Deputetja britanike: Serbia do ta njoh Kosovën para hyrjes në BE

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
“Besoj se në fund të rrugës evropiane Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë për të përditshëm serbe “Blic”, deputetja e parlamentit britanik, Karen Lumley.

“Po them se kjo do të ndodh, dhe kjo me siguri do të jetë në fund të eurointegrimeve të Serbisë. Kryeministri juaj dhe udhëheqësit tjerë do të marrin hapa të guximshëm në lidhje me Kosovën. Nuk jam e sigurt se kjo është zgjidhja, por është në rrugë që të ndodh. Mendoj se pavarësia e Kosovës është fakt rreth të cilit nuk ka bisedime”, ka thënë Lumley, e cila në parlamentin e Britanisë së Madhe është shefe e Grupit të miqësisë me Serbinë, transmeton Republika.info.

Sipas saj, Serbia ka një kohë të gjatë që dëshiron t’i bashkohet BE-së, kusht mbetet zgjidhja e situatës me Kosovën. Thotë se është e kënaqur që gjërat gradualisht edhe po ndodhin. /Republika.info
25_11_2015_8430890_lumley.jpg
 
Back
Top