendra tregtare ku mund te ishe dhe ti duke bler 1 bluze dhe te vdisje pa faj? pfff sa qesharake behesh

Sa qef do ishte te ishe dhe TI ne listen e tyre :funny::funny::funny::funny::funny:
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Sa qef te ishe dhe TI ne listen e tyre :funny::funny::funny::funny::funny:

Un le mjekerr si keta, por jo ne fytyr ;)
P.s permbaju temes shoqe MOD
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Pyet se cka i shtyri te veprojnë ashtu (jo mir)?

Pergjigjja: padrejtesia e popujve tjerë "të ngritur".

Marshalla se kan vrar me qindra mijra njerez te pafajshem? Marshalla se kan hedhur bomba neper qendra tregtare ku mund te ishe dhe ti duke bler 1 bluze dhe te vdisje pa faj? pfff sa qesharake behesh
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Lufta ka dhe viktima sic ndoth ne irak apo palestine, por ne USA ,spanje etj disa shtete qe sjan ne luft, dhe ekstremist te till kan hedhur ne ere metro, kan hedhur ne ere me bomba te vendosura ne trupin e tyre mes qendrave tregare ateher esht gjynah. Te pakten mos mbroni terrorizmin se lat nam, sic po lini ;)

Nuk mbroj terrorizmin, por mbroj te verteten. Terorizmi nuk ekziston ne Islam, kjo eshte e verteta. Se ke qejf ti te ekzistoje, apo ngaterron gjerat, nuk eshte problemi yne.
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Nuk mbroj terrorizmin, por mbroj te verteten. Terorizmi nuk ekziston ne Islam, kjo eshte e verteta. Se ke qejf ti te ekzistoje, apo ngaterron gjerat, nuk eshte problemi yne.

Me thuaj ne 1 postim te kesaj teme qe un kam perzjer islamin me terrorizmin??
Dhe nese esht sic thua ti, pse te gjith terroristet qe kan vrar dhe hedhur ne ere me bombe ambjente dhe kan vdekur njerez te pafajshem, kan veshje tradicionale islame apo emrat e tyre tipik mysliman, thua te jet koecidenc ;)
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

cent, mos aktro tlutem, edhe kur se permend, flet ne menyre te terthorte. Besoj se nuk je studijues e as eskpert i feve, nuk ka terrorizem ne asnje fe, se cfare bejne pasuesit, eshte ne pergjegjesine e tyre, e jo parim fetar.
 
Vetem un nuk di te aktroj Loverboy pasi skam nevoj te aktroj ne forum sepse nuk humb dhe nuk fitoj gje, por ti i shef gjerat sipas interesit vetjak apo fetar. Tema flet per 10 terroristet me te kerkuar ne bote, dhe te gjith jan mysliman me bindje te plot, kurse ti thua ne islam nuk egziston lufta. Ateher kush jan kta? ckan te bejn me fen myslimane? Thua ti ken emrat e tyre prej myslimani rastesisht te till? Se besoj ;) Apo kur hedhin ne ere njerez te pafajshen thon allahu ekber? apo kur therin dike se ka sha myslimanin? thua te jet rastesi ;)
Gjithsesi perderisa ti thua qe ne islam nuk ka luft, e lem sic thua ti ;) Mjafton qe ti te jesh i bindur, sepse te tjert e njohin me se miri kush jan terroristet e vertet dhe kujt feje i perkasin ;)
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Cent edhe 95% e shqiptareve kokan Terrorista....Ruju se Hy me BOMB ne stadium hahahhahhaha
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Ti mos ofendo !!!!

Kush te ka mesu ashtu ?

Rriqna, si morrat e dhive.

Ps. Moderatoret duhet ti largojn postimet ofenduese nga Lauri. Këtë a spo e shihni fare ?
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Postimi origjinal është bërë nga Lauri
Rriqna, si morrat e dhive.

Shiqoje veten si je bere, si dhi dhi kokerDHI :lol:

p.s. cent, leje si t'duash, por eshte vertetuar deri me sot se cilet musliman "terroriste" rrezuan kullat binjake. E vazhdo ti me bindjen tende te verber
 
Pe: Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Rriqna, si morrat e dhive.

Shoku yt fshihet pas dimijave të grave
posa të dëgjojë një të krisur. Në at
rast, të ishe i vogël edhe sa rriçra, nuk do ta gjeje
një vrimë të fshiheshe.

Ti s'ke b***th të krahasohesh me njerëz të tillë.
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Elhamdulilah qe kem keta "terrorista" si lajn me bo gjum rahat qafirat :D
 
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Terrorizmi eshte nje "trend" i shpikur nga superfuqite aktuale per te ruajtur ekuilibrin global. Eshte e lehte te gjykosh ne menyre siperfaqsore duke sjelle shembuj me viktima te pafajshme, por nese vendosim veten ne pelenat e atij avganit qe i eshte djeg familja persegjalli, apo atij cecenit qe i masakruan femijen...!
Ore ketu ne forum e po hani te gjalle njeri tjetrin jo me te keni arsye e qellime jetike.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Dhjetë terroristët më të kërkuar të botës

Sa njerz te ult jan disa o Zot si bajn hije n'kyt tok kot
 
Back
Top