Debate - Blushi: Mbroni “përdhunuesin” në emër të kryetarit të partisë.

MasteR

I'm offline
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Deputeti Ben Blushi e quan fund të moralit politik emërimin e Elvis Rroshit kryetar bashkie. Nga foltorja e kuvendit kritikoi ashpër qëndrimin e Partisë Socialiste dhe mori si shembull ish –kryetarin e Bashkisë së Kavajës për të treguar modelin që ka promovuar në këto vite Rilindja që e quajti “perandoria e vesit”. “Këta njerëz që ligji i kap Rilindja po i strehon” tha Blushi.
Kanë replikuar ashpër me të Ministri i Brendshëm Tahiri por dhe ministri i Financave Arben Ahmetaj.
Ora News ju sjell të zbardhur debatin e plote
Ben Blushi:” Në këtë parlament kane ndodhur shume skenare te denja për filma të pabesueshem dhe unë do tregoj një subjekt filmi sot.
Quhet Boardwalk Empire dhe ben fjale per menyren se si nje qytet iu nenshtrua krimit te veshur me kostum politik ne vitet 1920- 30 ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.Ishte koha e Prohibicionit pra e ndalimit te pjeve alokolike cka gjalleroi kontrabanden dhe krimin ne Amerike.
Boardwalk Empire tregon se si nje njeri me pushtet i cili ka ezgistuar realisht ne ato vite Enok Johnson nenshtroi nje qytet duke e kthyet ate ne kryqytetin e vesit te prostitucionit te kotrabandes te kumarit dhe krimit.
Politika ishte krimi dhe krimi ishte politika kjo eshte historia e Boardwalk Empire. Atlantic City ishte qyteti. Politika ishte vesi i tij. Krimi u be menyre e tij e jeteses. Kriminelet ishin me kostum dhe me parfum.
Por ketu po flasim per vitet 1930.Per shkak te industrise se vesit Atlantik City ceshte e verteta lulezoi. Qyteti fitoi konkurrencen me qytete te tjera turisktike ne Amerike per shkak te lirise se kumarit prositucionit dhe pijes. Sot eshte nje qytet modern dhe shume i vizituar.Megjithate cfare ndodhi me politikanet qe ndertuan Atlantik City per te fituar para dhe vota permes parave?
A i nderoi amerika ata njerez?A doli ndonje parti dhe tha se ata jane duke punuar dhe madje po punojne shume? Askush. Njeriu qe ishte ne krye te industrise se vesit nje politikan Enoch Jonnson u denua te pakten kater here dhe pjesen e dyte te jetes e kaloi ne burg,
Pse ndodhi kjo?
Sepse shoqeria ka nevoje te ndeshkoje te padrejten, te paligjshmen te pamoralshmen dhe te panevojshem edhe kur ajo shkelqen ne lluks ne parfum ne ngjyra dhe ne lekure.
Kete beri dhe shoqeria amerikane prandaj është sot ajo që është.Nuk iu neshtrua industrise se krimit, vesit por i shkoi moralit virtytit e nderit.
E permenda rastin e Boadwalk Empire per te treguar se si shoqerite ndahen nga e dëmshmja dhe e pamolashmja.
Shoqërite e përparuara nuk e kthejnë vesin ne standard dhe as në mënyrë jetese.
Ky debat ka sot me shume kuptim se kurre ne Shqiperi dhe kushdo qe do te kuptoje se sa larg perendimit jemi ne kuptimin e standartit le te krahasoje rastin e boardëalk empire me shqiperine sot.
Natyrisht qe e kuptoni se per çfarë e kam fjalën. Ajo qe ka ndodhur ne ditet e fundit me ish kryetarin e bashkise se Kavajes eshte deshmi e pastër e degradimit të moralit politik.
Unë personalisht nuk kam asgje me ish kryearin. Ne fakt nuk eshte ai problemi. Ai beri ate qe mendonte se ishte e vlefshme ne jetë dhe sigurisht një shoqëri më e përparuar se e jona e ndëshkoi, kurse ne e bëmë ajkën e shoqërisë, kryetar bashkie. Sepse në këtë vend nuk ka njerëz të ndershëm, poetë, avokatë, inxhinerë por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetar bashkie. Kjo është diferenca.
Itali, 4o milje nga Kavaja. Italia e ndëshkoi ne e zgjodhëm kryetar bashkie, ja pse ne nuk jemi në Europë.
Dikush këtu, mendon se ky djalë kapërceu dallgët, e përdhunimit për të çarë jetën e vet. Pasi kapërceu dallgët erdhi në brigjet tona, gjeti një shok që i tha hajde bëhu kryetar bashkie. Dhe e bëri në fakt dy herë rresht.
Deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar.
اështja fillon jo se çfarë ka bere ish kryetari i bashkise së Kavajës dhe si i kaperceu ai dallget e jetës por çfarë dallgësh po i jep kësaj shoqërie.
Unë sot ju pyes kë keni dalë të mbroni?
اfarë i thoni shoqerisë shqiptare?
Që duhet te jesh delinkuent për të marrë një punë?
Që duhet të kesh përdhunuar për të bërë karrierë?
Që duhet te jesh denuar për të marrë një detyrë publike?
Me kë jeni ju në kete rast me ligjin apo me njeriun?
Kujt i sherben ky qendrim shoqerise apo nje interesi publik?
Akoma me e rëndë është kur dëgjoj ca njerëz nga qeveria që pa pikën e krupës thonë: O po pse duhet të ikë, cfarë rëndesie ka çfarë ka bere dje ai po punon.
Kjo eshte edhe me e rende.
Nëse një shatërvan quhet punë ku është degradim i punës. Nëse ca pllaka në qendrën e qytetit quhen punë kjo nuk është punë është fundi i punës. nëse një qytet e ka më të shenjtë një shatërvan se ligjin ky nuk është fundi i ligjit por fundi i qytetit. Unë jam i bindur se qyteti i Kavajës nuk mbron atë që nuk mund të mbrohet. Qyteti i Kavajës është i detyruar të mbrojë dhe del në protestë me dhunë e pahir. Nuk besoj. Se do të ishte fatkeqësi, nëse qyteti i Kavajës mendonte se ia vlen të shkëmbesh virtytin me vesin për një llampë, për një pllakë për një palmë e shatërvan. A mund të shkëmbehet nderi me kaq pak?! Nuk besoj se në Kavajë kjo ndodh dhe nuk ka për të ndodhur në Shqipëri, veçse ka ndodhur me pahir. Sepse shoqëritë nuk ndërtohen mbi shatërvan por mbi modele. Shoqëritë nuk ndërtohen mbi ves por mbi virtyte.
اfarë i thoni ju fëmijëve të Shqipërisë sot, ju që dilni e mbroni? Në emër të cilit moral dhe ligj e mbroni faktin se mund të bësh karrierë duke ardhur nga përdhunimi, krimi, shëmtia, dhuna. Në emër të Shqipërisë sigurisht që jo, nuk e bëni, nuk mund ta bëni se nuk keni të drejtë, as në emër të partisë. E di në emër të kujt e bëni. E bëni në emër të një njeriu, shokut, kryetar të Partisë. E pra sa poshtë ka arritur morali i kësaj partie për fat të keq. Mbron shokun e kryetarit të partisë megjithëse e di se mund të ketë vrarë, përdhunuar e trafikuar. Para disa kohësh isha në debat se kush ka më shumë rëndësi, Shqipëria, apo partia, dolën ca më thanë: Cfarë është kjo grackë? Ja pra ky debat u hap prapë: Shqipëria apo partia, interesi publik apo privat. Ja ku është prova sesi cënohet Shqipëria për interesa të partisë duke mbrojtur këtë moral, dhe këtë standard të degraduar.
Para disa kohësh kërkova diçka që mesa duket nuk mund ta bënit dhe nuk jeni të aftë ta bënit: Kërkova të ketë zgjedhje në PS. Natyrisht që askush nuk doli të thoshte Po. E patë cfarë ndodhi në Elbasan: U bë një antimiting se po kërkoja zgjedhje në parti. Por kishte dhe një miting në Kavajë për të mbrotjur atë që ligji e ndëshkon. Ky është standardi ku ka përfunduar rilindja. Kërko zgjedhje, zbatim ligji bëhet antimiting. Ikën për shkak të ligjit se ke përdhunuar partia del në protestë e të mbron të thotë pse ike nga puna. Kjo është “perandoria e vesit”. Këta njerëz që ligji i kap Rilindja po i strehon. Shikoni çfarë po ndodh në Shkodër, Kavajë, Lezhë, Vlorë.
Njerëz që po ikin për shkak të krimit. Ata po kthehen në perandorë sepse kanë në dorë emërimet, interesat, gjithcka në ato qytete. Ato po ikin nga zyrat e shtetit për shkak të ligjit por i kanë prapë zyrat e pushtetit. Mund të ikësh si deputet siç ka ndodhur por emërimet i ke prapë në dorë. Ikën nga kryetar bashkie por atë që zëvendëson në bashki e ke prapë ti. Ai emërohet nga ti. Vetëm në Shqipëri ndodh kjo. Në çdo vend të botës ka njerëz që shkojnë nga detyra në burg, vetëm në Shqipëri ndodh që nga burgu të përfundosh në detyrë publike. Kjo është çudia në këtë vend. Ata që kanë qenë në burg, vihen në detyrë publike nderohen.
Ky është standardi jonë. Ky është dëmi më i madh që Rilindja i ka bërë Shqipërisë, dhe PS-së. E detyroi të mbrojë atë që nuk mbrohet. Detyroi të mbrojë atë që ndëshkohet. Nëse sot të jesh socialist do të thotë të mbrosh përdhunimin, dhunën, trafikun e vesin mund tju them se sot nuk do të doja të jesh socialist. Nëse të jesh socialist do të thotë të mbrosh krimin, mjerimin, vesin e shëmtinë. Unë nuk jam më një socialsit pasi këtë gjë nuk e bëj dot. Për fat të keq kjo nuk është PS që unë njoh. ثshtë rilindja, vëllazëria e vesit në Shqipëri dhe unë sigurisht do vazhdoj deri në fund ta refuzoj këtë normë politike sepse jam i bindur se kjo është arsyeja pse Shqipëria po rudhet, zvogëlohet ka kaq shumë krim dhe depresion, nuk ka investime, ka kaq shumë shqiptarë që veçse duan të ikin nga Shqipëria vetëm se ata që janë në ofiçe siç është rasti i kryetarit të bashkisë së Kavajës nuk i përfaqësojnë por abuzojnë me ta.
Në kundërpërgjigje Tahiri hodhi poshtë se PS mbron kriminelët
Saimir Tahiri: Blushi kemi ndarë dhe bashkë shqetësimet lidhur me atë që kam dëgjuar unë pwr veten time, kam dëgjuar deri edhe që bombat në familjen time i kam vënë vetë, kam dëgjuar që merrem me droë, jam mafioz, drejtoj trafikun e drogës, kultivimin e drogës. Je i fundit që do të doja të dëgjoja të tilla gjëra. ثshtë një gjë ta dëgjosh nga Saliu dhe opozita se atyre u duhet dhe pjesa e të bërit politikë pa asnjë lloj kufiri moral, por jo nga ty. Dhë të thuash që nuk jam socialist se socialistët mbrojnë kriminelët unë këtë nuk e pranoj, ndjehem i fyer.Kjo nuk ka të bëjë as me detyrën dhe as me gjithçka që kam bërë deri më sot, kjo ka të bëjë me besimin që kam unë me shumë kolegë të tjerë për atë që bëjmë duke pasur një ideaL që shkon përtej foltores së Parlamentit, përtej mureve të Parlamentit. E kush mbron banditët këtu?
Unë, Dashi, Pandi. PS nuk ka ndodhur kurrë të ketë pasur një qasje më të ndryshme në raport me ligjin. Moza e di fort mirë qasjen tonë si parti. Refuzoj fare idenë që këtu në këtë Parlament paska më shumë kriminelë seç ka pasur, paska banditë më shumë seç ka pasur.Ky parlament pas 2013 u ngrit mbi një rrënojë morale.
Ti Blush the se nuk je më socialist se socialistët mbrojnë bandat. Ok, kjo është çështja jote. Edhe sipas meje nuk je më në fakt, por kjo nuk ka të bëjë me logjikën që vë pas kësaj, por me sa të drejtë duhet të jemi me njëri-tjetrin dhe sa të drejtë ne bashkarisht duhet të jemi me qytetarët. Ne ndahemi shumë me të kaluarën.
E kam pyetur personalisht Sali Berishën pse e mban në detyrë Sefgjinin edhe kur ishte në arrest shtëpie? Ndahemi për kaluarën dhe për këtë shkak, kur në rastin konkret një Kryetar Bashkie i PS në Kavajë, po mo po i mbështetur nga socialistët dhe PS deri në momentin kur me fakte të pakundërshtueshme doli një problem që nuk mund ta zgjidhë dot më me PS, por drejtësinë, në Shqipëri apo jashtë saj. Ky është qëndrimi ynë.
Kolegët dhe miqtë e mi, anëtarë dhe anëtare të PS duhet të mbrojmë këdo anëtar apo anëtare e PS, i emëruar apo i zgjedhur është vënë në bankën e të akuzuarit nga Sali Berisha kot më kot, pa asnjë akuzë.Ndahemi me ta kur faktet e pakundërshtueshme na vënë përballë një realieti që nuk e kemi pranuar dhe nuk e pranojmë as sot. Askush nga ne nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve vetëm se është përballë një opozite që dje ishte në Qeveri dhe që e ka kthtyer në modë baltosjen, shpifjen, akuzën pa masë ndaj kujdo që është kundërshtar.
Unë jam akuzuar deri edhe që kam vënë bomba në familjen time, do më akuzosh dhe ti për këtë? Kjo është mënyra për të bërë politikë në këtë foltore?Kjo qeveri mund të ketë shumë gjëra për të përmirësuar por kjo nuk është kurrë mënyra për të akuzuar njëri-tjetrin dhe hedhur baltë ndaj njëri-tjetrit. Ndaj ne jemi partiozanët më të mëdhenj të reformës në drejtësi. Të ecim përpara në miratimin e saj pa pasur nevojë të bëjmë njëri prokurorin, e tjetri gjyqtarin.Kjo nuk është të jesh socialist, por mbi të gjitha të jesh qytetar i mirë.
Ndërhyn Erjon Braçe duke kërkuar të mos bëhen debate jashtë rendit të ditës
Ben Blushi del në foltore në replikë me Saimir Tahirin: “Unë u ftova në një debat që nuk e kërkova, dhe kam përshtypjen se për çdo njeri që e quan jashtë rendit të ditës, është vetë jashtë rendit të ditës.
Ky parlament ka 20 vjet që është jashtë rendit të ditës për shqiptarët që na shohin, Ftohem në një debat se sa jam socialist. Beson se vërtet e ke këtë tagër të më tregosh mua çfarë është socialist dhe jam apo nuk jam socialist?
Je vërtet ti ai që mund ta bësh me mua. Nëse ti e kuptove atë cfarë thashë dil e mbroje këtu.
Unë nuk mund të paguaj çmimin e të qenit socialist, nëse të jesh socialist mbron përdhunuesit, nëse do të thotë të ikë deputeti me kontrabandistin e drogës në makinë. Nuk e paguaj dot çmimin e të qenit socialist nëse do të thotë të shkosh në gjykatë dhe gjykata thotë se ke abuzuar me fonde publike dhe për këtë arsye nuk je deputet.
Unë nuk e paguaj dot më çmimin e të qenit socialist nëse 10 % e kryetarëve të bashkive që kjo parti ka kandiduar janë në konflikt me ligjin në Shqipëri apo jo. Nëse kjo parti nuk mbron por cënon cdo ditë interesin publik. Nuk është PS detyrimisht në konflikt me interesin publik por është Rilindja, vëllazëria e vesit.
Ti nuk mbrojtje PS, por Rilindjen që është një skemë e falimentuar vesi e dhunës, e nënshtrimit, cënimit dhe dhunimit të ligjit. E këtyre njerëzve që detyrojnë të shkojnë në protestë socialistë të ndershëm në Kavajë që u thonë shkoni bëni protestë për një njeri i cili pranon se ka përdhunuar dhe është dënuar se ka përdhunuar.
Kë po mbron ti këtë?
Blushi i drejtohet Blerina Gjylameti: G Nuk kam dalë të merrem me ty. Ti je rilindase e devotshme.
Fole më shumë për mua se ai që ka përdhunuar.
Kush ka përdhuar unë apo kryetari i bashkisë së Kavajës. Kyu njeri doli dhe më kërcënoi. Doli kryetari i grupit këtu dhe tha ky është komunik personal.
Gramoz, ne kemi 20 vjet komunikim personal bashkë por nuk të kam dërguar asnjëherë një sms të tillë. Kë mbrojtje Gramoz? Interesin publik, atë që përdhunoi apo atë që u kërcënua? !
Keni dalë dhe keni thënë nuk ka njerëz me precedentë penalë, ku e dini ju kur ata vetë nuk e dinë, kanë harruar, kë mbroni ju?
Kë mbron ti Saimir, interesin publik ata fëmijë lart që duan të bëjnë karrierë pa përdhunuar, cënuar apo nëpërkëmbur mjeri. Me meritokraci e pa pasur nevojë të kenë mik njërin nga ne për një vend pune. Ajo është Shqipëria që ne nuk po e përfaqësojmë dot më. Ky është një çmim që nuk kam pse ta përballoj. Nuk ka ardhur koha, asnjë nga ju dhe as më pak ti Saimir të më tregosh mua kush është socialist.
Nëse socialist do të thotë të jesh si Elvis Rroshi, Koco Kokëdhima, Armando Prenga, Arben Noka, apo Shukriu unë nuk jam socialist.
Por pyetja kush është ? Kush është socialist atëherë kur janë vetëm këta?
Unë jo e jo dhe jam i bindur se secili prej jush skuqeni. Ju keni vetëm një aryse mbroni akoma partinë para Shqipërisë kjo është e turpshme.
Ka vetëm një mundësi për ta lënë këtë parti të jetojë normalisht. Mos ia nënshtroni rilindjes. Unë kam bërë cështë e mundur e po bëj tju them se kjo është rruga e dështimit. Nëse e kupnoni kuptojeni, nëse jo më vjen keq historia ka një vend për të gjithë ata që bëhen me krimin
E merr fjalen Erion Brace: Kush do të ndajë nëse është socialist apo jo , ky është vendi i gabuar. Të shkojë në parti e ta ndajë atje. Nëse si mjafton partia të shkojë në anëtarësi. PS është partia që ka vënë ligjin mbi partinë. Për herë të parë në historinë 25 vjeçare partia nuk nuk ka vendosur çader per cdo lloj keqberesi.
Pse partia i ka mbrojtur ndodhet ende në parlament Sali Berisha dhe e gjithë çeta e ish ministrave, keq bërës që vranë mu në mes të bulevardit, përdhunues apo vrasës është një histori, dhe këtu nuk thuhet asgjë.
Arben Ahmetaj: Një socialist kritikon nuk baltos. ثshtë persistent në interes të asaj që mbron partia, qeveria dhe aleanca e tij dhe nuk del të flasë njëlloj si ai që thotë të njëjtën gjë: A thotë Luli e Saliu që kjo parti mbron kriminelët. Të njëjtën gjë the sot. E spostove veten nga një socialist në një krah për krah emrave që thashë. Një socialist i mirë kritikon ekonominë bazuar mbi shifrat por kurrë nuk tenton ti përmbysë. Një socialist i mirë mos shkelmo vesin e ndryshimit të të bërit reformë.
Për tre vjet ke dashur të përdorësh të varfërin në mënyrë që kjo maxhorancë të mos arrijë të luftojë varfërinë.
Socialistët gëzojnë si fëmijë kur ka një sipërmarrje të re, por si duket ti me Mozën keni vendosur të krijoni parti të re. ثshtë e drejta juaj por mos e krijoni mbi baltë se do i ngjajë partisë tjetër që mungon sot këtu. Mos e krijoni mbi baltë duke hedhur baltë, se do bëheni si dy pika uji me partinë që hedh baltë. Mos përdorni të njëjtat togfjalësh pasi nuk ju diferencon nga e majta dhe e djathta por nga ne.
 
Titulli: Debate - Blushi: Mbroni “përdhunuesin” në emër të kryetarit të partisë.

Ben Blushi: Nëse socialist do të thotë të jesh si Elvis Rroshi, Koco Kokëdhima,Armando Prenga, apo Shukriu unë nuk jam socialist

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Per gjith ata qe mbrojne roshin se ka punuar

p.s Roshi paska pranuar qe eshte denuar per perdhunim...Ja vlen ta mbajme kryetar bashkie se ka shtruar pllaka ?
 
Titulli: Debate - Blushi: Mbroni “përdhunuesin” në emër të kryetarit të partisë.

Sot i lexova vetem titullin lajmit,por po them qe edhe Ben Blushi eshte bere si qen femer.po kot do i shkoj e gjitha se nuk ja vare njeri.
 
Titulli: Debate - Blushi: Mbroni “përdhunuesin” në emër të kryetarit të partisë.

Sot i lexova vetem titullin lajmit,por po them qe edhe Ben Blushi eshte bere si qen femer.po kot do i shkoj e gjitha se nuk ja vare njeri.

E more vesh qe ish kryetari kishte qen denuar per perdhunim ne grup...ste ben pershtypje ky lajm ?
 
Titulli: Debate - Blushi: Mbroni “përdhunuesin” në emër të kryetarit të partisë.

E more vesh qe ish kryetari kishte qen denuar per perdhunim ne grup...ste ben pershtypje ky lajm ?



Jemi mesuar ne shqipetaret,e nuk na ben pershtypje asgje.jemi drejtuar edhe nga vrases.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top