Deputetë të lidhur me mafian ruse, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Aver

.
V.I.P
largea_largea_deputetet-obse14420891731442094981.jpg


Nga 31 deputetët biznesmenë të palarmentit shqiptar, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE, të siguruar nga lapsi.al, mjaft prej tyre thuhet se e kanë ndërtuar pasurinë mbi aktivitete të dyshimta apo nga burime po të dyshimta ose të panjohura. Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafiqe të paligjshme apo aktivitete të krimit të organizuar.
Raporti konfidencial i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), që lapsi.al po e boton ekskluzivisht, flet me emra konkretë për deputetë e politikanë të të gjitha niveleve dhe të gjitha partive politike që dyshohen për lidhje kriminale deri tek grupet mafioze në vend dhe jashtë tij.
Ajo çfarë raportohet në këtë dokument të hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, është bazuar tek burimet e hapura, si internet apo gazetat dhe në disa raste në komunikimin direkt me njerëz të afërt me deputetët, politikanët në përgjithësi dhe persona që kanë akses në informacione të klasifikuara “Top Secret”.
Janë të dhëna që tregojnë se si deputetët e politikanët “tentojnë të ivestojnë në biznese fitimprurëse dhe të vështira për t’u gjurmuar, si ndërtimi, arsimi, industria minerare, hidrocentralet, shërbim shëndetësor, media apo pasuri të patundshme”.
Se si ata, “për të shmangur hetimet, pjesën më të madhe të të ardhurave kalojnë përmes filtrave të pastrimit të parave dhe i regjistrojnë në emrat e të afërmve apo bashkëpunëtorëve të ngushtë”.
Në pjesën e publikuar një ditë parë, raporti evidentonte rastin e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thuhej se ka një pasuri prej afro 200 milionë eurosh, të cilën e ka investuar në kompani offshore në SHBA përmes vëllait të tij, Olsit.
“Pastrimi i parave -thuhet në raport- është një aktivitet shumë fitimprurës dhe për vite me radhë Shqipëria ka qenë një parajsë për krimin ndërkombëtar në këtë drejtim”.
Shumë nga biznesmenët e lidhur me aktivitete të paligjshme, krimin e trafiqet, kanë hyrë në politikë për të mbrojtur investimet e tyre, për të shtuar pasurinë duke përdorur pozicionin e tyre dhe për të marrë tendera publikë.
Ka një grup tjetër biznesmenësh të politikës, të cilët kanë ndjekur rrugën e kundërt. Ata janë bërë biznesmenë përmes aktivitetesh të fshehta, duke përfituar nga pozitat e tyre apo nga abuzimi me detyrën.
ثshtë një zinxhir biznesmenësh, politikanësh e kriminelësh që investojnë për politikën për të ruajtur apo për të shtuar të ardhurat e tyre dhe hyjnë në politikë për të gjetur strehë.
Si shembull i kësaj, në raportin konfidencial të OSBE thuhet se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurtë në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009. Dokumenti i OSBE e nis pikërisht me këtë deputet, një prej më të pasurve në Partinë Socialiste dhe me lidhje të forta me drejtuesit e saj. Por ai flet edhe për dyshime se një prej deputetëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste është i lidhur me mafian ruse.

Sadri Abazi (PS): Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanise Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asiciuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e cila në të vertete është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombetar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I krakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjothnjë nën shoqërinë e vëllëzërve të tij, te cilet janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.

Anastas Angjeli (PS): Pronar i Universitetit Mesdhetar. Babai i tij është me origjinë greke dhe karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992. I përfshirë në aktivitete ekonomike me greqinë, thuhet se ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet 90. Ai ka qenë një prej sponsorve kryesorë të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila i garantoi një kompanie greke monopolin e depozitave te naftës në portin e Durrësit.

Agron اela (LSI): Pronar i klubit të futbollit Vllaznia dhe ndërtues, tregtar karburantesh dhe pronar restorantesh. Thuhet se ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë.

Tom Doshi (PS): Ai mendohet se ëahtë një ndër njerëzit më te pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm (ai është përmendur në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për goditjen e një gazetari në hotel Sheraton). Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka qenë i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Ka lidhje të forta me krerë të mafias në Shqipëri. Aktualisht thuhet se ai është pas disa kompanive të importit të barnave dhe ka aksione në më shumë se një spital privat. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike. Të ardhurat i investoi më pas në pasuri të patundshme në Australi (ai ka nënshtetësi australiane), në blerjen e aksioneve në një kompani të tregtimit të naftës dhe të antibiotikëve. Sipas një kabllogrami të ثikileaks të vitit 2009, Doshi ka një pasuri të deklaruar ne më shumë se 15 milionë euro dhe dyshohet për trafik droge.

Agron Duka (PR): Ish-Ministër i Bujqesisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale ne Shijak, Durrës e Vlorë.

Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.

Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.

Roland Keta (PD): Një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë. Keta shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si Kryetar i Bashkisë së Bulqizës dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licensa të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare, pasi industria e minierave, sidomos për sipërmarrjet e vogla, është një biznes në rrezik që kërkon “mbrojtje” nga dhe ndaj kriminelëve apo grupeve kriminale.

Koço Kokëdhima (PS): Një biznesmen nga qyteti i Fierit, me aktivitete kryesisht në Tiranë, ai është i fokusuar në ndërtim, media, telekomuniacion dhe tregtim të produkteve ushqimore. Supozohet se në mënyrë të dyshimtë privatizoi frigoriferin shtetëror në Durrës me çmime qesharake. Ai është pronar i gazetës Shekulli dhe i një televizioni privat. Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafian ruse.

Arben Ndoka (PS): Ka qenë i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pengmarrje dhe trafik droge në Itali dhe i dënuar me 7 vjet burg në Itali. Deklarata e pasurisë në 2012 përfshin dy apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro secili, pasuri të patundshme në Lezhë (60 mijë euro plus 70 mijë euro truall) dhe një skaf me vlerë 20 mijë euro.

Gramoz Ruçi (PS): Sekretar i Përgjithshëm i PS, flitet për lidhje të vjetra me trafikantë droge dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA prej vitit 2005, për shkak të mospasjes së drejtë për të marrë vizë.

Ylli Shehu (PR): Shehu thuhet se pagoi 200 mijë euro për të qenë i pari në listën e Partisë Republikane si kandiat për deputet në Tiranë, përveç kontributit të tij për “shpenzimet elektorale”. Shehu nuk ka të shkuar në politikë. Ai ka studiuar për drejtësi (2006-2011) në Universitetin Kristal dhe në 2009-përpara se të mbaronte studimet (sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e parlamentit)-ai nisi të punonte si ekspert ligjor në Prefekturën e Kukësit. Përveç një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare ku Shehu mezi lexonte një deklaratë gjysmë faqje, nuk ka informacione të tjera rreth tij apo babait të tij, Vesel Shehut, në internet. Origjina dhe shtimi i pasurisë së Ylli Shehut është e panjohur, ndonëse Vesel Shehu, bazuar në informacione të marra në Kukës, thuhet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e duhanit me Kosovën dhe Malin e Zi.

Paulin Sterkaj (PS): Një ish-mundës profesionit me pak ose aspak edukim formal. Ai ka qenë pjesë e PD dhe u akuzua nga një mik për vrasjen e një politikani në Shkodër, disa vite më parë. Sterkaj pretendon të këtë interesa biznesi në hidrokarbure, restorante dhe ndërtim, por shumë pak dihet mbi aktivitetet e tij.

Astrit Veliaj (PD): Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blear mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna 7 personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990 ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990-1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFo. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.

Fidel Ylli (PS): Ai është një ish-truprojë dhe nip i një zyrtari të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dyshohet se nisi të bëjë para nga kazinotë dhe aktivitete ilegale të lidhura me mafian bullgare. Ai ka në pronësi grupin “House of Arts”, me vlerë rreth 5 milioën euro, grup që përfshin një restorant, dy bare, një stacion radioje dhe një kompani sigurie. Thuhet se ka aksione në disa kompani ndërtimi, por nuk e ka pranuar kurrë publikisht.

Në mbyllje të raportit thuhet se “është thuajse e gjithëpranueshme se shumë deputetë që parqiten si “biznesmenë” janë në fakt fort të dyshuar se kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta individë janë tani në Parament, kanë imunitet dhe janë përgjegjës për të hartuar dhe miratuar ligjet që do ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, me gjasë kriminale, e disa deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk është shenjë e mirë për zhvillimet demokratike. Ka një pikëpamje të përgjithshme në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar dhe pranojnë para nga krimi i organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues që ne dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta adresojmë në të ardhmen. Një pikë shprese, gjithësesi, është fakti se disa deputetë kanë filluar të kuptojnë se Shqipëria nuk duhet të ketë karaktere të tillë të pëfaqësuar në parlament. Se sa kohë do të duhet për t’i shkulur këta rufjanë nga pushteti, kjo është një pyetje tjetër. Tek e fundit, paraja është gjaku i politikës, dhe në një vend të varfër pa transparencë të financimeve të fushatave elektorale, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatave.”
OSBE e ka pranuar ekzistencën e këtij raporti të hartuar rreth një vit më parë, por duke sqaruar se ai nuk përbën një qëndrim zyrtar të saj. Megjithatë, ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Lapsi.al
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Deputetë të lidhur me mafian ruse, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Te bejne per te vjellur , felliqesirat...pasurite e k'tyre ne kurriz te popullit .
 
Titulli: Deputetë të lidhur me mafian ruse, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

Normale. Gjona qe ndodhin. Shqipri hesapi.
Bashkohuni me armikun meqe nuk e mundim dot.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top