Dëshmia e përgjegjësit të përgjimeve

Love

βeℓℓe â๓e
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në mesin e valës së zemërimit ndaj programeve amerikane të përgjimit në Europe, Kreu i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Keith Alexander, i ka dalë në mbrojtje praktikave të institucionit që drejton.

Në seancën dëgjimore në Dhomën e Përfaqesuesve, gjenerali i cilësoi punonjësit e NSA-së patriotë krenarë që perpiqen t'i mbajne te sigurta nga kercenimet terroriste Shtetet e Bashkuara dhe Europën bashke.

"Informatat qe i shtyne njerezit te besojne se NSA-ja apo amerika ka mbledhur te dhena mbi ta, jane te rreme. Ne nuk përgjojmë në mënyrë të paligjshme as amerikanet e as qytetaret e vendeve te tjera. shume nga informacionet e cituata prej mediave jo-amerikane ne fakt, jane grumbulluar nga sherbimet europiane te inteligjences, te cilat i kane ndare me vone me agjensine amerikane te sigurise kombetare", tha Alexander.

Reagimet me te ashpra me te cilat perballet Washington erdhen pas njoftimeve se NSA-ja ka mbajtur nen pergjim telefonin celular të kancelares gjermane Angela Merkel. pas kesaj, pati raporte ne media qe flisnin per mbledhje te dhenash nga bisedat telefonike të miliona qytetarëve edhe në shtete te tjera, përfshirë Francën dhe Spanjën.

Të gjitha njoftimet bazohen ne dokumentet e bera publike nga Edëard Snoëden. Parlamenti Evropian dërgoi një delegacion nëntë anëtarësh në ëashington të cilët u takuan me ligjvënës të Kongresit, diplomatë dhe zyrtarë amerikanë të tregtisë për të shprehur zemërimin e tyre mbi praktikat amerikane të përgjimit.

Anëtari i PE-se, Jan Philipp Albrecht i tha Zërit të Amerikës se monitorimi i kancelares gjermane, eshte i papranueshem. Tani njerëzit jane vertet te shqetesuar, u shpreh ai, sepse kjo deshmon qarte qe nisma nuk ka te beje me kercenimet terroriste; Angela Merkel nuk është pjesë e një grupi militant, ndaj te gjithe po mendojne se eshtë shkeluar vija e kuqe dhe se kushdo mund te pergjohet pa arsye.

Albrecht kerkoi debat publik dhe i bëri thirrje Kongresit amerikan të miratoje një ligj për balansimin e nevojave te sigurisë kombëtare me përgjegjësinë për të mbrojtur të drejtat themelore civile. Zyrtarët evropianë paralajmeruan se po te mos behen ndryshimet e pretenduara, bisedimet e rëndësishme trans- atlantike mbi tregtinë do të pezullohen.
Top Channel


 
Back
Top