Debati filozofik: Lindim të mirë apo të këqinj?

Mgjate eshte dhe dicka qe duhet te merret ne konsiderate. Ne jemi pasqyre e atyre qe kemi perballe.

Pra nese rrime me njerez qe sillen mire me ne dhe ne sillemi mire me ta nese rrime me njerez qe sillen keq normal qe del ne pah ana jone e keqe.
Ha cik debat kjo
Dhe une them ec te bejme debat
Ne moshe te vogel ata qe rrime jane familjaret tane dhe sigurisht pasqyra e tyre jemi ,deri kur fillon faza e rebelimit. Ne ate moshe jemi cik ne eksplorim te asaj qe do jemi, nen ndikim e atyre qe mendojne se dine gjithcka...shoqerise
Por kjo faze kalon dhe rifillojme te gjejme veten duke zgjedhur kush do jemi.
Mgjth mos harrojme monedha ka dy kahe, ajo qe per dike konsiderohet e mire ,per dike jo
Por te mire sjemi.
Une them shpesh...ne jemi te keqijte e vetes,pra thelle thelle e dime kush jemi
Thjesht duhet pak mumd ta pranojme
 
Si nuk e permendi askush gjenin??

Une them qe lindim te mire, por jo plotesisht.. Eshte dhe ajo pjesa gjenetike, e trasheguar nga njeri apo dy prinderit.

Raste ka plot, ku nje rob me gjen te mire apo te keq, sado te mundohet te behet ndryshe nga ajo ca ka lindur, perseri nuk i shqitet dot ajo qe ka ne adn.
 
Fmija lind si nji kompjuter i ri masandej varet qa i fut ti mren ;)
 
Shiko fotografinë 1769766

Nëse njerëzit lindin të mirë apo të këqinj, kjo është një çështje e debatuar nga filozofët për shekuj me radhë. Aristoteli argumentonte se morali është i mësuar gjatë jetës, dhe se ne lindim si “krijesa amorale”, ndërsa Sigmund Frojdi i konsideronte të lindurit një propozim moral të zbrazët.

Kushdo që ka lexuar librin “Zot i Mizave”, do të priste që fëmijët të jenë tërësisht sociopatë, që mezi presin të çlirohen nga prangat e vendosura nga të rriturit, të ngrenë një kult, dhe të përpiqen të vrasin brutalisht njëri-tjetrin. Ndoshta dy pikëpamjet më të njohura kundër këtij debate, janë ato të Tomas Hobsit dhe Zhan Zhak Rusosë.

Hobsi i përshkruan njerëzit si “të këqinj” dhe “brutalë”, që kanë nevojë për shoqëri dhe rregulla, për të vënë nën kontroll instinktet e tyre, në mënyrë që të kenë sukses. Më vonë Ruso e kritikoi hapur atë, duke argumentuar se njeriu do të ishte i butë dhe i pastër, pa korrupsionin e lakmisë dhe pabarazisë, të shkaktuar nga sistemi i klasës i imponuar nga shoqëria jonë.

Studimet e fundit të psikologjisë zhvillimore, tregojnë se tek njerëzimi mund të ketë disa “të mira” natyrale (ose, për të qenë më teknike, të paktën fëmijët janë të aftë të bëjnë gjykime morale në një moshë më të hershme sesa mendohej më parë).

Një nga studimet e paraqitura në “Bebet:Bota e tyre e mrekullueshme”, u zhvillua për të demonstruar nëse dhe në çfarë moshe të vegjlit, tregonin një preferencë ndaj sjelljes “të mirë”.

Për ta bërë këtë, foshnjave që ishin më pak se 1-vjeç iu tregua një shfaqje me kukulla, ku forma të ndryshme me ngjyra, vepronin në mënyra që ishin qartazi të njohur si moralisht të drejta apo të gabuara.

Një rreth i kuq tregohet duke u përpjekur të ngjitet në një kodër, ndërsa një shesh i keq “blu” përpiqet ta shtyjë atë poshtë. Ndërkohë, trekëndëshi “i mirë” i verdhë përpiqet të ndihmojë rrethin e kuq duke e shtyrë atë. Pas shfaqjes, foshnjat u pyetën se me cilat forma dëshironin të luanin:sheshin e keq ngjyrë blu, apo trekëndëshin e verdhë të mirë.

Siç mund ta paramendonit, ata të gjithë e zgjodhën këtë të fundit, trekëndëshin që shfaqte sjellje “të dobishme” dhe “vetëmohuese”. Kjo vlente edhe për foshnjat vetëm 7-muajshe. Skena përsërit gjetjet e një studimi të vitit 2010 nga Qendra Konjitive e Foshnjave në Universitetin e Jeilit në SHBA, e cila vazhdoi më tutje për të provuar se foshnjat zgjedhnin kukulla për shkak të veprimeve të tyre, dhe jo për variablat e tjera (për shembull, një preferencë e lindur, apo ose një familjaritet me një ngjyrë apo formë të caktuar).

Kur shfaqja u riprodhua me forma që merrnin rolin e kundërt, foshnjat zgjidhnin ende kryesisht formën që kishte marrë rolin e “ndihmësit”. Një studim i vitit 2017 nga Universiteti i Kiotos në Japoni, kishte një qasje dhe gjetje të ngjashme me studimin e kukullave, duke konfirmuar këto rezultate.

Fëmijëve të vegjël deri në 6 muaj, iu u shfaqën video që shfaqin 3 personazhe të ngjashëm me Pacman, të quajtur “agjentë:një “viktimë”, një “ngacmues” që bombardonte në mënyrë agresive viktimën, dhe e përplas atë në një mur, dhe një agjent i “palës së tretë”.

Ndonjëherë, agjenti i palës së tretë do të ndërhynte për të ndihmuar viktimën, duke e vendosur veten midis viktimës dhe dhunuesit, dhe ndonjëherë do të largohej. Pas shikimit të videos, fëmijët duhej të zgjedhin personazhin e tyre të preferuar, dhe më së shumti zgjodhën agjentin ndërhyrës të palës së tretë, që ishte përpjekur të ndihmonte viktimën.

Studime të tjera, kanë treguar gjithashtu se foshnjat shfaqin sjellje altruiste, si “Studimi i Nënës së Madhe” nga Harvardi, ku foshnjat që nuk e dinin se po vëzhgoheshin, vepronin ende mirë dhe ishin të dobishme për të tjerët, duke sugjeruar që kjo nuk është thjesht një sjellje e mësuar për të shmangur ndëshkimin.

Ndërsa këto studime nuk mund të hedhin poshtë plotësisht pikëpamjet më pesimiste të Frojdit dhe Hobsit mbi natyrën njerëzore, duket se sugjerojnë se foshnjat janë të prirura natyrshëm të preferojnë sjelljen altruiste, dhe se prindërit mund të jenë mjaft të sigurtë, se ndërsa të lënit e fëmijëve të tyre në një ishull të shkretë ndoshta nuk është ideja më e mirë, ata të paktën nuk do të përpiqen të përplasin më të dobëtin në ndonjë shkëmb.

BBCEarth – Bota.al
Femijet lindin me nje sens rudimentar drejtesie, keshtu qe po, te gjithe lindim te mire. Later everything is fucked up.
 
Unë mbështes pesimistët (yyyy sa keq tingëlloi si një optimiste e pashëruar që jam).

Lindim kafshë, me instinkte mbijetese.
E keni parasysh atë momentin e një foshnje disa javëshe të uritur, që të copton gjirin gjatë gjidhënies?
Morali jepet nga prindërit dhe rethanat.
 
Unë mbështes pesimistët (yyyy sa keq tingëlloi si një optimiste e pashëruar që jam).

Lindim kafshë, me instinkte mbijetese.
E keni parasysh atë momentin e një foshnje disa javëshe të uritur, që të copton gjirin gjatë gjidhënies?
Morali jepet nga prindërit dhe rethanat.
Nuk i kam dhene gji asnje femije. Sjaroje pak me shkoqur ??
 
Si nuk e permendi askush gjenin??

Une them qe lindim te mire, por jo plotesisht.. Eshte dhe ajo pjesa gjenetike, e trasheguar nga njeri apo dy prinderit.

Raste ka plot, ku nje rob me gjen te mire apo te keq, sado te mundohet te behet ndryshe nga ajo ca ka lindur, perseri nuk i shqitet dot ajo qe ka ne adn.
Nese i referohesh genit me kujtohet shprehja:

Nga ferra lind trendafili
Dhe nga trendafili del ferra.
Po ehste dhe shprehja dardha bie nen dardhe lol

Pune dreqi dmth sdi cte besoj. Une jam shembulli i dardhes dmrh :p
 
Lindim si nje ene e zbrazur me deshiren dhe kureshtjen per te njohur e per tu mbushur me njohuri e vyrtyte... ah ketu, pikerisht kjo mbushja nis nga familja e nga shkolla e nga rrethi ku bejme pjese me e padashje
 
Në përgjithësi jam i mendimit që lindim kshu me instiktet bazë. (Pa folur për përjashtimet)
Pastaj rrugës ajo dihet varet nga ambienti (familja etj)
Por sërish nuk jam i sigurtë dmth tek sjellja nëse transmetohet diçka apo jo gjenetikisht...
 
Lindim pa forme, rruges zdrukthtohemi sipas monopateve. :D
 
Lindim engjej,por me kalimin e kohes behemi njerezor duke humbur pafajsin
 
Eshte ne DNAne e sejcillit se si do te linde.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top