Derbi i Italisë shkon për Juventusin

cent

...Lontano
I pandalshëm Juventusi i Antonio Contes, është i tiji derbi i Italisë me Interin që kthehet me plagët e një disfate 3-1 nga “Juventus Stadium”, aty ku fitorja rezultoi edhe më e thjeshtë nga sa pritej për kampionët e Italisë, kafshatë që absolutisht nuk mund të kapërdihet nga Interi ende në kërkim të vetvetes me Walter Mazzarrin. Ashtu siç pritej gjithçka nisi me Conten që i besonte Tevez e Llorentes në sulm, ndërsa trajneri i Interit përgjigjet me Palacion e Alvarez.
2v0cvtw.jpg
Minuta e tretë dhe Handanoviç e kupton menjëherë se çfarë mbrëmje do të jetë për të kur detyrohet të bëjë mrekullinë e dyfishtë ndaj Tevez që dy herë radhazi kërkon golin nga distance e afërt

Presing bardhezi dhe Interi që has vështirësi për të ndërtuar lojën dhe merr të parën që në minutën e 15.

Shpikje e magjistarit Pirlo që gjen të lirë në zonë Lihtshtajner dhe zvicerani gjuan me kokë për të bërë të shpërthejë “Juventus Stadium”, stadiumi ju përket bardhezinjve, shpërthen dhe Conte në stol.

Me avantazhin në xhep bardhezinjtë theksojnë dominimin në zotërimin e topit ndersa në kampin zikaltër Palasio i vetëm është shumë i dobet për të mposhtur treshen difensive te Juventusit .

Vidal është gjithandej, vërtet i pabesueshëm mesfushori i Juventusit dhe për të gjetur një kundërsulm të denjë për të bërë keq te Interi duhet shkuar deri në minutën e 41 kur rasti është vërtetë i artë me ziklatërit që shfaqen në superioritet numerik 3 kundër dy pas një topi të humbur te Bonucit, Kovaçiç dërgon në thellësi për Palacion, që i vetëm përballë Storarit gjuan sipër tranversës.

Pjesa e parë mbyllet me Interin që rrezikon të pësojë sërish, Handanoviç shpëton falë reflekseve të tij megjithëse gjithçka rezultoi e padobishme pasi Chiellini e kishte marrë topin me krah dhe Roki kishte ndalur lojën, por gjithsesi mbrojtësi i bardhezinjve e shtyn takimin me portierin zikaltër në pjesën e dytë.

E ndihmon t’ia dalë me sukses dhe Nagatomo që në të 47-ën kërkon një goditje të pamundur me finte, ndërhyn Pogba që ia kalon topin e Chiellinit, e djathtë nga distanca e afërt dhe Juve zgjat diferencën në 2-0.

Në disavantazhin e dy golave, Inter shfaqet në konfuzion, thuajse i dorëzuar dhe shumë shpejt pëson dhe të tretin.

Minuta e 56 dhe gjithçka lind nga një mbrojtje e shkëlqyer e topit nga Llorente që favorizon goditjen e Pogba, Handanoviç tregohet i zoti por në kthimin e topit nga portieri zikaltër vjen si fajkua Vidal që realizon golin e 3-0.

Dy minuta më vonë vjen dhe debutimi i D’ambrosios që futet në fushë për Jonathan. Interi gjithsesi ia del të shkurtojë distancat në minutën e 71 me Rolandon që në zhvillimet e një goditje këndi në mes të rremujës në zonë ndëshkon Storarin.

Goli zgjon Interin që behet më agresiv më kërkues, në minutën e 85 është pranë 3-2 me Palasion, kros inteligjent i D’ambrosis Caseres s’arrin ta devijojë dhe artgjentinasi ka topin për të rihapur ndeshjen, por goditja e tij me kokë përfundon siper tranverses, tjetër gabim i kushtueshëm për Palasion. Hernanes mund vetëm të konstatojë nga tribuna se te Interi nuk do të jetë një rrugë e asfaltuar, ndersa Vuçiniç në minutën e 92 ka shansin per t’u hakmarrë për shkëmbimin e munguar të merkatos. Asist i Tevez për malazezin që kalon Juan Jesus dhe pastaj lëshon të djathën, Handanoviç arrin të devijojë dhe topi përfundon në shtyllë. Fershëllimë e Rokit snaksionon një tjetër fitore të Juventusit qe vrapon drejt titullit të tretë radhazi. Një 3-1 në rezultat ndërsa në fushë, ndryshe nga sa shpresonin tifozet zikalter, 26 piket e diferencës mes dy skuadrave u shfaqën të gjitha.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top