Deputeti i arrestuar i “Agimi të Artë” mbante flamurin shqiptar në banesën e tij

xhebrail1

INTERIST
Policia greke pas dorëzimit të deputetit Kristos Papas, ka kontrolluar shtëpinë e tij duke gjetur një tërësi sendesh kriminale, helmeta naziste, shishe me verë me emblema të Hitlerit, por edhe një flamur shqiptar.

Gjithashtu para disa muajsh në një intervistë për mediat shqiptare, Kristos Papas ka treguar për ekzistencën e këtij flamuri shqiptar. Papas në deklaratat e tij është shprehur i bindur se ky flamur nuk është i shqiptarëve, por është një flamur fashisto-shqiptar.

“….Në dorë të Agimit të Artë gjendet një flamur. ثshtë një histori e gjatë sesi ka rënë në dorë të Agimit të Artë ky flamur. Mund të bëjmë një emision të tërë për këtë çështje, ndoshta nuk ekziston as në muzeun e luftës së Tiranës nëse do të mund ta quanim kështu mes thonjëzash. ثshtë flamuri i Fertit, ky është në dorë të grekëve. Shqiptarët nuk do ta marrin kurrë. Ky është flamur pasi shqiptarët u pushtuan nga Italia fashiste. Ky nuk është flamuri i natyrshëm i shqiptarëve, apo jo. ثshtë flamur fashisto- shqiptar. Nuk ka asnjë lidhje nëse ky flamur është fashist, apo nëse ka këtu përkrenaren e Skënderbeut, apo nëse ka yll apo është pa yll. Edhe ky është një flamur i vjedhur. Keni vjedhur shqiponjën dykrenare bizantine, e kuqja dhe e zeza janë ngjyrat tona. Këtë flamur e kemi në zyrat tona…”, ka thënë Papas.

Mediat greke kanë publikuar disa foto të sendeve të gjetura në banesën e nënkryetarit të organizatës kriminale, “Agimi i Artë”.

Policia ka publikuar edhe një raport mbi strukturën dhe funksionimin e Agimit të Artë, që i referohet historikut të organizatës, e cila siç thuhet, kishte një strukturë hierarkike-piramidale, sipas dogmës hitleriane mbi “pushtetin e shefit”.

c6a4ffce414dff0046a23db4fbffa30e.jpg

Sendet e gjetura në banesën e Kristos Papas:

1 pistoletë, e cila mbahej ilegalisht

2 bajoneta

75 disqe me materiale mbi aktivitetet naziste

4 ungjij, që i përkasin trashëgimisë së lashtë kulturore greke

2 helmeta, përfshirë edhe një model të veçantë

Disa shishe verë me etiketa të pakuptimta. Në një prej tyre ishte fotografia Benito Musolinit, në disa të tjera portret të përfaqësuesve të nazistëve dhe në disa të tjera foto me përshëndetje naziste

Janë gjetur shumë libra mbi aktivitetet naziste

2 flamuj të vegjël me shtiza që mbanin shenjën e nazistëve

2 flamuj nazistë, të mëdhenj

1 flamur me shqiponjën dykrenare

Gjithashtu u gjendën edhe foto të Adolf Hitlerit , të cilat në krye kishin të shënuar “Agimi i Artë “.

Mësohet se Drejtoria e Krimeve po vazhdon hetimet.

flu-300x199.jpg


Kohasot.eu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top