Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike: Zoti nuk është një magjistar me

Guest2

Antarë i Respektuar
Papa-Françesku-500x281.jpg

Papa Francesku njihet për qëndrimet dhe deklaratat e tij jo shumë tradicionale, krahasuar me paraardhësit e tij.

“Teoria e evoluimit dhe Big Bang janë të vërtetë dhe Zoti nuk është “një magjistar me shkop magjik”, ka deklaruar Papa Françesku.

Duke folur në Akademinë e Shkencave Papnore, Papa bërë komentet që për ekspertët shënon fundin e “pseudo teorive”. Papa shpjegoi se të dy teoritë nuk e përjashtojnë ekzistencën e krijuesit, madje sipas tij ato e lypin një të tillë.

“Kur lexon për krijimin e gjenezës, ne priremi të imagjinojmë një Zot magjistar, me një shkop magjik që është në gjendje të bëjë çdo gjë. Por, nuk është kështu”, u shpreh ai. “Big Bang, që mendohet se është origjina e botës, nuk është në kontradiktë me ekzistencën e krijuesit, por përkundrazi e lyp atë”. Kisha Katolike ka një reputacion të hershëm anti*shkencë – sidomos që pas dënimit të shkencëtarit italian Galilo Galilei për teorinë se Toka rrotullohet rreth Diellit.

Megjithatë komentet e Papa Françeskur janë vazhdim i rrugës progresive të Papa Piut XII, i cili hapi dyert për idenë e evolucionit dhe që pranoi teorinë e Big Bang. Gjon Pali II shkoi edhe më tej duke thënë se evolucioni është më shumë se një hipotezë.

(m.k/BalkanWeb)
 
Titulli: Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike: Zoti nuk është një magj

Katolicizmi ka kohe qe eshte konsumuar.Keto jane grahmat e tij te fundit.
 
Titulli: Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike: Zoti nuk është një magj

Jo vetem katolicizmi , po tere krishterizmi prej themelimit ka qene i konsumuar !
 
Titulli: Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike: Zoti nuk është një magj

Titull bombastik, hajde merre vesh se cdo te thote Papa trondit kishen. Pse c'thote kisha, qe Zoti eshte magjistar?

Pastaj kisha nuk ka qene kunder shkences ne parim, perndryshe Galileo &co nuk do arrinin deri ne nivelin qe njohim mbi ta , perjashto vetem kur rezultatet e tyre binin ne kundershtim me pikat dogmatike.
 
Titulli: Deklarata e Papa Françeskut trondit Kishën Katolike: Zoti nuk është një magj

Jo vetem katolicizmi , po tere krishterizmi prej themelimit ka qene i konsumuar !

Qe nga krijimi i njerezimit kane lindur e vdekur shume besime.Bejne kohen e tyre e pastaj ja lene vendin nje tjetri.
Ne proporcion me numrin e njerezve % me te larte e ka pasur paganizmi.
Ku eshte paganizmi tani?
Ka cof :)
Imagjinoje vete ti ca ka ndodhur ose do te ndodhe me te gjitha besimet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top