Deputetja turke: UاK-ja terroriste

Lauri

Anunnak
Deputetja gjermane me origjinë turke e partisë së ekstremit të majtë, Sevim Dağdelen, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kosovës dhe UاK-së në seancën e Bundestagut gjerman kur diskutohej zgjatja edhe për nji vit e mandatit të trupave gjermane në KFOR, raporton Rrokum.Tv.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ajo e ka kundërshtuar dërgimin e trupave gjermane jashtë vendit, duke i bërë thirrje parlamentit që me e kthye Gjermaninë te politika neutrale dhe paqësore.

Rrokum Tv mëson se mes të tjerash, Sevim Dağdelen ka thanë se Bundesëehr’i gjerman ka qenë për 16 vjet në Kosovë, e simbas saj, nuk ka arritë asnji nga objektivat që ka pasë.

Deputetja me origjinë turke ka sulmue ashpër UاK-në dhe ish-liderët e saj që tash drejtojnë qeverinë e Kosovës, të cilët, sipas saj, kanë lidhje me sulmet e fundit “terroriste” në Maqedoni dhe vendet fqinje.

Më tej, deputetja gjermane ka pyetë se si është e mundun që nën sytë e ushtrisë gjermane dhe trupave të tjera të NATO-s, Kosova u bë ndër rajonet prej nga më së shumti dalin ekstremistë islamikë për ISIS në Irak e Siri.

Fjalimi i saj, i ndëprerë prej duartrokitjeve të deputetëve të majtë në Bundestag, por edhe nga kundërshtimet e nji deputeti, ka vazhduar më tej me deklarimet se Kosova është kthyer në nji strehë vorfnore të Europës.

Njerëzit atje, – tha deputetja me origjinë turke duke iu referuar Kosovës, – po e kundërshtojnë sistemin thellësisht të korruptuem.

Por Sevim Dağdelen ka shkuar edhe më tej.

Mes kundërshtimit të nji deputeti nga SPD, ajo ka cituar deklaratën, që sipas saj ka bërë ish-kancelari gjerman Gerhard Schrِder, njiherit deputet i SPD, se bombardimi i Jugosllavisë ishte i paligjshëm nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar.

Në faqen e saj zyrtare, botohet i plotë fjalimi i deputetes së esktremit të majtë me origjinë turke, Sevim Dağdelen.

Ajo është deputete e partisë së majtë “Die Linke”, e cila ka 64 ulëse në Bundestag‘un gjerman me 631 deputetë.
/zeri
 
Back
Top