Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu u takua të premten me djaloshin amerikan i cili u arrestua pasi mësuesja ngatërroi orën e bërë në shtëpi nga ana e tij me një bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu mirëpriti Ahmed Mohamed, 14 vjeç, në New York në një eviniment të organizuar nga ana e Turken Fondacioni, i cili ndihmon studentët turq në SHBA. Davutoglu ndodhet në New York për të marrë pjesë në sesionin e gjashtë të samitit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara.
Babai i Ahmed-it, Mohamed Elhassan Mohamed, në një deklaratë për Anadolu Agency tha se familja e tij është falënderuese për mbështetjen e Turqisë. “Ajo që i ndodhi tim biri është diçka qesharake”, tha ai. “Akuzoni një person sepse është musliman. Ne kemi nevojë që e gjithë kjo islamofobi të ndalet”.
Studenti Ahmed Mohamed bëri një “selfie” me kryeministrin turk dhe bashkëshorten e tij Sare.
Ahmed, familja e të cilit është nga Sudani, bëri bujë ndërkombëtare ku ai u prangos, arrestua dhe iu morën shenjat e gishtave nga ana e policisë më 16 shtator, pasi orën të cilën e kishte dizajnuar në shtëpi e solli në shkollë, me ç’rast u ngatërrua se është bombë.
Incidenti ngjau në një kohë kur islamofobia ka acaruar debatin rreth lirisë fetare në SHBA
Arrestimi i tij u kritikua gjerësisht dhe akuzat kundër tij përfundimisht u hodhën poshtë. Ahmed mori mesazhe mbështetjeje nga një numër i madh i personaliteteve të lartë përfshirë këtu edhe presidentin Barack Obama, të cilin e vizitoi në Shtëpinë e Bardhë.