Depresioni ndikon në të gjithë trupin

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Depresioni ndikon në të gjithë trupin

depressionen.jpg


Në ditët e sotme, depresioni është një nga sëmundjet më të përhapura në botë, që ndikon jashtë mase në jetët e njerëzve. Shpesh ju ka ndodhur që t’i tregoni të tjerëve se ndiheni pak më shumë se sa i palumtur, ose dhe ‘i sëmurë’ nga kjo gjë.

Gjatë dekadës së fundit kemi parë shumë progres në drejtim të studimit të depresionit, nëpërmjet të të cilit është bërë inkurajimi i njerëzve dhe shpjegimi se si duhet kuptuar dhe përballur kjo sëmundje. Jemi mësuar me idenë se depresioni vjen si rrjedhojë e mosbalancimit të përbërësve kimikë në tru, të cilët mund të trajtohen nëpërmjet ilaçeve, pothuajse njësoj si sëmundjet e tjera. Pavarësisht këtyre, javën e fundit studime më të detajuara kanë treguar se depresioni nuk është vetëm një sëmundje e trurit, por një sëmundje që ndikon në të gjithë trupin.

Sipas studimit të publikuar në “Journal of Clinical Psychiatry”, ka një lidhje mes depresionit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, madje edhe me kancerin!

Grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve ka arritur në rezultatin se depresioni shkakton ndryshime të ndryshme në trup, duke ulur nivelin e antioksidantëve. Si rezultat i kësaj, të prekurit nga depresioni mund të bien më lehtë pre e sëmundjeve të tjera të sipërpërmendura. Pra, duke marrë shkas nga studimet e fundit, pritet që të bëhet një riklasifikim i depresionit si sëmundje, e jo të shihet vetëm si çrregullim mendor!



Journal of Clinical Psychiatry
 

%^.^

該走了

Cilat janë shenjat dhe simptomat e depresionit?​

Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por tërë trupin, duke ndikuar në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, ndihet për veten e tij/saj dhe mendon

Depresioni nuk është një gjendje normale kalimtare e mendjes, dhe nuk është as shenjë e dobësisë personale, as situatë që mund të "shuhet". Nuk i takon personit të prekur që të vendosë të “mbledhë veten” dhe të përmirësohet.

Depresioni është shumë më larg se një shqetësim ose vuajtje normale: është një sëmundje që përfshin shenja dhe simptoma që zgjasin javë, muaj apo vite, pa njohjen e gjendjes ose pa trajtimin e duhur.

Shenja dhe simptoma të zakonshme të depresionit janë:

  • Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe;
  • Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë seksin;
  • Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, ndjenja e ngadalësimit;
  • Humbja e oreksit (me humbje peshe) ose ngrënie e vazhdueshme (me shtim në peshë);
  • Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë;
  • Humbja e shprehjes emocionale (ndikim i sheshtë);
  • Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël;
  • Tërheqja sociale;
  • Problemet me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;
  • Nervozizmi ose irritimi i pazakontë;
  • Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit;
  • Mendimet rreth vdekjes, vetëvrasjes, përpjekjet për vetëvrasje ose dëmtim të vetes.
Depresioni shoqërohet shpesh nga ankthi dhe gjithmonë lidhet me probleme të rëndësishme në familje, me shoqërinë, punën ose shkollën për shkak të efektit që depresioni ka te personi.Disa nga simptomat janë specifike për moshën dhe mund të jenë më të zakonshme te fëmijët (çështjet e sjelljes), te të rinjtë (agjitacion dhe nervozizëm), ose në mesin e njerëzve të moshuar (tërheqje, apati dhe mendime joreale/deluzione).Gjithashtu, për shkak se çrregullimet depresive nuk janë vetëm çrregullime psikologjike por përfshijnë procese biologjike, simptomat fizike janë shumë të zakonshme.

Simptomat tipike fizike të lidhura me depresionin janë:

  • Reduktimi i oreksit dhe humbja e peshës;
  • Humbja e interesit seksual;
  • Dhimbje koke;
  • Marramendje;
  • Problemet me zemrën;
  • Problemet me frymëmarrjen;
  • Dhimbje kurrizi;
  • Ankesat gastrointestinale;
  • Dhimbje barku.
Këto simptoma fizike shpesh vërehen në fillim, por nuk mund të njihen menjëherë si të lidhura me depresionin. Për më tepër, problemet ekzistuese p.sh. dhimbje kurrizi - mund të përjetohen më rendë gjatë një faze depresive.

Për shkak të simptomave të njohura fizike, shpesh është e vështirë që një mjek i përgjithshëm të njohë dhe të diagnostikojë një depresion të fshehur edhe nëse, në dy të tretat e rasteve, ankesa kryesore është një simptomë somatike. Ndonjëherë është e dobishme marrja e një mendimi të dytë. Ju duhet të flisni për këtë me mjekun tuaj.

37A36EEB-086E-42D0-9820-5A3BE29476EF.png
Depresioni karakterizohet nga simptomat e ankthit dhe shumë prej tyre janë të natyrës fizike, të tilla si ngushtësimi i gjoksit, gulçimi, përzierje dhe marramendje.

 
Top