Dashuria vetem ceshtje shkence...?!!!

sexy_pussycat_

Maçokε.
Kur tërheqja fizike ofron mundësi për t'u çiftëzuar .......

Kur dikush vërtet na pëlqen, nuk është vetëm çështje ndjenje apo tërheqje fizike: na nxisin instiktivisht genet, hormonet dhe sistemi ynë imunitar. Po perse? Sepse, që prej miliona vitesh u nënshtrohemi rregullave të sakta biologjike dhe evolutive.
Gruaja e veshur me një fustan të hollë nën të cilin duket këmisha tërheq vëmendjen e të tre burrave që janë ulur në tavolinë. Me kokën e përkulur anash ajo flet dhe qesh ndërkohë që herë pas here kalon dorën në flokët e saj të zinj. Edhe burrat flasin e qeshin me të. "Po sillet në mënyrë të përkryer" pohon Deivid Givens. "Koka e përkulur anash, krahët e zhveshur, të gjitha këto janë sinjale pritjeje". "Njerëzit nuk i zënë besë aq lehtë njëri-tjetrit. Atëherë lind pyetja: Si është e mundur që dy trupa arrijnë të bashkohen aq sa të nxjerrin në dritë një qenie tjetër?" Si fillim flirtojnë. Me sytë që kërkojnë sy të tjerë, njerëzit synojnë një afrim i cili funksionon, megjithëse shpesh ngjan disi mëngjarash. Ai i ofron diçka për të pirë, ajo qesh me batutat e tij. Ajo heton fytyrën e tij, ai synon të kuptojë qëllimet e saj. Njëri nga të dy gjen kurajë sa të kërkojë një numër telefoni. Më pas një takim, një drekë e shpejtë, një kafe, një film. Dhe me pas ndoshta një takim tjetër. Pas misterit dhe magjisë së dashurisë qëndrojnë ligjet themelore të biologjisë dhe gjenetikës.

Tërheqja në çift
Miliona vjet më parë paraardhësit tanë e gjenin shokun e zemrës pa ndihmën e internet-it, analizave të ADN-së, klubeve apo lokaleve publike. Thjesht niseshin nga fiziku: burrat kërkonin gra të gatshme për të riprodhuar, me ije të bëshme, te domosdoshme këto për të përballuar shtatzëninë; ndërkohë që gratë kërkonin burra me gene të shëndosha, shprehje e të cilave janë gjatësia dhe trupi i lidhur. Ose me një sistem të fortë imunitar. Simetria është një tjetër shenjë prove lidhur me genet e dikujt, shprehur kjo në proporcionin e dy anëve të fytyrës, krahëve, duarve dhe kyçeve. Tornil dhe Stiven Gangestad kanë zbuluar se simetria vlerësohet nga të dy gjinitë. Ideja e "genit të sigurisë" shtrihet edhe tek sytë, duart dhe krahët. Pra, mesa duket, simetria është kaq e rëndësishme sa gratë jo vetëm e shohin, por edhe e nuhasin. Por, ecuria e tërheqjes parashikon një ndryshim interesant: megjithëse për çiftëzim gratë preferojnë burrat simetrikë me shumë testosterone, për të krijuar familje ato zgjedhin tipa të tjerë fytyre. Sipas tyre, ky lloj burri ofronte siguri dhe ngrohtësi. Por, për burrat është ndryshe. Burrat i tërheq më shumë një femër me fytyrë në formë zemre, me nofulla të vogla dhe sy të mëdhenj. Ai ka organizuar në internet një program të "krijimit të fytyrave": ky program konsistonte në ndarjen e fytyrave më të famshme në kategori si bukuria dhe rinia, për t'i përzierë më pas në mënyra të ndryshme të cilat votoheshin nga burrat. Rezultati i testit: bukuria ose fytyra në forme zemre përputhej me rininë më shumë rreth moshës 22-vjeçare, periudhe kjo ku gruaja arrin pjellorinë maksimale; dhe meqenëse një grua pjellore ofron më shumë mundësi për të transmetuar genet e saj, nisur nga pikëpamja evolutive është logjike të ndihesh i tërhequr nga një grua e re e aftë të riprodhoje.

Sjellja seksuale
Burrat dhe gratë duhet të marrin parasysh edhe diçka tjetër në raportin me partnerin e tyre: rrezikun. Këtu hyn në lojë sjellja, e cila ofron siguri në fazën e njohjes midis dy njerëzve. "Ardhja rrotull është një varg i pafund lejesh që gjithsesi duhen marrë, për të arritur aty ku duam", thotë Givens. Dikush tregon njëfarë interesi, tjetri nuk refuzon, atëherë dikushi i parë ndihet i tërhequr për të marrë vesh se çfarë ndodh. ثshtë për t'u theksuar fakti se të dy dëshirojnë të duken mossulmues.

Mendja dhe trupi
Hapin e parë drejt partnerit e bën trupi ynë, i cili di çfarë bën. Atë e drejtojnë sinjalet që lëshon trupi i partnerit: lëvizjet, era, tingujt, shijet, për të cilat në ato momente as që mendojmë. Të ndjekësh instiktin është rruga më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të bërë dashuri. Si përfundim nuk mund të thuhet se qeniet njerëzore i nënshtrohen vetëm instinkteve bazë. Përveç biologjisë, është eksperienca personale ajo që i shtyn njerëzit në drejtime të ndryshme, pohon një psikologe në universitetin e Ben Gurionit ne Izrael. "Ka pjesë të kodit tonë romantik të cilat janë të përbashkëta me kulturat e ndryshme dhe me njerëzit e tjerë, të tjerat janë tejet personale". Veçanërisht eksperiencat e para janë shumë domethënëse. Sot teknologjia u lejon çifteve të evitojnë tërësisht botën fizike. Kjo u jep shpresë atyre që nuk kanë nofulla perfekte apo raport të saktë bel-ije. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grua e cila nuk ka sy të mëdhenj të mrekullueshëm. Hilja qëndron në shprehjen e ndjenjave që në kontaktin e parë, duke pasur gjithnjë parasysh se në fund të fundit edhe simetritë e përsosura kanë një kufi.

Flirtimi
Arti i flirtit drejtohet nga sinjale që i kanë rrënjët thellë në historinë tonë evolutive, me gjithë praninë e kulturave të ndryshme. Shkencëtarët kanë zbuluar se këto sinjale janë rrjedhim i kodeve të tërheqjes të cilat kanë ekzistuar miliona vite më parë. Kodet, si p.sh. shigjeta e dashurisë, na drejtojnë tek shoku i zemrës. Sepse tërheqja fizike që provojmë ndaj dikujt ofron mundësi më të mëdha për t'u çiftëzuar dhe për t'ia transmetuar genet tona brezave të ardhshëm. "Nuk ka bukuri pa shëndet", nënvizon Devendra Sing, psikologe ne Universitetin e Teksasit dhe Austinit. Që prej 20 mijë vjetësh, burrat pëlqejnë ije dhe bel të përmasave saktësisht të përcaktuara, sepse ato janë tregues të riprodhimit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë preferojnë burrat e gjatë, sepse ata bëjnë më shumë fëmijë se burrat e shkurtër. Pra megjithëse dashuria mund të jetë një ndjenjë shumë tërësore nga pikëpamja psikologjike, dridhja e parë e dëshirës merr pamjen e nevojës për bashkim dhe për riprodhim.


Hormonet
Tek burrat, hormonet janë përcaktues për një sistem të fortë imunitar. Meqenëse është e pamundur të kontrollosh hormonet tek një njeri, atëherë hetohen shfaqjet e tyre të jashtme. Tek burrat testosteroni lexohet në fytyrë. Tornil ka zbuluar se adoleshentet me nivele të larta të testosteronit, kur rriten kanë mjekër më të gjerë dhe fytyrë më të tërhequr. Fytyra e tërhequr flet për një trup të lidhur. Ajo që në fakt tërheq vëmendjen e burrave është momenti kur estrogjenet transformojnë një vajze në grua duke depozituar ind dhjamor në ije dhe duke zvogëluar rrethin e belit në raport me ijet. Sipas eksperteve, proporcioni magjik është një bel, rrethi i të cilit shkon në 60 - 70 përqind të masës së ijeve. Arsyeja për të cilën ky konfigurim është kaq tërheqës ende nuk është e qartë, por me siguri kjo ka të bëjë me një dëshmi të qëndrueshme evolutive mes këtij lloj trupi dhe sistemit riprodhues.

Gjenetika
Ekzistenca e një fare llojshmërie gjenetike brenda një trungu familjar është e domosdoshme për luftimin e sëmundjeve. Mesa duket, burrat dhe gratë ia dolën mbanë përsëri kur përcaktuan mënyrën se si të gjejnë një partner jo vetëm të shëndoshë, por edhe gjenetikisht të aftë, pa i bërë analizat e ADN-së. Disa kërkues zvicerane duke studiuar genet e sistemit imunitar kanë zbuluar se gratë tërhiqen nga era e burrave me gene të ndryshme nga të tyret. Por nuk është vetëm çështje ere. Elemente të veçantë kimikë, të paerë, të quajtur feromone ndikojnë ndjeshëm në sjelljen seksuale të njerëzve. Një kombinim i tyre zgjat ciklin menstrual dhe një tjetër e ndërpret. Ky zbulim ishte prova e parë domethënëse që njerëzit i nënshtroheshin lidhjes kimike e cila ndikonte në aktivitetin seksual. Meklintok thotë se efektet e feromonit nuk janë aq te dukshme tek qenia njerëzore, për shkak se sjellja është më komplekse. Megjithatë efektet kimike janë të pranishme dhe kjo shpjegon mbase sesi është e mundur që gratë "nuhasin" simetrinë.
 
Dashuria eshte ceshtje zgjidhjeje me shume se cdo gje tjeter.
 
Dashuria eshte vetem "kali i trojes"i evolucionit te njeriut.
Kafshet (femrat)leshojne nje "profum"per te terhequr vemendjen e mashkullit.
Njerzit kane dashurine(ndjenjat) qe lidhin dy persona.
 
Sme duket ceshtje shkence,dmth shkenca mund ta studioje si fenomen por qe me shume eshte ceshtje natyre,sjelljeje, krijimi..
 
Tjetër është kur njeriu diçka mendon se është ashtu, e tjetër
kur e din dhe ka lexuar dhe përdor logjikën e vet për të ardhur
deri te një konkludim se përse diçka ndodh apo është ashtu si është.

Vetëm se kur e paramendojmë se si fillon njëriu: nga një pikë e vogël
nga mashkulli dhe femra, e që me sy gati nuk shihet.
Të gjitha informatat se si ka me qenë njeriu i ardhshëm gjenden aty.
Asgjë nuk del jashtë kontrollit, përveç se kur ndodhin anomali
që janër të kushtëzuar nga kushtet jetësore. Nganjëherë edhe themi
"edhe natyra nuk është perfekt". Psh. kur lind ndonjë fëmijë i hendikepuar
nuk është faji te sperma por te njeriu që nuk ka dijtur të ruhet
apo ka bëre gabime në lidhje me ushqimin apo duhanin etj.

Njeriu është materiel, dhe se si sillet vendosin substancat që kemi
marrë apo vet organizmi iprodhon në situata të ndryshme.
Vetëm shtrojeni pyetjen përse ose çka ndodh kur njeriu merr alkool
apo drogë në organizmin gjegjësisht trurin e njeriut.
Pra, sikurse që ka substanca që stimulojnë trurin ashtu edhe ka që
atë e pengojnë dhe çojnë të bëjë gjëra që nuk janë normale
për njeriun.

Ndoshta pak dola nga tema por, desha të të them se edhe shkenca
nuk i din të gjitha, por duke marrë parasysh që nga fillimi e deri më tani
ka arritur shumë.


Më fal BabyAngel, ti ke drejt të kesh një mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tërë ditën mundesh me thënë se nuk është shkencë,
por badihava.
 
Redaktimi i fundit:
Tjetër është kur njeriu diçka mendon se është ashtu, e tjetër
kur e din dhe ka lexuar dhe përdor logjikën e vet për të ardhur
deri te një konkludim se përse diçka ndodh apo është ashtu si është.

Vetëm se kur e paramendojmë se si fillon njëriu: nga një pikë e vogël
nga mashkulli dhe femra, e që me sy gati nuk shihet.
Të gjitha informatat se si ka me qenë njeriu i ardhshëm gjenden aty.
Asgjë nuk del jashtë kontrollit, përveç se kur ndodhin anomali
që janër të kushtëzuar nga kushtet jetësore. Nganjëherë edhe themi
"edhe natyra nuk është perfekt". Psh. kur lind ndonjë fëmijë i hendikepuar
nuk është faji te sperma por te njeriu që nuk ka dijtur të ruhet
apo ka bëre gabime në lidhje me ushqimin apo duhanin etj.

Njeriu është materiel, dhe se si sillet vendosin substancat që kemi
marrë apo vet organizmi iprodhon në situata të ndryshme.
Vetëm shtrojeni pyetjen përse ose çka ndodh kur njeriu merr alkool
apo drogë në organizmin gjegjësisht trurin e njeriut.
Pra, sikurse që ka substanca që stimulojnë trurin ashtu edhe ka që
atë e pengojnë dhe çojnë të bëjë gjëra që nuk janë normale
për njeriun.

Ndoshta pak dola nga tema por, desha të të them se edhe shkenca
nuk i din të gjitha, por duke marrë parasysh që nga fillimi e deri më tani
ka arritur shumë.


Më fal BabyAngel, ti ke drejt të kesh një mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tërë ditën mundesh me thënë se nuk është shkencë,
por badihava.

LOL Problemet qe mund te kete nje femije kur lind nuk varen nga ajo qe ke thene ti,ose jo gjithmone te pakten,por nga genet.
Kam degjuar nje emision shkencor ne te cilin thuhej se cdo njeri eshte bartes i 7 apo 8 semundjeve gjenetike(se mbaj mend tamam ndoshta dhe gaboj ne nr) te ndryshme,dhe vetem nese te dy partneret qellojne bartes te semundjeve te njejta atehere femija lind me probleme. ;)

++Më fal BabyAngel, ti ke drejt të kesh një mendim,por ai mendim
diku duhet bazuar. Ti tërë ditën mundesh me thënë se nuk është shkencë,
por badihava++

Po ska nevoje per shpjegim tjeter,mgjth shkenca mund ta shpjegoje ndjenjen po jo ta krijoje ate. :p
 
po sikur te ishte e vertet...cdo ndjej xhest te komandohej nga shkenca? Do kishte kuptim me shume apo me pak?
sme duket ceshtje shkence,dmth shkenca mund ta studioje si fenomen por qe me shume eshte ceshtje natyre,sjelljeje, krijimi..
 
Ndoshta autorja ka dashur te thote me titullin qe gjithcka ne dashuri eshte kimi, te cilen e studion shkenca.:)
 
Cdo veprim njerzor ka si filles,lojrat e mendimit njerzor.
Edhe dashuria ska pse ben perjashtime,per te vetmin fakt se cliron dopamine. :p
 
Dashnia eshte ceshtje shpirti e rrahje zemre. Eshte ai shikimi i syve qe te ben mishin puçkrriza puçkrriza
 
Më se e vërtetë. Është proces kimik. ?

Simboli i dashurisë është një zemër, por dashuria nuk qëndron në zemër - ajo qëndron në tru. Dhe në fakt, shkenca ka një trajtim mjaft të mirë se çfarë ndodh me trupin, kur dashurohemi. Bëhet fjalë për hormone dhe pjesë të trurit në të cilat ne nuk kemi asnjë ndikim.

Studiuesit e dinë nga skanimet e bëra të trurit, se ka shumë aktivitet në zona të caktuara të trurit kur dashurohemi. Zonat e trurit ku ndodhin gjërat janë balli, ku ndër të tjera ndodhet aftësia për dhembshuri dhe ndjeshmëri dhe sistemi limbik, që është zona që kontrollon kujtesën, sjelljen instiktive dhe emocionet. Dhe qendrore është sistemi i shpërblimit të trurit. Kjo është ajo që na bën të ndihemi rehat kur kemi nevoja të ndryshme të plotësuara si uria, etja dhe seksi.

Kur plotësohen nevojat tona, lirohet një substancë shpërblyese, e quajtur dopaminë. Gjithashtu lirohet edhe një sasi e mjaftueshme e dopaminës, kur bie në dashuri.

Illvid.dk 2014, nr. 6.
 
Jam dakort plotesisht me cfare shkruan @Desa.
Dashuria eshte ceshtje truri jo zemre
Mbase ngaqe duke trilluar ndeshje mes kokes dhe zemres, mes ndjenjes dhe arsyes, justifikon nne nje fare menyre qasjet instiktive, veprimet e rrembyera e te papeshuara. Ia hedh fajin zemres me qellim te justifikoj veten.
 
Pasi tema është te rubrika Dashuri dhe pasion, më intrigon pak fotoja më poshtë.....
1608465897969.jpeg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top