Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
845X486131910_Klinton_Trump.jpg



Transmetimi televiziv i debatit ndërmjet Hyllary Clintonit dhe Donald Trumpit, zyrtarisht e ka thyer rekordin me 84 milionë shikues, është konfirmuar në raportin e agjencisë “Nilsen”. Kjo agjenci e lajmeve ka konfirmuar parashikimet se transmetimi televiziv i debatit do t’i thyejë rekordet, në raportin ku thuhet se debatin e kanë shikuar 84 milionë njerëz, që është rekord në historinë e transmetimeve të debateve të kandidatëve presidencialë.
Të drejtën e transmetimit të këtij debati e kanë pasur 11 rrjete televizive, sipas raporteve të të cilave këtë debat e kanë shikuar së paku 81,4 milionë shikues, që është rekord në 36 vjetët e fundit, njofton “AP”.
Rekordin paraprak të shikueshmërisë të transmetimit e mban debati presidencial të cilin e kanë shikuar 80,6 milionë njerëz, në vitin 1980, ndërmjet demokratit Xhimi Karter dhe kundërshtarit të tij nga republikanët, Ronald Regan.




epokaere.com]
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Uroj ta fitoje zonja Klinton!
Eshte kaq e mire.:)
 
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Clinton shton mbështetësit, pro saj edhe figura qendrore të republikanëve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nuk dihet nëse ishte dominanca e saj në debatin e parë presidencial ndaj Donald Trump, ajo që po i jep akoma avantazh Hillary Clinton. Kandidatja demokrate ka marrë një tjetër mbështetje nga një figure qendrore republikane, dhe ai është John ثarner, pesë herë i përzgjedhur si senator i Virxhinias.

Ish-Sekretarja e Shtetit mori edhe mbështetjen publike edhe të gazetës “Republika e Arizonës”, hera e parë që vota e tyre i shkon një kandidati demokrat, që nga themelimi në vitin 1890.

Po ashtu edhe Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, nuk e kurseu fjalimin e saj për të frymëzuar sa më shumë njerëz që të mbështesin Hillary Clinton.

Sa i përket miliarderit Trump, Michelle Obama tha se SHBA ka nevojë për një njeri të rritur të jetë në krye të vendit. Por ky i fundit , preferoi të flasë me shifra dhe jo me fjalë. Kandidati republikan thotë se debati i së hënës ka çuar në mbledhjen e fondeve rekord për fushatën e tij.

Plot 18 milionë dollarë tha Trump se ka mbledhur pas performances së shkëlqyer sipas tij kundër Hillary Clinton. Përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit, rivalët e mëdhenj do të përballen edhe dy herë të tjera në televizion në datat 9 dhe 19 tetor.

Por se kush e fitoi debatin e parë, pritet ta tregojnë sondazhet në ditët në vijim, edhe pse këto që janë publikuar deri tani tregojnë më tepër epërsi të Hillary Clinton.

/ Top Channel
 
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Nuk e di por kete Trump se pelqej, surrati I tij me percjell negativitet...
 
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Dy kukulla kundeshtare, te servirura nga dora e erret qe ben te pergjumet nje popull i tërë.
 
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Se tani po e mendoj un...cfare i pati ato 2 topa jeshil qe volli ne gote klinton?!
Reptiliane mutaform
 
Titulli: Debatin Clinton-Trump e kanë shikuar 84 milionë njerëz

Të gjithë kundër Trump. Edhe mediat historike republikane sulmojnë kandidatin

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


ثshtë hera e parë që në historinë e zgjedhjeve amerikane, gazetat kryesore dhe mediat vendase mbajnë qëndrim në zgjedhjet presidenciale.

Në 34 vite të krijimit të saj, bordi editorial i “USA Today” ka bërë publik një shkrim të gjatë, ku listohen të gjitha arsyet që - sipas stafit të gazetës, - Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president.

Këtë vit - shkruan gazeta, - më shumë sesa një garë që vë përballë dy parti, atë demokrate dhe atë republikane, që kanë dallime themelore në platformë, kjo është një garë e fokusuar tek emrat e përveçëm të kandidatëve.

Nga dita që ai shpalli kandidaturën e tij, 15 muaj më parë, deri në debatin e parë presidencial të kësaj jave, Trump - shkruan “USA Today”,vazhdon të tregojë në mënyrë të përsëritur se ka mungesë temperamenti, njohurish, vendosmërie dhe ndershmërie.

Nga këndvështrimi i gazetarëve që ndjekin çdo ditë deklaratat e tij, është vënë re se miliarderi gënjen dhe shtrembëron fakte. Qoftë përmes indiferencës apo injorancës - shkruan “USA Today”, - Trump ka tradhtuar angazhimet themelore të bëra nga të gjithë presidentët amerikanë, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Këto angazhime përfshijnë mbështetjen e palëkundur për aleatët e NATO-s, kundërshtimin ndaj agresionit rus dhe sigurinë absolute se Shtetet e Bashkuara do ia dalin mbanë me deficitin buxhetor.

Disa ditë më parë, ish-Sekretarja e Shtetit Clinton mori mbështetjen publike edhe të gazetës “Republika e Arizonës”, hera e parë që vota e tyre i shkon një kandidati demokrat, që nga themelimi në vitin 1890.

Ndërkohë, një raport i ri nxjerr në dritë faktin se Donald Trump ka tentuar të investojë në Kubë në vitin 1990, duke shkelur kështu ligjin amerikan, pasi Havana dhe Uashingtoni kanë thuajse vetëm një vit që kanë rindërtuar marrëdhëniet.

Sipas “Newsweek”, drejtuesit e hoteleve “Trump” kanë vizituar ishullin komunist për t’u takuar me zyrtarë kuban dhe për të bërë me ta biznes.

/ Top Channel
 
Back
Top