Dashuria e vërtetë nuk lypet!

Monique

With or Without u
Dashuria që lypet nuk është dashuri: është mungesë dinjiteti dhe mungesë respekti kundrejt vetes. Sepse të dashurosh dikë do të thotë të kujdesesh për të dhe të mos e bësh të vuajë, të mos i shkaktosh dhimbje. Për këtë arsye, duhet të mbroheni nga dashuritë e rreme dhe t’i kursen vetes këtë dhimbje, në të kundërt do të thotë se nuk po dashuroni vetveten.

Shiko fotografinë 1764719




Të duash veten është hapi i parë për ta jetuar dashurinë në mënyrë të plotë, për të mos rënë pre e manipulimit, e keqtrajtimeve apo e viktimizimit. Me shumë gjasa, kur gjendemi përballë një situate të këtij lloji, mendojmë se dhimbja është e paevitueshme, por në të vërtetë nuk është kështu. Çdo qenie njerëzore është në gjendje të tejkalojë veten, të pengojë që të tjerët të përfitojnë nga ndjenjat e tij dhe të vlerësojë se cilat marrëdhënie është më mirë të mbyllë, sepse nuk i japin më gëzim, as harmoni, dhe aq më pak rritje personale.

Duhet të jetë e qartë për të gjithë se dashuria nuk lutet, miqësia nuk pretendohet, por shpesh nuk është ashtu. Ka gjëra që nuk kanë nevojë për shumë arsyetime, shumë kohë për t’u kuptuar dhe, rrjedhimisht, të jetohen me natyralitetin dhe menjëhershmërinë që meritojnë.
Ashtu si dashuria, edhe miqësia është njëra prej tyre. Madje edhe më shumë se në një marrëdhënie në çift, në një miqësi të vërtetë, nuk duhet të ekzistojë ndjekja, ndjenja e dëshirave, dhe kënaqësia me pikatore. Kur, në një miqësi, vëmendjet, thirrjet telefonike apo dërgimi i një mesazhi janë gjithmonë në kurriz të njërit prej dy personave, do të thotë se diçka është bllokuar. Se diçka është thyer, është dëmtuar në bazë. Afeksioni nuk duhet të lutet kurrë, fjala e rehatisë nuk duhet të mohohet, dhe prania veçanërisht në momentet kritike, është diçka që dallon një marrëdhënie autentike nga ajo e bazuar vetëm në interesa.

Një studim ka nxjerrë në pah pikat e dukshme të një miqësie të vërtetë. E para përcaktohet si e mira irracionale. Një ndjenjë e aftë t’i rezistojë kohës, distancës, madje edhe grindjeve dhe mosmarrëveshjeve midis dy personave. Është e pranishme, dhe nuk mund të shpjegohet me kaq shumë argumente.





Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150
 
...por as nuk tvjen me taxi te kembet.
 
Pas 1 ore dhe 52 minuta fillojne ofertat e Singles Day ????? (jo shaka)

Krize po i kursej per nje oferte me te sigurt. Pom del mall kinez ?
 
Mire qe na the, mos gjejme ndonje super ofert!

Dashuria vjen kur se pret. Po e kerkove trembet e fshihet :p

Dashuria o ni sen qe shkon e vjen
Mos i shko mbrapa se o si hija smun e nxen
 
Mire qe na the, mos gjejme ndonje super ofert!

Dashuria vjen kur se pret. Po e kerkove trembet e fshihet :p
Per amazon se di ne fakt por pershembull Dougles po, nga email qe kancelova ?

Me falni . . Jam e vetmja qe i vijn kto gjera ne inbox?
 
Per amazon se di ne fakt por pershembull Dougles po, nga email qe kancelova ?

Me falni . . Jam e vetmja qe i vijn kto gjera ne inbox?

Mua me vine ato me shuma marramendese
Kush e di sa miliarder jam bo lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top